Shpëtim Idrizi ka folur me tone të ashpra në Këshillin Kombëtar të PDIU të mbledhur ditën e sotme.
Një mesazh iu adresua ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias i cili pak ditë më parë i kujtoi Shqipërisë tanket dhe forcën ushtarake.
Kryediplomatin grek, Idrizi e quajti, ‘tigër prej letre’ dhe i kërkoi qeverisë që çështjen e ligjit të luftës ta adresojë në ministerialin e NATO-s.
Sipas tij, politika greke aplikon politikat e dhuratave dhe ka dhe “Kuaj Troje” që hyjnë dhe dalin në politikën shqiptare.
Fjala e plotë e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi:
Takohemi në Këshillin Kombëtar pas një Kongresi tejet të sukseshëm dhe kapilar, ndërsa sot na duhet të plotësojmë edhe më shumë piramidën e partisë, por dhe të gjitha strukturat tona për t’u bërë gati për një vit elektoral që do të trokasë pas pak për të gjithë ne.
Qysh nga Kongresi i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet duket sikur ka kaluar shumë kohë, sepse në fakt kanë rrjedhur si ujë ngjarjet e rëndësishme, në të cilat PDIU është gjetur në qendër të tyre. Kjo rrëfen më së miri forcën në rritje të kësaj partie, e cila shpesh e kthen atë shumë të kërkuar në skenën politike si për të prodhuar politikë stabile, por edhe për ta sulmuar, zvogëluar, intimiduar. Pak më poshtë do të ndalem me dëshirë edhe në këto zhvillime, por një gjë mund ta them me plot gojën qysh tani.
Nuk na cekin dot me sulmet e tyre, as na zvogëlojnë dhe as na intimidojnë, sepse në asnjë hap të udhës sonë nuk kemi tradhëtuar as edhe një nga parimet tona, në të cilat besojmë të patundur.
PDIU nuk dyshon tek Çështja Kombëtare dhe bashkimi i trojeve shqiptare.
PDIU nuk dyshon tek rruga paqësore e zgjidhjeve të çështjeve të mprehta me fqinjët dhe këdo.
PDIU nuk dyshon se duhet të hapen dosjet dhe të dënohen krimet e komunizmit.
PDIU nuk dyshon tek fuqia e pronës private dhe gjetja e rrugëve që ajo të shkojë tek i zoti.
PDIU nuk dyshon tek tregu i lirë dhe konkurenca e ndershme.
PDIU nuk dyshon tek nevoja e një shteti të vogël dhe taksave të ulëta.
PDIU nuk dyshon tek familja shqiptare dhe konservimi i saj, ashtu si na e kanë lënë të parët tanë qysh në lashtësi.
Duke qenë kaq të bindur në shtyllat tona bazë, rreth së cilave është ngritur kjo forcë politike, sido që të jenë ziliqarët apo sponsorët e sulmit, ne kemi rrugën tonë dhe ecim në të pa frikë.
Të dashur miq,
Sa herë kam ardhur në këtë foltore një pjesë të mirë të fjalës sime e kam patur për Çështjen Çame. Kjo çështje është guri i themelit të ekzistencës sonë politike, ndaj vëmendja jonë ndaj saj është krejt e veçantë.
Përherë ju kam raportuar, madje me hollësi rreth zhvillimeve për ndërkombëtarizimin e kësaj çështje, përpjekjet tona si parti politike apo edhe të Shoqatës “Çamëria” për të gjetur aleatët e duhur si brenda, ashtu edhe jashtë vendit për të kryer presionin e duhur, në mënyrë që gjejmë zgjidhjet sa më të shkurtra të kësaj tragjedia 70 e kusur vjeçare.
Por, sot nuk e kam të nevojshme të raportoj, sepse jo vetëm ju që jeni këtu të pranishëm, por të gjithë shqiptarët kanë mësuar në lidhje me zhvillimet e gëzueshme në këndvështrimin e zgjidhjes së Çështjes Çame.
Tashmë, Çështja Çame ka hyrë në agjendën e Brukselit dhe është shtruar për zgjidhje. Komisioneri Johanes Hahn e tha qartë dhe shkoqur që Çështja Çame është një çështje e të drejtave të njeriut dhe i takon Greqisë dhe Shqipërisë të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjet e duhura.
Pa dyshim që ky është një nga zhvillimet kulmore të ndërkombëtarizimit të Çështjes Çame dhe falë një aktiviteti të lavdërueshëm dhe të palodhur të aktivistëve, politikanëve të Çështjes Çame, por edhe të diplomacisë shqiptare, sot kemi mbërritur këtu në një majë që ndoshta nuk na shkonte as ndër mend, kur realizuam kongresin e partisë pak muaj më parë.
E gjej me vend që nga kjo foltore të falenderoj Komisionerin Hahn, stafin e tij profesional, i cili kaloi mbi paragjykimin dhe krahinizmin që ishte raportuar deri më sot Çështja Çame, duke e përfshirë atë hapur dhe qartë në agjendën e bisedimeve Athinë-Tiranë, krahas problemit të shelfit territorial dhe sinoreve detare.
Si shqiptar i Çamërisë vlerësoj pa masë këtë ngjarje dhe jam i lumtur që jam bashkëkohës i këtij zhvillimi gjeopolitik që përcakton jo vetëm fatet e shqiptarëve, por edhe ato të rajonit.
Si kryetar i PDIU-së dëshiroj të falenderoj nga zemra ministrin Ditmir Bushati për punën e madhe që ka bërë, por edhe për qëndrimin e tij të pathyeshëm ndaj kundërshtive që ka hasur si në Athinë, por edhe në Tiranë nga shumë elementë politikë dhe mediatikë.
Padyshim dëshiroj të falenderoj të gjithë ato zëra të politikës si të opozitës, si të shumicës në pushtet, komentatorë të shtypit dhe gazetarë, të cilët pa drojë, si partiotë të vërtetë janë vendosur në ballë të Çështjes Çame, megjithëse nuk janë pjesë e formacionit tonë politik.
Ata si shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë kuptuar se Çështja Çame nuk është pronë e një krahine të vetme, e Çamërisë sonë, por e të gjithë shqiptarëve.
Dëshira e madhe për ta kufizuar Çështjen Çame si problem vetëm i një krahine dhe i një grushti njerëzish që vjen prej saj, është një tezë dinake që na çon në dështimin e çështjes. Madje, unë kam bindjen e plotë që kufizimi i Çështjes Çame, vetëm tek çamët sponsorizohet nga ata që thonë se Çështja Çame nuk ekziston, është e paqenë.
Jo Çështja Çame ekziston, por që të jetë e këtillë dhe megjithë forcën e saj është një çështje shqiptare dhe për pasojë i përket gjithë Kombit dhe jo vetëm PDIU-së apo Shoqatës “Çamëria”.
Nuk mund të zgjidhet Çështja Çame, nëse në politikë do e perceptojnë vetëm të PDIU-së, por ajo e gjen zgjidhjen e vrullshme, kur është në agjendën kryesore të politikës qeveritare dhe opozitare.
Nuk është çam Ditmir Bushati, por është një ministër që po zbaton një nga pikat e programit të qeverisë, ku është e shënuar Çështja Çame.
Edhe deputetët shqiptarë nuk kanë nevojë të ngrenë Çështjen Çame, vetëm nëse i përkasin partisë sonë, sepse janë të detyruar nga Rezoluta Çame ta ngrenë këtë çështje kudo që u jepet mundësia. Këto rezoluta në Kuvend nuk janë letra bakalli, por kanë fuqi detyruese për ligjvënësit, në të gjitha nivelet që ata mund të jenë në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo është arsyeja që ne, deputetët e PDIU-së kemi kërkuar me forcë në Kuvend që Çështja Çame as mos të zbehet, as mos të fshihet mes rreshtave, por të thuhet jetë atje në qendër të bisedimeve dypalëshe të të gjitha niveleve, ashtu si rekomandon edhe Komisioneri Hahn.
Pra, nuk e kërkon këtë detyrim Shpëtim Idrizi nga Margëlliçi, por Johanes Hahn nga Brukseli.
Natyrisht, tani që jemi më shumë të ekspozuar ndaj Çështjes Çame, edhe dashakeqësia është më e madhe, por edhe nevoja për të njohur dhe ditur më shumë është më e madhe.
Kjo është arsyeja që unë gjatë gjithë kësaj kohe i jam drejtuar jo vetëm politikanëve, por mendimtarëve të shqiptarisë që të punojnë për njohjen në thelb të historisë, dokeve, kulturës së Çamërisë. Kjo është arsyeja që ne kemi nevojë për punën historianëve, arkeologëve, folkloristëve, shkrimtarëve, poetëve, etnografëve që të zbulojnë këtë mrekulli që në mënyrë tragjike janë munduar ta vrasin, këtë mrekulli që quhet “Çamëri”.
Një rol të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e kësaj tragjedie të Kombit shqiptar kanë shqiptarët e Kosovës dhe Diaspora, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë.
Edhe një bisedë e thjeshtë me fqinjin, aty ku jeton ndihmon çështjen. Edhe një rrëfenjë apo një foto në rrjetet sociale ndihmon dhe nuk e keni idenë se sa shumë.
Nëse nuk e bëjmë Çështjen Çame të të gjithë shqiptarëve ta dini që nuk ka për të patur zgjidhje as të shpejtë, as të vonë.
A mendoni se do të zgjidhjej mëvetësia e Kosovës, nëse do e konsideronim Çështjen Kosovare, hall vetëm të shqiptarëve të atyre trevave?
Kurrë nuk do të zgjidhej!
Kur e pamë si Çështje Kombëtare erdhi dhe zgjidhja dhe suksesi.
Kjo duhet bërë edhe për Çështjen Çame. Hapat e parë të mëdhenj janë kryer.
Komisioneri Hahn është një provë e madhe. Tani na takon neve të lëvizim si shqiptarë kudo që ndodhemi që ta bëjmë tonën Çështjen Çame.
Për ne nuk ka rëndësi, nëse për këtë çështje flet edhe në emrin tonë Presidenti i Kosovës apo i Shqipërisë. Për ne kanë rëndësi që të gjithë të punojnë për Çështjen Çame.
Gjatë kësaj kohe ndoshta na keni parë në sallën e Kuvendit, studio televizive, media që jemi përfshirë në debate, polemika të ashpra.
Pa dyshim, nuk kemi kurrfarë dëshire të grindemi me njeri dhe të shpenzojmë energji pozitive apo negative, kur mund të merreshim me punë të tjera më të dobishme. Por, kemi qenë të detyruar nga meskiniteti, pabesia, xhelozia dhe në fund fare dinakëria për ta futur Çështjen Çame në sepetet e harresës.
Jo nuk mund të heshtnim, sepse Çështja Çame është një çështje e të drejtave të drejtave të njeriut dhe si e tillë është çështje e së sotmes, jo një çështje e së shkuarës si u munduan pak ditë më parë ta shisnin në Athinë apo në Tiranë.
Aq sa janë të vërtetë dhe mes nesh Dhëndurët e Çamërisë, aq është e së sotmes Çështja Çame.
Aq sa jemi të vërtetë ne, përfaqësuesit tuaj politikë, aq është e së sotmes Çështja Çame.
Aq sa janë të fortë dhe shëndetshëm fëmijët, nipërit dhe mbesat, aq është e së sotmes Çështja Çame.
Nuk mund të lejonim dhe nuk do të lejojmë asnjëherë dalldisje që synojnë ta dënojnë Çështjen Çame me harresë.
Nuk ndodh! Nuk ndodh, sepse janë gjallë Dhëndurët e Çamërisë, bijtë e tyre, nipërit dhe mbesat.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u krjua mbi një kauzë morale të madhe. U krijua mbi lotët, të rënët, shpërnguljet dhe torturat që lamë pas në Çamëri, në dheun e të parëve. Na është dashur të zhvendosim malet e paragjykimit dhe ta kthejmë Çështjen Çame në motiv krenarie dhe shtysën e brendshme për të rritur shpirtërisht, por edhe për të imponuar politikisht të vetmen zgjidhje që është ajo e dënimit të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë si çështje e të drejtave të njeriut, dhe në këtë çështje të gjithë shqiptarët jemi bashkë.
Sot dalin disa nopranë politikë dhe guxojnë të na tregojnë përfitimet elektorale që ne mund të kemi, kur bërtasim se ministrit grek Kotzias, që mbron ende sot xhelatët e Çamërisë nuk i puthet dora, por i tregohet e drejta ndërkombëtare. Këtyre nopranëve sot po i përgjigjem, unë dhe të gjithë sa jemi shqiptarë me zemër e gjak, do konsiderohemi mburoja njerëzore për çdo të drejtë të nëpërkëmbur të shqiptarëve të Çamërisë që është shpirti i shqiptarisë, por edhe për jetët dhe ëndërrat e shqiptarëve të ndarë sot në pesë shtete, nuk ka dhe nuk do ketë një tjetër varrezë ushtarësh grekë pa u ndërtuar Memoriali i genocidit grek në Çamëri.
Eshtrat e të parëve tanë që vdiqën në tortura, në dëbim e vrasje nuk janë mish për top e as plaçkë pazari për ato forca që kujtojnë se mund të bëjnë llogari politike me shitje flamujsh e parimesh. Dhe kjo nuk është e s’do jetë kurrë llogari politike, sepse nga të rënët nuk vijnë vota, por ky është moral e humanizëm.
Ata që gjithë jetën e konsiderojnë veç zgjedhje, politikë e baltosje nuk mund të presin që ne të mbyllim gojën një vit para çdo fushate, sepse ky vend ka zgjedhje çdo dy vjet e kjo do të thotë që në duhet të heshtim përgjithnjë ashtu siç do na donin në fakt, të dobët e pa gojë. Në të kundërt ne do thërrasim fort, çdo ditë e çdo muaj të vitit që ta kuptojë çdo gazetar apo politikan, i vogël e i madh, se ne nuk do lëshojmë asnjë gërmë, asnjë presje, asnjë minutë, ditë a vit në atë që ne e quajmë shpirtin e shqiptarisë, Çështjen Çame.
Tani po ju bëj me dije dy hapa jetikë që do fillojmë së bashku:
E para, është krijimi i komisionit të posaçëm parlamentar për Çështjen Çame. Deputetët e PDIU dhe deputetë të tjerë do kërkojnë zbardhjen e ngjarjeve të qershorit 1944, ato që ndodhën para kësaj date, por edhe pasojat që prodhoi e sjelljet e mëpastajme shtetërore. Për herë të parë do krijojmë një dosje parlamentare, me dëshmi, evidencë e dokumente arkivore dhe një qëndrim moral e njerëzor për këtë çështje. Qëllimi nuk është hakmarrja por kujtesa, zbardhja e të vërtetës dhe respekti për të drejtat njerzore të vrara të 30 000 shqiptarëve të Çamërisë.
E dyta, është rregjistrimi i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë genocidit grek mbi popullsinë çame. Organizata botërore për të zhdukurit do ketë gjithë të dhënat e të afërmve tanë, e të afërmve tuaj që humbën jetën dhe bashkë me të dhe varret. Ky është detyrimi ynë moral dhe këtë nuk e shesim e nuk e blejmë për asnjë qëllim apo vota.
Na kanë akuzuar që po e përdorim Çështjen Çame për konsum elektoral.
Po mirë, si mund ta përdorim këtë çështje për vota, kur na duhet edhe gati një vit të shkojmë tek kutitë.
Ç’është kjo marri? Edhe sikur mos të jesh profesionist dhe me eksperiencë në politikë si mund të kërkosh vota me një gjë të këtillë këtu e nëntë muaj përpara?
Pastaj, unë sapo ju drejtova shqiptarëve kudo që gjenden që të përfshihen në Çështjen Çame pa dallim politik, krahinor apo besimi fetar. Pse duhet të bëj një autogol të tillë? Po të ishte për vota duhej ta mbaja këtë “thesar” veç për një komunitet të vogël?
Jo pra, nuk na intereson Çështja Çame vetëm për çamët dhe votat e tyre, sepse nuk po bëjmë llogari dredharake politike të vogla. Nuk kërkojmë pushtet në emër të Çështjes Çame, por zgjidhen e saj.
Pushtetin e shohim si mjet që duhet përdorur për të arritur tek zgjidhja, jo si nevojë për të qenë në Kuvend apo në qeveri.
Kjo është çështje e ditës dhe e dritës dhe jo e harresës dhe e territ.
Dhe ja ku po jua them me forcë, Çështja Çame e tillë do të jetë derisa të gjejë zgjidhjen përfundimtare europiane!
Çështja Çame mund të jetë çështje elektorale jo për ne, por për ata që na sulmuan dhe kërkuan zbehjen e saj, veçanërisht minimizimin e rolit të Brukselit dhe Komisionerit Hahn.
Për ata është çështje elektorale, sepse janë të trembur prej të dhënave që vijnë nga matjet e opinionit publik që tregojnë një rritje të madhe të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, dëshmi e së cilës janë anëtarësimet e shumta që nuk rreshtin asnjë ditë.
Kjo i ka trembur polemizuesit apo profesionistët e helmit mediatikë.
Tani, me të gjithë këtë racë pjellore ngatërrestarësh nuk kemi as kohë, as mundësi të merremi përditë.
Por, diçka mund t’jua themi sot nga kjo sallë e Këshillit tonë Kombëtar: Vazhdoni mbillni farën e helmit, sepse vetëm ndihmoni në shpërthimin e Çështjes Çame dhe rritjes së qënësishme të PDIU-së.
Jua dimë shumë për nder që tentoni të fusni shkopinj në rrota, sepse po na e lehtësoni kaq shumë rrugën tonë politike, aq sa as ne vetë nuk e prisnim.
Por, jua themi hapur, copë se nuk do të pranojmë që Çështja Çame dhe Çështja Kombëtare të jenë çështje të kopshtit zoologjik të politikës shqiptare, ku ka dhe strucë, dhe hiena, dhe luanë. Po jua lemë vetë ta gjeni veten në këtë fermë kafshësh, sepse e dimë mirë që pemës plot me kokrra i gjuhet me gurë. Vetëm se ai gurë që që hidhet lart, bëni kujdes se do kthehet poshtë dhe ju thyen kokën.
Në gjithë këtë situatë të ngarkuar politike, nuk kemi patur mundësi të mërzitemi, sepse na ka zbavitur shumë shpirti gaztor i zotit Nikos Kotzias.
Ministri i Jashtëm grek befas na shfaqi anën e tij qesharake duke e pasuruar gjithë këtë hulli ballkanike me humorin e tij të pasur.
Besoj se e ndoqët kërcënimin e tij me sulme nga ajri, toka dhe deti dhe forcën që ka ushtria e Greqisë.
A e dini se çfarë më është kujtuar kur ndiqja përroin psiqik të shefit të diplomacisë së shtetit fqinj?
M’u kujtua shoku Enver.
A e mbani mend, kur kërcënonte Aleancën Euroatlantike se Sazanin e kemi hekur dhe beton?
Tigër prej letre shoku Enver, tigër prej letre shoku Nikos.
Këta marksistë-lelinistët duket në një pikë puqen të gjithë. Janë megallomanë.
Tani si të përgjigjemi ne këtij?
T’i kujtojmë se jemi vende anëtare të NATO-s dhe nuk ka pse t’i numërojmë avionët reaktivë njëri-tjetrit.
Apo t’i përgjigjemi me zell patriotik, vargje plot pathos dhe këngë patetike?
Jo, unë them ta lëmë pa përgjigje kërcënimin e tij, por t’u kujtojmë puthadorëve dhe helmatisëve të Shqipërisë se Nikos Kotzias kërcënoi gjithë shqiptarët, jo disa syresh.
Ne edhe nga historia jonë i njohim grekët jo pak, e dimë si dhe kur bëjnë dhurata, njohim simbolin e Kalit të Trojës, sepse tek e fundit Homeri në tokat e Thesprotisë u lind dhe u rrit.
Njohim dhuratat që si kuajt e Trojës hyjnë e dalin në politikën shqiptare, në Kuvend dhe gjetkë.
Prandaj, ngaqë i njohim të gjitha këto nuk jemi antigrekë, përkundrazi dëshirojmë të kthehemi në Çamëri në paqe me një degë ulliri në dorë si simboli i flamurit të PDIU-së.
Fatkeqësia është se na rezultojnë grekët-politikanë dhe jo vetëm antiçamë.
Por, aq na bën, se kemi të drejtën me vete, e cila së fundmi u lartësua në Bruksel.
Shumë thonë pse nuk jeni në opozitë, pse sot jeni në pozitë. Unë këtyre zërave i përgjigjem sot dhe njëherë e përgjithmonë: Çështja Kombëtare nuk është dhe nuk mund të jetë në opozitë, përveçse me një qeveri antishqiptare. Opozitën e vetme e gjen tek ata që e shesin Kombin për pushtet e për para. Çështja Çame progreson, vetëm kur fytyrës së shtetit shqiptar i japim forcën e tragjedisë sonë dhe kjo e vetëm kjo është arsyeja që më bën të kaloj çdo divergjencë e mosaprovim të thellë, kur shoh se marrëveshja qeverisëse dhe ajo e pushtetit vendor është respektuar veç në 1 % të saj.
Ju kujtoni se nuk dimë të bëjmë pazar dhe t’ju japim votat për reformat e për ligjet dhe t’ju kërkojmë ministrat e postet që na takojnë në bazë të peshës sonë e votave që ju kemi dhënë? Sigurisht, që e njohim mirë këtë soj politike të lakut që shtrëngohet, por dimë që për asnjë rast ne nuk do shkëmbejme post apo votë, për parim, reformë apo ligj që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Luajaliteti nuk është plaçkë për ta lozur poker. Do ju përgjigjemi në çdo rast sipas parimeve dhe forcës që ne kemi, por edhe sipas sjelljes së secilit ndaj nesh.
Nëse do të kishim vrepruar për poste, ne nuk do kishim vepruar pa kushte, si jemi sjellë përherë edhe për reformën në drejtësi apo së fundmi për ligjin e mbetjeve, ku qëndrimi ynë ishte shumë i qartë dhe jashtë konjukturës.
Do kisha dashur shumë që të kishim një sistem zgjedhor, ku forcat politike, secila më vete të konkurronte në një sistem proporcional kombëtar të korrektuar, ku sipas numrave së çdo force të ishte dhe numri i deputetëve, por kjo është një Reformë, e cila nuk mundet kurrsesi të kryhet tetë muaj para zgjedhjeve, por kërkon vite përgatitje për sistemin, sepse ne nuk jemi laborator i vullneteve dhe tekave të forcave politike të tjera.
Por, abuzimi i të “mëdhenjve” nis qysh me përzgjedhjen dhe me kontrollin që i bëjnë sistemit, zgjedhjes, numërimit dhe më pas duan të na kontrollojnë edhe rezultatet e votimit. Kjo nuk është as drejtësi e as moral. Ne kemi votat tona, deputetët tanë, këshilltarët tanë bashkiakë, kryetarët tanë të bashkive dhe askush nuk guxon të na tregojë se kush është pozicioni ynë, se sa e si duhet të kërkojmë. Meritojmë më të mirën, sepse jemi më të mirët, jemi njerëz që humbjen e kthjejmë në forcë dhe krenari, përbuzjen e diskriminimin e kemi kthyer në turp për ata që e dhanë e jo për ne.
Mire Idrizi qe eshte nje klluf k….. i cpum,po ju te Temes si ja botoni te gjithe fjalimin….
Ishte Ultimatumi Britanik shkaku i spastrimit….. Lexoni ne Internet ne Shqip, kush urdheroj dhe Perse…. Spastrimin e Thesprotis nga Camet e Pa Bese Kriminel.
“Woodhouse dhe Roli Britanik ne genocidin Cam”
Kame 1 pyetje ……qe kerkoj pergjigje, ortologjike.
Perse ne Exodin Cam nga Thesprotia nuk ishte as edhe 1 Burre nga mosha 18-50 vjece, mos ja kishin mbathur gje bashke me Gjermanet per te shpetuar nga Krimet ndaj Grekeve.
Shum mire thote Idrizi
Shqiperia zyrtare duhet ta ankinoje Ligjin e luftes qe mban greku ne Bashkimin Europian
Esht skandalize qe nje vend anetar i BE , sic esht Greqia , mban Ligj Lufte sikur esht Koreja e Veriut
Shqiperia duhet te protestoj ne BE dhe ne OKB , por sidomis edhe tek Administrata Amerikane per ket ligj lufte te Greqise kunder Shqiperise , dhe te protestoje ne force biles.
Edhe per ceshtjen Came duhet qe Qeveria shqiptare ta ngreje me te nadhe ne Keshillin e Europes dhe tek Administrata Amerikane
Biles tani qe Zonja Clinton pregatitet te marri Presidencen duhet qe Shoqara Cameria te krijoje nje dosje me krimet e greke dhe tja paraqesi Administrates se re Amerikane dhe po ashtu ti paraqitet edhe Kongresit Anerican kjo dosje
Duhet qe depudetet came te jene sa me agresive ne mbrojtje te te drejtes se tyre dhe sa me shpejt ta ngrene Ceshtjen came ne BE
Edhe ne fund do shtoja qe Idrizi shum mire i ka keto qe thote oer Ceshtjen Came dhe Ligjin e Luftes
Ndersa per Enverin , mos haj mut shum o Idriz , se Enveri ju shkerdheu robt grekeve dhe gjith botes , nderkaq qe juve megjithse ju ndihmon gjith bota , pas 25 vjetesh mezi thate nje fjale kunder grekut
idrizo rri urte deri sa te hysh ne be se perndryshe do na fusin nje veto turinjeve sic ja bene dhe maqedonise ne nato ,, te gjith thane se do beje presion amerika dhe be per maqedonin dhe greket nuk beren asnje cm mbrapa,, po te kujtoj se maqedonet ishin aq shum te sigurte sa shkuan atje shum te lumtur por ja pra dhe ky greku i futi nje veto dhe ajo veto mbeti ne fuqi,,kur te merr nje veto te distancon te pakten 15 vite mbrapa deri sa ti te bindesh kerkesave te tyre ,, prandaj kalo lumin para bej kinezin futu me te drejta te plota ne be ,, atehere si te barabarte kerkon ate qe te perket,,,,,,ashtu siq thua ti mund te duket si patriotike por nuk eshte se ne shqipetaret nuk mund te jemi katigori e trete ne europ ………dhe be i mbajti gjall nuk i la ne renie te lire ku mund ta bente prandaj kan lidhje te ngushta si ne europ ashtu dhe ne usa ,,,,,,,,,
Ashtu sic e shtron Shpetim Idrizi ”..gjoja ceshtja cme ..” asgje nuk arihet.Kemi vetem zhurme per ASGJE.
O sa kam qesh…i fort je AC/DC…
Ti vet je kal troje i psikopateve perendimore
Ti vet je kal troje i psikopateve perendimore
coje por hurin do te marresh
te pabeset tsamides qe gjakosen pleqe ,gra e femije ne Thesprotia………..
https://www.youtube.com/watch?v=ctpzMJzUqIw
po camet e greqise pse i ngateron me greket,para nje viti shkuat me kamera me nje gazetar italian ne ca baraka te renuara ne margarit dhe te paret qe ju hodhen prangat dhe ju cuan ne polici ishin camet greke dhe dukej shume mire gjuha shqipe qe flisnin,pra ne radhe te pare edhe sikur te donit bashkjetes me camet grekoshqiptar nuk do ishte e mundur pasi ata nuk do lejojne qe pronare te fshatrave te tyre tu shtohen dhe pronare te tjere nga shtete te tjera,e dyta greqia ka nxjerr ligj ne vitin 1951 qe nuk njien pronat qe jane marre me tapi turke nga asnje shtets ballkanas
Shpetim (sotiris) akoma nuk i ke listat e atyre qe jane vrare?! Shume shpejt je kujtuar. Lexo per kulture te pergjithshme per Mazar e Nuri Dinon se si u deklarojne gjermaneve besnikeri. Lexo Shpetim (sotir) se te hapet mendja dhe shiko grupin e cameve me kryqin e thyer nazist.
http://www.himara.gr/epikairotita/topika-dromena/5445-ta-ntokoumenta-diapsevdoun-tous-tsamides
Udhetari i drejte. Urime i nderuar z. Idrizi, Nnje qendrim dinjitozper idealet e partise qe kryeson. Nuk dyshojme per vertetesine e ideve qe ju i deklaruat ne ate foltore dhe qe une sapo i lexova. Platforme me plot gjykim, dituri, urtesi, sinqeritet dhe me shpirt tolerant.Pershendetje te perzemerta, te sinqerta dhe suksese ne udhetimin e mrekullueshem te partise dhe idealeve te saj.
Sa per komentuesin para meje po tregoj nje ndodhi: dikur nje dijetar i madh i nderuar dhe teper i respektuar kalonte ne rruge per te shkuar diku. Perpara del nji budalla dhe i thote: budalla, gomar. Dijetar qeshi dhe itha: si je o luan..Shoqeruesi i dijetarit nxorri kllicin per ti prere koken. Dijetari e ndaloi. shoqeruesi i i tha si mos ta vras ? Cdo njeri thote ate qe mendon se eshte vete. Ai e ndjen veten gomar dhe ate tha, une nuk i pergjigjem me nivelin e tij, sepse jam luan. Kaq.
Ri Shtrember dhe Fol Drejte
Ja Krimet e Cameve ne Pushtimin Nazizt…… Pa permendur Pushtusit Turq, Italia…
Ne Wikipedia Anglisht “Paramythia”
1- During the Greek-Italian War the town was burned by Cham Albanian bands (October 28-November 14, 1940)[19] Almost all buildings in the town were destroyed during World War II warfare.[20]
2- On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[21]
3- During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[22] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and confirmed the atrocities committed by the Cham militia in collaboration with the Axis forces.[23]
Perkthim ne Shqip. (google translate)
1- Gjatë Luftes greko-italiane qyteti është djegur nga grupe të Chamesh Shqiptare (tetor 28-nentor 14, 1940) [19] Pothuajse të gjitha ndërtesat në qytetin ishin shkatërruar gjatë luftës Luftës së Dytë Botërore. [20]
2- Në natën e 27 shtatorit 1943, milicitë Cham arrestuar 53 qytetarë grekë në Paramythía dhe ekzekutuar 49 prej tyre dy ditë më vonë. Ky veprim ishte orkestruar nga vëllezërit Nuri dhe Mazar Dino (një oficer i milicisë çame), në mënyrë që të shpëtoj nga përfaqësuesit grekë të qytetit dhe intelektualëve. Sipas raporteve gjermane, milicitë çamë ishin gjithashtu pjesë e skuadrës së pushkatimit. [21]
3- Gjatë muajit shtator 20-29, si rezultat i aktiviteteve serial terroriste, të paktën greke 75 qytetarët u vranë në Paramythía dhe 19 komuna janë shkatërruar. [22] Më 30 shtator, përfaqësuesi zviceran i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Hans-Jakob Bickel, vizituan zonën dhe konfirmoi mizoritë e kryera nga ana e milicisë çame në bashkëpunim me forcat e Boshtit. [23]
Ishte Ultimatumi Britanik shkaku i spastrimit….. Lexoni ne Internet ne Shqip, kush urdheroj dhe Perse…. Spastrimin e Thesprotis nga Camet e Pa Bese Kriminel.
“Woodhouse dhe Roli Britanik ne genocidin Cam”
Kame 1 pyetje ……
Perse ne Exodin Cam nga Thesprotia nuk ishte as edhe 1 Burre nga mosha 18-50 vjece, mos ja kishin mbathur gje bashke me Gjermanet per te shpetuar nga Krimet ndaj Grekeve.
Po se nxori cnn apo bbc shqiptaret nuk kuptojne gje
Por dituria nuk injoron por hap syte
lere se u shes une breke te perdorura gjermane
Kle troje thote IDRIZI plot ka fillo nga aktoret kryesore te firmosjes se paktit meskin detare tradhetaret berisha-basha,etj pas..
Populle me idiote nuk kam pare edhe une jame
nje prej tyre qe ri dhe lexoje kete Kar… .
Po mire a nuk e pa ky trapi se cfare ndodhi me Kosovaret me Sebrenicen dhe Serbise nuk ju fute gjembe ne Kembe dhe ishine me ze dhe me figure dhe jo me te hahesh me greqine qe bene politiken e botes lexoni mor budallenje kush jane lobte me te fuqishme ne bote dhe ta ndaloje njeri kete budallin Rama. Politika echte Interesse eshte tregeti dhe jo miqesi dhe servilizem po ku kuptoni juve do e shofim dhe miqte e Idrizit dhe te Rames do kete Turqi pas 5vjetesh?
Mos tfgi po shan shqipetaret cam , ” grek” me surrat turkomongol ptuuuuuuuuuuu kopil anadolli, , cila neperke te ka pjelle ty moj kerme e keqe, kush te ka mbajte ne barke 9 – muaj ty moj buke e helmuar , ptuuuuuuuu cfar qumesht (fare kari tuyrk) ka patur ai gjiri i nenes tende moj murgesh e janulles , ptuuuuuuu embrion me qumersht te helmuar tu shofte dhe tu thafte ai embrion dhe ai qumesht i helmuar mallkuar qofsh brez pas brezi
MASHTRIMI MBI “BASHKEPUNIMIN” E ÇAMEVE ME GJERMANET,
ALIBI PER TE MBULUAR MASAKREN
Një ndër “faktet” për justifikimin e genocidit të ushtruar nga shovinistët grekë ndajshqiptarëve të Çamërisë në vitet 1944-1945, që përfundoi me dëbimin masiv të mbi30.000 banorve autoktonë nga vatrat e tyre mijëravjeçare, është dhe ngjarja e shtatorit1943 në Paramithi.
Me pushtimin fashist të Shqipërisë , për të bërë për vete nacionalistët shqiptarë, Italiapropagandoi Shqipërinë Etnike. Për këtë qëllim në Kosovë, Dibër e në teritoret e tjera shqiptare të ish Jugosllavisë, u ngritën administrata shqiptare. Në Greqi pushtuesitgjermanë ngritën qeverinë kuislinge të Ralisit e cila vazhdoi të administroi krahinënshqiptare të Çamërisë.
Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943, ushtria gjermane u vendos në zonatqë më parë mbaheshin nga italianët.Pikërisht në atë kohë në Paramithi ndodhi njëngjarje, që shkaktoi zemrimin e gjermanëve.Ja se si e ka treguar këtë ngjarje Spiro Muselimi- mësues, historian-kronikan dhe banor i Paramithisë : “.. më 13 shtator ,komanda gjermane e Paramithisë dërgon një patrullë prej 5 ushtarësh për të kontrolluar
zonën mbi Shkallën e Paramithisë. Gjermanëve, siç duket, u pëlqeu vendi dhe pasi hoqën armët, u zhveshën dhe u shtrinë për të bërë banjo dielli. Pikërisht në ato çaste,kaçakë zerviste të asaj zone u vërsulën për t’i vjedhur e mbasi u rrëmbyen armët i vranë të 5 gjermanët. Ushtria gjermanët në ato kohra kishte vendosur “ligj’ që për çdo gjerman tëvrarë pushkatonte 10 vendas. Kështu ata në bashkëveprim me autoritetet locale kuislinge greke, hartuan listat dhe më 29 shtator 1943, me urdhër të komandës gjermane, upushkatuan në Paramithi 49 veta, kryesisht qytetarë të pafajshëm.
Kete ngjarje everteton edhe me qartesisht Vaji I Muzes popullore me dhimbje e pikëllim vajton ende sot (paramithi-online.gr. S.B) fatin e të pafajshmëve:
Paramithi, Paramithi, pse je veshur me të zeza,
Gjermanët më vranë 49 trima,
Pushkatuan 49, bashkë me priftërinjtë,
Qajnë nënat, gratë, motrat bashkë me fëmijtë”
Kështu pra shkruan vetë një nga të mbijetuarit e asaj ngjarje, i cili në kohën e masakrës ishte mesues ne moshën 46 vjeçare. Për të realizuar qëllimet shoviniste greke të spastrimit etnik tëshqiptarëve të Çamërisë, krimineli Zerva, në bashkëpunim me gjermanët, që po tërhiqeshin, më 27 qershor 1944; hyri me bandat e tij në Paramithi dhe në kundërshtim me “premtimet” edhe të dhespotit të qytetit, filloi masakrën e tmershme mbi popullsinë e pafajshme. Brenda dy ditësh,masakra çnjerëzore mori jetët e mbi 300 qytetarëve tëpafajshëm, kryesisht gra,fëmijë e pleq.
Gjithë kjo tragjedi e gjeti “justifikimin” si hakmarje për “bashkëpunimin” në ngjarjen e shtatorit të1943, që treguam më sipër.
Mbas Paramithisë,bandat shoviniste zerviste vazhduan vrasjet e përdhunimet e shqiptarëve deri në mars të 1945 u vranë 2900 shqiptarë, kryesisht fëmijë e pleq dhe mbas plaçkitjeve, dëbuan mbi 30000 nga vatrat e tyre etnike. Ja kështu e kanë “justifikuar” shovinistat grekë genocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare muslimane të Çamërisë.
Por faktikisht, është e vërtetuar se famkeqi Zerva mbante lidhje të ngushta me qeverinëkuislinge. Shovinistët e komanduar prej tij hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuar nga gjermanët, shkruan anglezi M.Mazoëer në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”
Zerva vetë i shkruan një bashkëpuntori të tij :” dua të falenderoj ata që asnjëherë nuk mund të harrohen, se në ato vite të vështira me besë e fanatizëm spastruan Çamërinë nga shqiptarët që për 500 vjet i kishin hipur në qafë helenizmit dhe ndihmuam malesoret tane te zbresin e te jetojne ne fushat pjellore.”
Deklarata nuk ka nevojë që të komentohet, ajo përmban thelbin e masakrës; spastrim etnik të përgjakshëm. pikesynimin bizantin te shovinizmit mesjetar grek. Vetem ketu nuk mund te mos ja kujtojme “ministrit grek” Kociasit qe perpara se te flasi brockullate tija, te lexoi e te njihet me historine qe po greket e tije e kane stisur.
Qeveritë shqiptare që vijnë dhe ikin nga pushteti, më kot rreken që ta marrin me të mirë Athinën duke e quajtur inegzistente çështjen çame si genocid i pastër e duke e konvertuar problemin vetëm si çështje pronash, që u dashkan kërkuar në rrugë gjyqsore! Nëse
qeveria greke nuk e njeh si genocid vrasjen e 2900 të pfajshmëve dhe përzënien e dhunshme të 30 mijë çamëve, plagët e Çamërisë do të vazhdojnë të rrjedhin.
Bashkëpunimi i çamëve me pushtuesit është një alibi e sajuar enkas për të përligjur masakrën. Kohet efundit edhe intelektuale greke, historian të çliruar nga ndjenja e shovinizmit, kanë hedhur dritë mbi të vërtetën. Ata kane dokumentuar, si me shkrime
ashtu edhe nëpërmjet dokumentarëve historikë të shfaqur edhe në televionin grek SKAY,se çamët nuk kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Përkundrazi popullsia çamë ka marrë pjesë aktive në luftë bashkë me njësitet atdhetare greke kundër pushtuesit.
Me gjithë këto fakte të pakundërshtueme që sot kanë dalë në publik, qeveritarët grekë jo vetëm që nuk pranojnë ta njohin genocidin e ushtruar ndaj popullsisë çame, por refuzojnë edhe viza hyrje për ata që kanë lindur në Çamëri, me qëllim që të pengojnë edhe përfitimin e pasurive të patundeshme të kësaj popullsie të shpërngulur me dhunë.
Është absurd që veprime të tilla i mbajnë qeveritë e një shteti “demokratik” që bën pjesë në BE dhe ka firmosur marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. dhe për fatin tonë të keq, as qeveritë e derisotme të Tiranës, nuk po përpiqen për
zgjidhjen legale të këtij problemi mbarëkombëtar Shqiptar.
Deri kurr do të “besohen” gënjeshtrat dhe të drejtat të vihen në jetë?!
Ishte Ultimatumi Britanik shkaku i spastrimit….. Lexoni ne Internet ne Shqip, kush urdheroj dhe Perse…. Spastrimin e Thesprotis nga Camet e Pa Bese Kriminel.
“Woodhouse dhe Roli Britanik ne genocidin Cam”
Kame 1 pyetje ……qe kerkoj pergjigje, ortologjike.
Perse ne Exodin Cam nga Thesprotia nuk ishte as edhe 1 Burre nga mosha 18-50 vjece, mos ja kishin mbathur gje bashke me Gjermanet per te shpetuar nga Krimet ndaj Grekeve…..
O Sali BOLIA Ri Shtrember dhe Fol Drejte
Ja Krimet e Cameve ne Pushtimin Nazizt…… Pa permendur Pushtusit Turq, Italia…
Ne Wikipedia Anglisht “Paramythia”
1- During the Greek-Italian War the town was burned by Cham Albanian bands (October 28-November 14, 1940)[19] Almost all buildings in the town were destroyed during World War II warfare.[20]
2- On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[21]
3- During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[22] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and confirmed the atrocities committed by the Cham militia in collaboration with the Axis forces.[23]
Perkthim ne Shqip. (google translate)
1- Gjatë Luftes greko-italiane qyteti është djegur nga grupe të Chamesh Shqiptare (tetor 28-nentor 14, 1940) [19] Pothuajse të gjitha ndërtesat në qytetin ishin shkatërruar gjatë luftës Luftës së Dytë Botërore. [20]
2- Në natën e 27 shtatorit 1943, milicitë Cham arrestuar 53 qytetarë grekë në Paramythía dhe ekzekutuar 49 prej tyre dy ditë më vonë. Ky veprim ishte orkestruar nga vëllezërit Nuri dhe Mazar Dino (një oficer i milicisë çame), në mënyrë që të shpëtoj nga përfaqësuesit grekë të qytetit dhe intelektualëve. Sipas raporteve gjermane, milicitë çamë ishin gjithashtu pjesë e skuadrës së pushkatimit. [21]
3- Gjatë muajit shtator 20-29, si rezultat i aktiviteteve serial terroriste, të paktën greke 75 qytetarët u vranë në Paramythía dhe 19 komuna janë shkatërruar. [22] Më 30 shtator, përfaqësuesi zviceran i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Hans-Jakob Bickel, vizituan zonën dhe konfirmoi mizoritë e kryera nga ana e milicisë çame në bashkëpunim me forcat e Boshtit. [23]
PO SHPETIM IDRIZI A I DI KETO KRIME QE KANE BERE ATA KRERE C A M NE BASHKEPUNM ME ILO-GJERMET ?
O TIQE S;PASKE AS EMER-vete kuptohet edhe nga sa ke kopjuar qenke grekofil I ushqyer nga janullua me evrot e lypura nga Europa.
S’ kam cfare te them me shume se edhe ata qe te perfaqesojne ty jane edhe me injorante se ti. Mblidhi mente e kerko pune se ndryshe ke mbaruar e do te perfundojsh LYPESAR GREK! MEGJITHESE ASHTU KENI LINDUR DHE PRAPE DO JU VAROSIN NE KARRIKE!
como merr 2 brisqe te rinj edhe edi ramen tja mbaje koqet kur tja ruash ketij grekut
Prona duhet te shkoje tek i zoti (i ligjshem), por duke qene se e drejta e prones eshte individuale dhe cdo rivendikim prone rregullohet juridikisht me ligje kombetare dhe nderkombetare, ato nuk mund te fitohen me demagogjine, mashtrimin dhe genjeshtrat e Sh. Idrizit dhe as politizimet apo patriotizmat falso per qellime elektorale te subjekteve politike ne Shqiperi.
-Se pari, ceshtja came duhet ndare nga nacionalizmat dhe pretendimet territoriale te Shqiperise kunder Greqise.
-Se dyti, duhet te nderhyje shteti shqiptar per te abroguar ligjin e luftes me Greqine dhe te gjitha pengesat e tjera burokratike qe pengojne procedurat juridike per shtetasit shqiptare me origjine nga Cameria dhe me pretendime prone ne territorin e Greqise.
-Cdo shtetas shqiptar qe ka prona ne Greqi, duhet te ndjeke rrugen ligjore dhe gjyqesore deri ne Strasburg, per te drejtat e tij.
Perrallat e Idrizit dhe klanit te tij jane vetem per konsum demagogjik te brendshem dhe nuk kane per te zgjidhur asgje. Nuk ka asnje krahasim ndermjet “ceshtjes came” dhe asaj te Kosoves. Ne Greqi banon nje komunitet i madh arvanitesh dhe camesh te cilet as kane patur kerkesa dhe as kane konflikte per te drejtat e tyre ne Greqi. Jane nje pjese e cameve e Shqiperise, qe kane qene pronare , te cilet kerkojne pronat e veta qe kane pasur ne Greqi dhe keto prona aktualisht jane te ngrira dhe nuk i ka tjetersuar njeri. Te gjitha rrethanat historike te shpernguljes nga tokat e veta jane te dokumentuara dhe parashikuara ne ligjet europiane. Nuk ka se si Greqia te marre vendime te gabuara te cilat do ti rrezonte me pas nje gjykate nderkombetare. Ndersa shqiptaret e Kosoves kerkuan pavaresine dhe fituan shtetin e tyre ne trojet ekzistuese ku banonin, prandaj dhe komuniteti nderkombetar perkrahu politikisht dhe ushtarakisht pavaresine e Kosoves nga Serbia.
si qekan mledh moterqirat jemenit 300 evros ktu ptuuu7uu ju qifsha rracen me bisht
sa here flitet per çamet trobditen greket.
https://www.youtube.com/watch?v=23kvAhdYgwY
https://youtu.be/M_ukaXTgI2o
ja dhe nje tjeter
https://youtu.be/t3j9R8vHkOk