Nuk kishte gjasa që të qëndronte mënjanë profesori i katedrës së gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka rreth gafave të fundit që bëri ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias duke kërcënuar haptas Shqipërinë rreth Çështjes Çame.
Në shkrimin e tij Barka nuk është i sinqertë dhe i vërtetë, por bënë lojë fjalësh duke gënjyer dhe thënë se Ligji i Luftës i njëanshëm i shpallur nga Greqia nuk ekziston, ku kërkon me çdo kusht që në Shqipëri të ndërtohen rreth 8.000 varre të zbrazura për ushtarët greke. Më tej Panajot Barka shpreh urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve të Çamërisë duke i akuzuar ata se kërkojnë të importojnë minoritetin shqiptar në Çamëri.
Panajot Barka nuk është idiot, as i paditur, sepse ka gjithë ato tituj shkencorë, por në shkrimin e tij kërkon t’i bëjë budallenj shqiptarët rreth probleme të hapura që ekzistojnë midis dy vendeve.
Duket sikur shkrimi i Barkës ka dalë nga zyrat diplomatike të Greqisë si një udhërëfyes se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët, nëse duan votën e Greqisë për anëtarësimin në BE.
Në radhë të parë, Panajot Barkës, këtij nacionalisti ekstremist i minoritetit grek, i cili punon prej shumë vitesh për aneksimin e jugut të Shqipërisë, për greqizmin e ortodoksëve shqiptare duhet ta dijë qartë se Ligji i Luftës ekziston.
Në 28 Qershor 1999, ambasada greke në Tiranë lëshon për mediat shqiptare një dokument ku deklaron se Ligji i Luftës 2636 (Barka shkruan 2623, por e ka gabim) nënshkruar nga mbreti Jorgo i Dytë dhe botuar në fletoren zyrtare më 10 nëntor. Ky Ligj ka bllokuar të gjithë pasuritë e shqiptarëve që janë në Greqi, pra nuk bëhet fjalë vetëm për pasuritë e shqiptarëve në Çamëri, por pasuritë në Selanik, Follorinë, Kostur, e gjetkë. Pra, dyqane, shtëpi, toka të shumë shqiptarëve nga Korça, Pogradeci, Durrësi, Tirana, Gjirokastra e më gjerë. Mes këtyre pasurive të bllokuara është edhe shtëpia e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtinës në Selanik. I kanë marrë pronat vetëm ata shqiptarë që kanë ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke dhe unë njoh të këtillë.
Panajot Barka i sygjeron shtetit shqiptar që duhet të zbatojë marrëveshjen për ndërtimin e varrezave për ushtarët grekë duke ndërtuar rreth 8 mijë varre boshe, pa eshtra ose me eshtrat e shqiptarëve të vdekur ndër vite. Në fakt, mirë do të ishte që ushtarët grekë të prehen në tokën e tyre, ashtu si ushtarët italianë që shteti i tyre i mori shumë vite më parë.
Më tej Panajot Barka na këshillon që nuk duhet përkrahur Shpëtim Idrizi dhe PDIU për Çështjes Çame, sepse ai kërkon t’i importojë Greqisë minoritetin shqiptar në Çamëri. Në këtë rast Barka luan keqas me ndjenjat e një populli. Ai duhet ta dije shumë se çamët u përzunë me dhunë nga EDES e Napoleon Zervës, shqiptarët në Çamëri ishin shtetas grekë, me atë shtetësi që sot shumë të tjerë, pse jo dhe Panajot Barka e kanë marrë prej punëve të fëlliqura.
Pra, Shpëtim Idrizi dhe PDIU kërkon rikthimin e shtetësisë greke në bazë të ligjeve Ndërkombëtare, asgjë më shumë, veç drejtësia të vendoset në vend. Për rikujtesë për Barkën, shqiptarët janë popull i butë dhe njerëzor, nuk i kanë trajtuar pakicat ashtu siç i trajton Greqia, e cila mohon ekzistencën e tyre. Shqipëria komuniste nuk i përzuri grekët minoritarë në Greqi apo t’i keqtrajtonte, kur u përzunë çamët, u masakruan. Përkundrazi, Shqipëria komuniste i shkolloi, madje shumë prej minoritarëve grekë arritën bën lart në shkallët e shtetit të kuq deri në postin ministrit të mbrojtjes, duke treguar se komunistët i besonin minoritetit grek sigurinë kombëtare.
Më tej Panajot Barka na tregon se një grup profesorësh grekë po rrëmojnë nëpër arkivat gjermane, angleze dhe greke për të vërtetuar se çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve. Unë e garantoj Barkën dhe shpurën e profesorëve të tij se mund të ketë pasur individë, jo më shumë se 200-300 vetë në gjithë Çamërinë që kanë bashkëpunuar, por kanë qenë me mijëra partizanët që u grupuan në batalionet shqiptare si “Ali Demi” dhe “Çamëria”, por edhe në forcat greke të rezistencës Ellas. Ndaj, nuk ka asnjë arsye të mirëqenë që të të lejojë të persekutosh një popullsi rreth 30 mijë.
Prej 72 vitesh Greqia me studiuesit dhe historianët e saj hodhi baltë mbi popullsinë shqiptare nga Çamëria se kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve. Le të gërmojnë Barka dhe barkat e tjera të shpëtimit për ato materiale, por nuk do gjejnë asgjë, asnjë fotografi, asnjë marrëveshje të çamëve me italianët dhe gjermanët në dëm të popullit grek. Panajot Barka ua them hapur në sy, se kolaboristët grekë nuk u dënuan, por qeverisën Greqinë e pas lufte e deri më sot. Po ua dëshmojë këtë me fakte, faksimile dhe fotografi të dalë nga arkivat greke.
Po ju mund të më dëshmoni me fotografi dhe faksimile origjinale dhe jo falcifikime për bashkëpunimin e çamëve me gjermanët?
Madje, për këtë çështje urdhëroni ku të doni në një debat publik, në cilin television të dëshironi, zgjidheni ju Panajot Barka. Jam i gatshëm të përballem me fakte dhe jo akuza politike për të na e mbylluar gojën, për mos të mbrojtur dhe thënë të vërtetën.
Ja ta nisim me disa pyetje të thjeshta:
Panajot Barka përse vllehët nuk u persekutuan ashtu si çamët?
Vllehët bashkëpunuan zyrtarisht me italianët dhe gjermanët, shpallën Autonominë e Principatës së Pindit në mars 1942, por popullsia vllehe nuk u persekutua.
Përse Konstandin Karamanlis nuk u persekutua si bashkëpunor i gestapos gjermane në Selanik, por u bë president dhe kryeministër?
Po Maimaraqis, pa folur për Rallis?
Përse miku juaj dhe i kryepeshkop Anastasit, vllehu Nikolla Jani Mercos nuk u burgos apo u persekutua si bashkëpunëtor i italianëve dhe gjermanëve?
I thoni Niko Mercos, meqë është ende gjallë që unë e akuzoj atë publikisht si bashkëpunëtor të nazistëve.
Përse Nikolla Mattheo Matusi, ish-kryeministri i Autonomisë së Principatës së Pindit dhe komandant i trupave vllehe “Legjionet Romake” që bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët nuk u dënua, por vdiq i respektuar nga shteti grek?
Ju Barka vazhdoni ende të merrni pjesë në aktivitetet për Autonominë e Vorio Epirit me Babis Karathanon dhe shumë grek të tjerë ekstremistë?
Ju këshilloj profesor Barka të mos mbani leksione rreth çështjeve greko-shqiptare, sepse jeni i njëanshëm, i padrejtë, një gënjeshtar i cekët. Historia e vërtetë, pavarësisht shtrembërimeve që mund t’i bëhen gjatë viteve, ajo nuk mund të zhbëhet, por do të dalë në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për t’na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar. Prandaj, unë jam i bindur se Çështja Çame po shkon drejtë zgjidhjes, jemi në rrugë të mbarë për rikthimin në Çamëri në bazë të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Nje artikull i sakte dhe racional nga Arben Llalla nje shqiptare i vertete
dhe jo si disa palo historian si Aurel PlasKARI qe hajne buke ne token
shqiptare dhe bejne interesin e grekut.
Ky artikull do te thote qe ka shqiptare qe nuk shiten por mbrojne interesat
e vendit te tyre dhe duhen respektuar edhe nga institucionet e larta shqiptare.
Llalla
Mqs e permende disa here qe greket kerkojne 8000 vare bosh mendova te shifja edhe pak me larg se hunda.
Dhe si njeri qe mundohem te mos besoj asnje pale as greket po edhe ty se me kaq shume gafa qe ke bere dukesh si komisar partie se sa nje historian.
Dhe mendova te shof njehere ca thone italianet pala humbese e luftes italo-greke. Nuk e besoj qe deri ketu te mos jesh dakort. Dhe ajo qe rezulton nga italianet eshte interesante.
Atehere simbas italianeve nga pala greke ushtare te ngrire nga I ftohti 11.000 , ushtare te vrare 13.000 , ushtare te humbur 15.000.
Llalla eshte fakt historik qe nuk diskutohet qe lufta italo-greke u zhvillua per gjate kufirit greko shqiptar ndersa pjesa me e eger e saj u zhvillua brenda teritorit shqiptar. Apo as me kete nuk je dakort?
Pra nga sa me siper nga burim asnjanes dhe shume I besushem z.llalla sikur I bie qe greket kane te drejte.
Dhe ne kete pjese z.llalla eshte prape fakt I pamohushem historik qe greket as gjate luftes dhe as ne perfundim te saj si fitimtare nuk vrane asnje shqiptar mysylman ose ortodoks. Dhe po kaq e rendesishme sa kjo bile dhe me shume se kjo greket u terhoqen nga shqiperia e jugut.se ne rast se ke 2 gr shkolle 2 gr njohuri historie e te drejte nderkombetare ti e di se ne rast se gjermanet do I kishin gjetur greket brenda teritorit shqiptar ne perfundim te luftes ajo pjese do njihej si pjese e greqise. Bile amerika dhe anglia bashke me greqine e kerkuan ne fund te luftes se II boterore po fati te vjen andej nga nuk e pret dhe ishin ruset ata qe u bene garantet e kufijve te shqiperise duke njohur meritat e LANÇ.
Z llalla po e lexove historine me foto behesh si keta cunat e isis qe fene e mesojne ne you tube.
Edhe lexo ndonje liber historie e shko ndonje arkiv se nuk behet historia me fotot e sendukut te gjyshes.
Bravo nje Koment shume i Sakte, llogjik dhe fakte te pa Mohueshme….. Le te llapin Llallushet dhe Idrizat sa te duan Varrezat e ushtareve te Lavdishem Grek do te behen, ky eshte detyrim Nderkombetar i Shqiperise.
Kurse Zefi i Pa emeri dhe Vito Leshi le te han mute.
Me fal te te them
Se detyrim I shqiperise eshte vetem te jete humane me ata njerez qe rane per lirine e vendit te tyre dhe nuk cenuan lirine tone.
Kjo po eshte detyrim.
Ty mor palo grek cfar don te shofesh ake sy ne ball ty mer debill apak po shef cfar po ndodh sot ne 2016 me emigrantet e shkret detyrohen te ndrrojn emrat vetem per te siguru njifarlloj jetese se ndryshe kthehen nga kan ardh ateher mund te llogarisesh se cfar ka ndodh me camet para 70 viteve ty te paska fry panajopullosi dhe sa i perket pasurive te shqiptarve atje edhe ajo nuk humb se ja ku i pagon krejta eshte fut ne borxh sa qe edhe dhjet gjenerata skan me u pastru por edhe me keq kan me pa se ai popull ka masakru njerz te pa fajshem
beni, e ke gabim; greku ka djegur Shqiperine e jugut me 1914 dhe une ti jap me foto, deshmimtare, dokumenta, ndersa edhe ne luften e dyte boterore me deshmimtare, dokumenta e çfare te duash ti, por ushtaret greke nuk kane te drejte te privatizojne tokat shqiptare me varrezat e tyre; te shkojne te prehen atje prane pronave dhe ish shtepive te tyre. Te gjitha te tjerat jane spekullime, amatorizem apo dhe dashakeqesi sot ne kohen qe çdo gje e shte e zbardhur dhe s’ka me njeri ti shtoje nje presje.Keto probleme me grekun jane bere tani qesharake pas gjithe atyre fakteve, por ti beni meqense del si çyst, po te pyes: njeh ndonjerin nga Kallarati Vlores dhe pyete nje çike se çfare kane bere greket atje. Mos valle duhen ngritur dhe ne Kallarat varreza greke?
Ato te ashtuquajturat “dokumente” italiane qe zotrote na I servir ketu, do te ishte mire te na tregoje burimin se ku I ke marre. Nga ana tjeter, ne se I ke marre nga gazetat fashiste te kohes, ato jane po aq te besueshme sa ishin gazetat e Enverit qe na flisnin per begatine e Shqiperise ne kohen kur njerezit e kalonin kohen neper rradha per 5 kokrra veze e nje liter qumesht.
Greket keta kolaboracioniste te qelbet te nazisteve. Edhe sot vazhdojne traditen e tyre rraciste me partine Agimi i Arte.
Llalla ka idene se historia behet ashtu sic desheron ai te jete. Fatkeqesisht per te faktet flasin ndryshe. Sa per akuzat e shumta jashte cd lloj argumentimi nuk ja vlen bara qirane te komentohet. Barka paraqiti me nje sistem llogjik ate qe vlen midis Italise e Greqise e rrjedhimisht edhe Shqiperise. Barka thote se ligji nuk esht e aprovuar nga parlamenti, por nga mbreti. Meqe nuk ka mbret tani , a nuk eshte i mjaftueshem vendimi i qeverise se Papandreut ne 1987 qe e abrogon ate? Dihet qe pasurite jane sekuestruar ne baze vendime gjykatash dhe jo ne te ashtuquajturin ligj lufte qe ne vertete mund te quhet “ligji mbi krimet e luftes”. Sigurisht qe gjykatat jane bazuar ne kete ligj, por abrogimi i tij i mevonshem (i kryer mga kryeministri grek ne 1987 ) nuk dmth se ka efekt para veprues. Asnje lloj parlamenti nuk ka atribut ta beje nje gje te tille tani mbas 70 vjetesh. dac kuptojeni, dac mos e kuptoni.
Cfare shkruan more grekofil tarallak prona private eshte lihji i pare themeltare i te Drejtave te Njeriut dhe nga ajo prone nuk privohet askush more carac qofshin keto vendime Gjykatash “greke” apo cdo Gjykatash [email protected] po ku ta dine kete Hienat e Pontit anadollak qe ju versulen ketyre aneve si kafshe te liga grabitqare turma te poshtra parazitesh e mashtruesish qe jetojn ne kurriz te Europes turma te djallit
Pallagapso
Qe camet jane me shqiptare e me te zote se shqiptaret qe kane bere shume e shume sakrifica per shqiperine e morem vesh.
Po qe camet jane me te zote se gjermanet tani e zbuluam.
Pothuajse me te njejtat ligje jane debuar e ju jane konfiskuar pronat jo 20 mije po disa milione gjermaneve mbas luftes se II boterore kryesisht nga polonia dhe cekia.
Deri me sot ata nuk kane aritur te marin gje dhe jam I sigurt se ata shpresen e kane tek ju te çamet
Se po I moret ju pronat do I marin dhe ata.
Ne shqiptaret ku ti marim pronat thuaj. Na mbyten greket gjthandej.
PS: Po lexove ndonje gje ne Internet per debimin e gjermaneve me kuc e me mac nga sudetet dhe nga polonia do na kursesh dhe ne te tjereve baterine e tel.
Cekia si shtet pati kurajon te kerkoj faljje Gjermanise. Por ceshtja e Gjermaneve te sudeteve eshte se ata thjesht u debuan dhe nuk vuajten GENOCID sikur Camet qe ishin Shqiptar dhe jo Gjerman
Anullimi i atij ligji do te thote qe anullohen dhe te gjitha vendimet qe jane marre me baze ate ligj atje ku eshte e mundur, sekuestrua e pasurive nuk eshte bere me asnje vendim gjykate qofte dhe greke, dhe nese do ish bere me vendime gjykatash perseri eshte nul se ne ato gjyqe nuk u eshte dhene mundesia cameve te mbrohen ose te apelojne vendimet, gjithsesi te gjithe e dine qe vetem Greqia nga shtetet evropjane nuk denoi kolabrocionistet pas luftes se dyte me heshtjen e aleateve per arsye te rrezikut komunist, gjithsesi shekulli i XXI flet shqip dhe keto jane nostalgjiket e fundit te shtetit kriminel grek dhe nuk i pjerdh njeri, madje dhe deklarata e ministrit grek tregon se kane filluar ta humbin torruan para llogjikes njerezore, eshte shme veshtire qe shtaza te luaje perjete rrolin e humanit.
o llalle pse shfryne,se keni frike,pse spranoni genocidin e VLLEHEVE
o bastarde fare qe jeni
Po pse o zoti Llallai suleni profesorit Barka me aq egersi dhe me nje nivel shume te ulet argumentimi ? Ashtu si e trajton problemin pdiu dhe ju, problemi ” c a m ” nuk gjen zgjidhje,
More “shef”
Ne ne Amerike i themi shef guzhinierit.
Ky emerte shkon mire si “guzhinier” analfabet i guzhines helmuese te Janulles.
Nga helmi i Janulles do te vdesin sherbetoret bukeshkalle qe shiten atdheun per 300 EVRO (se keshtu e preferoni ta shkruani ju grekofillaket).
Te te them “turp te kesh” nuk ka kuptim sepse te mungon krejtesisht ajo ndjenje.
Shihni si hiedhen ketu gjithe antishqiptaret grekofile per te marre ndonje kocke janullaqe.
Keto qenie te mjera nuk mund t’i urrej por i meshiroj per gropen septike antikombetare ne te cilen kane e s’dalin dot.
E pse merresh me Panon e shkrete? Thjeshte, e ka origjinen nga bujkroberit greke qe ishin ne sherbim te bejlereve Gjirokastrite, Libohovite, Lunxheriote etj. Imagjino ca kompleksesh duhet te kete Panagioti i shkrete duke qene edhe “profesor” qe i ka pase pleqte ‘argates’ te allvanoseve. Imagjino pastaj po t’ia beje hysmetin edhe Janulles nga prapa se i pelqen atij si gjithe helenave.
Llalla po Shpetimi (sotiris) thote qe asnje cam nuk ka bashkpunuar!
Erjon mos genje ,qe ketu shifet se te gjithe ata qe mbrojne barka,apo barkderrin,jan jo te bindshem,po te ishte genjeshtra objekt,apo koder,greket do te zinin vendin e pare ne bote,do ja kalonin edhe monteveresit.SHPETIMI asnjher ama asnjeher nuk ka thene ,ate qe ti po pretendon se nuk ka pasur invidie qe mund te ket bashkepunuar me nazistet, mund te ket pasur individ,ama kareshi gjenocidit dhe te bemave barbare greke ,eshte , Nje me1000 Pra bie argumenti juaj ERJON -mos ja felliq emrin BRAQES;edhe si eshte e mundur qe ne ket kohe te vlerave civilizuese nje shtet europian shkel parimet themelore te kartes se drejtave te njeriut,kthimi ne pronen e vete,Ta dini se ket nuk do ta lejoje shqipetaria kurrre por kan dhe perkahjen nderkombetare.Edhe Problemi qam nuk eshte vetum i te drejtave njerzore greqia duhet tu a njef gjithe shqipetareve ARVANITASVE QE TE MESOJNE GJUHEN E TYRE AMATARE SHQIPEN,Dhe jo vetum kaq greqia ka problem me kartat e botes nderkombetar qe mbrojne vlerat njerzore i vetmi shtet ne BE qe nuk i respekton minoritetet.Ju te janulles beni gam gam gam sa te doni Rrealiteti eshte ky qe po them,e nese nuk bindeni se ju ka qerru fashzimi ato qe ju ka dhene zoti per te pare,nje dite kur tju vie pamja,kto qe po them do i shifni qe jan bere RREALITET.
Mihallaq, ka apo nuk ka came bashkepunetore? Sa per muhabet ore pa une i kam q… te 14 sotir idrizit ore …
Për të gjithë grekët që flasin shqip kam vetëm një fjalë. Shkoni dhe bëjeni politikën dhe analizën në Greqi. Por e dini që edhe atje nuk jua pjerdh njeri. Njerëz si puna juaj mohojnë luftën e popullit grek kundër nazistëve dhe bëheni palë e Zerves që me dokumenta arkivore tregohet qartë që ka qenë bashkëpunëtorë dhe laro i nazistëve. Njëri që vret popullin e tij.
Ndërsa për Shqipot që flasin greqisht ju them që mos kenë turp ta flasin atë se kemi jetuar mijëra vjet bashkë. Këto mijëra vjet nuk shuhen dot me 100 vjet terror ndaj çamëve. Prona do iki në vendin e saj. Do e marri ai që i takon. Do apo nuk do njeri apo tjetri.
Nga dhëmbët e kalbur nuk ka frikë njeri.
Camerit nuk mund ta balancojne peshen e tradhetise se tyre masive me raste individesh si puna e Karamanlis.
https://www.youtube.com/watch?v=zpL5hjJJlWs JA KUSH JANE BASHKEPUNETORET E HITLERIT Z. BARKA, APO STE PELQEN.
Mazar Dino,krimineli tsamis ku sebashku me vellan e tij Nuri Dino[ish antar i partise fashiste ne Itali] theren brenda nje nate 49 gra,pleq e femije greke.
https://www.youtube.com/watch?v=ctpzMJzUqIw
Per cfare “grekesh” na flet more skerbythje ne ato toka jetonin kopilat e Pontit te ardhur me 1922-24 qe grabiten tokat cameve autoktone te deportuar ne Anadoll nga Qeveria e Shtetit hibrid e artificial “grek” ptuuuu mercenare b..q…tu tredhesh nga koqet e keni pak hale te ndyra
perse genjen mor te shkerdhevsha gruan ! U vrane vetem 49 ne Paramithi nga Gjermanet pasi Greket e Zerves vrane pas marveshjes me Gjermanet 5 Gjerman duke u lare ne Paramithi me zone me shumice Shqiptare, qe pastaj Gjermanet te vrisnin Camet. Domethene te vrisnin Shqiptaret e Camerise me doren e Gjermanit.
Nuk eshte e nevojshme te argumentohet qe camet nuk bashkepunuan me nazistet. Camet jane nje etni shqiptare milenare ne tokat e veta, te cilen greket e masakruan dhe e deportuan ne fillim dhe ne mes te shekullit te 20, sa here qe paten mundesi ta benin. Edhe po te ishin shqiptaret naziste, per t’u mbrojtur nga nje armik edhe me i pameshirshem sic ishin greket, serish nuk e humbin te drejten e vet te jetojne ne nje toke milenare, ku kane jetuar gjithmone. Popujt bejne aleanca te momentit per arsye praktike ose fondamentale por vazhdojne te jetojne aty ku kane jetuar gjithmone. Cdo zhvendosje me dhune e nje popullsie eshte deportim dhe kur shoqerohet me masakra dhe keqtrajtime ne piken qe njerezit vdisnin rrugeve nga lodhja dhe uria, quhet gjenocid. Kur forcat aleate hyne ne Gjermani, nuk e shperngulen popullin gjerman nga toka e tij. Po ashtu kur aleatet hyne ne Greqi nuk i shpergulen greket kolaboracioniste nga Greqia, per t’i cuar psh neper ishuj. Greqia pushtoi Thesprotine ne 1912. Me shpernguljen e cameve qeverite greke qe e lejuan , legjitimuan dhe po e perenizojne, deshmuan se donin token jashtezakonisht te bukur te cameve, por pa banoret. Thjesht vjedhje dhe vrasje shtetrore me doren e paramilitareve, travestuar ne pseudosofizma greke.
te lumte zoti Llala, kjo eshte e vertata, po te doni ju e grekofila te mesiperm po u a dergoj edhe ne gjermanisht te gjithe bashkepuntoret vlleh dhe grek qe bashkepunuan me nazistet dhe pas lufte su ndodhi asnjegje, numri i tyre i kalon te 250 000, keto gjera i di Evropa, i di Amerika bile dhe vet greku, por tani tani ka ardhur koha qe tu tregohet grekeve se vetingu do te zbatohet dhe per ata, parasisht se Berisha dhe Meta e kundershtojne. rrofte Shqiperia dhe poshte profesoret e grekut
ME GËNJESHTRA SHKRUAN A DERËZI… PO SI KA MUNDËSI NA PASKAN BASHKPUNUAR VL,LEHET KUR TË GJITHË FSHATRAT E TYRE NË GRAMOZ APO PIND U RRAFSHUAN NGA BOMBARDIMET E ITALIANËVE… MOS FUT FITILA SE ME GËNJESHTRA DHE SAJESA NUK MUND TË INFORMPSH…DHE PAS O0 VITESH DO ISHTE MARR NJË ZË I VOGËL…VARJA TI QËNKE GAZETAR QË SHPIF… QËNKE LOJE E TURQËVE DHE IDIOTIT IDRIZI… SAPO I HAPE PUNË VETES PËR GJITHË JETËN LEGEN MASHTRUES…
Llalla!!
E para mbiemri te tradhton Ndroje urgjent dhe beje Idrizi
E dyta, kush te autorizoi ty te flasesh per çamet? Hë? Vetëm une qe sjam cam duhet të flas. Askush tjetër. E sheh mor kopuk se edhe Naltplehresia e tij Rama flet per USA, Germany. Kosove e Kore por ne asnje rast per camet pa i dhene leje une. Kurse ti si gjeli maje plehut apo daci mbi tallash.
E treta, me Barken une ndaj leke dhe bashkëpunoj per shume gjera ( kryesisht përçarje dhe përfitime kunder çamëve) cmut ke qe e sulmon pa me pyetur mua?
E katërta duhet te paguash gjobën pastaj te mbrosh çamet e Shqipërisë. Hajde bëj nje “download” 5000€ dheshkruaj nje artikull me 35 fjalë. Qartë besoj
Genjeshtrat e P.Varkes do I gjeni ne Paramithia.online ku muza popullore vazhdon te qaje viktimat e 49 te vrare nga gjermanet si “kompesim”
per 5 gjermanet qe u vrane me 13 shtator . Mos harroni se ndryshe nga Kosova, Dibra e Mal I Zi qe me te drejte ju bashkuan Nenes Shqiperi, fatekeqesisht Krahina me e pasur dhe me bukur SHqiptare I mbet grekut. Atje nuk kishte asnje institucion me te drejta ligjore qe mund te komandohej nga Çamet. Perkundrazi atje vazhdonte te komandohej nga administrate greke, bashkepuntore me gjermanet! Pra vazhdimi I sajesave dhe genjeshtrave greke jane kopjuar nga Varka e Janullatosit.
MASHTRIMI MBI “BASHKEPUNIMIN” E ÇAMEVE ME GJERMANET,
ALIBI PER TE MBULUAR MASAKREN
Një ndër “faktet” për justifikimin e genocidit të ushtruar nga shovinistët grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitet 1944-1945, që përfundoi me dëbimin masiv të mbi 30.000 banorve autoktonë nga vatrat e tyre mijëravjeçare, është dhe ngjarja e shtatorit 1943 në Paramithi.
Me pushtimin fashist të Shqipërisë , për të bërë për vete nacionalistët shqiptarë, Italia propagandoi Shqipërinë Etnike. Për këtë qëllim në Kosovë, Dibër e në teritoret e tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, u ngritën administrata shqiptare. Në Greqi pushtuesit gjermanë ngritën qeverinë kuislinge të Ralisit e cila vazhdoi të administroi krahinën shqiptare të Çamërisë.
Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943, ushtria gjermane u vendos në zonat që më parë mbaheshin nga italianët.Pikërisht në atë kohë në Paramithi ndodhi një ngjarje, që shkaktoi zemrimin e gjermanëve.Ja se si e ka treguar këtë ngjarje Spiro Muselimi- mësues, historian-kronikan dhe banor i Paramithisë : “.. më 13 shtator , komanda gjermane e Paramithisë dërgon një patrullë prej 5 ushtarësh për të kontrolluar zonën mbi Shkallën e Paramithisë. Gjermanëve, siç duket, u pëlqeu vendi dhe pasi hoqën armët, u zhveshën dhe u shtrinë për të bërë banjo dielli. Pikërisht në ato çaste, kaçakë të asaj zone u vërsulën për t’i vjedhur e mbasi u rrëmbyen armët i vranë të 5 gjermanët. Ushtria gjermanët në ato kohra kishte vendosur “ligj’ që për çdo gjerman të vrarë pushkatonte 10 vendas. Kështu ata në bashkëveprim me autoritetet lokale kuislinge, hartuan listat dhe më 29 shtator 1943, me urdhër të komandës gjermane, u pushkatuan në Paramithi 49 veta, kryesisht qytetarë të pafajshëm.
Muza popullore me dhimbje e pikëllim vajtoi fatin e të pafajshmëve:
Paramithi, Paramithi, pse je veshur me të zeza,
Gjermanët më vranë 49 trima,
Pushkatuan 49, bashkë me priftërinjtë,
Qajnë nënat, gratë, motrat bashkë me fëmijtë”
Kështu pra shkruan vetë një nga të mbijetuarit e asaj ngjarje, i cili në kohë e masakrës ishte i moshës 46 vjeçare. Për të realizuar qëllimet shoviniste greke të spastrimit etnik të shqiptarëve të Çamërisë, krimineli Zerva, në bashkëpunim me gjermanët, që po tërhiqeshin, më 27 qershor 1944 hyri me bandat e tij në Paramithi dhe në kundërshtim me “premtimet” edhe të dhespotit të qytetit, filloi masakrën e tmershme mbi popullsinë e pafajshme.Brenda dy ditësh,masakra çnjerëzore mori jetët e mbi 300 qytetarëve të pafajshëm, kryesisht gra,fëmijë e pleq.
Gjithë kjo tragjedi e gjeti “justifikimin” si hakmarje për “bashkëpunimin” në ngjarjen e shtatorit të1943, që treguam më sipër.
Mbas Paramithisë,bandat shoviniste zerviste vazhduan vrasjet e përdhunimet e shqiptarëve deri në mars të 1945 u vranë 2900 shqiptarë, kryesisht fëmijë e pleq dhe mbas plaçkitjeve, dëbuan mbi 30000 nga vatrat e tyre etnike.
Ja kështu e kanë “justifikuar” shovinistat grekë genocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare muslimane të Çamërisë.
Por faktikisht, është e vërtetuar se famkeqi Zerva mbante lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge. Shovinistët e komanduar prej tij hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuar nga gjermanët, shkruan anglezi M.Mazoëer në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”
Zerva vetë i shkruan një bashkëpuntori të tij :” dua të falenderoj ata që asnjëherë nuk mund të harrohen, se në ato vite të vështira me besë e fanatizëm spastruam Çamërinë nga shqiptarët që për 500 vjet i kishin hipur në qafë helenizmit.” Deklarata nuk ka nevojë që të komentohet, ajo përmban thelbin e masakrës; spastrim etnik të përgjakshëm. Qeveritë shqiptare që vijnë dhe ikin nga pushteti, më kot rreken që ta marrin me të mirë Athinën duke e quajtur inegzistente çështjen çame si genocid i pastër e duke e konvertuar problemin vetëm si çështje pronash, që u dashkan kërkuar në rrugë gjyqsore! Nëse qeveria greke nuk e njeh si genocid vrasjen e 2900 të pfajshmëve dhe përzënien e dhunshme të 30 mijë çamëve, plagët e Çamërisë do të vazhdojnë të rrjedhin.
Bashkëpunimi i çamëve me pushtuesit është një alibi e sajuar enkas për të përligjur masakrën. Kohet efundit edhe intelektuale greke, historian të çliruar nga ndjenja e shovinizmit, kanë hedhur dritë mbi të vërtetën. Ata kane dokumentuar, si me shkrime ashtu edhe nëpërmjet dokumentarëve historikë të shfaqur edhe në televionin grek SKAY, se çamët nuk kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Përkundrazi popullsia çamë ka marrë pjesë aktive në luftë bashkë me njësitet atdhetare greke kundër pushtuesit.
Me gjithë këto fakte të pakundërshtueme që sot kanë dalë në publik, qeveritarët grekë jo vetëm që nuk pranojnë ta njohin genocidin e ushtruar ndaj popullsisë çame, por refuzojnë edhe viza hyrje për ata që kanë lindur në Çamëri, me qëllim që të pengojnë edhe përfitimin e pasurive të patundeshme të kësaj popullsie të shpërngulur me dhunë.
Është absurd që veprime të tilla i mbajnë qeveritë e një shteti “demokratik” që bën pjesë në BE dhe ka firmosur marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
dhe për fatin tonë të keq, as qeveritë e derisotme të Tiranës, nuk po përpiqen për zgjidhjen legale të këtij problemi mbarëkombëtar Shqiptar.
Deri kurr do të “besohen” gënjeshtrat dhe të drejtat të vihen në jetë?!
Sali Bollati New York
Sali
Ke bere nje carcaf
Vetem ca pergjigje fare te thjeshte a mund ti japesh?
Nese bashkpuntore te gjermaneve nuk ishin camet po ishin greket
Perse gjermanet vetem ne kete rast vrane 50 greke te pafajshem??????? Dhe nuk vrane 50 came te pafajshem??????
Nese Zerva ishte bashkepuntor I gjermaneve dhe kishte per synim vrasjen e cameve pse nuk vrau asnje cam gjate okupimit gjerman bashke me gjermanet????? Apo gjermanet ishin humane?????
Edhe dicka tjeter Tahir Muhedini deklaroi me gojen e tij para pak ditesh se familja e tij ishte e internuar nga greket diku ne selanik dhe me ardhjen e gjermaneve shkuan i moren dhe I rrikthyen ne cameri. Ti si mendon gjermanet ndere te tilla jua benin kundershtareve apo bashkepuntoreve. Se vetem nje gje nuk e diskuton historia qe gjermanet naziste nuk ishin shoqate bamirese.
Në tetor të vitit 1991, pra 25 vjet më parë, kam paralajmëruar publikisht, me emër e mbiemër, për qendrimet kundërshqiptare të dy depudetëve minoritarë grekë, në Parlamentin e parë pluralist shqiptar. Mirëpo, ato ranë në vesh të shurdhër të politikanëve më të lartë shqiptarë (shtetarë e pushtetarë), të cilët, për turpin e tyre dhe për të keqen tonë, vunë në plan të parë interesat dhe lakmitë për pushtet, pasuri e lavdi të rreme, duke u lënë terren të lirë flangave të monarkofasistëve grekë në Shqipëri. Sot, Panajot Barka, nuk e ka aspak të vështirë të deklarojë, pa ia bërë tërr syri, se popullsia çame ka bashkëpunuar me fashistët italianë dhe me nazistët gjermanë dhe të bëjë kërkesa e mashtrime, që dinë t`i lansojë për “bukuri” bodrumet dhe “katakombet” e Athinës. Këta sojsëzë, përveç dëmeve që i sjellin Shqipërisë dhe kombit shqiptar, turpërojnë e diversionojnë edhe grupin etnokulturor grek në Shqipëri, nga gjiri i të cilit kanë dalë, dhe minojnë bashkëjetesën e tyre shembullore me popullin shqiptar, që i mikpriti dhe që i mbështeti. Jo vetëm kaq, por ata cëojnë rëndë marrëdhëniet shumëshekullore grekoshqiptare, përndryshe shqiptaro-greke. Eshtë koha e fundit t`u tregohet vendi këtyre dishepujve të shovenizmit megalloman grek në vendin tonë dhe “t`u vihet kufiri te thana”, sa s`është vonë.
5 Gjermanet u vrane nga formacjonet e Zerves pasi kishin bere marveshjen e mos-sulmimit mes formacjoneve te tyre. Gjermanet rrinin lirshem pas marveshjes me Zerven, pasi Zerva me forcat e tij ishin ne ate zone. Gjermanet shkonin vazhdimisht per tu lare ne ate vend. Zerva dhe oficeret Anglez e kishin studjuar planin qe do te sillte ngaterresat dhe hakmarrjen e Gjermaneve kundrejt banorve vendas sipas ligjit te tyre te luftes 1-10, per te tilla raste. Marveshja e Zerves me Gjermanet ishte bere me nderhyrjen e Anglezve qe forcat e Zerves te perdoreshin per te goditur forcat komuniste pasi Gjermanet te ishin terhequr nga zona. Anglezet sollen me nendetset e tyre rreth 200 persona te trajnuar ne Egjypt midis tyre edhe Rexhep Dino.
Ky artikull duhet ti drejtohet ne radhe te pare Rames,Metes,Idrizit, dhe gjithe shpures se tyre,nuk ka perse ti drejtohet Panajot Barkes sepse ai nuk eshte i lekundur ne ceshtjen dhe kauzen qe perfaqeson.
Panajot Barka shume mire po e ben punen e tij ne sherbim te Greqise,ndersa keta tanet nuk po e bejne te tyren ne sherbim te drejtesise dhe kombit.
Na udheheq nje shpure kriminelesh dhe horrash qe nuk jane ne gjendje te kerkojne heqjen e ligjit te luftes nga Greqia,ndersa ata kerkojne varreza dhe territore te reja nga ne.
Na udheheq nje shpure banditesh qe nuk jane ne maje per ti sherbyer kombit por xhepit dhe babezise se tyre.
Me mire te jesh Grek apo Shqipetar?
Me mire ti sherbesh Greqise apo Shqiperise?
Elita jone politike kujt i ka sherbyer dhe vashdon ti sherbeje akoma?
Kur elita eshte e shitur,cvlere ka se me ke jam une,Shqiperine apo Greqine?
Me mire ti sherbesh nje shteti qe na ka shkerdhyer qe nga pavaresia e tij dhe qe sot eshte prone e 100 vetave shumica e te cileve jane Greke,Turq dhe Serbe,apo nje shteti qe ne Fund te fundit nuk e ka per detyre te beje per ne,por dhe ne nuk kemi perse te presim qe te bejne per ne?
Me mire ti sherbesh nje shteti dhe nje kombi qe zinte tere ballkanin,por qe dashakeqesia e njerezve te tij,lakmia,babezia,pushteti,pabesia bene qe te jemi nje pike ne harte qe mezi dallohet me xham zmadhues,apo ti sherbesh nje shteti ku njerezit e tij e krijuan nga hici,punuan per ate shtet dhe sot po ti bashkosh dhe nje det te tere qe zoteron mund te quhet shteti me i madh ne Evrope,pavaresisht se korrupsioni dhe keq qeverisja e kane zhytur ne borxhe?
Me mire tu sherbesh atyre qe e shesin shtepine dhe pronen e tyre ,apo te tjereve qe e zmadhojne shtepine dhe pronen e tyre?
ME GJAK DHE ZEMER JAM ME SHQIPERINE,POR JO ME ATA NJEREZ QE AJO NXJERR NGA BARKU I SAJ.
ME LLOGJIKE DHE MENDJE ME DUHET TE THEM QE NUK JAM.
Ne qofte se Shqiperia hyn ne konflikt te armatosur me Serbine,Turqine apo Greqine,une do te jem i pari qe do te fshihem.
Dikush mund te me quaje tradhetar………por
Betejat dhe lufterat behen per te ruajtur,apo per te rrembyer pasurite dhe pronat.
Shqiperia eshte e Rames,Berishes,Metes,Idrizit,Nanos,Gjinushit,Cekes,Zogut,Bashes,Bankers Petroleum,Kurrumit,vodafonit,Kozmotese,Bankave Greke,minierat dhe pasurite te tjere i vjelin.
Me falni,une perse te luftoj per pasurite e te tjereve?
Serbin,Grekun apo Turkun le ta ndalin pronaret e Shqiperise,sepse nese dikush do ta pushtoje Shqiperine nuk do ta pushtoje per te marre kasollet dhe halete tona,te tjerat te vijne dhe ti marrin nje ore dhe me pare.
Z.Llalla!Problemet qe shtron Z.Barka jane shume te qarta ,por ju sipas metodes tuaj qe e keni perfeksionuar,hidheni dege me dege pa dhene asnje pergjigje per ato qe ngre z.Barka:1)Ligjin e luftes nuk e ka miratuar Parlamenti iGreqise,por dekreti mbreteror…Pra Parlamenti Grek nuk ka si te shfuqizoje nje vendim qe nuk e ka marre ai.Ndersa Parlamenti I Shqiperise ka marre nje vendim:lufte ndaj Greqise.A eshte mbledhur Parlamenti I sotem shqiptar ta anulloje kete vendim te marre po nga Parlamenti shqiptar me 15.06.1940?Pse nuk pergjigjeni per kete z.Llalla?2)Qeveria shqiptare e atyre viteve deklaroi se e ben kete lufte per ti shkeputur Greqise pjesen e Epirit,pra lufte per te pushtuar.Pse nuk thoni gje per kete z.Llalla? 3)Ligji mbreteror I luftes I Greqise shtetezonte pronat e shtetasve te atyre shteteve qe luftonin Greqine.Camet ne ato vite ishin shtetas greke,pra ky ligj nuk I perfshinte ata…Keto shtetezime jane bere me vendime gjykate,pra eshte problem drejtesie qe nuk ka te beje me ligjin e luftes.Pse nuk thoni gje per kete z.Llalla? 4)Per varre te ushtareve te rene ne lufte ka ligje nderkombetare(shihni varrezat gjermane prane Athines…).Pse nuk thoni gje per keto ligje z.Llalla? 5)Fitorja e Greqise kunder sulmit fashist ishte fitorja e pare kunder Nazi-fashizmit(e pershendeten Roosvelt,Curcill,Stalin,Zhukov,Sharl de Gol etj.etj.)Si e quani kete lufte te Greqise kunder fashisteve?Pse nuk thoni gje per kete z.Llalla?(Edhe brigadat partizane shqiptare luftuan ne Jugosllavi kunder fashizmit). 6)Camet ne Shqiperi mund te kene formuar brigade kunder fashisteve,por ne Greqi eshte e kunderta.Pse e beni lemsh kete pune z.Llalla? E tjerni lemshin akoma me teper,si zanat qe e ke,me historine e grekeve ne Kohen e luftes.Z.Llalla,greket I kane saktesuar e sqaruar gjerat ,e kane shkruar historine.Prandaj tjer lemshin e ngateruar te historise se Shqiperise,se nuk dime as daten e clirimit.Ju lutem botoni komentin tim!
E ke shume gabim, qe me sa dukesh e ben qellimisht. Ne Shqiperi ishte Bataljoni Cameria ndersa ne Cameri ne Zonen e Filatit ishte Bataljoni Ali Demi.
Ligjet hiqen vetem me dekret parlamenti dhe ashtu do te behet edhe ne Greqi. Dhe jane pikerisht gjykatat Greke qe perdorin LIGJIN e luftes sipas deshires se tyre duke favorizuar vetem bashkpuntoret e Zerves qe krey GENOCIDIN me te eger ne Ballkan gjate Luftes se Dyte Boterore. Greqia ka shkaterruar dhe zhdukur te gjitha varrezat e Cameve , qe sipas Konventave Nderkombetare ishte e detyruar ti mbronte dhe jo ti shkateruar qellimisht qe te tjetersoj historine e zones. Pa llogaritur ketu varret masive , ku gra e femije Came jane kthyer ne fusha Fotbolli ku vazhdojne e perdhosen te vdekurit. GREQIA, (autoritetet Greke) KA SHKELUR CDO LIGJ DHE KONVENT NDERKOMBETARE DUKE MASAKRUAR DHE POSHTERUAR GRATE, FEMIJET DHE PLEQT me Genocidin e saj qe po e vazhdon edhe sot me ETNOCID.
Camerit nuk mund ta balancojne peshen e tradhetise se tyre masive me raste individesh si puna e Karamanlis.
Zihuni dhe shqyhuni si qente,o te mjere,por asgje nuk do fitoni!
Jo vetem pronat ne Greqi nuk do t’i merrni,por edhe Shqiperine po e shisni!
Shteti shqiptar vdiq ne 1990 dhe sot Greqia,Italia,Serbia etj bejne ligjin ketu!
Ja pse duhet te ngrihet shtatorja e Enver Hoxhes ne mes te Tiranes e larte 100 metra!
Ai burre shteti ishte per kete popull!Sundimtaret e pas 90-tes e kane patur mendjen tek kuleta e tyre!
Vazhdoni e shqyhuni,o te mjere!
Ju hodhen nga nje kocke antikomuniste dhe per ju kaq mjaftoi te turulloseni!
Po dosjet do t’i hapni apo jo?
Po krimet e diktatures do t’i denonconi apo jo?
Po pronat pronareve shqiptare do t’ua jepni,apo do prisni pasi Greqia t’ua jape cameve pronat ne Cameri???
Gallate me turshi lakre!