Ka bërë 27 vjet burg. Ka 60 vjet që kryen ritualet e meshës.
Tre orë në ditë lutet në Zot për njerëz të mirë që kanë nevojë dhe për njerëz të këqinj që duhet të kthejnë rrugë.
Është 88 vjeç dhe jeta e tij ka qenë sakrificë, vuajtje deri në kufijtë e vdekjes në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës.
Kjo sepse pa sakrificë nuk mund të kuptohet besimi në Zot.
Flet shkëlqyer pesë gjuhë të huaja të mësuar në kolegjin mitik Françeskan: Latinisht, greqisht, gjermanisht, frëngjisht e italisht dhe është persoanzhi që gjatë intervistës që i mora, tha 10 herë fjalën: Nuk e di këtë gjë.
Për mua si gazetar, intervista me Kardinalin më të ri të Vatikanit nuk ishte thjesht një fat madh, nuk ishte thjesht një prej persoanzheve më të rëndësishmë që kam marrë në karrierën time.
Gjatë bisedës me kardinalin, mu duk sikur fola me Zotin.
I përvuajtur e i përulur, në çdo fjalë dhe në çdo shikim të këtij njeriu kishte vetëm mirësi.
Një mirësi që e përhapte me anë të lutjes.
Ai jo vetëm fali spiunin që e çoi në arrestim, por edhe për ato 27 vjet brenda në burgun e Spacit vazhdon të thotë se ndjehej i lirë!
Përse? Sepse kurrë nuk hoqi dorë nga Zoti.
“Lutesha në fshehtësi në qeli dhe kjo më bënte të lirë” thotë vazhdimisht.
Shumë herë Kardinal Ernestit i kishin ofruar të hiqte dorë nga feja dhe mjafton të deklaronte se hiqte dorë nga Zoti dhe kjo do konvertohet në liri.
Por ai pranoi vuajtjet, sakrificat dhe kurrë nuk iu dorëzua kësaj oferte.
Por madhështia e këtij njeriu të madh nuk mbaron këtu.
Me zemër dhe me shpirt i fali të gjithë, nga spiuni i tij personal që i kishte vendosur përgjues, te Feçorr Shehu që tha ta dignin të gjallë Dom Ernestin e deri te diktatori Enver Hoxha.
Tek bisedonim pas intervistës më dha edhe një këshillë: Kur mëson se dikush përpiqet të të bëjë keq, mos e urre, mos iu kundërpërgjigj dhe mos u ligështo! Fale dhe lutu për të të ndryshojë rrugë! Zoti është i madhi që i rregullon të gjitha dhe secilit i jep atë që meriton.
Për mua kjo nuk ishte thjesht nëj intervistë. Ishte një bisedë me vetë Zotin. Faleminderit Hirësi Kardinal Ernest Troshani. Zoti është i madh.
O katnar kaq e ke perfytyrimin per zotin?
Si ishte puna e vendosjes se pergjuesit?
Te gjithe Shqiptaret jane injorante me shumice aty e kane Zotin dhe se shohin , Zoti shfaqet npermjet atyre njerezve qe kane takuar Zotin dhe flasin fjalet e Zotit ky eshte iluminizmi i vertete qe ju ndriqon zemrat njerezve dhe i ben te jetojne me driten e Zotit dhe dashurine e tije .Njerezit duhet ta gjejne rrugen e vertete , sepse Shqiptaret jetojne ne nje kazino fjalesh e mendimesh boshe qe sjellin varferi intelektuale te arsimuar antihumanizem mosbesim tek njeri tjetri perplasje shpifje urrejtje debate pa strategji qe duhet te fshihen ne fund se dalin pa fryt .Kardinal Troshani eshte nje nder ata qe ka rastin te meret ne interviste dhe te njihet madheshtia e mendimi i tij ndryshe dhe per fat te keq shuma se kuptojne dhe thojne gjynah paska vuajtur i shkreti , dhe dikush tjeter thote si falet ai qe te ka bere keq .Duhet te intervistohen shume misjonare dhe klerike dhe tju lehet nje hapsire neper medja qe njerezit te arrijne te kuptojne se egzistin edhe nje bote tjeter e dashurise dhe e paqes ku njerezit jetojne te lire pa pranga pa mllefe urrejtje dhe mosbesim qe ta erresojne pamjen dhe te ben ta jetosh ferrin persegjalli .I lumi ai qe fiton lirine nga vetja e tije.