Andrea Stefani komenton gjithë përplasjen që po ndodh për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd dhe deklaratat e tij në favor të Kosovës dhe asnjëherë në emër të Kosovës.
Ai shprehet se problem nuk është përmbajtja e deklaratave anti-Rama në Prishtinë, një deklaratë e pamenduar e kreut të diplomacisë së Kosovës Enver Hoxhaj, por rrënja e këtyre deklaratave.
Stefani për “Dita” thotë se çfarë do të bënin ata që sulmojnë Ramën, nëse kryeministri i Togos apo Lihtenshenjit, që s’janë fuqi botërore, gjatë vizitave të tyre në Beograd të kërkonin njohjen e Kosovës nga Serbia?
“Më shqetësuese në deklaratat anti-Rama të ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk është thjesht përmbajtja absurde por rrënja, xanxa e këtyre deklaratave. Prandaj është e rëndësishme të zbulohet cili është shkaku i kësaj, po e them pa frikë se gaboj, marrëzie diplomatike? Si është e mundur që një ministër Kosovar të zemërohet sepse një kryeministër i një shteti tjetër (e lemë mënjanë nocionin e Shqipërisë si “shteti amë”) thotë troç, më mes të Beogradit, se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës?!
A do të zemërohej Hoxhaj por edhe të tjerë, si gazetari Buzhala, nëse një deklaratë të tillë e bënte, për shembull, kryeministri i Lihtenshtejnit, i Togos apo i kujtdo shteti tjetër të vogël dhe jo superfuqi si SHBA? Do të protestonin për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës? Padyshim që jo. Madje do të falënderonin këdo që do ta bënte një gjë të tillë.
Atëherë përse nuk e pranojnë një kontribut të njëjtë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë? Përgjigja rezulton e thjeshtë: Sepse janë shqiptarë. Rama është shqiptar po ashtu. Dhe në politikën shqiptare, për shkaqe nga më vulgaret, e kanë të vështirë të njohin meritën e një shqiptari, edhe kur kjo është në dobi të Shqipërisë pra, të të gjithë shqiptarëve. Dhe që qëndrimi i Ramës në Beograd qe në favor të Kosovës, Shqipërisë por edhe të rajonit, u faktua nga reagimi i Partisë Demokratike serbe që kërkoi përzënien e Ramës nga Beogradi. Por ministrit të jashtëm të Kosovës nuk i bën fare përshtypje ky rreshtim kundër Ramës, krah për krah me “demokratët” e Beogradit!
Gjithsesi, vërtet çudi e madhe kjo që ka ndodhur sepse, Enver Hoxhaj, është politikan në një shtet tjetër dhe Edi Rama, nuk është në konkurrencë për pushtet me Hoxhajn apo me këdo tjetër në Prishtinë. Atëherë përse të gjithë këta reaguan kundër Ramës thuajse njësoj sikundër reagoi PD e SHQUP-it të Tiranës? Ky sinkron i akuzave kundër Ramës, mes ca segmenteve politike dhe mediatike në Tiranë dhe Prishtinë, të bën të besosh se ekziston një aleancë ndërshqiptare kundër tij. Një aleancë që mund t’i ketë rrënjët në investime të hershme të Berishës në Prishtinë kundër të majtës në Tiranë por, ndoshta, edhe në një traditë lokaliste dhe krejtësisht antikombëtare që nuk preferon Ramën si kryeministër por dikë tjetër, për shembull si Berisha që duhet të jetë, për nga origjina, “më kosovar”.
Në fakt, nuk është e para herë që politikanë në Kosovë, shfaqin preferencë primitive për një lider jo të majtë (nuk guxoj të them jo jugor) në krye të pushtetit në Tiranë. Kështu, vite më parë, një delegacion kosovar në Shtëpinë e Bardhë, i kryesuar nga Ibrahim Rugova, i shprehu preferencën presidentit Klinton, për rikthimin në pushtet të Sali Berishës që kish rënë nga fuqia për shkak të kolapsit të piramidave financiare të toleruara prej qeverisë së tij madje që, duke rezistuar për të mbajtur një pushtet që nuk e meritonte, e rrënoi shtetin duke e çuar në prag të një konflikti civil. Një tjetër provë kjo që tregon se simpatitë politike mes Tiranës dhe Prishtinës shpesh mund të origjinojnë nga gjithçka, por rrallë në vlera apo interesa mbarëkombëtare.
Simpati, preferenca apo solidaritete të këtij lloji janë simptoma të një politike të vjetër, krejtësisht të pashëndetshme dhe që i përkasin një faze paranacionale nga që ndryjnë brenda vetes thelbin e përçarjes kombëtare me rrënjë politike, lokaliste madje, deri edhe fetare. Shkurt, janë antikombëtare.
Sinkroni i kritikave prishtinase me ato të PD të Tiranës, duket edhe në shkrime si ato të Buzhalës që i përmendin Ramës, me gjuhën e SHQUP-it, deri edhe kanabisin. Dhe meqenëse reagimi i PD në Tiranë kishte për motiv vetëm frikën e humbjes nga Berisha të statusit të liderit mbarëshqiptar në rajon, duket se edhe në Prishtinë ka segmente të politikës që i tremben një “gjëme” të tillë. Paralel ndoshta i tremben më shumë edhe faktit se Rama mund të fitojë një status të tillë. Por edhe kjo është një frikë e marrë. Rama nuk ushqen fare një ambicie të tillë berishiane. Ai thjesht por zhvillon një diplomaci, nga e cila nuk mund të mos ketë edhe përfitime politike brenda vendit, në harmoni të plotë me atë europiane që, në funksion të integrimit, synon krijimin e një klime paqeje në Ballkan duke kapërcyer armiqësitë e vjetra.
Kuptohet qartë se gazetarë, si Buzhala, nuk kanë besim te një diplomaci e tillë, nuk kanë besim as se Beogradi e ka të sinqertë qëndrimin e tij, prandaj ankohen se me diplomacinë e saj Tirana (Rama në rastin në fjalë), po e paraqesin Vuçiçin apo diplomacinë serbe liberale siç ajo, në fakt nuk është. Nuk është një frikë pa bazë. Në Serbi ka akoma mjaft nacionalizëm ekstrem që të gjitha partitë, përfshi atë të Vuçiçit, vështirë se mund ta neglizhojnë të ndodhur përpara nevojës për më shumë vota. Por si luftohet diplomatikisht ky nacionalizëm? Duke i dhënë mundësi të justifikohet me qëndrime po nacionaliste nga pala shqiptare (qoftë në Tiranë apo në Prishtinë) apo duke ndjekur një diplomaci, si kjo e Ramës, që promovon paqen që nacionalizmi serb e urren?
Nacionalizmi nuk luftohet me nacionalizëm. Ashtu vetëm ushqehet. Duhet kuptuar se deklarimet nacionaliste të Berishës që para ca vitesh shtangën edhe ndërkombëtarët në Mynih, ishin një justifikim edhe për nacionalizmin serb. Janë shqiptarët nacionalistë pa jemi edhe ne – mund të justifikohej çdo nacionalist në Beograd. Dhe nuk mund të mos habitesh se si ca kosovarë nuk u mërzitën kaq vite me Berishën, këta autokratë që jo vetëm ka ndërhyrë sa ka dashur në punët e Kosovë duke u shitur si SUPER-UNI i politikës shqiptare në rajon, por edhe që ka bërë poshtërsi të tilla si kontrabanda e naftës me Milosheviçin, nxitja e sabotimit të firmosjes së marrëveshjes së Rambujesë apo arrestimin e luftëtarëve të UÇK deri edhe Hashim Thaçin?
Vetëm me simpati politike a lokalizëm antikombëtar mund të justifikohen pohime të tilla, si ai i Buzhalës, që e rreshton Berishën krahas Majkos apo Mejdanit si kontributor në pavarësinë e Kosovës. Si e dha këtë kontribut ky autokrat, duke keqpërdorur kosovarë të FARK për të bërë një grusht shteti në Tiranë, pra për qëllime pushteti, në një kohë që fati i Kosovës qe në udhëkryq?!
Këto lloj simpatish dhe solidaritetesh të konkretizuara në deklarime absurde, si ato të ministrit Hoxhaj, pikërisht këto dhe jo një diplomaci si kjo e Ramës, janë ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër. Të ndërhysh në punët e një shteti tjetër do të thotë të koordinosh propagandën dhe të investohesh politikisht në favor të në partie politike në atë shtet. Të mundësosh që shtetas të vendit tënd të shkojnë dhe të votojnë ilegalisht e me dokumente false në shtetin tjetër, pa qenë edhe shtetas të tij.
Ndërkaq, askush nuk ka të drejtë t’i imponojë një kryeministri të një shteti tjetër një temë të ndaluar, një tabu. Është arrogancë, është privimi i lirisë së shprehjes edhe për një qytetar të thjeshtë e jo më për një kryeministër. Si kryeministër dhe qytetar, Edi Rama ka të drejtë të japë mendimin e tij jo vetëm për pavarësinë e Kosovës por edhe të kujtdo shteti tjetër. Mund ta kritikosh deklaratën e tij për përmbajtjen. Për shembull, të thuash se të kërkosh që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, është e gabuar. Por problemi është se ca belaxhinj në Prishtinë, nuk kritikojnë përmbajtjen e deklaratës së Ramës, as dobinë e saj për çështjen e Kosovës, por shkurt thanë atij që nuk ke të drejtë ta shprehësh këtë deklaratë të drejtë! A nuk është e gjitha kjo një gomari a marrëzi?!
Tashmë është e qartë se xanxa e kritizerëve në Prishtinë është nxitur nga fakti që Rama është shqiptar. Do ta pranonin atë deklaratë edhe nga një eskimez por jo nga një shqiptar për të cilin nuk kanë simpati politike. Por edhe këtu gabojnë. Personalisht nuk besoj se deklarata e Ramës është nxitur vetëm nga pozitat e shqiptarizmit por edhe nga ato të europianizmit. Nevoja që Serbia të njohë Kosovën është një kërkesë europiane, madje më gjerë, perëndimore. Është themelore për integrimin europian të Kosovës dhe Serbisë. Por është edhe një harmonizim i shqiptarizmit me europianizmin! Prandaj është cinizëm, është marri, absurde, antiperëndimore, antieuropiane ta fajësosh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë pse i bashkohet një deklarate të tillë. Besoj se shumica e kosovarëve nuk mund të jenë dakord me kritizerizmin absurd të manifestuar në Prishtinë.
Ka ardhur koha që kritizerët e Prishtinës të prononcohen qartë, e duan paqtimin me Serbinë, kapërcimin e armiqësisë shekullore me të cilën vijnë edhe integrimi dhe europianizmi supranacional në BE, apo duan armiqësinë e përjetshme me të cilën nuk ka integrim por ballkanizim, urrejtje, luftë dhe gjak? Dhe të mos zhvillojnë një kritizerizëm marrok që edhe në rrjetet sociale ironizohej kështu: “…si shpjegohet që në njërën anë ankohemi se Shqipëria s’po bën asgjë për Kosovën dhe në anën tjetër ankohemi pse Shqipëria po bën për Kosovën?! Në Tiranë kjo shpjegohet me fabulën e zotnisë që, duke qenë i lig, nuk gjente karar as kur shërbëtori i jepte ujë të ngrohtë por as kur i jepte ujë të ftohtë gomarit. Dhe i shkreti shërbëtor i jepte ujë të vakët. Por edhe për këtë, zotnia e shante edhe më keq”, shkruan Stefani.
Poliitika dhe gazeteshitesit kosovare e kane treguar veten qe jane jo vetem injorante por edhe keqdashes jo vetem per politiken qe ndjek qeveria Rama por edhe karshi popullit shqiptare qe ju hapi dyert kur ata kishin nevoje.bubuzhelet ,morracaket apo si dreqin quhen keta gazeteshitesit se gazetare nuk mund te jene na e kane care trapin me keta shkrimet idjoteske te tyre por dhe gazetat shqiptare qe u japin spacio atyre.Kosova nuk eshte Shqiperi perderisa ka flamurin dhe kombetaren e futbollit te saje keshtu qe edhe une kerkoj nga keta krimba te mos flasin per kombin shqiptare dhe meqe Berisha mejdani apo ndonje tjeter i paska ndihmuar le ti marrin ne shtetin famoz te tyre se ne sna duhen se mjaft deme i kane bere ketij vendi.
I mjeri ti o i mjeri per zemren tende qe e ke tere helm !!!
Gazetari i majte,socialist dhe krahinor, bolsheviku Andrea Stefani,nuk mund te rrinte ,edhe ai,pa bere “patriotin e zemeruar” te Shqiperise me kosovaret qe kritikojne Edi Ramen.
Sic,edhe e kemi thene ne komentet e meparshme,jemi te detyruar te themi perseri,se kritikat e gazetareve dhe politikaneve ne Kosove,ndaj Rames,jane te drejta.Ata i kane thene shume qarte arsyet e tyre.Ata kane te drejte.
Jo vetem Rama,por cdokush tjeter te ishte ne vend te tij,edhe Sali Berisha,po deshet ju krahinore skutha socialiste,do te ishte me vend te kritikohej,te qortohej madje.
Nuk mund te flase asnje kryeminister shqiptar,me palen serbe,per ceshtje kaq te rendesishme,pa u konsultuar me palen kosovare,qe eshte pale ne bisedime te drejtperdrejta me palen serbe.E aq me pak te beje protagonizem,me shfaqje e spektakel batutash,sic e ben Edi Rama.
Ja,kjo eshte arsyeja se pse kritikohet,Rama.Por,bashibozukeria e tij,politike dhe mediatike qe e mbeshtet ne Shqiperi,ben sikur nuk e kupton.Ben sikur nuk e shikon.Dhe,kur ia thone,ben sikur nuk degjon.
Dhe,ne po ia perserisim prase kesaj skote te peshtire patriotesh te ores se fundit: asnje shqiptar i Kosoves,qytetar i thjeshte,gazetar,analist apo politikan qofte ai,nuk eshte kunder mbeshtetjes se fuqishme te Rames e kujtdo tjeter nga Shqiperia per problematiken e Kosoves ne raport me Serbine.Bile e kerkojne me force kete.Por,gjithcka duhet bere ne rakordim me ta.Kjo eshte e domosdoshme.Sepse,o hipokrite qe beni sikur nuk kuptoni,Kosova eshte pale ne dialog me Serbine.Cdo protagoznim i politikaneve shqiptare,ska rendesi se kush eshte, i bere ne parakordim me shqiptaret e Kosoves,eshte i demshem per Kosoven dhe shkon ne favor te pales serbe.
Kete nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar tashme.Por,nuk po e kuptojne bashibozuket mediatike te Rames ne Shqiperi.Bejne sikur nuk e kuptojne.
A mund ta imagjinoni pak,sikur ne vend te Rames, te ishte Sali Berisha ,dhe te bente ,hic me shume e hic me pak, se c’ben Rama?!!
E dini se c’do te thoshin keta pseudopatriotet e ores se fundit qe mbrojne RAmen?! Do te thoshin krejt te kunderten.BAsh te kunderten.
Do ta masakronin Berishen per nacionalizmin e tij primitiv…!
Do ta masakronin BErishen,per protagonizmin e tij te rrezikshem nacionalist…!
E c’nuk do te thoshin!
Por,eshte Edi Rama ai qe po ben patriotin tani.Edi Rama eshte socialist ( eshte i sojit “tone”….eshte “toni”…. eshte yni…) dhe e dime se c’soj patrioti mund te jete nje socialist.E dime nga pervoja gjysemshekullore…
Keta bashibozuke mediatike,kulturalisht,politikisht dhe krahinorisht, i te njejtit soj,e pershendesin protagonizmin nacionalist te Rames,sepse e dine,se eshte fake,i rrejshem.AShtu sic eshte e rrejshme edhe histerie e tyre kinse patriotike antikosovare,qe i ka perfshire keto dite.
Bolsheviku Andrea Stefani,per dijeni te atyre qe akoma nuk e dine,eshte nje nder me te vendosurit kunder bashkimit kombetar,kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine.
Eshte e neveritshme,kur ky socialist tipik krahinor si Andrea Stefani,t’i kerkoje llogari shqiptareve te Kosoves per patriotizmin e tyre!
Eshte kulmi!
Nga nje ane tjeter,me vjen shume mire,qe gjithe c’kam thene per shume e shume kohe,per analiste,gazetare,intelektuale ne Shqiperi qe jane kunder bashkimit me Kosoven,hapur apo skutherisht, u vertetua keto dite: te gjithe ata qe sulmojne gazetaret,analistet dhe politikanet nga Kosova qe kritikojne Ramen,jane i te njejtit soj politik-mediatik-kulturor-krahinor.
Une i them bolshevikut krahinor ,Andrea Stefani, por edhe gjithe stefanerise ,qe paturpesisht sulmojne shqitparet e Kosoves,kinse si patriote te lenduar,qe te mos perpiqen te lene te nenkuptohet sikur po flasin ne emer te shqiptareve te Shqiperise.
Jo,maskarenj krahinore jo!Ju nuk mund te flisni edhe ne emrin tim!
Ju,qe jeni te krimbur ne paragjykime per shqiptaret e Kosoves ,ju qe e urreni idene e bashkimit kombetar,ju qe perhere kur ju jepet mundesia flisni skutherisht kunder bashkimit me Kosoven, ju krahinore socialiste,nuk mund te flisni ne emer te te gjithe shqiptareve.
Po te doni,flisni ne emer te sojit tuaj politik e krahinor.
Bah! Te beje si patriot e te te beje moral per patriotizem edhe njefare Andrea Stefani,per te cilin me i afert eshte nje grek sesa nje shqiptar nga Veriu,per te cilin me i afert eshte nje sllav sesa nje shqiptar nga Kosova !
Skorpion je djali i Berishes po je nje cop m….ti.
Ata plehra qe e quajne veten politikane ne Prishtine (nuk e ndyj gojen me emrin kosove pasi eshte toponim serb) jane bythelepires te frances, rusise dhe serbise ndaj edhe grate i kane shume te perdorura! eshte koha qe politika ne Shqiperi por edhe populli atje ne Prishtine e kudo ti bojkotojne. Kam qejf te shoh se si do kerkojne falje keta krenaruce prej letre bythe!!
Fillova ta lexoja me kureshtje kete analize deri ne momentin kur permende Berishen!! Po le nam o I shkrete !! Kaq fiksim e paske pasur Berishe qe je I investuar I teri dhe vetem ate permend. Nje keshille: kthej faqen dhe leviz sepse behesh I bezdisshem ne analizat dhe opinionet e tua Stefan se Berisha po ben gati 4 vjet qe nuk eshte ne pushtet dhe ska ndermend te kthehet me!!
O “toni” leshi! Agjenti i Serbise, Salih Karaxhici ka 25 vjet qe eshte ne pushtet (shteteror e partiak) dhe nuk do rreshte kurre se punuari (bashke me shpuren e vet) per padronet e tij, derisa te kete fryme! Prandaj kemi mbetur ne tranzicion pas me shume se nje çerek shekulli. Salih Karaxhici eshte armiku nr 1 i bashkimit tone kombetar!
Gjithsesi nuk te vej faj! Ti kaq di, kaq thua. ?
Dobro , dobro O Druzhe Stefan
Stefani, je I preferuari im si gazetar…
Ato gazetar apo politikan kosovar qe nkte rast kritikojn Ramen ,mire do ishte te ishin nen regjimin serb e tua shihnim burrerin
Eshte e thjeshte Andrea, rrenjet e kundershtimit te enverit te Kosoves jane te Is Mustafa (ky qe kur ishte kryebashkiak, dekoroi si qytetar nderi te Prishtines Lul Bashen), ky dhe Saliu i kane lidhur fijet ne Beograd. PD e mbeshteti qeverine Kosovare permes Aldo Bumcit (kelyshi i rradhes i Saliut) ne komisionin parlamnetar. Goxha e koordinuar lidhja, transparente gjithashtu. Keta jane grupi kunder pavarsise se Kosoves, kunder bombardimit te Beogradit, kunder Rambujese dhe sigurisht edhe kunder pavarsise. Kjo eshte arsyeja perse u merziten, sepse Rama kerkoi njohjen e Kosoves nga Serbia, por po e beri kjo athere askush nuk mund te kundershtoje dhe Kosova behet zyrtarisht dhe boterisht i njohur shtet i pavarur dhe antar i OKB. Eshte merzitur Mustafa qe fal tokat e Kosoves Malit te Zi, u merzit edhe nga Rama pse kerkoi ate qe ai vete nuk e kerkon.
Analiz shum e drejt Nje Bravo per STEFANIN
Stefani kjo eshte analize e nje gazetari rrace
Eshte e dhimbeshme kur elita qeveritare kosovare behet pale me
Shqupin per hir te lokalizmit,krahinizmit,fetarizmit ,berishizmit ,etj.
Edi Rama e ka thene qarte si dy pika uji qe ” Une nuk fola ne emer
te Kosoves, por ‘per Kosoven’ ” !!!
Frigohem qe me kete qendrim lidershipi i Kosoves con uje ne mullirin
e nacionalisteve ekstremiste serb dhe mos harrojme paragjykimet e
nje pjese te kosovareve qe brehen nga lokalizmi i ngushte,qe dikush
dikur me ka thene : ” Se per ne kosovaret nuk ka rendesi permbsjtja
e fjaleve qe thote por nga mbiemri qe ka njeri apo tjetri zyrtar ?!
Ne se e ka mbiemrin Berisha,boll eshte per ne,eshte i yni por ne se
e ka mbiemrin ta zeme ” Stefani”‘ ,kete e shtoj une, atehere themi
Ky nuk eshte i yni ,nuk ka mbiemrin nga nahia jone “”
Pra, ky eshte aresyetimi i tyre ! Le t’i masakroi Berisha,le t’i tradhetoi,
Ata vazhdojne te thone ” Ky eshte i yni”,packa se Berisha u ka bere nje
mije te zeza kosovareve sa kohe qe ka qene ne krye te shtetit shqiptar,
bile edhe tash ky kerrme e ngordhur politike mbjell me sa mundet per-
carje midis Veriut dhe Jugut,midis kosovareve dhe shqiptareve te Shaiperise
se Jugu duke i bere nje sherbim me ndergjegje te plote agjenturore klikes
shoviniste te Milloshevicit dhe UDB -s se Rankovicit ….
Te mos harrojme se keto te fundit veprojne si ne Shqiperi ashtu edhe ne
Kosove ku kane baza ende shume te forta ne kupolen e shtetit kosovar !!
A duhet te lejoje moderatori shkrime ku thuhet se kosova nuk eshtE shqiperi? DHE GJITHEATO SHARJE TE NDYRA PER SHQIPTARET E KOSOVES..POHARROJME KAQ SHPEJT PADREJTESINE HISTORIKE QE E NDAU ME DYSH TRUALLIN SHQIPTAR?