Refuzoi “ofertën” për 13 vjet burg, dënohet me 1503 vjet!

24 Tetor 2016, 17:29Bota TEMA

Një baba që kishte përdhunuar të bijën për katër vjet me radhë është dënuar me 1503 vjet burg.

Rene Lopez, 41 vjeç nga Fresno në Kaliforni, mori një dënim që nuk ishte dëgjuar më parë.

Plot 15 shekuj burg për akuzën e përdhunimit të vajzës së tij.

Ai përdhunonte vajzën e mitur nga viti 2009 deri në 2013, mesatarsisht dy deri në tre herë në javë, raporton “The Sun”.

Ai u arrestua në nëntor të 2013 dhe gjyqi i tij vazhdonte prej thuajse tre vitesh.

Fillimisht atij iu ofrua një marrëveshje për 13 vjet burg, por e refuzoi duke thënë se nuk ishte fajtor.

Ai madje akuzoi vajzën e tij se po gënjente dhe po e fuste në telashe.

Lopez kishte paguar një klinikë private që vajza e tij të abortonte, në vitet kur e përdhunonte.

Gjykata pasi vlerësoi dëshmitë e dënoi 41-vjeçarin për 186 përdhunime ndaj vajzës së tij, duke i dhënë plotë 1503 vjet burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje