Identiteti surrogat apo beteja donkishoteske për kombin kosovar

21 Tetor 2016, 20:34Blog TEMA

Nga Ndue Ukaj

Surrogat, domethënë diçka pa vlerë të vetën, që vetëm ngjason me diçka tjetër të vërtetë. Në gjykimin tim, kështu më rezulton përpjeka donkishoteske për “kombin kosovar.” Kështu më duken këto kampe që kanë ngritur armët absurde të gjuhës, sa kundër Shqipërisë e sa kundër Kosovës.

Cili është identiteti kulturor që na propozojnë trumbetuesit e kombit kosovar? Po substrati i tij?

Cilat janë vlerat shënjuese dhe identifikuese të tij, me të cilat qytetari i këtij vendi duhet të përfaqësohet dhe identifikohet?

Çfarë ngjet me kulturën e përbashkët, atë të krijuar për shekuj të tërë, nëse përnjëmend e krijojmë këtë komb?

Fëmijët tanë, në orët e gjuhës dhe letërsisë shqipe, ato të historisë, do të mësojnë për kulturën shqiptare, me tiparet dhe tipologjitë e saj, ashtu siç e njohim, apo do t’ia fillojmë nga e para? Me një histori të re të gjuhës, të letërsisë dhe të historisë.

Këto pyetje nuk janë dosido pyetje, por esenca dhe lidhen ontologjikisht me ekzistencën tonë. Kjo për faktin se çështja e identitetit nuk është dosido temë, por çështje ndjesi dhe jo çështje e konstruksioneve ideologjik, e teorive a dijeve humane.

Sepse dihet: identitet ideologjike, kanë hyrë në histori, kanë prodhuar marrëzi dhe në fund kanë përfunduar me fatkeqësi. Komunizmi tentoi të sajoi kombe artificiale, duke krijuar njeriun e ri, si qenie pa identitet, pa kujtesë dhe pa traditë.

Prandaj, në vend që të humbim kohë me dokrra të tilla, duhet t’iu kthehemi temave esenciale, që lidhen me paaftësinë tonë për t’u zhvilluar siç duhet; me paaftësinë tonë, që të hyjmë në vallen e popujve të qytetëruar.

Roli i qaramanëve (të tillë qahen për gjithçka, që ankohet gjithnjë me shkak e pa shkak) se fajin për moszhillimin tonë e ka X a Y, është qesharak.

Konica qëmoti na ka dëftuar se nuk kemi armiq tjetër përpos vetvetes.

Unë jam qytetar i Kosovës, me identitet kulturor shqiptar. Dhe nuk mund ta pranoj asnjë fragmentim të këtij identiteti, as për hir të politikës, as për hir të konstruksioneve të caktuara ideologjike, e as për fajin e ndonjë politikani të keq, qoftë ai në Tiranë a Prishtinë.

Të jemi të qartë: bashkësia e cila synon të formojë një komb, nënkupton që nuk e ka pasë një të tillë.

Tash shtrohet pyetja: a pati gjer me tani Kosova identitet kombëtar a jo?

Jam shumë i bindur se ne e ditëm kush ishim dhe cili është identiteti ynë, dhe në saje të kësaj vetëdije, luftuam që të shkëputeshim nga ai identiteti ideologjik jugosllav. Dhe në saje të kësaj vetëdije, për një shekull e ma shumë- si shqiptarë të Kosovës- kush ma shumë e kush ma pak, sakrifikuam dhe vuajtëm për të mbetur shqiptarë. Dhe kjo është e vërtetë aksiomatike.

Sot, Kosova ekziston, vetëm për faktin se dje ishte shqiptare. Dhe në këtë pikë s’ka dilemë.

Kosova është koncept kulturor dhe jo nocion politik e gjeografik.

Dhe për fund, duhet ta përsërisim se pa e ditur kush jemi, askush s’na njeh dhe sigurisht s’e dimë kah shkojmë, ashtu siç po sorollatemi tash e sa kohë, rreth disa temave e debateve pafund dhe pa qëllim mirëbërësie.

Sa për kujtesë, Jorge Luis Borgesi, te tregimi Ulrika, ka një dialog, që për mua është shumë domethënës.

“Ajo më pyeti e menduar: Ç’do të thotë të jesh kolumbian?

– Nuk e di, -iu përgjigj. – Është një akt besimi.”

Pa dyshim, shteti, kombi dhe lidhjet e brendshme organike, krijohen dhe mbahen nëpërmjet këtij aktit të besimit. E ky akt i besimit është ndjesi dhe e rritë dashninë për vendin, ajo çka po na mungon tash e sa kohë. Në Prishtinë, Tiranë e kudo ka shqiptarë.

(Ndue Ukaj ©)

10 komente në “Identiteti surrogat apo beteja donkishoteske për kombin kosovar”

  1. tfgs1 says:

    pordhe me rigon……………allah uakbar!

  2. Shqiptari says:

    Ne Kososove jane tre persona qe njihen si analfabet politiko social qe e promovojne marrine qe qhet Kombi Kosovar. Keta jane Nexhemdin Spahiu, Migjen Kelmendi dhe Halil Matoshi. Qe te tre keta kane problemin personal,te identiteti kombetar. NeXhmedini nuk e kupton gjuhen angleze, sepse me dokumente Amerikane peroret fjala nationality njesoj sikur citizenship. Sepse kjo lop analfabetike e merr ai shembull kete dukuri si aresye qe Kosovar te jete komb. Prandaj kjo kafshe islamike nuk ka njohuri. Analfabeti tjeter migjen kelmendi eshte nje narcisoid i rende dhe i semure mentalisht….dhe me shume e don bashkimin kokbetar memserbine se sa memShqiperine. Ne citin 1997 per programin e citit te ri i angazhoi kamer,anet serb nga Beogradi, dhe nuk i angazhoi nga Kosova….
    Per Halil Matoshin skemi qka me fol se ai eshte lope private…….por me se shumti kane faj televizionet e Shqipeise qe i japin hapesire ketij mandrilli islamik. Sepse kane deshire qe Kosovaret te paraqiten per,es shimpanzave islamike siq jane Migjeni, Nexhemdin magjupi apo Halil antropoidi……

    Shqiptart kane nje prejardhje te njejt dhe askush nuk mundet me e nderrue kete histori.
    Kosova eshte administrate …..por edhe Shqiperia e ka marr emrin nga Shqiptaret e jo nga ARBERIT, sepse ne jemi ARBER…..dhe pastaj jemi transformuar ne Shqiptar.

    1. Kosovo o Zemer Serbie says:

      Jam shume dakort me shkrimin tuaj por te lutem kur do mesoni qe nuk shkruhet qka por cka?, Thaci dhe jo Thaqi.Lat nam, kurr skeni dashur te mesoni Shqipen e sakte edhe pse i keni mundesite tani.

      1. Denisi says:

        Prandaj flet shqip,se je detyruar te mesosh shqipen se perndryshe as per vizite 2 oreshe nuk ta mban b.. te ikesh ne Kosove. se po fole serbisht kercet druri pastaj hahahah serb barbon qe ma flet shqipen dhe me drejtshkrim. ckohe kane ardhur per ju e, per te mbijetuar duhet te mesoni dhe gjuhen tone hahahah Kafshe uralesh

  3. TR says:

    U hap nje debat i kote nga nje injorant gazetar , dhe ceshtja morri permasa ekstreme , derisa Shqipetaret e Kosoves thane qe ne kemi kombin tone Kosoven . Nga padituria cfare nuk pritet . Keto pretendime kane filluar te perhapen me shpejtesi marramendese ne gjithe Kosoven . Media ka filluar shplarjen e trurit
    Ne vend te bashkimit ,te enderruar prej shekujsh .

  4. katarakti says:

    Bravo Ndue. Thjesht dhe qarte. Sa keq qe njerez qe kane nje formim si i yti nuk degjohen me shpesh. Kemi pas nje Lul Kellufi ne Tirane, idiot i lindur, qe u be i njohur me shprehjen:” Na mbyten budallenjte”. Keshtu edhe kjo puna me kete ministrin injorant, Hoxhaj, si dhe ata Halil Matoshet me shoke. Ne nga Shqiperia kemi nje shprehje qe thote: “Ena bosh ben shume zhurme”. Dhe keta boshet nga Prishtina dhe Tirana po na çajne veshet me idiotlliqet e tyre. Ndersa te mençurit heshtin!!!

  5. Dyrrahu says:

    Ashtu qe ata te cilet, gjate sundimit jugosllav, ishin te gatshem te behen jugosllave sepse nuk guxonin te thonin qe jane shqiptare, tani te njejtit mundohen te shpikin kombin kosovar. Per t’i paraqitur shqiptaret e Kosoves qe nuk kane lidhje me shqiptaret e Shqiperise i kthehen nje dialekti, i cili edhe pse eshte dialekt i shqipes duan ta bejne gjuhe te kosovareve.
    Tradhetoret e kombit jane keta bastarde apo surrogate (sic thote autori ) te shqiptareve.

  6. krysho ludovik says:

    ra kalaja me gogla e futbollokracise dmth
    po sdo mend se nuk jane budallenj kosovaret ta lene kosoven ne duart e edi rames edhe lulzim bashes qe jane marioneta ne duar te biznesit te plehrahe dhe hashashit. po qe per te marre pare ata i marrin vete skane pse ua lene bythepambukeve te tiranes per patriotizem.

  7. Kuq e zi says:

    Politika mbare shqiptare eshte kunder ribashkimit
    Pse ??
    Sepse jane po ato qe kane monopolet perfshi mediat
    me ribashkim keta monopole mund te zhduken
    Prandaj qe te mos japin llogari per mos ribashkimin nxjerrin diversive pa vlere
    qe trumpetohen po nga media e tyre
    Pra kush nuk do ribashkim per te qene i sigurte don armiqsi

  8. adriatiku says:

    Me sa shikoj une, renegatet e Serbise ne Kosove qe trumbetojne kombin kosovar, do ta kthejne Kosoven dhe kosovaret ne arixhinj, pa origjine e kombsi. Dhe kjo e ka nje spjegim: qe neser serbet te kembengulin, sepse jane dhe me te forte e te mbeshtetur nderkombtarisht, ne emer te globalizimit dhe teorive te tyre “shkencore” qe Kosova eshte zemra e Serbise, ta rikthejne Kosoven si pjese integrale te saj. Politika Serbo-sllave eshte shume e thelle dhe shume e perqendruar, kurse keta palo politikane kosovare si Enver Hoxha me shoke, o jane kacidhe nga mendja, o bejne punen e tjeterkujt bashke me “profesoret nexhmediner ” e ca media “te lira” ne emer te kohes. Dy rruge ka me kete qe po ndodh; o Kosova te shkrije tregun ekonomik, levizjen dhe te kete te gjitha te drejtat qytetare ne territorin shqiptar te Shqiperise, po ashtu dhe shqiptaret e Shqiperise ne Kosove, pa shpallur bashkim, ose te ngelen ne pritje te gllaberimit te Serbise. Me duket se ne ja kemi me te futur njeri tjetrit, ndersa te tjeret punojne me qitje te larget. Nuk e di a do te jene shqiptaret e te dy aneve dakort, por kjo arrihet po deshen qeverite dhe parlamentet perkatese qe tani me duket me shume e veshtire nga fryma e mosbesimit qe krijuan “tradhetaret”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje