Nikoll Lesi “këshillon” Edi Ramën nëpërmjet gazetës së tij “Koha Jonë”, që të mos investohet kot tek Shpëtim Idrizi dhe PDIU.
Kjo, pasi sipas tij, PDIU nuk mund të marrë më shumë se 3 deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Për këtë arsye, në shkrim Rama “këshillohet” që të shtrëngojë fort LSI-në
“Edi Rama ka shumë muaj që bën sforco të madhe për të ngritur një kështjellë çamërie, e cila nuk arrin dot të bëhet as kodër në politikë, pasi kaq është takati i kësaj force.
Shpëtim Idrizi e ka ngritur në pikën e mundshme më të lartë partinë e çamëve, por nuk ka më “beton” për t’a lartësuar si ndërtesë. Kaq elektorat real kanë, aq sa, e shumta mundet të marrin katër deputet me “miellin” e tyre.
Votat e tjera me anë emërimesh, pazaresh, drejtorash apo tenderime nuk e kapin numrin 5 deputetëve. Me çdo llogari nuk kalojnë numrin pesë, ndonëse për të qenë realist, PDIU-ja nuk e kalon numrin tre në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar edhe mbërritjen e karizmatikes dhe deputetes VIP, Mesila Doda nga PD-ja.
Ndaj synimi i Ramës për të mbushur boshllëkun që mund të lërë LSI-ja në rast prishje koalicioni, apo mosfirmosje për zgjedhjet e tjera, kurrsesi nuk e mbush dot me PDIU-në. Më mirë të investojë në arritjen e një marrëveshjeje të re e të mirëpërcaktuar me LSI-në, edhe duke sakrifikuar pushtet për të bërë Shtet, siç i pëlqen Ramës të deklamojë, se sa t’i futet punës stërmunduese për të ngritur kështjella rëre çame.
Çamët janë një komunitet i shkëlqyer dhe patriot, porse e dijnë mirë se PDIU-ja nuk është një parti kombëtare, porse krejtësisht komunitare. Fjalimet sajohen si të duash se kemi vota e degë kudo në Shqipëri, bile edhe në Kosovë, porse PS-ja më mirë t’ua jaë njerëzve të vet këto poste e detyra, se sa investon për të mosinvestueshmen PDIU.
Shpëtim Idrizi është mjeshtër dhe politikan dinak, ndaj edhe ai e di mirë se më mirë me parimin “të marrim ç’të marrim sot, se sa të presim mot”. Dhe nuk i ka dalë keq. E keqja ka mbetur për socialistët. Nuk kanë mbajtur premtimin për socialistët. Edhe socialistët duan punë, poste, shëtitje, etj. Jo vetëm çamët duke i mbajtur sikur po bëjnë “vezën e artë”.
“Vezën” e artë e bën vetëm Kryeministri, ndaj mbajtja nën “klloçkë” e PDIU-së është humbje kohe”, thuhet në shkrimin e gazetës së Lesit.
Rama po ta kishte seriozisht ndertimin e shteti ligjor dhe demokratik ne Shqiperi sdo kishte nevoje per LSI DHE came per te kryer reformat se do kishte mbeshtetjen e popullit por ai doli nje zhgenjim i papapre kur futi ne burg te varferit , por jo Fullanin, pranoi mbetjet toksike te Italise, e ktheu Shqiperine ne nje Lazarat Kolumbie dhe vazhdon ti tregoje Shqiptareve jemi ne rrugen e drejte te zhvillimit ekonomik si Gjermania.
–
LSI nepermjet gjarperinjve te tipit Lesi e d i friken e mosaleances me PS, POR NE SI POPULL si mund ta marrim seriozisht Edvin Ramen qe sdo reforme ligjore dhe ben aleance me Camet.
Lehesi mbete lehes dhe keshtu ka bere edhe ne kohen e berishes ky kur isbte zvminister pa parti te veten dhe tallte hythen tere kohes dhe araimoj gjasme femijet ne britani! Tani ka marr nodnje kocke nga meta dhe ben diversion! Ps nuk ka nevoje per idrisin ka nevoje per bashen ne kolacionin historik kunder kanserit qe eshte LSI! Nese nuk e kuptoni kete kurre mos e kuptofshi dhe lehsa do keni tere kohen neper kembe si nikolla
Nikoll leshi i kupton mire kompllotet se me te futur i shkoi jeta
qysh kur sodhi ne tirane ish-mikun e tije Aleksander Fankajn
qe i lidhte kepuzet me spango dhe u be milioner duke ja fut nikoll leshit.
C`fare e shqeteson Nikolla Lesin qe deshiron PDIU-ne te mbetet nje force e pa perfilleshme??? Per Lesin me mire LSI qe ka deshmuar se eshte nje parti sajes e demshme qe ka ardhur dhe bene politike ne Shqiperi duke mbjelle nje korupsion te papare. Loja politike e LSI-se eshte me e rezikshme dhe nje ngerc per te ecur shoqeria shqiptare perpara dhe kete edhe bufi e ka kuptuar sot. Cudi qe Lesi nuk e paska kuptuar !!!! Me sa duket Kanellosi grek perseri po investon tek Koha jone e Lesit qe te lehi si ne vitet 1992 dhe ne ato vite kur Lesi bente kerdine si gazet e madhe me ndihmene keshilltareve te shtypit te stafit te Kanellosit -diplomatit grek ne ate kohe. Diku Lesi ka ngeren nje luge coreb greke dhe tani vjelle perseri.
P Socialiste duhet te beje aleance me partite e vjetera tradicionale, kjo zgjedhje do jete edhe ne nderin e saj , dhe nuk duhet te prostituoje me kete lloj politike berje jo dinjitoze dhe mundesisht te dale e vetme ne fazen para zgjedhje , dhe mbas zgjedhje apsolutisht nuk duhet te ndaje e jape asnje post ministror aleateve , por Zv ministera , Drejtora Drejtorie etj .