Rama në Luginën e Preshevës: Ju nuk do të jeni më kurrë vetëm

13 Tetor 2016, 18:27Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Serbi është takuar me  përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me të cilët ka bërë një bilanc mbi çfarë ka ecur pozitivisht dhe çfarë nuk ka ecur me nevojat e banorëve të Luginës. Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Riza Halimi, Kryetari i PDV, kanë dhënë një deklaratë për mediat e pranishme.

Riza Halimi: Ishte një takim i shkëlqyeshëm, praktik, për problemet jetësore që ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, edhe nga arsimi dhe nga aspekti ekonomik. Ishin propozime shumë konkrete të Kryeministrit të Shqipërisë, që me anë të vëllazërimit të komunave të Shqipërisë me ato në Preshevë, Bujanovc, Medvegj etj., të ketë një stimulim edhe për një zhvillim të këtij rajoni, por dhe një bashkëpunimi konkret të ministrive të Arsimit në Beograd dhe Tiranë të zgjidhen problemet e ndeshura siç janë ato të teksteve mësimore, por dhe problemet aktuale si nostifikimi, edhe pse në aspektin politik nuk ka problem kur janë në pyetje diplomat nga Shqipëria dhe Maqedonia, por ka nevojë për një përshpejtim të këtij procesi që të rinjtë tanë që kryejnë studimet në Tiranë, në Tetovë, në Shkup, të kenë mundësi të punojnë sa më shpejt. Kjo ishte esenca e këtij takimi dhe besoj se takimet e kryeministrave Vuçiç dhe Rama japin një kontribut për stabilizimin e rajonit dhe për hapjen e perspektivave për një jetë më normale për qytetarët në tërë rajonin e Ballkanit.

Kryeministri Rama: Bëmë një bilanc të gjërave, lidhur me çfarë ka ndodhur si zhvillim pozitiv nga hera tjetër e takimit tim me Kryeministrin në Beograd, dy vjet më parë dhe çfarë nuk është zhvilluar me shpejtësinë dhe me nevojat paralelisht të shqiptarëve të gjithë Luginës. Është një fakt pozitiv dhe nuk ka diskutim që është një hap i rëndësishëm përpara, zhvillimi me diplomat. Tanimë nuk ka asnjë pengesë me njohjen e diplomave dhe kjo, siç edhe dëgjova, shënon dhe një hap në drejtim të ndërtimit të një besimi reciprok për të bashkëjetuar sa më normalisht.

Patjetër që është shumë pozitiv fakti që më në fund po zhvillohet infrastruktura kryesore që lidhet me segmentin lidhës mes Serbisë dhe Maqedonisë, që do të afektojë pozitivisht dhe Luginën. Patjetër që është e domosdoshme të zgjidhet problemi i teksteve, ku ka një vullnet pozitiv, por duhen adresuar disa çështje në aspektin teknik. Ndërkohë nga ana tjetër duhet të formalizojmë konkretisht një proces, për të cilin jemi përgatitur, të binjakëzimit të komunave në Luginë me disa nga bashkitë tona, për të promovuar projekte të përbashkëta, duke shfrytëzuar dhe eksperiencën pozitive të Rilindjes Urbane në Shqipëri dhe duke marrë pjesë, bashkë me faktorë të tjerë, në adresimin e disa nevojave bazike për kopshtet, për çerdhet, për mjediset sportive të shkollave, që u parashtruan këtu nga kryetarët e komunave.

Më vjen mirë që për përfaqësuesit e Luginës, këto zhvillime në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mes dy qeverive tona konsiderohen shumë të shëndetshme dhe me influencë shumë pozitive të drejtpërdrejtë në zonën e banimit të shqiptarëve. Patjetër që ka vend për të bërë më shumë, por më vjen mirë që në bisedën kokë më kokë me Kryeministrin Vuçiç pashë një njeri shumë të predispozuar për të adresuar një nga një të gjitha problematikat që kërkojnë jo thjesht vullnet politik, por dhe zgjidhje nga pikëpamja teknike dhe administrative, – gjë që ma konfirmuan dhe miqtë e pranishëm, – nga takimi që kam pasur më parë me Kryeministrin, i cili është angazhuar dhe përpara tyre për të çuar përpara një proces, ku sigurisht nuk mund ta fshehim se ka shumë boshllëqe për të mbushur e ka shumë hije të së shkuarës për të pastruar e për të lënë pas.

Qeveria jonë ka qënë që ditën e parë e qartë në këtë qasje dhe e vendosur që të çeli një kapitull  të ri dhe në marrëdhëniet e shqiptarëve të Luginës me shtetin amë. Ne do të vazhdojmë me vullnet të mirë dhe të plotë që të promovojmë ndërtimin e urave, qoftë mes Tiranës dhe Luginës, qoftë mes Beogradit dhe Luginës, duke vazhduar të ndërtojmë dhe ura mes Tiranës dhe Beogradit, që i shërbejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shqiptarëve të luginës.

7 komente në “Rama në Luginën e Preshevës: Ju nuk do të jeni më kurrë vetëm”

  1. vedeta says:

    BRRAVO ED RAMA sot per sot je politikani me atdhetar ne SHQIPRI , brravo per punen e shkelqyer ne ndim te shqiptarve jasht kufijve tan dhe rrespektin qe tregon per ta , predispozimi i punes tende per te ber diçka per mbar kombin na ben krenar dhe na ngjall shpresen se ka akoma njerez qe e duan kombin ton , se ka 25 vjet qe jemi zhgenjyer nga politikanet tan me inferioritet te theksuar karshi shteteve fqinje , po na kthen krenarin ED RAMA per kte te rrespektoj dhe mendoj qe e meriton voten e shqiptarve se je shpresa dhe drita ne fund te tynelit per te ter SHQIPTARET qe flasin shqip jasht kufijve tan dhe brenda vendit rrespekte.

  2. Bravo Edi Rama .
    Serbeve u tyre tabelen -⛔ !

    1. Koqove-Turqi jemi Nji says:

      flluska sapuni…..sikur zgjidhi plehrat dhe drogen ky dhe ngeli Koqova..Mire e pati ai Bukshkala ..i iken truri Koqevarve kur mendojne qe nje shqiptar po i barazon me veten..Koqevaret tash jane komb e ven tjeter me asgjo te perbashkt me Shqypnine.Ata kane flamur blue e verdhe, jane dardane dhe jo shqiptare, flasin koqevarce dhe kendojne si Turqit.

  3. kozmo says:

    BRAVOOOO RAMA , DUHET TE NDERTOJME URA DHE JO MURE!! RAMA ESHTE NJE SHQIPETAR I VERTET, QE DO SHQIPERINE DHE SHQIPETARET . KEMI SHUME BESIM QE SHQIPERIA DO TE ZHVILLOHET NGA ,SHKATARRIMI QE I BERI ANTISHQIPETARI BERISHA.

  4. Raimond vlonjati says:

    Keto pune shum mire i ka, por ja e dhjet me plehrat qe ka ndermnd te narri nga Italia .

  5. Shqipëtar! says:

    Qofte nje moment kthese per mire per kombetarine tone, pas gjith asaj historie pushtimesh, copetimesh, shkombetarizimi e vendimesh antishqiptare. Sa etni jane krijuar mbi trojet shqiptare? Sa shqiptare jane konvertuar me nje prapashtese te emrit e mbiemrit ne sllave, greke etj.
    Moldeli i kesaj politike te ndiqet nga kushdo qe do vije ne pushtet!.
    Vemendje! Shihni e degjoni si sulmohet Edi Rama. Perse sulmohet? Perse etiketohet me keq se e keqia vete?
    Shihni sharlatanin si buçet ne parlament!. Ky bashke me te tijet “qe kane vetem stomak, mercenarizmin patologjik etj.” qe personifikojne ligesine me te pashembullt antishqiptare kane kurajon te shiten per engjej, te na masakrojne personalitetin, na nxijne ekranin duke folur ne emer te popullit bashke me kopene mediatike qe i pelqen era e qelbur e gateses antishqiptare te Sali Berishes.
    Jane rrezik real e aktual sepse kane arritur tia shplajne trurin shume individeve qe i kane mbyrur dhe hallet!.
    I varfer e hallexhi mund te jete kushdo por rruge me te ardhme eshte ajo me ligje e rregulla e me dinjitet.
    Vetem pak te mendohet kushdo qe ndihet i harruar e i mbytur nga hallet. Mund te denohesh dhe me burg por jeten e ke te garantuar. Por te burgosesh te ardhmen me nje thes miell eshte katastrofe per femijet tane.
    Kjo lukuni antishqiptare ja kalon dhe egersirave. Nese egersirat vene poshte dhe hane kafshen e semure (pastrojne tufen), lukunia berishiane semuri dhe e ktheu ne kerme gjitjhçka nga jeta e popullit dhe kombit shqiptar !!!.

  6. Emigranti says:

    Bukur ,bukur Edi jone ,shume bukur vllacko duhen ndihmuar edhe vellezerit pertej kufirit .Biseda Juaj me KM Serb na rriti krenarine kombetare, JE nje gjigand i politikes shqipetare, puna Juaj ka folur dhe flet prandaj na takon ne si qytetare te ketij vendi po edhe me gjere, kombit tone t’JU mbeshtetim ,JU prifte e mbara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje