Strategjia e PD-së kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri

18 Tetor 2016, 18:45Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Sot gazeta Shqiptarja.com ka publikuar një intervistë me delegacionin e BE-së në Tiranë, i cili përmes përgjegjëses së zyrës për informimin dhe komunikimin është shprehur mbi ligjin e ri të mbetjeve që është votuar së fundmi në Kuvend si dhe për përputhshmërinë e tij me legjislacionin e BE-së. E thënë me një fjali, ky ligj sipas BE-së është se “Ky ligj përputhet me direktivat e BE-së, ndërsa ndryshimet e tetorit 2013, të Ligjit mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve nuk përputheshin me acquis dhe se menaxhimi i mbetjeve mbetej një shkak serioz për shqetësim.”. Kjo duket se i jep fund çdo debati politik.

Sa më lart, është i qartë ligji dhe efektet e tij, për sa kohë themi që BE-ja ka standartet dhe kërkon standartet më të larta. Duket qartë poashtu se ky ligj është i tillë që nuk ka vend për diskutim politik për sa kohë BE-ja i vë vulën dhe se në 2013 ka qenë i drejtë debate i madh politik për sa kohë BE-ja e ka konsideruar të papërputhshëm me direktivat e BE-së.

Në këto kushte opozita në Shqipëri ndodhet në një situatë aspak të favorshme dhe në një moment humbje të thellë besueshmërie. Sepse pikërisht ligjin që ata këmbënulën deri në 2013-tën të votonin ishte sipas BE-së i papranueshëm, ndërsa ligji që ata sot kundërshtojnë është sipas direktivave të BE-së, konform legjislacionit europian. Rrjedhimisht Partia Demokratike del dy herë kundër BE-së. Një herë kur tentoi të votojë një ligj kundër direktivave dhe standarteve të saj dhe tani që kundërshton ligjin e aprovuar nga BE.

Por, pse një sulm i tillë ndaj Bashkimit Europian?

Para pak muajsh Partia Demokratike sponsorizoi një fushatë intensive kundër Romana Vlahutin, ambasadores e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Para pak  ditësh organi zyrtar i PD-së, “Rilindja Demorkatike” do të hapte faqen e saj të parë të saj duke akuzuar numrin dy të Brikselit, Federica Mogherinin për lidhje me trafikun e drogës. Duke ju shtuar këtyre edhe gjuhën e ashpër të selisë blu ndaj ndërkombëtarëve, e cila është një mesazh për BE-në se situata politike në Shqipëri nuk është e qetë, dalim në strategjinë finale të PD-së. Strategji e cila në fakt është hiç më pak se e njëjta me atë të betejës kundër reformës në drejtësi.

Partia Demokratike me qëndrimin e saj anti-BE, me sulmet e saj ndaj ambasadores Vlahurin, zv.Presidentes Mogherini dhe gjuhës së ashpër kundrejt kundërshtarëve në Tiranë, ka si synim final mosçeljen e negociatave BE-Shqipëri. Ide e cila u artikulua para pak javësh në komisionin e Integrimit nga deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i cili u shpreh se: “Europa nuk mund të mbyllë sytë dhe të hapë negociatat për Shqipërinë”. Ndërkohë që sot ambasadorit i Austrisë në vendin tonë Johann Sattler u shpreh se “Jam optimist që negociatat do të hapen në dhjetor mes Bashkimit Europian e Shqipërisë. Rëndësi ka qe tani të zbatohet reforma më e rëndësishme në vend, ajo e Drejtësisë”.

Historia e kësaj partie e di fort mirë se si mërzitet BE dhe se si prishen marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe pse ai që “e ha” është qytetari shqiptar. Sepse e ka bërë disa herë për interesat e ngushta politike të Tiranës. Ndaj as këtë herë nuk po kursehet ndaj BE-së, duke i dalë kundër direktivave si e si që ajo të mos çelë negociatat me Shqipërinë. Natyrisht edhe duke shpresuar fort që reforma në drejtësi të ngecë.

2 komente në “Strategjia e PD-së kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri”

  1. Arber Iliri says:

    PD, parti anti shqiptare, qe i ka sjelle vendit me monstruozitetin e drejtimit politik dhe qeverises, gjendjen e sotme ..Duhet zhdukur nga skena politike shqiptare jo vetem Berisha por e gjitha si strukutre politike se po tregon se nuk ndahet dot nga politika antishqiptare.

  2. Ben Dibrani says:

    Nuk do shume mend, PD eshte ajo qe ka qene, nje grup banditesh qe ka vepruar kunder interesit Shqiptar. Mendoj qe tashme eshte bere nje klishe – Nese PD mban nje qendrim, ky mund te sherbeje si orientim per te mbajtur qendrim diametralisht te kundert per t’i sherbyer vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje