"25 metra katrorë sirianë," IKEA sjell fushatën sensibilizuese për luftën civile në Siri

9 Nëntor 2016, 16:10Sociale TEMA

Kompania e njohur, IKEA ka publikuar një spot sensibilizues ndaj luftës në Siri.

Ai vjen si pjesë e fushatës së ndërmarrë nga IKEA. Kompania ka vendosur në një nga ekspozitat e saj në Norvegji, një apartament prej 25 metrash katrorë.

Por, nuk është apartamenti i zakonshëm me mobiljet e rehatshme që mund të jeni mësuar të shikoni. është fjala për blloqe të ftohta betoni dhe një shtëpi të zbrazët, të shkatërruar nga lufta.

IKEA në bashkëpunim me Kryqin e Kuq norvegjez, sjell brenda këtij apartamenti histroinë e Rana-s, dhe familjes së saj me 9 anëtarë.

“Ne kuptuam se mund t’i bënim norvegjezët të përjetonin të njëjtat ndjesi tek IKEA. Në vendin ku njerëzit mendojnë për të planifikuar të ardhmen – apartamenti shërben si një kujtesë fizike se sa me fat jemi,” tha për CNN Maya Flugero, një nga organizatoret e fushatës.

Ndërkohë, kompania ka shfrytëzuar etiketat e çmimeve për të treguar pjesë të historive të refugjatëve srianë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje