Nga Petro Marko
Pra ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshët dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip?
Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun.
Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë. Megjithëse u ndanë në dy fe nuk e humbën kurrë lidhjet e gjakut dhe të fisit.
Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t’u mbrojtur, siç bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve.
Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijët. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës në Gjirit.
Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhërmijasit flasin si korfjanët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht, tregtinë e bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputen lidhjet me Labërinë, me Dukatin.
Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksë, janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u thellua në kohën e Ali pashë Tepelenës, i cili dërgoi një delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej.
Paria e Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë kapedanë. Delegatët e Ali pashë Tepelenës u thanë mendimin dhe qëllimin e vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve:
– E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i thoni pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s’ka ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s’na dhanë ujë. Në na dhëntë Muhamedi ujë, menjëherë bëhemi myslimanë. Kështu i thoni pashait. Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me zemërim dhe tha:
– Eh kaurët e dreqit, do të ma paguajnë!
-Pastaj, duke qeshur: – Pizevengët, janë të zgjuar, s’ke ç’thua, janë rrufjanë të mëdhenj!
Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqisë. Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje.
Dhe paratë e mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankat greke për shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për propagandën greke.
Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues i himarjotëve pranë Carit, në Petërsburg. Mësuesit dhe shpenzimet për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit. Gjikë Bixhili ndërtoi dhe një shkollë, që është sot e kësaj dite. Ne kur ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të varur në klasë.
Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke, ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, që merrej me çlirimin e Vorio Epirit, domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte një…
Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë (Megali Idheja: që Greqia të behej e madhe duke përfshirë në kufijtë e saj jugun e Shqipërisë dhe vendet ballkanike ku janë ortodoksë).
Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin si bij të një “krahine heroike greke” me histori trimërie e burrërie.
Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua.
Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufijtë të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptarë, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thellë kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia.
Krerët himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë.
Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse Labëria u bë turke?
E pse te mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi dhe ne armiq të betuar të turkut. Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishte tetë priftërinj.
Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për himarjotët, sillogu vorioepiriot ndikuan shumë për t’i bërë himarjotët t’i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë.
Ata pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera; në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi, Kanada e gjetkë. Kështu ne dinim më mirë ku binte Buenos Airesi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ja kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.
Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqet që deshën Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë Musa Juka, duke na armiqësuar vëlla me vëlla.
Familja jonë bënte pjesë në partinë e pendëkuqeve dhe mbanim në ballkon kurdoherë flamurin e Shqipërisë.
Kapedanët e Spiro Milos na kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea Deshën që ne të linim shtëpinë e të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me pensione Athina.
Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im Jani, i sikterisnin duke u thënë: “Andrea Markoja u vra për Himarën dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron”.
Pjesë e shkëputur nga libri i “Intervistë me vetveten”
Ehhhh. I madhi, i dituri, penëarti, i thelle ne mendim, supershqiptari, dinjitozi, “kokeforti”, i paepuri, i rralli, jokonformisti, kundershtari me arsye, luftetar i pashok, PETRO MARKO, nga bregdeti i Himares. U prehsh ne paqe atje ne Dhermiun tend te dashur. Sa shume mungojne burrat si ky superburre.
BEQIRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA sunite,P.Marko citon: Souli dhe Xeimara kane qene perhere ne lufte me turkun.
Pra,more pisa qe do te thote se ka qene ne lufte me turqit dhe sunitet turkoshake[sot muslimanet shqipfoles] te cilet kane qene dhe jane pjese e gjakut turk.
Kshq P.Marko nuk nenkupton sunitet shqipfoles shqiptare,por kristianet orthodhoxe dhe kete ju plehra islame e dini shume mire,por edhe nese nuk e pranoni ne ua perplasim te VERTETEN ne fytire!PLEHRAAAAAAAAAAAA TURKOSHAKE,NUK U LIDH ASGJE ME SHQIPTARET!
O tfgs1 (dmth: ta futte greku sumes) te kam thene disa here: ju kelyshat e prifterinjeve jevgj te Athines kini kujdes ata, “allo pragmat”, arvanitasit se akoma shqip flasin ata vella (gjithmone kur s’ka ndonje pusht te asfalise si puna jote rrotull). Nga ne, arvanitasit e Shqiperise dhe Kosoves, nuk ju vjen asnje e keqe o pusht, kini mendjen tek ata “allo pragmat.
PETRO MARKO…….SHQIPERIA!!!!!!
Mëso të lexosh, idiot.
Petro Marko
I papare edhe ne diktature ku per 1 fjale me teper te ikte koka ose kalbeshe ne burg e thote qarte:
Himariotet qe kur njihet historia kane qene te pamvarur autonome nuk e durojne dot diktatin e aq me shume ate me prapavije sunite, himariotet njifnin argjentinen dhe australine po nuk dinin ku binte kuksi dhe kosova .
Kur luftonin turkun te vetem pa asnje aleat te vetmit qe I priten dhe I mbeshteten ishin greket .
Ky eshte fakt kjo eshte e vertete.
Sic eshte e vertete qe ne himare ka shqiptare po edhe greke por edhe shqiptaret edhe greket jane gjak I paster I pabastarduar dhe jetojne krah njeri tjetrit sic jetonin pellazget dhe helenet qe nga fillimi I koherave qe prej mijra vjetesh.
Cdo diskutim tjeter eshte thjesht perpjekje racash te ardhura vone shume vone ne token e arbrit per te shtypur komplekset e tyre te inferioritetit dhe mungeses se identitetit.
Shko mor kkkk me kete carcaf mos i bej qefin vetes me brockulla trap po hajvan mbetet o te mjere pellisni per fakte ja ku i keni tani filloni dhe i interpretoni faktet si mbas deshires tuaj b…q…
Po, dakord, nënkupton kristianët ortodoksë, por shqiptarë dhe jo grekë! Deri 4 breza para meje, familja ime nga Shqipëria e mesme është e besimit ortodoks (meqenëse edhe si thoni Ju, grek lind, nuk bëhesh, një arsye më shumë që ortodoksët në Shqipëri nuk janë grekë)!
Gjithë të mirat!
TI tfg prej marsi te te shiqon dikush te shef,te veren se qenke injorant me gjene dhe ktu se vej ne dyshim ket shkrim timin qe te vleresoje keshtu,pse shtremberon shkrimin kuptimin e gjithe shkrimit,ky admiron flamurin kombetar shqipetar,i tregon me plotekuptim te fjales te gjitha te metat e njerzve te asaj ane dhe ksaj ane si musliman e ortdoks,por e larteson flamurin kuq e zi ne balkonin e shtepise se tije,ku ka me kjalte se kjo fjale,e kritikon parine e himares,se njofin birin e dreqin por nuk njofin kosoven qe ti urren edhe deri te thonjjet e kembes,sa shveshur del mire eshte nese ju si minorikare keni kso argumente.kjo me gezon mua,nese ju kapeni me kso argumente.
Epo kjo eshte se kombet nuk jane te krijuar nga gjaku por nga feja dhe kultura qe kane pelqyer .Si ka me qene nje gjaku nje nga veriu dhe nje nga jugu , pastaj si merren vesh nje nga veriu me nje nga jugu kur nuk ka shkolla as pune kolektive dhe nje gjuhe te njesuar as levizje te medhe as ka patur televizjon as gazeta .Ata jane Greke se ate fe kulture duan dhe ate kane koltivuar .Izraeli qe eshte i vetmi komb i botes nuk eshte krijuar nga gjaku por nga feja dhe pranimi per tu rrethprere dhe duke pranuar ligjet dhe jetesen sipas Zotit , nga rrethprerja jane berekomb .As ne Shqiptaret nuk jemi nje Gjaku se eshte budallellek sikur te mendohet .Kombi Shqiptare eshte krijuar nga Venedikasit si fillim ne disa zona , pastaj nga pushtimi gjate Turk ka lind ky identitet i ri i cili eshte normale mbas nje pushtimi dhe asimilimi te gjate me fe me gjuhe me veshje zakone 500 vjete mjaftojne e teprojne per ta ndryshuar njeriun Enverit 50 vjet i mjaftuan per te prolluar kete monster njeriu qe banon sot ketu .Himarjotet rezistuan dhe fituan , kurse pjesa tjeter e Shqiperise jane popull kot rrafushe te cilet jane te humbur por nu kuptojne as nuk shohin humbjen .
o llapaqen si ti si ai mbi ty qe I del Turku me palle ne dore ne enderr cdo nate jeni me te meta te theksuara mendore. nuk e keni idene se cfare eshte identiteti nacional dhe cfare e perben ate. domosdo se injoranca e thelle keto ka dhe prandaj kane perfituar ata qe dinin pak me shume se ju deri dje. njeri thote une jam grek po dhe shqiptare jane vetem ortodoxet se te tjeret jane turq. hajde mere vesh se ca eshte per veten e tij shqiptar apo grek? kurse ti na nxjerr teorine qe shqiptare na bene venediku e dreqi e shejtani. ketu duket sa pak njohuri keni nga identiteti dhe cfare do te thote te jesh shqiptar. kot qe te mundohemi tu shpjegojme juve ndonje gje te tille se eshte me keq se ti biesh murit me koke prandaj mbytuni ne injorancen tuaj dhe gezohuni me ato budalliqe qe nxirrni nga goja. te fala janulles
Bravo Sokol, mire ia fute ketij “llapaqenit” ketu ma nolte, ky qenka trap fare, simbas logjikes se tij edhe indianet e Amerikes Jugore apo kongolezet na qenkan spanjoll e belgjikian mbasi qe konvertuan ne katholik?
Ky “llapaqeni” paska vetem mut dhije ne koke, po nejse ska faj se kisha pordhodoxe greqe jua peshurri trunin!
RESPEKT PER PETRO MARKON..Nje Pende e ARTE…i kame Lexuar me “Ankthe” Romanet e Petros….nje PENE E SHKELQYER…DHE NJE HERE REPEKT PER ATDHETARIN @ MARKO..lol
Ju sugjerje te gjithe lezuesve te lezioni kete liber INTERVISTA ME VETVETEN eshte nje liber fantastik i ketij shqiptari te vertete Petro Marko..
nxirieni me figure dhe ze qe e ka thene, te tjerat jane pallavra….. botimet e kohes se realizmit socialist dhe te Pullumb Xhufit, nuk i beson njeri…
Pse libri i doreshkruar nga ai s’te hyn ne pune ty? Kujt i tregon realizmin socialist ti o lololo i kishes greke, Petros qe hoqi picirin nga ajo kohe frikshme gjate komunizmit? Shko lexo pak se jo gjithe historia e njerezimit eshte me ze e figure o kafshe tru manget.
Haha, po ta cojme nga varri te te kendoj ty ne vesh mo Lo.Qe. Petroja keto i shkruar ne te gjalle te tij, dhe ishte gjalle kur ja publikuan.
Here moo te përdhunuarit e qishes greko orthodhokse !
Mos do ta beni edhe Markon turk !?
Ne shqiptaret jemi shume emocionale dhe shume shume te ceket!
Nuk eshte problemi se cfare ka thene Petro Marko apo Foqion Postoli!
Problemi eshte se Greqia vazhdon te ngule gozhde ne Shqiperi! Sikur ka shkombetarizuar shqiptaret ortodokse te Camerise te njejten gje po realizon dhe nga ne!
Grekeve dhe sikur tju falesh jo Himaren por krejt Bregun, te nesermen do fillojne nguljen e gozhdeve ne pjese te tjera te vendit!
Mendoni pak emigrantet shqiptare te cilet pak nga pak do humbin gjuhen dhe do behen greke.Shteti grek do u kerkoje qe pllakat e varreve ti shkruaje greqisht e keshtu me rradhe! Prandaj mos u habisni me greket por me veten! Shqipes i vjen truri vetem kur sheh ushtarin e huaj ne prag te shpise!!!
Pastaj nuk habitem dhe shume qe shqiptare te ndryshem duan te marrin nje kombesi tjeter! A mundet njeriu normal te jete bashkekombas me Bujar Qamilin, Sinan Hoxhen, Saleh Berishen , Vjollca Vokshin apo Artjola Tosken?!
kujtoni prifterijte greke si regjistruan popullsine shqiptare si greke – i pershendesnin fshataret ne greqisht dhe fshataret shqiptare pergjigjeshin ne greqisht.
sot po ti thuash dikujt ne rruget e tiranes ” hello” te pergjigjet ” hello”. mos i bene gje angleze kjo shqiptaret
Petron e kishte tredhur gruaja e vet supermyslimane ,dhe i kish bere presion te papare sigurimi i Enverit ,Keto gjera ia shkruajti gruja e vet turkeshe,Petro ishte me skleroze te thelle kur u shkruajten keto gomarlleqe.Perse nipi i Petros eshte greku me i madh i zones??Mos u lodhni kot mor turkoshqiptare Himara DHERMIU ,PALASA JANE GREKE.
Qe nipi i tuj eshte nje trukkkk dhe mercenare i paguar kjo nuk do te thote qe Petrua nuk ishte shqiptare te tilla raste ka plot
FAJEO, kur kaloj nëpër Himarë zemra më bëhet oqean nga pamja autentike SHQIPTARE e kësaj TREVE.
Është e vërtetë se jo pak shiptarella në FYROM, si në Himarë që deklarohen e shiten si shiptaroturq, por
kur iu vdes dikush, vajet që dalin nga shpirti, i gujisin shqip.
Bëri qejf vetes, shiptarizmi ka nisur valën detare dhe do arrijë në bregun anëtej shqiptar edhe atje nga ARTA….
Crendesi ka cthote petro marko, rendesi ka qe Himara eshte Greke, duhet ta pranojme dhe te jetojme ne harmoni.
Crendesi ka se cthone disa kerma analfabete e mercenare b…q…si puna jote Himara eshte shqiptare dhe pike si dhe Cameria deri ne Preveze
Ka rendesi se Himara as ka qene e as ka per te qene greke, e shumta mund te futet ne rrotet e makines ndonje tjeter i paguar nga greku si ai i pari dhe do e kuptojne te tjeret qe nuk behet shaka me mjellin e gjermanit, kur nuk na beret dote gje ne 1914 dhe ne vitet nentedhjete qe Shqiperia i sh e semire tani na hani trapin ju langot e jevgogrekeve, vec kujdes se Greqia eshte ngrehine kartoni dhe do rrezohet atehere tu shohim ju te shiturve.
DIA
Ne nuk e njohim kush eshte ky petro marko por nuk habitem sikur te jete sunit i vaftisur
Himara eshte zemra e Hellenizmit pa Himaren s’ka Greqi.Pike
Nese Presidenti i Republikes duhet te dekoroje nje personalitet te larte ky eshte Petro Marko.
Njerez te tille jane ata qe mbajne lart dinjitetin e nje kombi.
Dhe shikojeni cfare kingu.
Ku krahasohet me halldupet e sotem.
Nderime Petro Markos dhe familjes se tij.
Vepra e Petro Markos,Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët) eshte botuar pas 1990-tes,
kjo per arsye sepse nje veper e tille nuk do ta lejohej kurre nga komunistet,por edhe mund te
shfarosej bashke me autorin. I nderuari Petro Marko ka vdekur ne Dhjetor te 1991,keshtu
qe,nese do te kishte diçka per te ndryshuar,kishte koh mjaftueshem.Fakti qe autori ka
pritur renien e regjimit komunist per te nxjerre ne drite vepren e tij te shkruar ne fshehtesi
prej kohesh,e rrit akoma me shume vleren dhe vertetesine e rrefimit te tij.
Prandaj o langaraqe,llapaqene,zagare dhe bythshitur tek greku,mbylleni halen e qelbur.
Shikoni se çfar thote Kiço Bollano(ne emisioni “Labëria e Harruar. Dokumentar Nga Top Channel”
mbas minutes 1:20) https://www.youtube.com/watch?v=X0ALr3pusbY
vetëm armiqët e shqipërisë mund të thonë se Himara është greqi !, Ata njerëz që kan humbur logjikën mund tË thonë se ka ” lajthitur” Petro Marko,ky është shpjegim i origjinës popullit Himariot ,me fshatra e deri me fise e me flamur,bardhë e kuqë .Kjo është e vërteta rrethë gjakut popullit Himarës që është shqiptar den baba den . Kjo që shkruan burri i madhë i bregëdetit të Himarës e i gjithë shqipërisë Petro Marko .U prehtë në paqë në jetë të jetëve mos u harroftë ky liberator i fjalës vërtetë.
I vetmi qe mund te matet me Kadarene e madh… Nderime dhe i paharruar emri i te madhit Petro Marko.
Pa dyshim qe i nderuari Petro Marko eshte shprehja me e mire e fuqise se penes,vecori klasike e Himarjotit virtuoz,por fatkeqsia qendron se kur ishte gjalle e burgosem,i shkateruam familjen pa ber asgje i ndjeri kunder askujt,ndersa sote mbas vdekjes disa shkruajne ne emer te tij. Per artikujt qe shkruani do tju kishte zili dhe Gebels ! Ju lutem i lini te prehen te qete ne banesen e fundit
Ti zigur gejne pak me lezet se nuk te akuzojm ty ke te drejte kur thua qe botimet jane botur 90-91 dhe se Petro Marko ka nderuar jete ne fund te 91,ketu ke data edyte ke gabuar sepse z. Petro Marko ka nderuar jete ne tetor 89
Wikipedia e Petro Markos ne kater gjuh(edhe greqisht) thote qe eshte e sakte(Dhjetor 1991)!!!
Pastaj,mos fol ne shumes(“nuk te akuzojm”),se nuk ndermjeteson mendimin e te gjitheve.
Respekt per Petro Markon dhe vepren e tij. Ai thote qe eshte shqiptar-ta gezoje.Nje tjeter himariot thote qe eshte grek-ta gezoje. Por letrari nuk eshte as historian dhe as gjeograf. 80% e emertimeve te vendeve,kodrave ,gjireve etj ne Himare jane Greke dhe per kete nuk mund te pergjigjet shkrimtari P.Marko. 7 5% o banoreve te Himares jane deklaruar me kombesi greke -ta gezojne. Te ardhurit nga Kruja per te ndihmuar nipin e Skenderbeut e qe mbeten ne Himare jane shqiptare -ta gezojne. Por te tjere qe kane ardhur nga Sparta e vende te tjera greke para 3.000 vjetesh jane greke .Prandaj N.Borgias shkruan se misionari Giuseppe Schiro me 1772 deklaron se banoret e Cimara(Himara) ,Dhrimadhes(Dhermiu), Balasa (Palasa) etj jane me “di nacioni greci”. Greqishtja e Himares ka fjalet dhe strukturat gjuhesore te dialektit grek Dorik. Me 1927 inspektori inspektori I Min.Brendeshme te Shqiperise,Teki Selenica llogariti qendrat e banuara me greke ne Shqiperi dhe ne dokumentin e pergatitur midis te tjerave per Himaren tha se Himara,Dhermiu, Palasa etj. banoret I kane me kombesi greke(lista e plote eshte ne dok.perkates). Himara ishte zone minoritare dhe e hoqi Zogu pas vitit 1930. P.Marko shkruan se banoret e Himares benin tregeti me italianet,sidomos per qitrot. Meqe benin tregeti me italianet,duhej qe ,sipas llogjikes se kryeministrit historian Edi Rama te flisnin italisht himariotet ,por ja qe nuk dinin asnje fjale italisht,pervec nja 10 kapiteneve te anijeve.Ja cfare shkruanin midis te tjerave 33 kapedane te Himares ne letren derguar Papes per arme kunder turkut :”…Shumica e pop. se Himares eshte Greke dhe nuk e kupton “tin frangjiqi gllosa”. Ne Himare ne muret e kishes se ndertuar mbi germadhat e tempullit te vjeter u gjet pllaka me mbishkrimin Grek :Foivos Apollon Himairan Epolisen (Fivos Apollon themeloi qytetin e Himares). Me 1538 u be mareveshja e shenjte e vendeve evropiane kunder Turqise dhe ,po te fitonin,venediku do te rimerte “kolonite greke ne brigjet e Adriatikut:Himaren ,Orikumin…”. Studiuesit K.Jimek dhe A.Thumb me 1901 dhe 1910 shkruajne se banoret e Himares ,jo vetem qe flasin greqisht,por ne greqishten e tyre gjen fjale nga greqishtja e vjeter qe nuk I has edhe ne Greqi. Misionari I Papes ,N.Borgia shkruan ne raportin per Seline E Shenjte:” Eshte e vertete qe greket e Himares I vleresojne misionaret…” .E keshtu mund te vazhdohet….Shkrimtari P.Marko nuk kishte ku ti lexonte keto gjera,jo vetem se atehere nuk kishte internet,por edhe se ishim te mbyllur ne kafazin e E.Hoxhes dhe vallja hidhej sipas melodise se tij. Megjithate respect per P.Markon dhe vepren e tij. Ju lutem botoni komentin tim!
Mua me ben pershtypje pse futet kjo dilem ne ket gazete se c’fare eshte Himara shqipetare apo greke !!!.
Kjo nuk eshte nje gazete patriotike as edhe ndonje site qe flet per patriotizem , pse e gjith kjo !?
Lereni Himaren atje ku eshte, lereni rehat shqiponjen e maleve .
Himara eshte djep i shiptarise me shume se shkodra tirana dhe vlora, mos vazhdoni zhurme dhe vetem zhurme per te felliqur historin e himares me belerin dhe tgrf ketij kombi nuk mund ti hiqet me as’nje meter toke ketij kombi duhet mi kethyer prapa tokat qe jane mare me zore dhe dita erdhi.
Petro Marko eshte personalitet i vecante dhe shume i respektuar,por kjo nuk do te thote se cdo mendim ose konkluzion i tij eshte i drejte,vecanerisht ne nje ceshtje te tille qe ne zonen tone shoqerohej gjithmone nga pasioni,emocionet dhe konfliktet e brendshme(akoma dhe brenda familjes).
Banoret e pare te Dhermiut sigurisht qe kane qene greket,prandaj shumica derrmuese e emertimeve te maleve,kodrave,lumenjve,perenjve,luginave etj jane ne gjuhen greke.Kuptohet qe keto emertime nuk mund te ndryshojne ne baze te pensioneve ose dhe te tregtise!
Pas tyre kane ardhur shume fise shqiptaresh gjate gjithe kohes,te cilet greqizohen shpejt nga te paret.Keta qe greqizohen ne vazhdim greqizojne te ardhurit e mevonshem e keshtu historia vazhdon me greke,te greqizuar dhe te ardhur qe jane te destinuar te greqizohen heret a vone.
Keta qe deklarohen shqiptare thjesht nuk kane perfunduar procesin e mesiperm,perpiqen te bejne pak qendrese ose te ngadalesojne procesin e greqizimit.
Qe te jemi te sinqerte kjo eshte historia jon,jemi barbare te dikurshem,tani te greqizuar.Eshte nje proces qe ndodh qe ne shekullin e 8 para Krishtit,filloi ne Atike(Athine) dhe tani ndodhet ne zonen tone.Imagjinoni distancen qe ka mbuluar dhe kush e di sa ka akoma…
Shpresoj dhe besoj disi qe ata qe kane shbere gjakun e tyre ne grek brenda mugetyres se identitetit te tyre te kerkojne rrenjet e verteta.
kur isha vite me pare me pushime ne Potam te Himares pyes zonjen e shtepise ku qendronin, me shume kujdes pasi nuk doja ta lendoja, cfare jeni Shqiptar apo grek, Shqiptar more Altini me thote ( edhe pse cdo mengjes komunikonin ne greqisht midis tyre, aty te veranda e lokalit )>
Faleminderit Petro Marko .
Shpirti mu qetesua nga e verteta .