Luftë drogës apo luftë të varfërve?!

22 Tetor 2016, 15:32Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu

Une besoj se droga shkaterron shume jete, por qeverite e keqija shkaterrojne me shume.

Shihni sot. Lufte i eshte shpallur jo mbjelljes se droges, por perdoruesve te droges dhe punetoreve te droges.

Ne burg shkojne ata te cilet e perdorin dhe qe do ta gjejne gjithmone se ku ta marrin edhe sikur cdo bar apo shkolle te kete nga nje polic per tavoline a banke.

Ne burg shkojne si ” grup

I organizuar kriminal” ata qe kane vetem nje faj: bejne cmos te jetojne!

Ai agai i ares me droge qe i ka marre ne pune nuk ka asnje pergjegjesi. Madje ju ka bere nder. I ka marre ne pune! Nje pune qe nis me “Kismet”e mbaron me “bereqardives”!

Besmiri, jetim dhe te gjithe hallexhinjte e tjere punetore kanabisi, te cilet kane dale dje ne gjykate ne Kruje si” grup i strukturuar kriminal”, thone me shume se sa raportet me shifra te Guardia di Finanza apo Departamentit Amerikan te Shtetit. Aty ka shifra per ne qe kemi kohe te lexojme nga shtepia ose zyra. Lufta me shifra, ton e qindra Km2, e ben me te pandjeshem problemin e frikshem te pasojave te droges.

Eshte si te mesohesh me te keqen perdite e ta shohesh thjesht si krim i nxitur nga qeveria e keqe.

Besmiri e te tjeret si ai nuk besoj se nuk dine se eshte e paligjshme ajo qe bejne. Thjesht urojne te mos burgosen se duan te jetojne.

Asnje nga ne qe merremi me politike perfshire, as mjeke,as gjyqtare, prokurore, avokate, gazetare dime:

Sa punetore punojne per te mbjelle 1,3 ton droge ne nje fshat ne Kruje?

Sa prej tyre jane femije?

Sa paguhen ne dite dhe sa eshte fitimi kriminal qe mbjell pasiguri, dhune, krim e pastabilitet?

Sa jane denuar kete vit si Besmiri ne Kruje?

Sa jane ne burg si perdorues droge?

Po si shperndares e trafikante?

Si komb me mendje te orientuar nga lufta e mbijetesa, sa here nje Qeveri i shpall Lufte-Papunesise, Varferise, Korrupsionit, Droges, e perfshijme te gjithe veten te flasim e degjojme per Luften. Por vec Varferise ku s’ ke armik te identifikuar perballe, gjithe keto lufterat e tjera e kane nje.

Problemi eshte kur armikun ta cakton Qeveria!

Si ne rastin e lulezimit te kanabisit.

Nxit krimin e mbjelljes, por kush eshte armiku e vendos gjate korrjes!

8 komente në “Luftë drogës apo luftë të varfërve?!”

  1. mirel says:

    Kesaj rradhe i ke rene ne koker Ramiut.
    Po te perdorim gjuhen e persheshit, sigurisht..

  2. Arben says:

    Kjo Majlinda Bregu eshte budallaqe fare. Po si mund te gjehen boset kur mund te jete dhe ne Kolumbi ose me shume gjase ne seline e parties te saj? Po ky qe kultivon drogen duhet lere te beje punen se e be per rroge? Te gjithe duhen kapur sa tu vije rradhe dhe te varfrit te mbjedhin gje tjeter per te nxjerre buken. Keto budallackat pale kur jane te ngerthyera ne bisnese te dokumentuara me mafjen e italise nuk duhen lene te flasin sepse dihet cfare m… do nxjerrin nga shkarpa.

  3. Skypion says:

    Me te drejte,ne rrjetet sociale,ironizohet me moralizmat bajate te demokrates Majlinda Bregu kur,ndersa ajo flet per varferi dhe diskriminime e bla bla kesilloji, i kujtojne makinen shume te shtrenjte,kepucet ,cantat,arturinat ,fustanet e cdo gje tjeter shume te shtrenjte e firmato.
    Por kjo zonja se prish terezine fare.Prape me te njejtin avaz moralist.
    Per te respektuar kete forum te nderuar te zotit Baze,por edhe per te qene i sinqerte me trushpelaret e trushkulurit e tij, duhet te them qe Majlinda Bregun e kam marre “inat” per iniciativen e saj famekeqe,per te censuruar komentet online.Eshte shume me i gjere se kaq.Por,mua,si komentues anonim,me intereson kjo pjese.
    Nuk e di shkakun e vertet te kesaj nisme nga Bregu,por natyrshem mund te jete protagonizmi dhe, pse jo,edhe personale meqe ka qene dhe eshte shume e perfolur vete si person ne rrjetet sociale,sidomos per luksin e pajustifikuar ku jeton.
    Kjo eshte arsyeja.
    Dhe,jo ajo qe mund te mendoje ndonje trushkulur i ketij forumi,e qe ka te beje me flirtet e saj me Edi Ramen.
    I kam degjuar thashethemet.Kam lexuar edhe shume mbi kete teme.Qe nga shkrimet dhe editorialet e analisteve me te njohur ne vend,e deri tek statuset pikante te forumeve te ndryshme.
    Aq ne detaje flasin per te,sa e ke te veshtire t’i shperfillesh si thashetheme e te mos i besosh.
    Disa jane edhe sugjestionuese deri ne ate pike,sa te bejne te tregosh nje vemendje te posacme ne rastet,prsh,kur Bregu rastis te jete prane apo te komunikoje me Ramen.E kjo ,thjeshte per ta pare nese i pershkendisin syte,nese i i skuqen faqet,nese i dridhet zeri apo cdo xhest a veprim qe mund te diktohet nga flirti.
    Per kete aspekt,flirtin me Ramen pra,c’eshte e verteta ,kane folur me shume analiste dhe gazetare te majte.Dy prej tyre, Artur Zheji dhe Andi Bushati,jane nder me te njohurit.
    Ndersa Artur Zheji,me ate stilin e tij te lezecem (paksa te cuditshem,megjithate),megjithese e ka sulmuar si askush tjeter dhe ne vete te pare per flirtet e saj politike,gjithsesi tregohet i kujdesshem dhe me njefare takti kur aludon per flirtin ekstrapolitik te Bregut me Ramen.
    Andi Bushati,perkunder Zhejit,nuk e ka sulmuar,mesa di une,per flirte politike Majlinda Bregun,as me emer dhe mbiemer;e megjithate,eshte treguar shume me patakt se Zheji,kur edhe pse nuk ka permendur emra,te gjithe ata qe e simpatizojne Ramen,i ka quajtur “mbrojtese te dashnorit te enderruar”.Qe te mos keqkuptohemi,sidomos nga Bushati,ai po fliste per nje deputete socialiste qe sulmoi Blushin e tij,por pergjithesimi ishte qarte i dukshem,se behej per te gjithe ata,qe tashme njihen si klubi i “Pjeshkave te Rilindjes”,qe nenkupton te gjithe ato femra qe simpatizojne Ramen,jo vetem politikisht.
    Si te thuash,njefare haremi surrealist rilindjot!
    Thashethemet,per te cilat me siper thashe se jane kaq te detajuara se e ke te veshtire t’i injorosh,thone se edhe demokratja jone ka kohe, qe eshte pjese e klubit te “Pjeshkave te Rilindjes”.
    Pjeshkat mavi jane te detyruara te pranojne edhe pjeshka blu,sepse,eshte deshire e vete presidentit te klubit,Edi Rames.
    Nese ju kujtohet,ne zgjedhjet e 2015,Rama u bente thirrje gjithe grave demokrate,qe te braktisin burrat demokrate,e te votojne rilindjen.
    Shumekush e quajti marrezine e radhes se sociopatit.
    E tille ishte,ne fakt.
    Por,kur veren se ka nga ato qe i jane pergjigjur thirrjes se Rames,atehere e kupton se natyra njerezore eshte shume e cuditshme.

  4. TJ says:

    Medioker ne politike! Si mund te jete kjo nje politikane! Jane vetem pjella te Saliut qe tani qe u rriten u bene adoloshente kujtohen per Saliun! Jane te gjithe njelloj ! Servile dhe injorante! Qe nga Luli dhe me radhe! Te zgjuarit dhe intelektualet i perzuri Berisha! Njelloj si Enveri! Por te mosharrojme se jemi ne 2016!Shpresoj qe PD te shkoje drejt shuarjes ashtu sic do te shuhet edhe Berisha! Poshtersia dhe maskaralleku se bashku me hajduterine dhe krimin jane vetite fizike te PD sot me Lulken “femije”!

  5. Toni says:

    Majlinda po EL CHAPPON e partise tende e harove dasho aliko po gaten e shume tjere,eshte e mra mo te na besh moral si per hashish-varferi-etj,sa koncesione ka mare buri yt ne periudhen 2009-2013 po kunati yt krimbet ne konceione fale qeverise berisha dhe ti na peshperit fukarallek…

  6. Kritiku says:

    I di mire ti “Kodra pas Bregut” se kush jane ata qe fshihen pas kesaj “fushate” te mbjelljes dhe korrjes se hashashit. Mos bej sikur erdhe dje nga Hena, por ti je e zhytur kok e kembe ne llumin e krimit. Perpara se te na japesh mend se si duhet te fuknsionoje nje shtet, na trego nje here lidhjet e tua me mafien italiane.
    Nuk ke faj ti “Kodra pas Bregut”, por kate keta qe publikojne idiotesite e tua dhe ti kujton se je bere dikushi qe duhet ti degjohet zeri. Ik e pirdhu bashke me shpellaret e tu tek PD-ja dhe vazhdoni te hani “pershesh”!

  7. Moni says:

    Atehere lerini te mbjellin dhe te punojne se na cate menderen droga droga droga. Pak halle te tjera kemi ne.

  8. katarakti says:

    Edhe nje here tjeter PD-ja deshmon se eshte perkrahese e kultivimit te droges ne vend. Siç beri edhe me Lazaratin. Lufta midis PS-se dhe PD-se mund te perkthehet si lufte midis shtetit dhe antishtetit, midis ligjmerise dhe paligjshmerise, midis sundimit te rendit dhe sundimit te mafias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje