Dy futbollistët e Kombëtares gjermane i vënë flakën hotelit në Shqipëri…

15 Tetor 2016, 13:05Sport TEMA
Dy futbollistët e Kombëtares gjermane i vënë flakën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me dy futbollistë të Kombëtares gjermane, që mund të shkaktonin një tragjedi.

italy Janelt, 18 vjeç dhe Idrissa Toure, 19 vjeç, që ndodheshin në Shqipëri me Kombëtaren U19 të Gjermanisë, e cila do të ndeshej me Shqipërinë, i kanë vënë flakën hotelit ku po qendronin.

Ata kishin konsumuar hashash me nargjile dhe kishin harruar lullën ndezur, teksa ishin larguar nga dhoma për stërvitje.

Për fat, zjarri është vënë re nga një punonjës i hotelit, i cili ka shmangur një ngjarje të rëndë.

Ata e kanë mohuar këtë gjë dhe ua kanë hedhur fajin dy shokëve të tjerë të ekipit.

Por, kjo nuk i ka shpëtuar nga ndëshkimi.

Dy të rinjtë janë përzënë nga Kombëtarja me shpenzimet e tyre.

Për më tepër ata janë gjobitur 10 mijë euro.

Futbollistët janë ndëshkuar edhe nga ekipi i tyre, Leipzig.

Ata janë përzënë nga hoteli i ekipit dhe duhet të gjejnë një shtëpi, do të stërviten më vete për një afat të pacaktuar dhe do të punojnë part-time në një azil pleqsh.

4 komente në “Dy futbollistët e Kombëtares gjermane i vënë flakën hotelit në Shqipëri…”

  1. Ata Votuan Mosndeshkimin e Tyre says:

    sa pak!

  2. Majmuni says:

    Kta duhen varur!!! Sjellin hashash ne Shqiperi ne mes te dites!! Ku jemi ketu ne Suedi!!? Dhe litarin pak e kane!!

  3. Ariu says:

    Po ti ere Majmun, ku e ke pare qe paska ne Suedi ashtu hashash rrugeve? Apo ta perdor mami? Je ne Suedi ktu e jo ne Shqiperi, se aty e perdor mami jot rehat, haha.

  4. Albani says:

    Po ketyre taneve qe pijne te gjithe,c’duhet tu bejme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje