Militantët e grupit terrorist “Shteti Islamik” kanë publikuar një tjetër video, ku tregohet ekzekutimi i tri personave.
Sipas ISIS, ata janë pjesëtarë të “Ushtrisë së Lirë Siriane,” ndërsa pamjet e rënda tregojnë prerjen e kokës së dy prej tyre, ndëra personi i tretë qëllohet nga një tank.
Video mendohet se është xhiruar në qytetin ëilaya al-Furat në kufirin siriano-irakien, i cili gjendet në duart e xhihadistëve.
ISIS gjithashtu bën me dije në video, se ata zotërojnë një listë me emrat e të gjithë anëtarëve të “Ushtrisë së Lirë Siriane,” ndërsa ekzekutimin e kanë cilësuar si një kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes së ushtrisë irakiane në qytetin e Mosulit.