Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi nuk do ta pranojë vendimin e qeverisë së Kosovës për të marrë nën kontroll kompleksin minerar të Trepçës.
Nga Milivoje Pantovic
Vuçiç tha të martën se qeveria serbe e refuzon vendimin e Prishtinës për ta vënë kompleksin e Trepçës në veriun me shumicë serbe të Kosovës nën kontrollin e saj.
“Kompleksi minerar është jetësor për mbijetimin e serbëve në veri të Kosovës… Për ne, ky vendim është nul dhe i pavlefshëm”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp në Beograd.
“E drejta e pronësisë duhet mbrojtur. Ne nuk do t’i lëmë shqiptarët ta bëjnë këtë dhe nuk do të kërkojmë arbitraritet sepse kjo do të thotë njohje e Kosovës si shtet,” tha ai për median, pa theksuar konkretisht hapat e ardhshëm të Beogradit.
Serbia “nuk do t’i zhgënjejë njerëzit e saj në Kosovë,” shtoi Vuçiç, duke paralajmëruar autoritetet në Kosovë që të mos e marrin kontrollin e minierës me forcë.
Parlamenti i Kosovës miratoi një ligj të premten sipas të cilit miniera e Trepçës dhe kompleksi industrial i përpunimit transformohej në një kompani aksionere, në të cilën qeveria e Kosovës do të kontrollojë 80 për qind të aksioneve, ndërsa 20 për qind do t’i takojnë punëtorëve.
“Burimet minerare janë pronë e Republikës së Kosovës dhe me këtë ligj asetet e Trepçës janë dhe do të mbeten në Kosovë,” tha kryeministri Isa Mustafa para parlamentit të premten, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Kalimi u miratua pavarësisht protestave nga deputetët e opozitës në Prishtinë, anëtarët serbë të kabinetit të Kosovës, minatorët serbë të Kosovës dhe Beogradi.
Partitë opozitare të Kosovës u ankuan për kohën që iu dha për të studiuar draftin e ligjit përpara se ta lexonin më parë.
Minatorët serbë të Kosovës ndërkohë bllokuan rrugën nga Prishtina në Rraskë në jug të Serbisë të enjten e shkuar në protestë kundër projektligjit.
Kompleksi minerar i plumbit, zinkut dhe argjentit ishte dikur konglomerati më fitimprurës i Kosovës gjatë periudhës jugosllave.
Ai tani është ndarë sipas linjës etnike, ku ana veriore e kompleksit punëson njerëz nga veriu i Kosovës me shumicë serbe dhe drejtohet nga Beogradi.
Ana jugore punëson punonjës shqiptarë të Kosovës dhe drejtohet nga autoritetet në Prishtinë.
Për shkak të mosmarrëveshjes rreth pronësisë, minera po punon me kapacitet të ulët dhe ka krijuar kështu borxhe e po përballet me faliment.
Serbia dhe Kosova janë përfshirë në diskutime në Bruksel, nën supervizimin e BE-së, që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet përfshijnë çështjen polemike të pronësisë së minierës në Kosovë.
Molla e sherrit u hodh me ne fund ne tavoline, nga kryeministri filoserb i Kosove. Mitrovica me mineralet e arit, zinkut, zhives, argjendit etj., qe ne kohen e provinces romake te Ilirikiumit, do tu tregoje kosovareve te UCK se “Politika nuk osht qejf”, sikurse ata kane bo deri me tani. Filloi, fundi i Mitrovices.
“Nuk do ti leme shqiptaret dhe nuk do te kerkojme arbitraritet” loool, jeni bere me keq se grate e keqija. Normal, jua ka dhjere punet keq kjo dilemma alla shekspiriane “ta njohim, mos ta njohim Kosoven, kjo eshte ceshtja!”. Sido qe te jete, keq I keni punet, eshte mese e kuptueshme! Prandaj I jeni kthyer retorikes “mos ti leme shqiptaret, Trepca eshte e jona”! Po Trepca nuk eshte koloni qe ta pretendosh ti o K.. primitiv I kohes se Pashicit, ajo eshte ne territor te Kosoves dhe ti ske cben! Sa me shpejt ta pranosh aq me mire per ty. Deri atehere, ti, Nikolic dhe Irinej vazhdoni korin e lehjeve Gam Gam, Ham Ham!!!
Nuk do t’i leme shqiptaret dhe nuk do te kerkojme arbitraritet…, eshte shpallje lufte sipas fjalorit diplomatik. Milloshevici e dorezoje nje lufte ndersa bashkeluftetari i tij, Vucic do ta nise prap. Nuk eshte i kenaqur me masakren e rreth cerek milioni qytetareve te pafajshem.
Trepca eshte prone e kosovareve dhe do ta mbrojne.