Nishani në karrocën e dekoratave

2 Nëntor 2016, 17:44Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

Është bërë ritual në Shkodër dhënia e dekoratave pa teklif, aq sa shpesh është kthyer në burim barsolete, të tipit; bashkia shpërndan dekorata me karrocë dore, prandaj po qe se i njeh vehtes një cilësi të vecantë, bëj kujdes mos kalo nga godina e bashkisë se mund të rrezikosh ndonjë dekoratë kokës ose kujdes mos ta fusin emrin te lista e “Ndera-ve të qytetit”, se në Shkodër është më e rrallë ajo e”Jondera-ve”, etj.  
Në fakt kushdo, qoftë edhe me një vështrim prej së largu, rreth frekuencës të dhënjes dekoratave cdo muaj nga ky institucion, sasisë dhe cilësisë së robve përfitues, kupton që barsoletat janë më afër të vërtetës se hiperbolës.

Aq qesharak është bërë ky ritual në Shkodër, saqë rivalizon, në një kontekst paksa të ndryshëm, atë pakon e llokumeve, që të sillnin dikur gjindja kur vinin për erz dhe që në varfërinë e atyre kohëve, shkonte e vinte, edhe për një vit e njëjta. Kur erzlia ta drejtonte peshqeshin,  të shikonte drejt e në sy, si për të marrë një miratim kontraktual:- “unë e kreva erzin tim. Shënoje pak dhe ma kthe dhe kujdes se mos bësh ndonjë shënim mbi pako eeeh, se tmerr!” Duhej të përfundonte cdo herë, si porsa e blerë, pakoja te erzpritësi i rradhës dhe të imagjinosh që e shkreta vinte vërdallë më shumë se 500-lekëshi sot, derisa llokumet të bëheshin gurë me ca kryet dhe t’i ngelnin në dorë ndonjë fakiri. Kurrë se kuptova, sa isha fëmijë, pse një palë rob konsideroheshin në hierarkinë e erzlinjve, më të lodhur nga një palë tjetër, vetëm nga niveli i fortësisë së llokumit që sillnin sa herë vinin e shkonin për vizitë.
Vetëm me ardhjen e “demokracisë” pata “fatin e madh” ta shuaj këtë kuriozitet me një fenomen të përafërt, të një niveli më grotesk, që nuk shpreh edhe aq varfërinë e kushtëzuar ekonomike, sa varfërinë për mend.

Erzi me pako llokumesh u shndërrua në erzin me dekorata në bashki të Shkodrës. Duke u përsëritur më shpesh se erzet me pako llokumesh në shpinë time, s’me la mundësi të mos e studioj në detaj meskinitetin me tërë efektet e veta duke na e neveritur “hierarkinë e vlerave” në këtë qytet, dikur i konsideruar për frymën elitare. Është e tmerrshme të mendosh, një proces që do duhej të shquhej për delikatesë dhe përzgjedhje, sot t’i ngjajë një ditë normale me shi të imët Shkodre, që merr shtruar dhe  lag të marrë e të urtë.  
Po të kaloje deri dje nga bashkia dhe të hidhje sytë nga pirgu i madh në karrocën me dekorata, nuk do ishe në gjendje të bëje asnjë dallim cilësor. Po t’i hedhësh sot, është edhe më keq, mbi plëndësin e saj, bie në sy një nishan, aspak cilësor, sa i vecantë në kotësinë absolute të të gjendurit aty.

Një nishan që mundohet të duket blu, por që në fakt anon nga patëllxhani i mbyllur, si bashkim i të zezës me të kuqen. Ne tërë rropullinë e dekoratave, ai është më pa lidhje aty. Jo se tjerët kanë shumë, por për këtë s’dihet as sesi është rregulluar lidhja, të paktën sa për letra. S’kuptohet nëse nishani mbi plëndës të karrocës me dekorata,  ka hipur apostafat pa rradhë në javën e martirizimit të klerikëve të persekutuar, si për të treguar se djalli qëndron tek detajet, apo si për të treguar që Shkodra është jashtëzakonisht e paanshme, sa dekoron si ata që Enveri u preu kokën, si ata që mbanin kokën e tij prej guri mbi shpatulla, me një vullnetarizëm të pashoq, në shkollën e bashkuar, apo thjesht se vetë Nishani bëri ca erze me dekorata andej nga Lushnja dhe donte dhe për vehte një llokum të forcuar këtej nga Shkodra?! 
Sipas asaj që shoh unë, besoj qendrojnë të gjitha, por personalisht, më fort nga gjitha, i frikem një shoqërie që lë dekoratën në dorë të horit. Synimi i tij nuk ka për të qenë kurrë promovimi i vlerës, por përkundrazi, me të gjitha format, relativizimi i saj.

22 komente në “Nishani në karrocën e dekoratave”

  1. eri says:

    Te lumte zonja Keti ! Aq mire e ke thene sa s’ka ku te shkoje me sakte. Keta s’kane llogjike fare. Japin dekorata kuturu , vend e pavend pa asnje llogjike e pa merita dhe njerezit , personalitete shkodrane qe vertete kane patur vlera dhe kane dhene per Shkodren e per Shqiperine qenkekan “te papershtatshem” per tu kujtuar e dekoruar nga pseudo personalitetet qe drejtojne institucionin e bashkise se Shkodres. Tamam eshte me thane : Fali se s’dine ca bajne.
    Si gjithmone analize e goditur zonja Bazhdari.

  2. shpresa says:

    S’ka faj kryebashkjakja e Shkodres se duhet te jete direktive e Saliut ashtu sic beri dhe Nishani duke dekoruar vjehrren e Zenit ? . Shyqyr qe Nishani mori dekoraten ketu se rrezik se mbatej pa dekorate se Saliu nuk ka te drejte dekorimi pseudoviave ….
    Hej bela , cfare behet ……
    Gjithmone e me teper Shkodra po bindet se cfare humbi

  3. shkodrani says:

    Shkodra dihet qe eshte qyteti ku festohen me se shumti Katnavalet. Mos kane filluar festimet e Karnavaleve me heret andej nga Bashkia e Shkodres ???
    Keti , si gjithmone fjala jote ze vend . Sakte

  4. Dritani says:

    Bravo Bazhdari qe me llogjiken dhe konstatimin e drejte na e sjell kaq sakte e paster kto berishiante e fundit. Dhe te merret vesht prej te vogel dhe te madh cfare pacahurret kurdisin…

  5. lola says:

    Keti Bazhdari,Kimete Berisha, dhe ndonje tjeter .Ia vlen te harxhosh disa minuta per te lexuar reflektimet tuaja te bazuar ne llogjiken e pakundershtueshme dhe te shprehur ne menyre lehtesisht te kuptueshme.Uroj te shtoheni dhe keni dekoraten (ups se mos na i bie te fiket nishanlliut) uraten time desha te thosha.

  6. era e thellesive says:

    kjo zonje ka shume talent per te percjellur nga ana filozofike te verteten. ka nje stil te terheqes dhe larg patetizmave te albanistanit ku zhyten shumica e shkruesve shqiptare. e hap dhe e shtrin argumentin me pak fjale. ben kalime shume inteligjente duke mos rene kurre ne monotoni. Tregon qe ka nje botekuptim ndryshe dhe komplimente! ti i duhesh ketij vend jo ca funderrina qe na hiqen si elite.

  7. PidhiISateme says:

    Or taj Keti, po nuk na e ke thone a t’ka pelqye ty llakumi, a jo?

    1. LG says:

      Pyet më parë mamin,motrën,gocën e tezes,të xhaxhait etj.; gjithë femrat që të përmban pragu.Aty do gjesh një përgjigje më të saktë.

      1. PidhiISateme says:

        Po pse or taj LG, e ku e dine femnat e pragut tim a i ka pelqye llakumi Ketit? Apo taj i ke pvete ato t’pragut tand e t’kan thone po?

  8. Xhevati says:

    Nuk e di sa komunist i devote ishte Nishani, nga fetyra duket si spiju turk. Me i dhan dekorat Nishanit ne Shkoder asht si me dekuru nji prej lushnjet se ka kalu ka Shkodra me sherbim. Kur dekorehet nje person jepen edhe arsyet e dekorimit . Taman tha nji profesor dje, shyqyr qe ne sna ka dekoru bashkia, jena ma te nderum. Te lumte per shkrimin!

  9. Taulanti says:

    Hapi syt moj Shkoder hapi…

  10. Qifi says:

    Po ti je e ish e persekutuar o Ket, smund te kesh kaq shume urrejtje per antikomunistat dhe kaq shume simpati per persekutoret tuaj dmth komunistat. Leri shkrimet se i ke bo si trakte. Brenda mundesive bej ndonje shkrim per tom doshin ose tomin siç e therrisje ti me spiropalin, ose bej ndonje trakt tjeter por kete here kunder komunistave. Gjaku i te pareve tu k me te vra e mallku gjithe jeten.

    1. Olta says:

      Dhe nga emri qe zgjedh duket se sa e do vehten. Je shume e lexueshme e dashur pavaresisht djalekteve qe perdor. Nuk te vret mallkimi por dyftyresia. Duket qe vuan thellesisht pazotesine tende pa qene ne gjendje te ndryshosh asgje dhe kjo po qe ta rrezikon jeten.

  11. S.Dako says:

    E ke qare shkrimin o Ket dhe ajo qe me pelqen me shume nga shkrimet e tua eshte pjesa e batutatave dhe fakti qe nuk rri brenda skemave. Kjo i ben te plasin robt e kqinj si qifja.

  12. busho says:

    C’jane keto bravo per kete “kukull” te perdorur keq dhe te ndodhur, nuk e dime per cfar aresyesh ne llogoren e kuqe… I jati, i persekutuar politik nga rregjimi bastard i djeshem, ishte nje nga krijuesit e levizjes demokristiane ne Shqiperi. E bija, (e perseritur) e perdorur keq…

    1. korcari says:

      O busho edhe ti kerkon shpjegim nga shqiptaret,ata jane nga fryn era,sot keti, neser nexhmija ,pasneser enveri,etj.

  13. Ortopedi says:

    Respekte!Si gjithnje prek tamam ne ato tema pikante me te cilat kjo Shqiperia jone hallemadhe
    nuk do te jete e qete asnjehere. Dekoratat e titujt e ndryshem te nderit leshohen aq shume
    saqe te thuash ka inflacion te tyre eshte pak.Ne pamje te pare gjera te vogla,
    por realisht jane burim i humorit, jane sa groteske dhe komike aq dhe demprurese ne kuptimin qe
    nuk i pergjigjen realitetit te gjerave, nuk sherbejne per qellimin e parashikuar ne ligj, si mirenjohje per akte te veçanta
    ne favor te atdheut e komunitetit respektiv dhe njeheresh per te frymezuar te tjere,ne sensin pozitiv.
    Fenomeni qe flisni per Bashkine Shkoder ngasa degjojme e shikojme ndodh gati kudo ne vendin
    tone, pavaresisht nese organizmi qe i leshon drejtohet nga te majte apo te djathte. Per shembull ne Fier behen
    qytetare nderi nga ata lloj biznesmenesh qe kane “fituar” tendera per pune publike.Pra jo vetem
    qe Bashkia iu “dhuron” punen dhe meqe e kane realizuar detyren, dmth punen per te cilen kane marre milionat
    u jepet dhe titulli “qytetar nderi. Mirenjohje e tenderuesit per fituesin e tenderit.Thjesht tallje me popullin.

  14. e verteta says:

    paradoksi shkodran po cudite mbar opinionin. qyteti i vlerave historike dhe i rezistences anti komuniste sot ne pragun e martirizimit te 38 klerikve tepushkatuar nga regjimi komunist po dekuron nji person qe ne tere jeten e tija komuniste nuk prani se akuzuari po keto klerike si opskurantist dhe spiun te vatikanit, qe pushkatimi i tyre ishte nje frymzim dhe me i madh per besnikeri ndaj pertise dhe shokut enver.zonjushen e pergezoj per objetivitetin e saje .

  15. njena says:

    Pash Zotin kush t’a ka mbushe mendjen qe din me shkrue? Me ate fytyre si derrkuc, edhe pse ke harxhue mija dollarsh prap se prap derrkucen e Muppet Show na kujton……Shkon ban breke moj nuse se gja tjeter deri me sot nuk ke dijte me ba

    1. Nostradamus says:

      Meso te shkruash shqip ore tutkun (e), pastaj fillo te besh kritika. Injorant (e).

  16. dritani says:

    Dekoratat e medaljet jane bere si fletet e lavderimit dikur. Ke te drejte kur thua se tani ato ecin shaluar mbi barcaleta. Ne nje ndermarrje dikur, doli drejtori para punetoreve ne prag te Vitit te Ri dhe tha: Per pune te mire gjate vitit do te kete flete lavderimi. Heshtje mortore. Per disa do te kete edhe flete lavderimi edhe shperblime ne te holla. As heshtje e as duartrokitje. Filloi rituali. Ne filim tha lexojme emrat e atyre qe nderohen me fletet e lavderimit. U lexuan. Tani po japim edhe shperblimet. Sylçoja, te cilit iu lexua emri per flete lavderimi dhe i njohur si hazerxhevap, po priste. Per dike jepej fleta e lavderimit dhe mirrej zarfi me te holla. I erdhi radha te mirrte, po zemra po i rrihte nese fleta e lavderimit do i shoqerohej me zarf…Drejtori, duke e njohur si tip, desh te bente humor: “Sylçoja e meriton fleten e lavderimit…”. Qeshje. Por…”Jepi drejtor…”-tha Sylçoja. Kuptohet edhe zarfi me shperblimin. Sylçoja doli ne presidium dhe i mori, si fleten e lavderimit e ashtu dhe zarfin me te holla. Thuaje nje fjale, sekush i tha. U mbush me fryme dhe duke iu drejtuar drejtorit, tha: “Zarfin po e mbaj dhe po nderoj me te gruan ne shtepi, ndersa fleten time te lavderimit une po ia dhuroj drejtorit, se ai na beri nderrmarrje pararoje…”

  17. Crusader says:

    Vdiq per deputete jo çupa. O Ramon, vure doren ne zemer dhe fute ne liste dhe kete gocen se na ngeli te Tema. Po bezdis edhe miqte e saj ne Facebook me klikime, komente e like, per keto qe shkruan ketu. Po lodhet shume e shkreta, keshtu qe mos e harro gjatosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje