FBI ka rihapur sërish hetimin në lidhje me skandalin e email-eve të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.
Por, pavarësisht se sa kontraversial dhe i debatuar ishte ky vendim, çfarë është në thelb skandali i email-eve, i cili e ka përndjekur Clinton gjatë gjithë fushatës së saj.
Gjatë periudhës kur ajo shërbente si sekretare e Shtetit nën administratën e presidentit Obama, Hillary Clinton ka zgjedhur të përdorë adresat personale të email-eve, në vend të atyre zyrtare.
Por, si të mos mjaftonte kjo, ajo ka shfrytëzuar një server privat, i cili ishte në pronë të çiftit Clinton dhe ka refuzuar shfrytëzimin e sistemit qeveritar.
Clinton ka deklaruar se zgjedhja e saj ishte thjesht për arsye praktike, pasi kështu e kishte më të lehtë t’i manaxhonte email-et e saj. Por, nga ana tjetër një veprim i tillë i lehtësonte asaj edhe kontrollin mbi email-et që mund të bëheshin publike.
Rihapja e hetimit për kandidaten demokrate, i ka ulur asaj pikë në sondazhe, duke bërë që Trump të kryesojë për herë të parë.