Organizata e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare për Lushnjen do t’i kërkojë presidentit të Republikës Bujar Nishani t’u heqë dekorimin 67 personave të pushkataur më 23 tetori të vitit 1943 në Lushnje me medaljen “Martirë të Demokracisë”.
Lajmin e bëri të ditur Vangjel Bello, kryetari i kësaj organizate i ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Bello tha se është duke u përgatitur letra publike që do t’i paraqesë kreut të shtetit me kërkesën, duke i bashkangjitur edhe argumentet përkatëse që sipas tij janë fakte dhe kundërfakte të pamohueshme.
Sipas Bellos, realisht ka qenë një veprim i ekzagjeruar i Mehmet Shehut për ekzekutimin e tyre, por se nuk ka vend që ata të dekoroheshin siç u bë.
Bello tha se partizanët e Brigadës së parë kryhen luftime ato ditë në Lushnjë kundër forcave balliste të Isa Manastirliut dhe Hamit Matjanit, sepse ata po vepronin si një bandë duke plaçkitur zonën madje duke përdhunuar edhe gra e vajza.
“Ndodhur në këtë situate, Birgada e I-rë arriti ta shpartallojë këtë formacion duke kapur robër një pjesë të konsiderueshme” tha Bello, duke e pasuar këtë edhe me pushkatimin masiv.
Bello dha edhe një detaj interesant, sipas të cilit, pushkatimi është bërë në dy ditë të ndryshme.
Ditën e parë janë pushkatuar 29 persona dhe ditën e dytë janë pushkatuar pjesa tjetër.
Nga ana tjetër, Artan Murrizi, pasardhës i famijeve të pushkatuarëve, i ftuar edhe ai në këtë emision, e kundërshtoi ashpër kreun e organziatës së veteranëve, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.
Murrizi ka katër të pushkatuar në familje dhe një i pestë që sipas tij kishte arritur të shpëtonte gjatë momentit të pushkatimit.
“Një nga kushërinjtë e babait tim që ishte mes atyre që do pushkatohshin arriti të largohej me shpejtësi dhe nuk e zuri asnjë plumb.
Ai jetoi edhe pas Luftës së Dytë Botëtrore dhe ka vdekur në vitet ’70-të” tregoi Murrizi.
I pyetur se cila ka qenë arsye e këtij pushkatimi, Murrizi tha se e vetmja arsye është se ata nuk pranuan të bashkoheshin me forcat e Mehmet Shehut, sepse kjo do të thoshte se do bëheshin komunistë.
“Xhaxhai i babait tim është pushkatuar sepse tha: Edhe dërr bëhem, dhe komunist nuk bëhem kurrë. Kjo e inatosi shumë Mehmet Shehun dhe i ekzekutoi me dorën e tij”, tha Murrizi.
Sa mire e ka thene
I lumte goja
Edhe derri nuk do te behet komunist
Komunizmi eshte nje kope e frikshme PA rregullat loje
Ja shikojeni vete ku kemi perfundu
3000 leke assistenza
Njelloj si kooperativa30 lek per dite Pune.
U be dite qe vrasesit jane kthyer ne akuzues. Vangjel Bello dhe shoket e tij perfaqesojnen vrasesit e ketyre 67 vetave. Ne vend qe te heshtin apo te kerkojne falje sajojne lloj – lloj perrallash. Keta idjoter duhet te Ishin gjykuar per keto vrasje dhe gjithe vrasjet qe kane bere gjate komunizmit. Lufta per te cilen keta mburren nuk I sherbeu shqiperise por komunizmit qe e shkaterroi kete vend. Po te Ishte vepruar pas 90 me te njejten menyre sic vepruan komunistet gjate luftes dhe periudha se komunizmit, ti kishin vrare keta plehra per gjithe krimet e tyre, do kishin marre nje mesim te mire dhe sot do flisnin ndryshe. Po shoqeria jone dhe nacionalistet jane me fisnik se keta te pashpirt.
Ky Murrizi genjen. Sepse eshte e vertete qe e ka thene nje person qe: “derr behem e komunist nuk behem” dhe pastaj eshte pushkatuar, por ka qene me mbiemer Xhepa. Po keta rrace spiunash jane, sa babane e ketij e demaskonin para fshatit vete Murrizet e tjere.
Une propozonje tu japim edhe na nje kuntal grure pervec dekuratave.
Cfare budallalleqe! E ku e njihte ai komunizmin ne ate kohe, aq me teper qe ne gjithe boten ishin perhapur idete komuniste si ige perparimtare! RRena me bisht, idiotesi !