Disa deklarata të gazetarit dhe komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha në emisionin “Opinion” rreth Kosovës, flamurit dhe tifozëve të saj nuk janë pritur mirë në anën tjetër të kufirit.
Tifozët e Kosovës të grupit “Dardanët” kanë shkuar edhe më tej duke dalë me një deklaratë ku kërkohet ndëshkimi i Shakos nga punëdhënësit e tij të Digitalb. Shakohoxha tha në emision se ky grupim ndryshoi logon e tij pas njohjes së Kosovës nga FIFA dhe UEFA. “Në fillim logoja e tyre ishte kuqezi, tani është verdheblu. Kjo është qesharake”, tha Shakohoxha duke nxitur reagimin e tyre, raporton Telegraf.
“…ne jemi thellësisht të indinjuar me paraqitjen publike të të punësuarit tuaj Dritan Shakohoxha. Ai në emisonin Opinion të televizionit nacional Klan shfryu një grumbull fyerjesh, ofendimesh, insinuatash e gënjeshtrash në drejtim të grupit të tifozëve Dardanët, fytyrave më eminente të futbollit kosovarë (përfshi këtu edhe legjendën e futbollit kosovarë dhe aktualisht kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri), qytetarëve, simboleve dhe vet shtetit të Kosovës.
Paraqitja e tij destruktive, agresive dhe shumë joparimore ka lënduar ndjenjat e mijëra tifozëve dhe qytetarëve të Kosovës, shikues dhe abonues të platformës televizive që ju udhëhiqni. Ai, pa fije skrupulli përqeshi simbolet e tifozëve dhe shtetit të Kosovës. Për më tepër, ai me një qëndrim prej rrugaçi dhe me argumente prej injoranti vuri në pikëpyetje nevojën për ekzistencën e kombëtares së Kosovës tashmë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Të njëjtat qëndrime me Dritan Shakohoxhën i kemi dëgjuar vetëm nga Federata e Futbollit të Serbisë dhe nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.
Shprehja publike e qëndrimeve të tilla, nga një punonjës i kompanisë suaj prestigjioze dhe mbështetës medial i përfaqësueses së Kosovës, në kohën kur po pritet shqyrtimi i padisë së Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit, në rastin më të mire është budallallëk e në më të keqin janë deklarata qëllimkëqija dhe potencialisht të rrezikshme e të dëmshme”, thuhet ndër të tjera për gazetarin Dritan Shakohoxha në deklaratën e “Dardanëve” .
“Dardanët” thonë se kanë qenë dhe do te jenë gjithmonë përkrahës edhe të kombëtares së Shqipërisë. Sipas tyre deklaratat e gazetarit shqiptar janë përçarëse dhe dashakeqe, e sidomos kur vijnë nga një komentator futbolli. Në fund ata kërkojnë që Shakohoxha të ndëshkohet dhe ai vetë të kërkojë falje publikisht për deklaratat e bëra.
Po Ju jini kineze,o milet kam kumi
Jemi prap nga fillimi ,atëherë ajo qe tha berat buzhala e kishte një kuptim ,por në pak veshë hyri dhe shumë veshë as qe e degjuan .Formimi i identitetit të ri kosovar jo shqiptar eshte pranuar tashmë nga një pjesë e madhe e publikut jashte kufirit,kështu që sa i përket atyre që dhe ju turrën berat buzhales ta mbajnë me shkume
Shako Hoxha mund te quhej edhe Shaka Xhiu, por meqe nuk pritet shume prej tij asnje shqiptar i Kosoves nuk duhet te ndjehet i fyer, aq ja pret dhe nuk duhet marre seriozisht se mund t’i ngrefet “mendja” e vockel qe ka.
Shqiptaret duhet te jene krenare dhe t’i gezohen fitoreve te te dy perfaqesueseve, kemi shume te talentuar dhe nuk na “nxe” nje perfaqesuese e vetme.
O dibron ke flamuri me gjethe plepi qe kane e ka jo mire po shum shum mire
Deri para pranimit të Kosovës në UEFA me të drejtë ekipi ynë i futbollit quhej – ekipi kombëtar i futbollit shqiptar ndërsa tani nuk duhet të flasim më për ekipin tonë kombëtar, por është gabim gjithashtu edhe të flitet për dy ekipe kombëtare.
Është më e drejtë të flitet për ekipet përfaqësue të Shqipërisë dhe Kosovës.
Termi përfaqësue I përgjigjet realisht gjendjes konkrete aktuale
Nuk kuptoj ku e gjejne te drejten keta personazhe publik qe te fyejne grupime qytetaresh. Absurde. Frymezohen ndoshta nga kandidat-presidenti. Megallomane, te vegjel, te perkedhelur e qe ju ka hyre vetja ne qejf- Shakohoxha dhe gjithe prezuntuozet si ai. Lidhur me perfaqesuesen e Kosoves dhe shtetin e ri, ka vetem nje sjellje te natyrshme: Duhet lene koha qe te rritet dhe gjerat do te vene vet neper vende.
Nga nje largesi tjeter fenomenet do te rroken ne gjithe gjeresine e tyre. Sot mund te jepen vetem mendime e ide subjektive. Vetem vend per arrogance e per fyerje nuk ka.
Kjo eshte nje dite e bukur per shqiptaret.
Detajet do t’i sistemoje koha.
Ne perandorine romake first ilire ne gadishullin e Iliise u ndane me provinca.
Ne kohen e perandorise osmane arberit e Ballkanit u ndane ne vilajete.
Ne kohet moderne shqiptaret jetojne ne shtete te ndryshem.
Pyetja qe I bej une vetes eshte nese ka qene paaftesia jone si etni per tu bashkuar per tu bere balle genocideve
Te shumta?
Apo kete ndasine e kemi pranuar me ndergjegje pasi ka qene e vetmja menyre mbijetese?
Atyre Dardaneve duhet sqaruar nje gje: qendrimi i tyre ne Shkoder dhe po ashtu qendrimi i perfaqesuesve te Kosoves ne emisionin opinion perputhen me njeri tjeterin dhe kjo, kuptohet qe eshte strategji e dikujt tjeter, pavaresisht se e kuptojne apo bejne sikur nuk e kuptojne keta qe ankohen. Persa i perket Fadil Vokrit, ju kujtoj ndeshjen Flamurtari- Partizani Beogradit ne Vlore 2:0 dhe ne Beograd 1:2 qe Fadili beri ate te pamundur ne fushe; pyesni Rrapo Tahon; nuk ka nevoje per koment se komentet behen ne kohen qe jane zhvilluar ngjarjet. Ndersa Shakohoxha pyeti ne emision per faqesusesin tuaj Dardane: Shakohoxha- Po te behej referendum per bashkim kombtar, do te votoje pro apo kunder? Dhe perfaqesuesi Dardan nuk dha pergjigje. Tani çfare prisni me qe paski dhe ankesa, Te ngrihen shqiptaret e ketej Drinit e tu thone harram? Qofshi ju qe jeni. Por e keni marre perpjekur me Nexhmedinin, profesorin tuaj, “njohes i mire i kombeve”, sidomos atij turk, ne kohen qe edhe shqiptaret e Ukrahines ne Odesa qe kane emigruar nga Bullgaria qe nga shekulli XV, kerkojne qe te zgjojne indentitetin e tyre ne dhé te huaj, ndersa ju po na çpikni “kombin” kosovar. Eshte portofoli juaj, por detyra jone eshte tu a themi se mos neser brezi me i ri do ngrihen si ata te Ukrahines, por me nje ndryshim: ju jeni ne token tuaj ata ne dhé te huaj.
Kosovare idiote.
E meritoni ate shtet idiot qe keni dhe ate flamur idiot qe ju kane dhene.
Do kendoni 2 himne ju toca? Ju ka bere Europa me himn pale-pale. Bushkale…