Leximi ndryshe i axhendës shqiptare për marrëdhëniet me Greqinë

18 Tetor 2016, 18:58Blog TEMA

Nga Panajot Barka

Në përpjekjet e mundimshme që po bëhen në Shqipëri nga faktorë politikë dhe medjatikë pranë tyre për virtualizimin e realitetit shqiptar, sa diakronik aq dhe aktual dhe për ta venë atë në shërbim të interesave të tyre të ngushta, u rikthye se fundmi serishmi në skenë dhe antigreqizmi. Si asnjëherë tjetër, ka një pikënisje zyrtare. Së dyti Nuk artikulohet si alternativë ballafaqimi për të vetpërcaktuar më mirë identitetin etnik shqiptar. Ka si fabul “problemin çam”, për të cilin kultivon pa argumenta një shtrat problemesh virtuale, të paqena dhe të pamundura, por gjithmonë duke i dhenë një frymë antigreke. Me këtë ambalazh, problemi parashtrohet politikisht dhe medjatikisht si çeshtje kombëtare. Së treti, problemet, të cilat ose janë tejkaluar, ose kanë një zgjidhje të thjeshtë, ose për to është përgjegjëse dhe pala shqiptare, kërkon tia faturojë palës greke. Së katërti qasja antihelene e tanishme konfirmoi më së miri se ajo që u intereson instrumentuesve të brendshëm të antigreqizmit është që me çdo mjet dhe mundësi, të frymëzojnë opinionin e brendshëm me këtë ndjenjë. Së pesti, u konfirmua se pas kësaj sjelljeje, e paraqitur si kombëtare, qëndron një apo disa faktorë të tretë.

Ministri i jashtëm i vendit e vendos pikënisjen e këtij kthimi prapa në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kushtezon të ardhmën e tyre me ligjin e luftës ndaj Shqipërinë që sipas tij Greqia e mban akoma në këmbë. Ky problem.nëse nuk do të pranohet si i zgjidhur dhe i tejkaluar, duhet pranuar se përgjëgjesinë më të madhe e ka pala shqiptare.

Së pari, Ministri dhe të gjithë sa e përkrahin, duhet të pranojnë faktin se nuk bëhet fjalë për ligj lufte të votuar në Parlamentin Grek, por bëhet fjalë për dekret mbretëror të kundërfirmosur nga kryministri i atëhershëm i Greqisë. Së dyti dekreti i mbretit grek nr. 2623, datë 10 nëntor 1940, përbënte aktin juridik të shtetit grek për të përballuar luftën e provokuar nga Italia fashiste me të cilën juridikisht ishte e bashkuar edhe Shqipëria. Së treti, ky dekret doli si kundërpeshë i vendimit të parlamentit shqiptar (të zgjedhur para pushtitmit) të 15 qershorit 1940, i cili me brohoritje (dhe jo i imponuar) ktheu në ligj një dekret të Viktor Emanuelit, sipas të cilit Shqipëria ishte në luftë me cilindo shtet që do të ishte në lufte edhe Italia.(!). Së katërti lufta me 28/10/1940, iu shpall Greqisë nga territori shqiptar dhe sipas Jakomonit, mekëmbësit të Viktor Emanuelit në Shqipëri, filloi me preteksin se Greqia krijoi lehtësira luftarake nga toka e deti forcave angleze, se kishte vazhduar politiken provokative ndaj çameve dhe kishte shkaktuar trazira në kufijtë e mbretërisë Italo-shqiptare. Në planin e brendshëm lufta sipas kryeministrit kusling të shqiptarve Sh. Verlaci bëhej për zgjerimin e territorëve të mbretërisë duke i shkëputur Greqisë Çamerinë dhe Epirin e Jugut. Kjo ishte arsyeja, sipas Jakomonit që të rreshtohen në krah të ushrisë Italiane edhe 19.039 ushtarë shqiptarë, nga të cilët dëzertuan që në kontaktin e parë me frontin e luftës 3114 shqiptarë. (Edhe sot, qarqe medjatike dhe politike artikulojnë se pasuria e shpitarëve në Thesproti i kalon të 12 miliard dollarë. (!!!)) Së pesti, po ashtu, në gusht të 1940 Jakomoni njoftonte me gëzim Çanon se veprimtaria provokative e shqiptareve në Çameri, krijonte terrenin e duhur për të justifikuar shpalljen e luftës ndaj Greqisë. Për të gjitha këto e shumë të tjera, a ka kërkuar ndonjë herë të paktën ndjesë pala shqiptare. (!!)

Por, lë t’i kthehemi rrjedhës së kundërt, atë të heqjës së këtij ligji nga të dy palët, ose tri palët duke përfshirë edhe Italinë. Së pari, nga pala shqiptare nuk ka asnjë akt juridik të mirëfilltë, të marrë nga një institucion analog (Parlamenti Shqiptar) që ta ketë abroguar ligjin e parlamentit shqiptar të 15/06/1940.

Persa i përket dekretit mbretëror grek, siç e thamë, ai kishte për objekt lufte mbreterinë e bashkuar Italo-Shqiptare dhe jo vetëm Shqipërinë. Realiteti i luftës midis dy mbretërive, greke nga njera anë dhe italo-shqiptare nga ana tjetër, mori praktikisht fund me 1943 me kapitullimin e Italisë fashiste. Pra edhe dokumentet në lidhje me këtë objekt humbën vlerën e tyre që më 1943. Në këtë kuptim, mund të pranohet se humbi vlerën e vet edhe akti juridik i parlamentit shqiptar të 15 qershorit 1940.

Po ashtu me 1947, Greqia nënshkroi Traktatin e Paqës me Italinë. Ky akt shenoi fundin juridik dhe praktik të realitetit të luftës midis Italisë dhe Greqisë dhe që atëherë të dy shtetet janë aleatë në një serë organizmash dhe strukturash euroatlandike, pa asnjë pretendim ndaj njera tjetrës. Ky realitet midis Shqipërisë dhe Greqisë u arritt me 1996 kur të dy vendet neshkruan te njëjtin traktat miqesie e bashkëpunimi. Së treti. Dekreti i luftës së Greqisë doli nga Mbreti dhe u kundërfirmos nga Kryeministri pa u ratifikuar asnjëherë nga parlamenti grek. Dihet se në Greqi institucioni i mbretit u abrogua. Pra, dekreti mbretëror i 1940 mbeti vetëm me firmën e Kryeministrit të Greqisë, (ose maksimalisht dhe me atë të Presidentit të Republikës). Me 1987 kryeministri i Greqisë e abrogoi edhe zyrtarisht këtë dekret. Atëherë, ku mbështeten pretendimet e palësë shqiptare. (!!) Përse ministri i jashtëm shqiptar shpejtoi për ta hedhur posht propozimin kryeministrit të sotëm grek që në fund të fundit t’i kërkohet presidentit të Republikës greke të nxjerrë edhe ai një dekret abrogues të atij dekreti të vitit të largët të 1940. Pse pala shqiptare këmbëngul që atë vendim duhet ta marrë parlamenti grek, kur e di se praktikisht është e pamundur dhe juridikisht e papranueshme? Pra, akti i ligjit të luftës, pretenduar nga pala shqiptare se është në fuqi nga pala greke, është thjeshtë e vetëm propagandë që ka vlerë vetëm për opinionin antigrek shqiptar.Ndërkohë që faktet bëjnë më shumë përgjegjese palën shqiptare.

Propagandë përbën edhe pretendimi se ky ligj, inegzistentë pra, lidhet me pronat e çameve në Greqi. Në shtetin grek, është e vërtet se në mbështetje të dekretit në fjalë u ndërmorën një serë aktesh që vendosnin në sekuestro pasuritë e qytetarëve të vendeve të huaja armike ndaj Greqisë. Por çamët në atë periudhë ishin qytetarë grekë. Pra, këto akte, si nga pikëpamja juridike dhe praktike nuk kishin si të vepronin mbi qytetarët grekë të Çamerisë. Pra, në Shqipëri abuzohet keq kur duan të ndërlidhin këto dy objekte midis tyre. Në fakt duan duan të fshehin arsyet e tjera objektive dhe me të qenësishme në lidhje me arsyet e vërteta përse u sekuestruan pasuritë e tyre atje. Bëhet fjalë për vendime gjyqësore për vëpra penale në kohë lufte.

Ky fakt rezon pretendimin tjetër të ministrit tonë të jashtëm Ditmir Bushati që lidh ligjin inegzistent të luftës me ndërtimin e varrëzave greke. Ndërtimi i tyre rregullohet sipas akteve ndërkombëtare për të rrenët në vende të treta të ushtrive të huaja. Pra, nuk mund të lidhet egzistenca ose jo e ligjit të luftës me mos respektimin e akteve ndërkombëtare për këtë çeshtje dhe të marrëveshjës së 2009.

Në këtë plan shteti shqiptar duhet zyrtarisht të vendos se si e konsideron fitorën e parë të popujve të botës mbi fashizmin të arritur në tokën shqiptare, si fitore mbi fashizmin apo si pushtuese të tokës shqiptare. Ky sqarim është i domosdoshëm se në rastin e dytë, pra nëse ushtria e popullit grek do të konsiderohet pushtuese dhe jo çliruese, atëherë indirekt i bie që ende edhe sot në Shqipëri të pranohet se në luftën italo-greke Shqipëria ishte me Italinë fashsite.

Ky argument rrezon njëkohësisht reciprocitetin e pretenduar mbi asnjë bazë të ngritur nga Shpetim Idrizi, i cili thotë një të vërtetë që nuk e thonë të tjerët. Pra, pengesa e respektimit të marrëveshjës për varrëzat e ushtarëve grekë lidhet edhe me këto pretendime të Idrizit për varre analoge në Greqi për çamët. Këtu lindin disa pyetje. Çfarë ushtrie përbënin çamët në luftën e dytë botërore në Thesproti, aleatë të kujt ishin dhe kundër kujt luftonin?!! (Këtu nuk duhen ngatërruar, siç po ngatërrohen njesitë luftarake të çameve që jetonin në territorin shqiptar me çamët e Greqisë)

Thellimi i këtij argumenti zbulon anën e vërtetë të promovimit së fundmi në këto nivele të “problemit çam” tregon në fakt se ai po përdorët ca për të rritur antigreqizmin midis shqiptarëve si ushqim për ta për të harruar varfërinë, papunësinë, kriminalitetin, ca për t’i shërbyer politikës së zgjedhjeve të cilës i ka mbetur tanimë nacionalizmi si alternativë e vetme e ca disa “faktorëve të tretë”.

Ministri i jashtëm i vendit e paraqet atë si problem të të drejtave të njeriut, por nuk artikulon asnjë argument se cfarë nënkupton. Ndërsa Shpetim Idrizi ushqen për vete idenë se një ditë do të importojë në Greqi minoritetin shqiptar të Çamerisë. Këtë e bën pasi e di se politikisht për vete nuk i ofron asgjë e vërteta se kush nga komuniteti çam ka prona në Greqi dhe nuk ka pengesa ligjore në shtetin grek, ose nuk shfaq tendenca dhe ide irredentiste, mund t’i fitojë ato.

Po ashtu, nuk është se unë nxjerrë ndonjë sekret po të them se një grup profësorësh grekë do të qarkullojnë së shpejti dokumenta nga arkivat ushtarake gjermane, nga ato angleze dhe dëshmi greke të cilat do të thonë të gjithë të vërtetën. Do të zbulojnë se që në fillim të shekullit të kaluar faktorë të tretë dhe për interesa e tyre e të cilët nuk kanë ndryshuar ende, provokonin këtë çeshtje, me pasojë ta paguajnë shtrenjtë shqiptarët dhe grekët e Çamerisë dhe marrëdhëniet e mira midis tyre dhe sot dy vendet.

Po ashtu, Ministri i jashtëm na pohon se problemi i marrëvëshjës për shelfin detar, ishte një gabim i palës shqiptare që edhe ai do t’ja faturojë palës greke. Ndërkohë që doli në dritë, madje edhe me pohimin e tij, se faktorë të tretë e shtynë forcën e tij politike në vendimin për ta prishur atë marrëveshje dhe për ta paraqitur si vepër kombëtare. Fund

17/10/2016

35 komente në “Leximi ndryshe i axhendës shqiptare për marrëdhëniet me Greqinë”

  1. Lal Prenga says:

    Antigreqizimi?!
    Plehu ngelet pleh!
    Shqiptaret nuk po kerkojne lufte as per ti djeg shpijat apo per ti masakru familjen fqinjit!
    Thjesht po kerkojne te drejtat me elementare!
    Ju qe na keni masakru kerkoni akoma te ngulni gozhde ne shpijat tona, me ane te pensioneve, shkollave e varrezave! Qe kur te vije momenti i duhur te perseritni historine!
    Sipas jush ne Shqiperi nuk zbatohen te drejtat e minoritetit! Dhe ky problem me ju do vazhdoje gjithe jeten! Ju do jeni te kenaqur vetem atehere kur mos te kete me shqiptare! Dhe sikur me jua fal Bregun , neser do hidhni syte nga Korca e Pogradeci!! Pasneser do pretendoni Fierin e Durresin e javes tjeter Lezhen e Shkodren! Deri atehere, gjithmone sipas jush, shqiptaret nuk zbatojne te drejtat e njeriut !
    Por ty dhe atyre qe ke pas te jap shume te drejte!
    Sikur ne shqiptaret te ishim burra, shqiptaret qe debuat nga Cameria duhet ti kishim strehuar ne shtepite tuaja dhe ju tju shperblenim ne te njejten menyre!!
    Sikur ne te ishim burra Janullatosin, ty e shoket tu do u jepnim ate qe meritoni!
    Por ja beni mire, se kjo eshte toka e askujt!

    1. Hronis says:

      Avash zotrote, me duket se po ngrihen kembet t’i bien kokës. Pak keni bërë ju nga ’13 e mbrapa? Ku t’a nisesh, ku t’a lesh. Megjithatë, perderisa argumentimi i Barkas nuk t’a mbush ate qe s’ke,parashtro argumentet even tua. Ashtu bëhet dialogu.

  2. Safo says:

    Barka, megjthese e di se arsyeja nuk ka vlere para turmave te manipuluara, me llogjike dhe argumenta historike shpjegon edhe nje here si qendron e verteta. Kjo nxjerr zbuluar ministrin e jashtem Bushati dhe qeverine shqiptare, qe me sa duket kane zgjedhur camet per te fituar edhe nje 4 vjecar tjeter, kurse ne arenen ndèrkombetare kane zgjedhur Turqine per aleate. Nuk besoj se do tju dale per mbare. Mjafton qe emigrantet shqiptare te votojne kundra lodrave te tyre per tr ndryshuar balancen.

    1. zef says:

      Safo nga ishulli Lesbo

      Kush eshte e verteta???? i tha Ponzio Pilato (Πόντιος Πιλᾶτος)
      Jezusit ( Πουστόχριστος) dhe Jezusi heshti !!!!
      Edhe zoti nuk arriti te thoshte te verteten, kurse Barkaj arriti
      kaq larg sa po na tregon se si qendroka e verteta duke na bere
      krahasime te ushtareve grek me gra, femije, pleq qe jane masakruar
      nga fashistet e Zerves,,, po qe se doktrina juaj e quan kete masaker
      ndaj popullsise civile Came si lufte kundra pushtuesve atehere
      eshte e kote qe diskutojme,, ju dini te verteten dhe keni te drejte
      te vrisni kedo qe ve ne dyshim te verteten tuaj.
      Atehere mund te quhet REPUBLIKA ISLAMIKORTODOKSE E GREQISE

      1. Para Laci says:

        Zef, heshtja ka domethenje… Edhe Buden e pyeten se Cfare eshte Zoti, por edhe Buda heshti (dhe me te drejte). Heshtja eshte mesimi me i madh qe dikush mund te marre nqs don te dije a ka zot! Te tjerat jane genjeshtra.

        1. korcari says:

          Po kujt i flet ti per heshtjen? Ketij injoranti turk?

    2. I.Hoti says:

      Panajot Barka eshte jo ekstremist..por nuk le pa ncjerre koken si grek i ndyre…me halene qe hane per dite! Barka ka mbaru per Bujqesi ne Tirane …po ku u be ky ‘historian’ kopetent > Po pirdhu edhe ti Panajot atje ku te ha bitha !… Ne edhe ti dhe gjithe civilizimi.. se kush eshte e verteta. koha po vjen !

  3. Toni says:

    Barkes i ka hyri UJI bashke me plevitin……Ik qerrohu PALACO !
    Nuk ke thene asgje, idjot.

  4. mirel says:

    Ky eshte nje qen bir qeni qe vetem duhet rrahur me shkop. Eshte i pashembullt ne paskrupulline dhe pisllekun qe ka.
    Tipik minorikar i qelbur.

  5. Shefi says:

    Kam pershtypken ae artikulli i Barkes ka fjali apo paragrafe te shkurtuara

  6. Alban Hamzai says:

    Analize e persosur .E verteta te ben te lire.Kete duhet ta kuptoje pjesa poturake e Shqiperise,qe vazhdon me avazin e Dum Babes,duke filluar nga te medhenjte e me poshte ata te tipit te larove te penes si Arben Llalla e kompani(qe Dum Baba I ka ngopur me para).Tani do te dalin disa qe ne komentet e tyre kane si argumenta nje virtyt te ri:sharjet,fjalet e ndyra.Por keta duhet ta dine:e verteta thjesht egziston,genjeshtra duhet te shpiket.Ju lutem botoni komentin tim!

    1. arlind says:

      Sa per turq, shif pak linkun poshte se sa turq kishte ne greqi ne 1861
      dhe sa grek ka pasur greqia.
      https://de.wikipedia.org/wiki/Albaner#/media/File:Balkans-ethnic_(1861).jpg

  7. kombi says:

    CESHTJET E SHQIPETAREVE ME KETA ,I ZGJIDH VETEM STRASBURGU . KETA ME HISTORITE E TYRE DALIN GJITHMON PA LAGUR .

  8. xyz says:

    Pronat i kane marre vetem ata qe ju i perdorni si provokator me BEKIMIN e Greqise per te krijuar pershtypjen se ka iredentizem (FALLLCO), nepermjet krijimit te USHTRISE UCC ( po ashtu FALLCO, sikurse radjo loja e famshme …). Vetem me te tilla lojra kerkoni qe ti paraqesni perpara Komunitetit Nderkombetar….., por e keni te kote, ti bashke me te gjithe USTALLARET e tu anti-Shqiptar.
    Irredentizmi dhe konflikti ju intereson juve. Kurse neve na intereson DREJTESIA dhe RECIPROCITETI i ndersjellte.

  9. labi100% says:

    O barke! ! Po mire mor lepurush: te gjithe fajin e kesaj situate vetem ne shquptaret e kemi? Se nuk lexova asgje ku mund te tregoje edhe fajet e sojit tende . Pa me thuaj mor palikar se kur shqiptaret Kane pasur pretendime karshi gerkeve? U perpoqe te Na i paraqesesh grekerit si te pa fajshem dhe ne strumbullari i gjithe ketij qelbesirlleku. Ju jeni kaqe te lare sicuro ne kurve te jet e virgjer. Ajde pirdhu se sta kemi ngene mor palo palikar.

  10. Aleksander says:

    Panajot Barku, perse mer persiper te behesh avokat i atyre qe kane shkelur mbi gjakun e femijeve shqiptare,qe kane çare barqet e nenave shtatzena çame ?!-E dijme qe greqia s’ka para ne keto kohe ,por per te paguar gjuheneperkat si ti i paska akoma ca rezerva !-Ti flet per pale, pala shqiptare pala greke pala italiane.Duket qarte qe e paske zgjedhur me ke pale te behesh pale!-Kujtohu vetem se ,kur greqia jote nuk mundi te na kafshoje me 1997 qe ishim fertele,tani qe i ka breket neper kembe dhe eshte NE PRAG TE SHPERBERJES me nje mal me borxhe e bythen zbuluar, nuk i ben frike askujt.Shqiperia eshte ne ngritje,ne ekspansion, ndersa ju (pala jote) dhe vellezerit tuaj ne veri jeni ne TKURRJE ,dhe ky eshte vetem fillimi o QIRJE Barku.E kishit imagjinuar nje gjendje te tille para 20 vitesh ?-Natyrisht qe jo, me ate myketire qe keni per tru,qe e perdorni vetem per ligesira e intriga ,per tu bere varrin shqiptareve,varr ne te cilin po gremiseni vete. Koha e berisheve e nanove qe u lepiheshin padroneve te tu e te tyre bashke KA VDEKUR.

  11. aqif tahipi says:

    Ik mor cope pali-kari se nuk te pjerdh kush ty.Me ramen dhe bushatin ju hasi sharra ne gozhde ju korofillakeve ,sepse ishit mesuar me salen dhe lylin qe firmosnin shitjen e detit tradhetisht ,si esat pashe toptan pordha. Nderkombetarizimi i ceshtjes se minoritetit shqiptar ne greqi (jo vetem camet ) eshte pika qe ju ther me shume.Rama dhe Bushati kane detyrim te vazhdojne ne kete rruge per forcimin e faktorit shqiptar.

  12. dash says:

    Ti “alban hamzai”qe ne te vertete je trfagos as te ka interesuar as te intereson e verteta,te intereson vetem ai shtet fondamentalist qe eshte shteti me genjeshtar,me manipulus e me fallco qe mund te egzistoje.Per fat te keq gjermanet thoshin :ne Shqiperi gjen spiune pa para…

  13. Greece & Turkey are shit says:

    mezi po prisja qe te dilje me nje mut te tille ne publik ne menyre qe te qelbeshe ere ti se bashku me pacavuren greke te perkthyer ne Shqip, nga nje filogrek.

    Jam tejet i bindur se ky vend, kjo toke qe te mban ty mbi e jo nen te, ka njerez te mencur e profesioniste qe do kthejne pergjigje, jo nje plehre si ty, por eterve te tu shpirterore ne lagjen fanari por edhe ne athinen e gjunjezuar.

    Sa i perket ligjit te luftes duhet ti referohesh pergjigjes se ambasades greke autoriteteve Shqiptare qe ligji i luftes eshte ne fuqi, e megjithate nuk na plas kari fare!

    Qe ti te kuptosh se cfare do te thote te drejta te njeriut duhet qe ne tju rjepim te gjalle, tju perdhunojme grate e tju shkulim mitren, tju djegim te gjalle e tju ushqejme me prush, tju vrasim femijet ne bark te nenave e t’jau hedhim fetusin qenve te rruges, NJESOJ si vepruan vllehet e zerves dhe venizellos.

    Kuptove? Jam i lumtur qe paska nje axhende te nje “vendi te trete” per te shkaterruar nje shtet artificial te ndertuar ne token tone! te fala janulles.

    P.S. Tanagra, Arkadia, Zante, Dardani, Homer, Pirro, Thesprotia, Dodona, Zeus, Morea, Mihal Komneni…….
    Po per banoret e Morese qe emigruan ne Itali dhe kerkuan te kthehen dhe nuk u lejuan, edhe ata ishin bashkepuntore te fashizmit. Po mesuesit e gjuhes Shqipe te vrare nga kisha e qelbur ortodokse e greqise ishin edhe ata bashkepuntore te fashizmit? besoj se e kupton se fundi, jo i shkrimit tend por i sojit tend eshte me afer se kurre! Kisha ortodokse duhet te dale jashte ligjit ne Shqiperi si dhe na duhet nje ligj qe asnje kompani e nje vendi qe eshte ne lufte me Shqiperine te mos kete te drejte te fitoje nga financat tona publike.

  14. Kuq e zi says:

    Me shume respekt kam per ministrin koqa qe me kercenoi me ushtri se per kete neperken e kolonel janulles qe ben te butin

  15. Vladimir says:

    Nuk munda ta lexoj deri ne fund shkrimin e ketij qeni antishqiptar qe ha buke ne Shqiperi. Ky eshte pjese e llumit me te zi antishqiptar ne Ballkan, qe nuk e lidhe asgje me minoritein grek ne Shqiperi, i cili historikisht ka qene nje faktor paqje, mirekuptimi e bashkjetese model me shqiptaret, duke gezuar perhere respekt.
    Ju,si redaksi, nuk duhet ta lejoni qe te botoje nje antishqiptar si ky. Asnje media normale greke nuk do te botonte nje shkrim te nje antigreku siç beni ju. Ky paguhet nga Agimi i Arte dhe i sherben qarqeve me te zeza qe nuk duan paqen e mirekuptimin mes dy vendeve dhe dy popujve vellezer. Jemi lodhur nga ky fare llumi qe paturp ben te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze si puna e qoftelargut.
    Te renet grek ne luften kunder fashizmit ne teritorin e Shqiperise meritojne respektin tone, por ata kerkohen me harta regjistrohen sipas medalioneve qe mbajne dhe rivarrosen me nderime. Jo sikunder u veprua, ferrave, me Janullatosin ne krye dhe ca pseudo priftrinj bandite duke nxjerre eshtrat e fshatareve. Kjo mban ere te keqe. As greket dhe as shqiptaret nuk kane dobi, veç ca megallomaneve me uren e zjarrit ne dore mes te cileve ben pjese edhe Barka.
    Sa per pronat e çameve, patjeter mund te kete prej tyre qe duhet te jene te privuar nga marrja e tyre. Por per sejcilin qe eshte privuar nga e drejta e prones, duhet te kete nje vendim gjykate te motivuar e te detajuar me emrin e mbiemrin e te denuarit, ligji ne baze te te cilit denohet, arsyet dhe prona konkrete qe i sekuestrohet me permasat dhe a perfshin ky denim edhe bashkepronaret.
    Le te botohen keto vendime dhe problemi eshte i zgjidhur. Ata qe nuk kane vendim shpronesimi, te marrin pronat.
    Shumica e grekeve, sikunder edhe ne, jane te interesuar per paqen e mirekuptimin mes dy vendeve tona. Barka paguhet per te lehur keshtu. Mbyllini deren.

  16. Ulliri i Vjeter says:

    Panajot edhe ti je pjese e terorizmit Shteteror te ushtruar nga shteti Grek. Je 1 njeri shume i rrezikshem per shoqerine Shqiptare dhe ate Greke, pasi ne te vertet jane njerez si ty qe u fryjn edhe me shume padrejtesive dhe KRIMEVE ndaj Njerzimit.

  17. Zigur Qarri says:

    Ky skuthi,rri gjithmonë shtrembër,por nuk ka folur asnjëherë drejtë.

  18. Artur Veliqarri says:

    LE TE LEHIN QENTE INJORANTE (QE QUHEN NJEREZ ) ME DEMEK , SE NE SHQIPERI NUK MUND TE PRANOJNE E TE DEGJOJNE TE VERTETA DHE NJEREZ ME VLERA . INJORANCE PA FUND NGA KETA ME LART . E KANE HALLALL FJALEN INJORANT . NUK DINE AS TE LEXOJNE E AS TE PRANOJNE NJEREZ ME NIVEL DHE TE HAPUR . E CPRET O PANAJOT ? KUR VETE I THONE VETES , NE NUK BEHEMI KURRE NJEREZ . U MJAFTON VETEM KJO . JE ME VLERA DHE MOS I EXO PALACIOT INJORANTE ( SE NUK JA VLEN TI SHAJ , JANE VETE TE SHARE NGA VETJA ) !SA PER BUKEN QE HAN ME MILIONA NE GREQI SKA LIDHJE SE NIVELI JUAJ VLEN PER TU DESHIRUAR

  19. 80 % e gazetareve paguhen nga agjenturat e jashtme says:

    Mero baze duhet te shkruante dic’ka per sherrin qe ka nise keto dite me greqine per ceshtjen came , pas hankesave nga greqia qe u ben ai vet dje mori mundimin te shkruaj dicka se kjo thjesht politika e brendeshme e percjellim jashte ! Por nuk doli kjo therriti dhe xha barken sot te beje te zezen te bardhe , shkruajti xha barka dhe u nxi vete me keq se tenxherja .

  20. kleptofagos says:

    Nese ligji i luftes eshte pengese per pronat e ligjshme te camerve ne Greqi, te gjitha qeverite shqiptare kane faj qe nuk kane kerkuar dhe insistuar per abrogimin e tij, qe ne vitin 1991. Per te rifituar cdo prone te ligjshme pastaj, duhet patjeter cdo pronar te hape gjyq kunder shtetit grek dhe te ndjeke rrugen juridike deri ne Strasburg. Sado pengesa qe te sjelle pala greke, prona e ligjshme do te shkoje tek i zoti. Te gjitha politizimet dhe patriotizmat qe luhen me ceshtjen came jane demagogji e pushtetareve dhe ata qe i shkojne pas, ndoshta nuk kane prona fare ose pretendojne te fitojne ato qe nuk i kane te ligjshme. Shteti grek eshte shtet europian dhe e respekton pronen shume here me teper se shteti shqiptar. Fakti eshte qe pronat e camerve ne Greqi jane te ngrira dhe nuk jane tjetersuar dhe bastarduar sikurse ka ndodhur ne Shqiperi pas vitit 1991.

  21. Aleko says:

    edhe pse kame respect dhe miq plot minoritare ky eshte nje nga burret me te liq qe ka nxjerre ky komunitet.Ky ka shku deri ne majat e pushtetit ne shqiperi eshte I lindur ne shqiperi dhe mendon ore e caste per grekun qe asnjehere nuk I ka hyre ndonje gjemb ne kembe nga shqipetaret,nderkohe qe shqipetaret ne greqi I shkuan ne thik e ne bajonet burra e gra e femije.Ky vec se deformon te verteten ne menyren me te pameshireshme dhe eshte gati te na I beje greket engjej.Zot na ruajt nga keta njerez qe edhe pse I rriti e edukoi shqiperia enderrojne ta shohin ate te bfalimentuar.Te arrish pa asnje fakt te denosh nje popullsi te terese paska bashkepunuar me gjermanet dhe gjithcka eshte bere ndaj tyre deri ne cvendosjen nga vatrat e tyre e kane merituar kete vetem nje grekofon qe ka prirje gjenetike kriminale mund ta beje.Nuk e di se cmendojne minoritaret per kete rob por do te doja ti hidhnin nje peshtyme surratit se ky njeri mashtrus nuk I duhet as shqiperise as greqise e as minoritetit qe rri I qet ne shtepine e vet dhe askush nuk ka ne mend ta largoje nga vatrat e tij sic e pasuan camet ne greqi…

  22. Ben Dibrani says:

    O Barka (apo Varka), qe je nje shqiptar i asimiluar dhe je shnderruar ne antishqiptar, a ke turp mor humanoid (burre s’je), akoma leh per greket, ndrro pronar tani se greku i endrrave te tua vdiq, porositi arkivolin.

  23. berti says:

    Në Kongresin e Përmetit është hedhur poshtë juridikisht Ligji i Luftës nga pala shqiptare. Barka bën sikur nuk e di këtë fakt, se Barka di njëmijë hile. Respekt për komunistët për këtë veprim dhe vendimet historike të atij Kongresi

    1. Turi says:

      Kongresi i permetiti ishte nje organ politik dhe jo legjislativ. Pastaj me 1992-93 ligjvenesit shqiptar abroguan te gjitha aktet juridiko-politike te komunisteve qe nuk njihnin ligjet e para ardhjes se tyre ne pushtet duke i rikthyer keshtu ato serish ne fuqi

  24. Gjon Leka says:

    O Qirje Barka, ô shqiptar i greqizuar,që ha bukën e Shqipërisë dhe bën punën e grekut! Turp të kesh, ò i shitur! Përse duhet t’i kërkojë falje Shqipëria Greqisë tënde? Janë grekët dhe ata si ti, që vranë e prenë shqiptarët e Shqipërisë të poshte (çamët), sa herë iu paraqit rasti: pas pavarësisë nga Turqia, gjatë e pas luftës të parë botërore, midis dy luftërave, gjatë luftës të dytë botërore e pas saj. Po të ishin sjellë shqiptarët si ju ndaj minoritarëve grekë, ti e fara jote nuk do të ekzistonit më.

  25. Dr.Cimi says:

    Jam nje qytetar nga Tirana qe trashegoj nje prone ne mes te Selanikut. Stergjyshi im pronar i pasurise ka qene me nenshtetesi shqiptare dhe greke pasi ka jetuar mbi 40 vjet ne Selanik. U detyrua te largohej nga Greqia ne tetor 1940 pasi filloi lufta italo-greke. Para disa vitesh perfaqesuesi yne grek me prokure paraqiti dokumentat e pronesise dhe te trashegimise ne Ministrine Greke dhe me pas ne gjykate qe tu njihej e drejta e prones dhe tu kthehej ajo trashegimtareve. Ministria dhe gjykata greke nuk na e kthyen pronen me argumentin se ESHTE PRONE E NJE SHTETASI SHQIPTAR E VENE NEN SEKUESTRIM SIPAS DEKRETIT DHE LIGJIT TE LUFTES ME SHQIPERINE.
    Prandaj ju z. Barka ose jeni i painformuar(une nuk e besoj se si gazetar te jeni vertet i painformuar) ose genjeni kur thoni se dekreti dhe ligji i luftes me Shqiperine jane shfuqizuar juridikisht.

  26. dhropuliti says:

    Ka edhe qen zagare qe hane tek i zoti dhe vene e lehin tek gjitoni. Edhe Panajotisi i tille eshte. Por do ti durosh edhe pordhet e gomarit , nuk ke çi ben. Duroni edhe nja dy vjet . Se Barka eshte rreth te 80-tave. Nuk e keni pare si eshte katandisur, me kurrizin e kthyer ? E kane kerrusur hallet e qarqeve greke. Porosite me sa duket i merr nga Ksera, ai prefekti i Vorioepirit, siç eshte deklaruar kur ishte prefekt ne Gjirokaster. Mos kane rene dakort te bejne rokaden me njeri tjetrin kur te dalij Ai nga burgu.
    Pirth te çfryhesh me Panajotin.

  27. Altin Puto says:

    Perfekt fare…. ata qe s’jane burra…nuk perdorin kunderargumenta por te fshehur pas pseudonimeve si burracaker shajne e shajne vetem…keto behen dhe ne politiken tone…vetem sharje dhe asnje pune dhe vetem varferi dhe moszhvillim….

  28. Gjok Mazreku says:

    Budallenj jemi te tere, Ky barkas na e hedh. flet me fakte dhe ne me sharje, tregojme veten dhe vertetojme ato qe ai thote, po te lexojme me kujdes ai eshte kaq i zgjuar sa nuk fyen njerim u jep haken te tereve, TJETER GJE SE NA ZBULON PISLLEQET E HISTORISE TONE DHE NE NA VJEN NDOT NGA VETJA . Gjith historine tone keshtu e kemi bere , Ngaterrohemi me pislleqet e pastaj ato duam duam t i mbulijme ose t i shikojme si lavdi, e kur dikush guxon te na i thote na vjen keq dhe fillojme e shjame

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje