Marrëdhëniet “Prishtinë-Beograd,” mungesa e transparencës lë jashtë zgjidhjes qytetarët e dy vendeve

13 Tetor 2016, 00:15Rajoni TEMA

Dialogu është barka e shpëtimit për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe realizimit të marrëveshjeve të mbetura pezull dhe “nëse kjo barkë ndalet për një kohë të gjatë në të njëjtin vend, do të fundoset.” Kështu është shprehur gjatë debatit për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, në kuadër të Forumit të Sigurisë së Beogradit, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i “Balkans Group.”

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve janë të qarta, aq sa përfaqësues politikë të tyre, refuzojnë të paraqiten në momentet e fundit, në një nga debatet më të rëndësishme rajonale. Por, cilat janë shkaqet e ndërprerjes së marrëveshjeve dhe konsensusit mes Prishtinës dhe Beogradit?

Sipas Rashitit, ato janë disa. Kriza politike në Kosovë dhe zgjedhjet në Serbi, mund të përmenden si dy arsyet me konkrete. Por, një tjetër arsye mjaft e rëndësishme është edhe mungesa e transparencës së politikanëve ndaj qytetarëve.

Elita politike e të dy vendeve paraqitet ndryshe përpara institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, qoftë ato të BE-së, ashtu edhe në komunikimet me përfaqësuesit shtetërorë amerikanë.

“Elita politike tregon histori të ndryshme tek qytetarët e vendit të saj, dhe një histori krejt tjetër në komunikimet me ndërkombëtarët…” – u shpreh Rashiti.

Por, gjithashtu edhe institucionet e BE-së nuk kanë punuar me aktorë të tjerë vendorë, veç politikanëve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë debatit u vu gjithashtu në dukje se i gjithë procesi është kthyer në një lojë gjeopolitike, ndërsa është larguar nga ata, tek të cilët do të ketë në fakt ndikim: qytetarët e të dy vendeve.

Ndërsa flitet për “Kapitullin 35,” apo realizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, është lënë jashtë pjesa më e rëndësishme e të gjithë këtij debati.

“Ka shumë njerëz në të dy vendet, të cilët nuk e dinë realisht se çfarë do të përfitojnë në fund të gjithë kësaj,” – u shpreh Tanja Miscevic, kryetarja e ekipit negociator për anëtarësim në BE.

Sipas Miscievic, faktorët që kanë çuar në këtë gjendje, janë të shumtë. Pasiguria në të dy vendet, ku mjafton të përmenden standartet e ulëta sociale në Kosovë, apo mungesa e sigurisë së anëtarësimit në BE në Serbi. Por, Miscievic shton se këtu mund të përmendet edhe “palumturia.”

“Në të dy vendet gjen qytetarë të frustruar nga joplotësimi në jetën e tyre të përditshme, por edhe mungesa e ndryshimeve pavarësisht procesve të gjata negociuese…”

Nga ana tjetër, Pierre Mirel, drejtor honorifik i Komisionit Europian, e ka quajtur fillimin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, një qasje të rëndësishme të dy kryeministrave të guximshëm.

“Ata kanë zgjedhur të shfrytëzojnë institucionet e BE-së për të negociuar arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre…”

Megjithatë, ai ka shtuar se nevojitet një proces më transparent dhe marrëveshje më të qarta.

“Është koha të kalohet nga dialogu qeveritar, në një dialog më të gjerë. Dialog parlamentar dhe dialog mes bizneseve…”

“Paqja ka një çmim,” tha Mirel. “Për SHBA, në fund të Luftës së Dytë Botërore, ky çmim ishte ‘Plani Marshall’… Ka ardhur koha që për Kosovën të alokohen fonde dhe grante nga institucinet e BE, për rimëkëmbjen e vendit…”

Megjithatë, siç u shpreh edhe moderatori i debatit, Alex Roinshvili Grigorev (President i Këshillit për Qeverisje Gjithëpërfshirëse), “koha kalon shumë shpejt, dhe askush nuk e ka luksin të presë,” pasi në fund, pavarësisht marrëveshjeve, ne do të vazhdojmë të jetojmë aty ku jetojmë edhe sot dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve, është vetëm dialogu. /Bjorn Runa

3 komente në “Marrëdhëniet “Prishtinë-Beograd,” mungesa e transparencës lë jashtë zgjidhjes qytetarët e dy vendeve”

  1. tr says:

    SERBET PO JA BEJNE MIRE KOSOVES , E CILA ESHTE E DEHUR NGA NJE KAMPIONE SPORTI DHE CA FUTBOLLISTE KOSOVAR DHE NUK PRANOJNE QD TD KENE BASHKIM ME SHQIPERINE ,MADJE AS FLAMURJN TONE KOMBETAR NHK DUAN TA PREKIN ME DORE ,SE TASHME KANE SHTETIN E TYRE DHE FLAMURIN E VERDHE TE TYRE DHE MENDONNE QE NUK KANE NEVOJE ME PER SHQIPERINE ,POR KOSOVA MOSMIRNJOHESE ,QE DON TE QENDROJ E VETME ,DK TE KETE NEVOJE GJITHMON PER TIRANEN

    1. Kushtrimi says:

      Mos ja fut kot o tr se 90% e shqiptarëve të Kosovës janë për bashkim me Shqipërinë. Tjetër gjë që nuk kemi fuqinë ta bëjmë. Bëj një sondazh në Shqipëri për bashkimin në mund ti bësh 50 % pro.

  2. Kola says:

    Shteti duhet te beje politike e jo te krijoje acarime lufte. Politika s’mund te behet gazetave dhe portaleve. Rendesi ka qe te ruhen kriteret e te mos shitet pasuria e vendit, sic beri qeni i zgjebosur i Vicidolit duke thyer embargon ndaj Beogradit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje