“Albanci su presli granicu i plackaju Siptare”

18 Tetor 2016, 20:05Blog TEMA

Nga Arben I. Kastrati

Në lajmet qëndrore të njëherënjëkohshme të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), kryelajmi filloi tekstualisht kështu: “Albanci su presli granicu i plackaju Siptare…”. (Shqiptarët në Shqipëri quheshin Albanci, ndërsa shqiptarët në Kosovë quheshin Siptari, që ishte term fyes). Që në përkthim do të thotë: “Shqiptarët nga Shqipëria kishin kaluar kufirin (ilegalisht) dhe po plaçkisnin Siptarët nga Kosova”.

Politika e Beogradit nuk rreshtte së na sjelluri prurje me pjellshmëri nga më imagjinativet. Në ato prurje zinte vend ndasia shqiptare në dy kombe: në “Albanci” dhe “Siptari”. Tentativa serbe ishte aq tragjike sa që u shndërrua në qesharake.

Kaq vite pas, tentativa e dikurshme tragjike serbe që u shndërrua në tentativë qesharake, po shndërrohet nga tentativë qesharake në tragjike, nga kërkesat vetshqiptare. Tani më, ne nuk kemi nevojë për ndihmën e Serbisë për t’u ndarë ne dy kombe. Ndahemi vetë. Madje shkojmë përtej. Ndahemi në “ata” dhe “ne”. “Ata” flasin gjuhë tjetër ndërsa “ne” “folum” gjuhë tjeter. “Ata” “folin me gramatikë” e “na” folum, folum…pa gramatik bre vlla”. “Ata” janë komb tjeter ndërsa “na” “jena” komb ndryshe. “Ata” jane shqiptar“ e “na” jena kosovar”. Ata” jon “s’di qysh me thonë” e “na” “jena ndryshe”…

Bashkimi ynë kombëtar, kulturor në rradhë të parë, është bashkim estradesk dhe për t’u qarë me vajtojca. Prezantimi ndërshqiptar është bërë përmes mohuesve të çështjes shqiptare dhe ca analistëve dhe opinionistëve të padenjë për respekt. Mediumet rritën ndasitë, që të rrisnin shitjet; trajtonin tema të shpifura, të paqena duke vendosur të debatonin të padenjët për respekt.

Në të tashmën kohë, degradimi ka arritur pikën me tragjike dhe neverike. Tabu temat kombëtare, vazhdojnë të trajtohen nga “opionistë të gjithëditur”, “opinionistë të turmave”, protagonistë të kotësisë, figurantë të dijes.

Ne ende nuk njihemi ndërvete. Ne nuk njohim vlerat e vërteta të njëri tjetrit. Sikur hezitojmë të njihemi. “Sikur” jemi komod në vendet që kemi zënë në provincat tona.

P.S. Një herë të vetme u bashkuam, në futboll, dhe shkuam në Europë…

Në Kosovën e sotme, janë krijuar rregulla të reja jetese, respekti, hierarkije. Të respektuarit kombëtarë janë të kamurit (qofshin dhe analfabetë). Nuk ka të tjerë pas tyre. Ka vetëm të kamur dhe të respektuar. Është (pothuajse) e pamundur të bëhesh seriozisht i pasur, po qe se nuk hyn në marrëveshje me politikanët…

Në Kosovë kanë mbetur vetëm dy alternativa, të hysh në politikë ose të largohesh nga vendi. Alternativë të tretë nuk ka. Dhe rruga më e shkurtër për t’u bër i respektuar, është të bëhesh i kamur. Të kamur të bën vetëm politika.

Kosova është një dashuri imja që s’më sjellë asgjë përpos shqetësimeve. Kosova ka hyrë në shekullin e dytë të robërisë. Këtë shekull e karakterizon pushtimi nga vetvetja (Thaçi and Co).

Shqiperinë mund ta duash edhe pa qenë komunist, – ka thënë Musine Kokalari. Kosovën mund ta duash edhe pa qenë idhtar i Thaçit

Kryetari i Kosovës, me deklaratat e tij groteske, duajeni serbin, turkun, romin, malaziasin , maqedonin, më shumë se shqiptarin, më shumë më ngjanë në kryetarin e BENETTON-it sesa kryetarin e nje shteti të brishtë.

Kryetari i Kosovës, u shndërrua nga nacionalist në kozmopolit për 2.3 sec. Tani më, do fillojë të na dëftoj (dhe po na dëfton) se nuk ka qenë fare në UÇK. Duhet të ketë qenë ndonjë Hashim tjetër. Duhet të jetë identitet i gabuar. Viziton varret e serbëve të rënë për konsum ndërkombëtar. Dërgon kërkesa në Prokurori. Përmes vartësve të tij, shan shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërkohë që atje pritet si Zot, vetem sepse është shqiptar. Lartësia e dijes së tij, e detyron të bëjë veprime të turpshme dhe të pakuptimta.

Pakuptimësia e veprimeve të tij vjen si pasojë e frikës nga Gjykata Speciale, që po përpilon listën…

Tani më, që ka arritur majat e pushtetit dhe mirëqenia e tij dhe e famijës së tij ka kapërcyer të tëra limitet e imagjinatës, arrestimi do ta kthente në figurën më tragjike. Që të mos humbas pushtetin, mirëqenien dhe famën, ai është në gjendje t’a ndajë popullin shqiptar jo në dysh por në tresh. Është i bindur që ndarja e kombit e bën kozmopolit, ndërsa kozmopilitizmi apriori ia mohon “nominimin” nga Gjykata Speciale.

Qëndrim i gabuar i një kryetari të gabuar me gjykim të gabuar…

Hashim Thaci, është dëftuesi më i mirë se si një njeri mund të shndërrohet nga një njeri me ideal për kombin dhe vendin, në shkaterrues të përmasave të frikshme për vendin. Hashim Thaci është dëftuesi më i mirë se si nga një njeri i adhuruar u shndërrua në një njeri të urryer ndër shqiptarë. Smira në paqe, e dëmtoi dhe e shkatërroi.

Ai nuk është i vetëm. Ka dhe të tjerë të shumtë.

Interesi i kombit është më i vogël se interesi i individit nga politikbërësit e Kosovës. Jemi dëshmitar të maskarellëqeve të mëdha. Të tërë qeveritaret tani më janë të rehabilituar. Ata tani kërkojnë të tjetërsojnë të shkuarën që të jetojnë të ardhmen.

Kosova përditë e më shumë po shndërrohet në parajsë për OJQ-të, opinionistet jo-serioz dhe të ashtuquajturën Shoqeri Civile (me termin e se cilës abuzohet shumë). Të tërë janë aty (ku janë), për të ushqyer egot e tyre, që të pasurohen dhe të trajtohen. Të lakohen emrat e tyre në debatet e shpifura nëpër rrjetet sociale. Shoqëri për konsum spektaklesh (faza e parë e kapitalizmit).

Dhe nuk kanë fare vetëdije për peshen që bart trajtimi i cështjeve madhore kombëtare. Ta shpif lehtësia e papërballueshme e trajtimit të cështjeve madhore kombëtare nga “opinionistët” e tejshumtë. Sa më e madhe cështja trajtuese, aq më i madh bëhet debati. Dhe egot e tyre ushqehen. Kontot mbushen. Ceshtja kombëtare kalon për debatim në nivele të turmës. Dhe humbet cdo kuptim.

Ne jemi deshmitarë të poshtrimit të përditshëm që na bëhet në mënyrë sistematike.U desh shumë dashuri për ta urryer Kosovën kaq shumë. Dhe janë pikërisht kjo kastë politikanësh shkaktarët e ketij konvertimi. Pas-pavarësia, ishte hyrje në injorancë. Në Kosovën e pavarur, cdo ditë frymëzohemi për t’u c’frymëzuar.

Në këtë vend ku mbretëron depresion kolektiv dhe jetohet brenda paqartësive të mëdha, popullata e të cilit është shndërruar në TV shikues profesionist me orarë të plotë, disa individ që quajnë veten Kosovarë dhe assesi Shqiptarë, të konvertuar në “kosmopolitan”, i janë yshtur Kryeministrit të Shqipërisë, duke e kritikuar për marrjen në mbrojtje të Kosovës në Serbi. Këta individ kanë flirtimet e tyre, kanë interest e tyre dhe nuk më bëjnë fare përshtypje. Më bëri përshtypje, intervista e Ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxha, që assesi nuk mund ti drejtohem me: Zotëri.

Këta “kosmopolit” (shqiptar dhe kosmoplit?!!!) kërkojnë me ngulm të krijojnë një përshtypje të gënjeshtërt për Shqipërinë, duke e ofenduar sa më shumë dhe në mënyrë sa më të pistë. Dhe po qe se shajnë Shipërinë dhe shqiptarët, këta kosovarë janë “Trendy”, janë “Inn”. Janë qytetarë të denjë për të jetuar në Prishtinë të Kosovës. Dhe në këtë debat nuk lë pa u yshtur edhe Ministri Hoxhaj.

Ç’marri. Ç’idiotizëm. Ç’papërkufizim…

Legjitimiteti i deklaratës së Ministrit të Puneve të Jashtme të Kosovës është i frikshëm. Ajo deklaratë e Ministrit ka legjitimitetin e Kryetarit, sepse një i tillë si Ministri, nuk ka guximin të flas mendim të tijin, edhe nëse ka mendim. (Ata që kanë mendim të tyrin nuk gjinden as në Qeveri dhe as në Presidencë)

Ndërsa Ministri u thurr lavde të tërë politikanëve botërorë sa herë që shqiptojnë fjalën Kosovë, në mënyrën më të pështirë sulmon Kryeministrin Shqiptar, pse ka marrë Kosovën nën mbrojtje. Deklaratë acidike. Acid krahinor. Tamam filozofi e pjellë në shtëpi.

Është Ministri Hoxhaj dhe soji i tij që e mbajnë të gjallë dhe e bëjnë të vlefshme ende thënien: “Armiku më i madh i shqiptarit është vet shqiptari”. Ministri i Punëve të Jashtme bën politike të brendshme, duke na moralizuar e duke na dëftuar  mendime ” fisnore” mbi suksesin që do të na sillte zhbërja nga identiteti tradicional e kombëtar. Zhbërjen kombëtare e ka shndërruar në detyrë shtëpie. E gjithë kjo qasje e gabuar. I gjithë ky servilizëm tek ndërkombëtarë. Ministri mbron marrinë me devotshmëri. Mentaliteti yt është i frikshëm Ministër. Paskemi qenë të nëmur të udhëhiqemi nga të tillë lider. C’paskemi keqtrajtuar…

Dështimi yt i përhershëm dhe i sukseshëm nuk të pengon as kur nuk arrinë të bindësh asnjë shtet që ta njoh Kosovën e pavarur, por të pengon marrja nën mbrojtje e Kosovës në Serbi nga Kryeministri Shqiptar. Ytzot Hashimi dhe ti, jeni Ministrat e Punëve të Jashtme më të denjë për jorespekt. Fabulista fshati e Ministra te Punëve të Jashtme. Absurdi në Kosovë gjenë shtrirje të gjërë.

Kosova ka përparuar aq shumë nga puna juaj, sa që e keni bërë vend të mundësive të pafundme. Nuk është më Amerika vend i mundësive. Është Kosova vend i mundësive të mëdha. Është Kosova vendi ku ky soj (Enver Hoshaj me bashkëmendimtar), mund të bëhen ministra (të cdo qeverie), por mbi të gjitha mund të bëhen profesor universitar, pavarësisht nivelit. Mediokritet kanë gjetur parajsën në Kosovë. Ikja nga Kosova është alternativa e vetme për njerëzit e ditur. Sepse ata, janë të rrezikuarit e përhershëm.

Qytetarë të Kosovës, ikja nga Kosova është gabim. Vetëm në Kosovë mund të beheni ministër, profesor, diplomat, i kamur, në cdo kohë, përderisa e plotësoni kushtin e vetëm; t’i përkisni partie politike në pushtet dhe të dëshmoni fanatizëm dhe lojalitet…

Qytetarë të Kosovës, vetëm në Kosovë mund ta ndërroni identitetin tuaj. Jashtë, sërish do t’ju quajnë shqiptar.

Mjerimi i filozofisë dhe filozofia e mjerimit

Konvertimi nga shqiptar në kosmopolit nuk ju bënë më qytarë, ju bënë shumë më primitiv se c’jeni. Përkundrazi. Ju shton dozën e primitivizmit.

Më vjen shumë keq për Ju që keni problem me qenësinë tuaj. Një ditë fondet do të shterren dhe ju do të konvertoheni sërish në shqiptar. Deri atëherë, shijojini fondet. Jeta është e shkurtër. Turpi është i përjetshëm.

Për fund, po e mbyll me një epilog nga një shkrim imi i kahmotshëm i titulluar “Shqiptar, adresa ime e përjetshme”.

…Unë jam shqiptar. Gjuha ime është gjuha shqipe. Atdheu im quhet Shqipëri. Jetoj në pjesën veriore të Shqipërisë, që quhet Kosovë. Në jetën time, në vazhdimësi kam pasur mungesë të identitetit kombëtar.

Përsëri kam mungesë identiteti. Vazhdimisht kam kërkuar të quhem shqiptar e jam quajtur ndryshe. Unë vazhdoj të jem shqiptar, dhe si i tillë kam vetëm një atdhe – Shqipërinë. Kërkoj ndjesë nga realiteti, por, nuk pranoj të më quajnë ndryshe, përpos shqiptar.

Askush nuk mund të më detyrojë të ndërroj identitet, të quhem ndryshe, të ndihem ndryshe e as të flas ndryshe. As të pranoj atdhe ndryshe.

Atdheu im quhet Shqipëri, unë flas shqip e quhem shqiptar dhe kjo është adresa ime e përjetshme.

42 komente në ““Albanci su presli granicu i plackaju Siptare””

  1. Pelasgian says:

    Nje MUT i madh jemi ……muti me qelbanik i ballkanit!

    1. Tironci. says:

      E hengersh bir, e te befte mire.

      1. i larguari says:

        E ke gabim, kur thua qe t’i beje mire! JOOOO T’a haje MUTIN dhe t’a kete harram!

        1. Arturi says:

          Hahaha … mire e ke thene! ?

        2. Skypion says:

          Askujt nuk i kishte shkuar mendja,se do te vinte kjo dite,kur,shqiptaret te perplaseshin mes tyre,per ceshtjen me te ndjeshme,sic eshte ajo kombetare.
          Por,ja qe erdhi kjo dite e zeze.E solli Edi Rama.Ky,sic me te drejte e thote kozmopoliti Lubonja,eshte strumbullari i gjithe kesaj zallamahie mes shqiptaresh.Kjo eshte beme-gjema e radhes e sociopatit.Thenia famekeqe e kryeminstrit sociopat “prisni,prisni,se s’keni pare gje akoma”,gjeti edhe njehere shprehjen e vet,ne percarjen qe mbolli mes shqiptaresh.Se kjo percarje eshte.Nuk ka emer tjeter.
          Sociopati megalloman dhe delirant,duke kujtuar se e kish fituar kreditin nacionalist dy vite me pare,kur mikloi shqiptaret e Kosoves me deklaraten e tij ne Beograd,tani mendon te marre edhe kreditin e kozmopolitit.Eshte shume domethenes,citimi qe i beri antishqiptarit te madh,shkrimtarit Ivo Andric
          Me te drejte,nje gazetar nga Kosova,terhiqte verejtjen,se nga gjithe ata shkrimtare,poete,filozofe,mendimtare,intelektuale serbe,qe me te vertete mund t’ia vlente te citoheshin,Edi Rama,zgjedh ,pikerisht,ate te gabuarin:antishqiptarin.
          E kjo,me e pakta,shpreh,pandjeshmerine e thelle ndaj shqiptareve te Kosoves,vete Kosoves dhe gjithe atyre vuajtjeve qe ka pasur,per shkak te dhunes se frymezuar nga shkrimtare te tille nacionaliste.Me te shumten s’po e them.
          Ne te njejten linje me Ramen,duket qarte qe jane edhe gjithe ata gazetare e analiste ,qe me duhet ta perseris per te qindten here,se kane te perbashket krahinorizmin dhe perkatesine politike,qe nuk perfaqesojne gjithe gazetaret dhe analistet ne Shqiperi.
          Gjithsesi,gjithe ky debat i mbrapshte,mes shqiptaresh,nxori ne pah nje konstrast,qe mire qe doli ne drite.Eshte me mire,kur e keqja,nuk mbahet mbuluar,duke pasur efekt te njejte,gjithsesi;bile me te keq,kur eshte nen kapak.
          Pala e pare,politikane,analiste dhe gazetare nga Kosova,qe kritikojne me shume te drejte Ramen.Kritikat e tyre jane shume te argumentuara.Nuk kane emocionalitet,perkunder pritshmerise ne te tilla raste.Jane argumente te thata.Pa asnje lloj ngarkese.
          Pala e dyte,politikane,analiste dhe gazetare nga Shqiperia,qe mbrojne progaonizmin e Rames.Ndryshe nga koleget kosovare,keta,perndryshe nga c’pritej,dhe per cudi,me shume emocionalitet.
          Edhe nuk do te ishte shqetesuese per mua,nese do ishte vetem per kaq.Por,ka nje gje te mbrapshte dhe shume te keqe ne kete emocionalitetin e mbrojtesve te Rames.Ai nuk eshte i vertete.Eshte i rrejshem.Eshte fallc.
          Keta te Shqiperise,keta qe mbrojne Ramen – sepse,sic e thame,nuk perfaqesojne gjithe gazetaret dhe analistet e Shqiperise(ata ne fakt,perfaqeojne Shqiperine krahinoro-socialiste) – i shmangen thelbit te debatit,devijojne nga debati.Kete e bejne qellimisht.
          Debati eshte nese,Rama,veproi drejt apo gabim,qe pa u konsultuar dhe pa perfillur Prishtinen zyrtare,merr persiper te zgjidhe problemet me Beogradin.
          Ja,ky duhej te ishte debati i vertete.Politikanet,analistet dhe gazetaret kritike nga Kosova,thone JO.Dhe e argumentojne.Argumentet e tyre jane shume te drejta dhe te sakta.Per fat te mire,ekspertet me te mire te politikes dhe diplomacise ne Shqiperi kane po te njejtin mendim me ato te Kosoves.
          E pikerisht,pse argumentat e kritikeve jane te drejta dhe te sakta,analistet dhe gazetaret krahinore ne Shqiperi por edhe politikane bythlepires te RAmes,gjithashtu,per fat te keq ,edhe keta krahinore,e SHMANGIN, e DEVIJOJNE debatin,duke luajtur paciperisht,pafytyresisht rolin e patriotit!
          Shprehjet me te perdorur devijuese,shmangese,te mbrojtesve te RAmes,jane: cfare uji i dhe gomarit apo hyp se te vrava,zdryp se te vrava,e gjera te ngjashme.Duke e thene,gjithsesi,ne ligjerate te drejte: po ju kosovaret,ne nje ane kerkoni mbeshtetje nga Shqiperia,e ne anen tjeter zemeroheni kur ju mbeshtesin…!!!
          Shihni cfare rrufjanesh!
          Shihni sesi e devijojne debatin!
          Ky devijim eshte edhe nje fyerje per inteligjencen nenmesatare njerezore!
          Jo,hipokrite ,jo!Nuk mund ta kaloni me kesi lojerash idiote fjalesh.
          Shqiperia e ka detyrim mbeshtetjen ndaj Kosoves.Cdo politikan e ka detyrim.I detyron Kushtetuta.I detyron,fundja,vullneti i popullit.
          Keshtuqe,nuk eshte ne dore te RAmes,te ndihmoje a jo.Ai e ka detyrim kushtetues.
          Edhe Kosova,nga ana tjeter,me shume se nga kushdo,ka nevoje per mbeshtetjen e Shqiperise zyrtare.Ketu,nuk ka asnje dileme per politikanet dhe intelektualet e Kosoves.
          Por,kjo nuk do te thote,qe nje aventurier i Shqiperise,qofte ky edhe Kryeministri i saj,sic edhe eshte ne fakt Rama,te beje si t’i doje qejfi,ne koke te vet,pa pyetur e pa u konsultuar,e madje edhe duke e shperfillur Prishtinen zyrtare.
          Kjo eshte e papranueshme.Si per ata ne Kosove,edhe per ne ne Shqiperi.
          Jo vetem e papranueshme,por edhe antikombetare,sepse,duke shperfillur Prishtinen zyrtare,ndihmon Beogradin zyrtar.
          Pikerisht kete kritikojne koleget nga Kosova.Ata kane,thjeshte,te drejte.
          Perdite e perserisin kete argument,por Rama dhe bashibozuket e tij ,nuk duan ta degjojne.
          Per ta mbyllur,dua te theksoj per te disaten here,sepse eshte tejet e rendesishme: ata politikane,gazetare,analiste e intelektuale,qe ne kete debat po mbrojne Edi Ramen,nuk perfaqesojne Shqiperine.Sepse,eshte krijuar pershtypja e gabuar dhe shume e rrezikshme,sikur kemi dy pale qe po kerrleshen: kosovare dhe shqiptare!
          Jo,jo!
          Ata qe mbrojne Edi Ramen,i perkasin te gjithe,pothuaj( ka edhe ndoca naive,megjithese shume pak,qe kane rene ne gracken e kesaj loje hipokrite) , te njejtit soj.
          Ne kete rast me soj,kam parasysh sojin politik-kulturur-krahinor.
          Jane,pikerisht, keto karakteristika te sojit,qe i bejne ata te pandjeshem,ne rastin me te mire,ndaj shqiptareve te Kosoves dhe ceshtjes kombetare.
          Jane,pikerisht,keto karakteristika te sojit,qe i bejne ata aq te pandjeshem,sa te citojne shkrimtare dhe intelektuale antishqiptare serbe ,si pa gje te keq.
          Prandaj,une u bej thirrje edhe njehere atyre gazetareve,analisteve,intelektualeve dhe politikaneve ne Shqiperi,qe nuk po folin akoma,si Prec Zogaj,Shenasi Rama,Mark Marku,Ardian Ndreca,Besnik Mustafaj,po permened vetem keto qe jane mese shumti prezente ne televizione dhe shtyp, qe te shprehen,dhe te mos lene te kuptohet,sikur gazetarine shqiptare e perfaqesojne vetem krahinoret si Muc Nano e Andrea Stefani me shoke,te cilet, ate mendim qe kane per verioret ne Shqiperi,kane edhe per shqiptaret ne Kosove.

          1. trojani says:

            O rroooooot cari !! nga ky shkrim kete kuptove ti , qe fajin e ka Edi Rama !!!
            O te vragte damllaja o debil.
            Te pakten gje artikullin e duhur e posto komentin. psh,shkrimin e cerrik buzhalles apo si e thone ate berat , roskocec se nuk ja mbaje mend emrin…
            Saliu yt u jepte nafte serbrve te vrisnin kosovaret ,kurse Edi sa here vete ju hedh nga nje ” bombe” the flet me vete serbia per nje vit, ky eshte ndryshimi.

    2. epiriiiii says:

      Sot pash 1 foto te Thacit me Ramen duke u perqafuar e buzeqeshur. te gjith ju ANAL istat na keni car trapin kot keto dit me FILOZOFITE dhe ANALIZAT e tuaja boshe, Gjithcka paska qene Fantazi Humane pa pik lidhje me Realitetin. ua la ne der Thaci me Ramen. mbajeni me shendet “bishtin” nga pas. tung

  2. england says:

    Qarte,paster si kristali paragrafi i fundit eshte thelbi i gjithe kesaj zallumahie!kur thua se une flas shqipe quhem shqiptar dhe kjo eshte adresa ime,i ke thene te gjithe shqiptarve qe ndihen te tille,dhe ku zemra rreh shqip.

    1. Adi says:

      Problemi me i madh eshte se Kosovaret nuk e besojne vete akoma qe jane te pavarur. Prandaj rrine merren me ca tha Vucic, ca tha Rama, pse u tha Nish – Durres, pse nuk u tha Nish – Republika e Kosoves – Durres. Nuk jane fjalet qe e bejne Kosoven shtet po punet e mira

  3. KosovarI ME GJAK SHQIPTARI says:

    Bravo ti qenke me gjak shqiptari, ti je nje nga ata qe e do Kosoven te flas shqip dhe jo Kosoven te flas serbishte si tradhetaret e sojt hashim e bythqim te tjer …

  4. Aleksander says:

    BRILANT …s’kam fjale ,i ka thene te gjitha ne menyren me te mire te mundshme !

  5. bimbashi says:

    As qe e ve ne dyshim qe Kosova ka njerez te ditur, te mencur e intelektuale, por keta, fatkeqsisht si edhe ne Shqiperi degjohen me pak. Plehrat vijne ere gjithmone dhe ato ndjejme te parat, por ne do te jemi komb i forte vetem nese pastrohemi nga keto plehra, te cilat artikullshkruesi i cileson dhe me emer. Bravo z. Arben per artikullin. Shpresoj ta lexojne sa me shume njerez.

  6. B. K says:

    IDIOTIZMA të HERSHME të FRESKUARA NGA HOXHA i KosovOS!

  7. aqif tahipi says:

    Ju lumte Z.Kastrati per vertetesine. Gjeja e vetme e cila po mungon ne trojet shqiptare eshte e “verteta ” .Cdo politikan ,gazetar ,biznesmen perpiqet te ngreje nje tis (vello ) te pavertetash qe na huton dhe bezdis .Shtypi shqiptar (edhe kosovar )ka vertet nevoje per shkrime shqiptaresh te vertete si ju .Faleminderit.

  8. Dursak says:

    Dikur thonin: Nuk ka lab me cizme, Cam besnik dhe Kosovar me mend, POR per kete Te fundit paskan gabuar. KY shkrim me bind se ka dhe perjashtime

  9. Shkodrani says:

    Perse kerkoni te quheni shqiptare me zor? Me gjeni nje periudhe te historise Kur Kosova ishte pjese e Shqiperise. Filloni qe nga ” Historia e Skenderbeut” e Fan Nolit. Kufiri shqiptar ishte Dibra ( Sfetigradi), prei nga ushtrite turke sulmonin Shqiperine. Mbreteria e Zogut as nuk e llogariste Kosoven. Enver Hoxha Po ashtu. Sot qe jane shnderruar ne xhihadistet e Ballkanit nuk i sheh kush me sy. Vetem nje eveniment panshqiptar njihet nga historia, Lidhja e Prizrenit, qe ishte lidhja e müslimaneve te Ballkanit nen kujdesin e drejtperdrejte te sulltanit per te frenuar perparimin e ushtrive ballkanike. Prandaj boll na cate koken, gjeni nje Identität dhe adoptojeni Por mos shihni nga ne.

    1. bimbashi says:

      Se mos rrije pa folur dhe kujtonim se ishim te gjithe te te njejtit mendim. Kosovaret jane serbe sipas teje, meqe paskan qene nen Serbi dhe ne jemi turq, se deri ne 1912 nuk paskemi egzistuar si shtet. Lidhja e Prizrenit, lidhje e myslymaneve? e kam degjuar dhe kete ?

      1. Shkodrani says:

        Atehere mesoje pra se Sa gabim te eshte servirur historia. Mesoje se te Kjo lidhja ishin gjysma perfaqesues shqiptare e gjysma perfaqesues the myslimaneve te Sanxhakut. Te sfidoj ta gjesh Diku dokumentin origjinal the lidhjes, ku perfaqesuesit zotoheshin se Do luftonin deri ne fund kunder ushtrive pushtuese ( ballkanike) dhe se njihnin vetem nje autoritet, Ate te sulltanit.

        1. canada says:

          ti nuk je shkodran!
          ndoshta je prej Vraket.
          te lutem mos na ndyj emrin shkodran me marrina.permend perjudhen e Skenderbeut deri te Noli dhe mundohesh me tregu qe skena lidhje me kosoven.me kosoven na lidh gjuha,gjaku,traditat etj,etjkosova eshte thjeshte Shqiperia veriore don apo nuk don ti.Nuk deshta me e ul vedin ne nivelin tand por jane ba shume si puna jote me komente antishqiptare ne portalet shqiptare.
          pershendetje e xen mend.

    2. Tili says:

      Zogu-Pasic
      Enver Hoxha – Tito
      Rama – Vucic
      Hajt shipkart e shipkaris veq vazhdoni
      Ju njofim mire Juve
      Ju pallon mire juve greku tash e 25 vjet,dje ju kendoi kengen
      Mire e spjegoi se cfare llumi jeni Robert Alijaj me shkrimin e sotit
      O ti shkrues Kastrati,kqyre more punen tande se qe tash shipecat qeshin me ty.

      1. Kosovar says:

        Til sje prej Kosove ti keshtu qe mos fol ne emer te Kosoves

  10. WEB1 says:

    O harbuter gazetare !mjaft me kete pacavure ,nuk guxon te hapesh gazeten se vetem lajme vari ,kkkk degjohen .Sot pas dy ditesh hapa gazeten tema dhe prap vazhdojne keto filozofira mesjetare mes dy vilajeteve pseudo-osmane.Per ata qe kane sy ,dhe per ata qe kane veshe ,,,,identiteti i ri ,,ai kosovar , ka filluar te behet realitet dhe perfshin te pakten 60 per qind te kosovareve qe e mendojne si buzhala apo hoxhajt .Sa per ju te tjeret qe vazhdoni ti bini daulles se patriotit pini nje shishe uthull me fund ,dhe shkoni kuroni majasellin se nuk po ju nxe karrigia nga dhimbjet .Sa per gjatoshin qe behet tellall per ata qe e shperfillin ,mire eshte ti kthehet puneve ketu ne shqiperi ,se na plasi ferrnella se nuk qenkan konsultuar me kosovaret per autostraden durres -nish a thoni ju kosova nuk eshte vetem nje vend tranzit .Eshte njelloj sikur TAP te konsultoje shqiperine kalon apo nuk kalon tubi kur dihet qe keto jane projekte qe jane hedhur ne leter me kohe

    1. shqipo says:

      60% qe mendojne si buzhala!! se ku e mate opinionin kosovar ti nuk e kam idene. Nje fakt, Berat Buzhala eshte marionete e Kadri Veselit dhe Hashim Thaqit dhe nuk ka njeri normal ne kosove qe e rrespekton, perkundrazi gjithe e urrejne. Shumica e kosovareve jane pro nje shteti, eshte nje grusht “analistesh” te lidhur ngusht njeri me tjetrin te cilet perfitojne nga te qenit te paret ne katund te cilet i meshojne forte ketij identiteti te shpifur kosovare.

      Te lutem, kur nxjerr statistika se paku mundohu te jeshe nje cike me i sakte. Ne pyetjen se “a deshironi nje shtet te perbashket me shqiperine?” me shume se 80% te shqiptareve nga kosova pergjigjen pozitivisht.

  11. Mentari says:

    Arben Kastrati apo Mekembesi I Edvin Koleres.Edvin Zgjebes.Po pse per hater te Edvin Rrugacit I kundervihesh Hashim Thacit.Cfar te keq ka pare Kosova nga Hashim Thaci? o sharlatan Bolshevik I pa ngjyre.Hashimi ka te drejte kunder Prodhes qe quhet Edvin Rama apo edvin Mashrusi.

    1. epoka e gurit nona shqiperi says:

      mentor,mendte e hashim thaqit paske..kot ske shku ne siri se atje vlejne me shume si puna jote

  12. Ortopedi says:

    Kastrati, nuk te di moshen por ke shkruar tamam pleqerishte,domethne qarte,shume qarte dhe me ndjenje.
    Kam bindjen se cka shkruan eshte sinteze e asaj cfare deshiron e ndjen shumica e popullit tone. Per dreq
    nje pjese e jona eshte marrosur,ketej e andej.Inspiruesit e kesaj tollovie jane te njohur,porse me menyren si po zhvillohen ngjarjet veshtire se marrin per mire. Se fjalet me cfare na shohin syte dhe degjojne veshet,nuk
    po i thone ata qe mbajme per te mencur,por i leshojne pa teklif ata qe nuk dine cfare thone dhe ata qe nuk duan
    kete komb te perparoj.Gjithsesi me ben pershtypje ne gjithe kete zallamahi perse nuk e shfaqin mendimin e tyre edhe
    te shquarit Kadare,Qose,e te perafertit me ta?

  13. Albani says:

    Te mos i fryjme zjarrit dhe ta bejme qimen tra.
    Perse duhet me i zmadhu gjerat dhe perse duhet qe te gjithe ti hedhim benzine nje tymi qe KURRESESI NUK MUND TE BEHET FLAKE.
    Ky lloj rreagimi i gjitheanshem tregon qe te gjithe qenkemi nga nje cike BUZHALE,dhe qe ai nuk ja paska futur dhe kot.
    Po perse more burra,po te ndesheni me nje Shqipetar te Kosoves qe e ka hale ne sy Shqiperine ,a duhet qe te urrejme Kosoven?
    Shqiperia gjithmone ka pasur ;Hamza,Esat pashe,Berishe,Buzhale,bukeshkale,por kjo nuk eshte aresye qe ti ndajme se kujt treve i perkasin.
    SHQIPETARET NUK JANE MYZEQARE,SHKODRANE,LEBER,LALUCE,KOSOVARE,EPIROTE,CAME,sepse keto jane peercaktime gjeografike qe nuk tregojne kombin,ndersa;
    MYZEQARET,SHKODRANET,LEBERIT,LALUCET,KOSOVARET,EPIROTET,CAMET JANE SHQIPETARE dhe si te tille duhet te percaktohemi.
    Shikohet qe ne treven e Kosoves martire ka shume njerez qe kane nostalgji per xhelatin,eshte nostalgjia e viktimes ndaj xhelatit te tij.
    Sic duket disave u erdhi shume keq duke pare Vucicin te dridhej,zverdhej dhe percillej perpara se pashmangshmes.
    Jane ata qe u ngriten dhe thane;
    Me cte drejte shkon Rama ne Beograd dhe na e merziti kryeministrin Vucic,kush e autorizoi.

  14. Andi says:

    pusho o koqe se dihet cfare muti serb eshte Thaci…Edi e mban ne maje te karit

  15. futi cecent back n shpell! sepse demokracija esht ne rrezik! says:

    haa haa haaa!
    a nuk e shifni se shqiptaret nuk bejn dot shtet a?
    ja shikoni se cfar thon. te gjith.
    shqiptaret nuk jan komb serjoz europjan por nje band kacakesh qe vec krime bejn.
    dhe klanet e bandes se kacakve po zihen me njeri tjetrin perjetsisht.
    prandaj,kush iken nga habitatet shqiptare pshton!
    kush rri ne trevat shqiptare vuan.

  16. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    I nderuari Arben I. Kastrati,
    Kosova, historikisht, ka pasur, ka dhe do të ketë atdhetarë si ti, të cilëve nuk u flet goja para mendjes. Të falenderoj për analizën! Kush i kthen shpinën Shqipërisë dhe kombit shqiptar, kush kërkon të nxisë frymën e përcarjesh, të jesh i sigurt se i ka hyrë rrugës së tradhëtisë kombëtare. Të tillët verbohen nga Flamuri Kombëtar Kuq e Zi dhe tërbohen nga Hymnin e Flamurit, që e ka një rresht paralajmërues dhe parandalues: “nga lufta vec ai largohet që ka lindur tradhëtor…”. Lum kush është atdhetar i mëmëdheut dhe i kombit të tij, sepse do jetë i nderuar brez pas brezi; mjerë kush është tradhëtar, sepse do të jetë i përbuzur pëjetësisht, aqsa edhe pasardhësit do të turpërohen për bëmat kundërkombëtare dhe kundërshqiptare të tyre.

    1. Baton Gostivari says:

      KRONOLOGJIA në VAZHDIM ANTISHQIPËRI

      Po serbi dhe Serbia nuk sunduan e robëruan Shqipërinë jashta insitucionit sht. Shqipëri pa mbështetje në tradhëtarët shiptarella shqipfolës. Aq më konkretisht, shkiet e sllavoFYROMIT sundimin e tyre mbi shqiptarët e realizojnë dhe zbatojnë në mbështetje të shiptarellave kamufluat me parti emërtimesh shqip që janë servis politik antishqiptart.
      Cka është BDI e integrimeve në turpe antishqiptare.
      Tradhëtia nuk është fenomen i posalindur, ka një histori suksesesh kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë tërësore.

  17. korcari says:

    Ne ne Shqiperi nuk i duam ata ne Kosova.

  18. elbasani says:

    pun muti kjo pun

  19. durrsak says:

    si su lodh që ka shkruajtur kaq gjatë njëher. kaqoli

  20. B.t says:

    Zoteri keni plotesisht te drejte.Me cudit fakti I vete asaj qe diskutohet.Anarshi totale.Thaci me shoke ju dhimbet karrikja.Nuk kane si e duan Bashkimi tone.Per Ta kjo eshte e pamundur .Behem qesharake me fodullekun e tyre.Shpresoj vetem nje gje dhe e shpresoj me shpirt:Te lutemi qe shqiptaret kudo qofshin mos te ndekin prapa.Ata kane flirtuar dhe do te flirtojne gjithmone me qarqet serbomadhe.Per ta ai eshte ushqimi diror.Ushqimi qe i mean ata ne pushteti e zingjinjeve.

  21. nji njeri i kohes son says:

    kjo puna e identitetit esht dicka qe peshon.
    dhe ne peshore mund te vendosesh nje mall te rend me tonelata apo mund te peshosh nje mall me gramatur. varet se cfar rendesije I jep tregut me peshore.
    te gjith jemi shqiptare. dihet. po sa rendesi ka kjo.
    dikush qe ka zotsi personale te spikatura I esht largu identitetit shqiptar duke u marr me sport dhe duke u afishu ne bote si sportist.
    dikush tjeter duke u marr me art dhe rron si artist ne bot.
    ata qe s jan te zotet ,s mund te thon se “jam sportist,apo jam artist,apo shkenctar”,atyre i ngelet te quhen vetem “shqiptar”
    ca je ti? jam futbollist thot I talentuari. s ka rendsi se esht shqiptar
    po ti? jam soprano thot tjetra dhe me ate identitet ha buk pasurohet rron neper bot.
    po ti? un punoj ne bank ne amerik. punoj ne amerik per kompanit e naftes.. etj etj.
    kto jan identitetet njerzore te individve te zot qe nuk kan mbetur vec ne ate identitetin:”jam shqiptar”
    dikush qe s esht asgje,qe s ka as shkollim as edukim as talent as zotsi per tu ballafaqu si individ specjal dhe I fuqishem ne bot ,ktij personi pra si mbetet gje tjeter vec te thot ate qe e ka dhurat nga zoti,qe e ka qyl pra qysh kur ka le,”jam shqiptar” thot sepse s esht gje tjeter.
    po te jet professor doctor shkencash do te prezantohet si I till. po te jet talent tjeter po perseri do te prezantohet me identitetin e talentit qe ka.
    ai qe s ka talent dhe qe esht askushi prezantohet me identitetin qe ka lind.
    edhe nji gje. te gjith jemi shqiptar qysh nga lindja. por a esht kjo krenari dhe gje e mir?
    der me sot me duket se esht nje gur nen rrota per identitetin e cdo talenti shqiptar.
    esht mir qe te thuhet e verteta troc qe me pas te ndryshohet gjendja,. me mir te thuhet qe: “te jesh shqiptar esht minus. prandaj duhet te ndryshojm boten shqiptare qe ta kemi si plus identitetin e lindjes shqiptar” .
    kaq!
    te tjerat jan romantizma ose pordh me rigon.
    o sa majr me qen shqiptar ,esht nje genjeshter kalamajsh qe e merr ne qaf naivin dhe te paditurin. I ve nje gur ne qaf dhe e con ne gremin.
    he!
    qe s ke c ben,qe je I damkosur me qen shqiptar kjo esht e vertet. dhe njerzit kan gjet nje rrug individuale per te kriju identitetin e tyre personal. suksesin privat ne perndim.
    sepse suksesin si komb nuk e shpresojm se do ta arrijm duke pa se cfar ndodh me ne .,per fajin ton,dhe me mendjen ton te keqe.

  22. I drejti says:

    Shkrim shume i mire, analize e qarte.Bravoooooooo.

  23. kombi says:

    Kastrati ,me shkrimjn e tij plot te verteta meriton nje bravo te madhe . Une nuk jetoj ne Kosove ,por kete gjendje qe pershkruhet me lart ,e flasin shume qytetar ,fshatar te Kosoves te cilet nuk presin asnje zgjidhje nga qeveria e Thacit qe tashme eshte kthyer ne nje mbret ne Kosove . Kosova ka shume intelektuale te mirfillshem ,shkrimtare ,historian dhe artiste , por eshte e pafalshme per ate vend qe ,vazhdojne te mbajne Thacin i cili ka nje nivel mesatar . Por po e lejme nivelin dhe jeten e tij private,qe viziton klube prostitutash,kh kalon mbremje te kendeshme ,ashtu di i ka hije nje sheiku ,por po ndalemi vetem per keqqeverisjen e tij , kh korrupsioni eshte tasbme i dukshem dhe ben muuuu
    Horrhani Thaci bashke me njerzit e tij te medias ,tashme te paguar mire ,po fillojne cdo dite dhe me shume ti bejne shplarje truri popullit te Kosoves ,me qellim qe nje grusht sheikesh te mbijetojne ,duke sakrifikuar ,popullin dhe shtetin e tyre . Kjo eshte paraja e madhe ,ajo i shkatarron zemrat ,ndergjegjet e njerzeve ,ajo shkatarron Kombe . Shpresa nuk duhet humbur ,besoj qe ka mbetur njerz te paperlyer ne Kosove qe THACIT TI TREGOJNE VENDIN ,KU AI E MERITON .
    DHE VJEN NJE DITE ,NDOSHTA NUK ESHTE LARG AS PER KOSOVEN DHE AS PER CA PALO POLITIKAN NE SHQIPERI . AMERIKA I KA NE DOSJE TE GJITHE EMRAT E KORRUPTUAR , KOHA PO AFRON PER ATA .

  24. Me shume e dua Shqiperine! says:

    Nje BRAVO e madhe per Zotin Katrati per fjalet me vend qe ka thene!!! C’jane keta idiota qe qe ngrene zerin kunder njohjes se vet???!!! Shqiptare intelektuale ne jug dhe veri (perfshij edhe Kosoven) ngrijeni zerin se po na mbytin plehrat, mutrit, eshte bere det me mut ne te gjitha trojet Shqiptare! Edhe nje BRAVO e madhe per kryeministrin Shqiptar qe eshte kaq larg pames dhe atdhetar qe shume idiota nuk e shohin se c’behet!!! Po shoh dhe degjoj shume Shqiptar qe thojne se çi duhet Ed Rames me keto gjera le te rregulloje Shqiperine nje here…komente idiotash dhe injorantesh…puna e politikes eshte si puna e anijes lundruese qe ka shume gjera per t’u adxhustuar si p.sh. velat, timoni, etj., etj., qe te shkoje ne vendin e duhur e jo ku ta çoje deti i marre! Shume gjera duhen bere nje heresh ne politike. Keshtu ata dijetare, politikane, dhe analiste leshi me mire te mos flasin ne emer te Shqiptareve jugore dhe veriore(Kosovare).

    Edhe ata Shqiptare qe ndajne dhe diskriminojne midis Shqiptareve jugore dhe veriore(qu j’u therrasin maloke) harram ju qofte qumeshti i nenave Shqiptare!!! Une jam nga jugu por i dua vellezerit dhe motrat Shqiptare me c’faredo krahine, feje, dhe ideje!!! E dua Shqiperine dhe Shqiptaret te jene nje ne zemer ne rradhe te pare!!!
    #adresaimeeshteShqiperia

  25. orient says:

    Me pelqeu shkrimi..aq sa munda te lexoj…thaçi eshte nje figure politike qe do te harrohet,por ,ne dashurine per kosoven e kemi nga figura te shquara qe ka nxjerre ne shekuj..legjenda ne historine e perbashket..nga fisniku Rrexhep qosja me te cilin edhe krenohemi ndoshta pa lejen tuaj,sepse e konsiderojme te paarritshem per punen qe ka bere…Kosova ka egzistuar dhe do te egzistoje…por kosovaret nuk duhet te bien pre e ngacmimeve mediatike ,serbe apo dhe te mediave te shitura kosovare..pasi i degjoj apo lexoj dhe nuk kam fjale, per gabime trashanike emocionale vetroberuese..ne e duam kosoven,por kosovaret per gabimet e tyre nuk duhet te anatemojne shqiptaret..

  26. Prishtinalia says:

    Duhet ta kupton shqipëria një her e përgjithmon se serbet përdorin metoda të ndryshme që të na përqajnë ne mes vete por që ne duhet të jemi vigjilent dhe sy hapur dhe të mos tolerojm politika të tilla përqarëse dhe të.jemi të bashkuar se më të fort do jemi dhe do ti kalojmë këto sfida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje