Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, Guximtar Boçi, në një videoregjistrim të fundit të publikuar nga “Stop” kërcënon qytetaren së cilës i kërkonte favore seksuale.
Ajo i thotë se do t’ia japë regjistrimet gazetares dhe ai i thotë se do të ndahet me të më plumba.
Kërcënimi është bërë në mjetin e gjyqtarit. Qytetarja i thotë të hapë krahun dhe e njofton se regjistrimet do t’i publikojë në media.
BISEDA
Qytetarja– Mbaje cik makinën, mbaje!
Gjyqtari – Do bësh gruan xheloze.(i thotë taksistit)
Qytetarja– S’ka problem. Dil cik më para, hap krahun.
Gjyqtari – Ca?
Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!
Qytetarja– Të erdhi mirë, që më the ashtu ?
Gjyqtari – Si?
Qytetarja – Ashtu siç ma bëre ti. Të tëra regjistrimet, që kam, të hënën i ke tek gazetarja. Hajt mirupafshim tashi.
Gjyqtari – Ti atë bën edhe…
Qytetarja – Ja të shohësh.
Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.
Qytetarja – Po.
Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.
Qytetarja– Po ashtu do ndahemi.
Gjyqtari – O çupë , thirri mendjes.
Qytetarja– Ik.
bravo viktime
Sa legena ka keshtu,
Ka ne gjykata, ka ne prokurori, ka neper administrate, e deri ne ministra ka.
Po kaq koqe sa jane keta, meritojne te denigrohen ne maksimum.