FSHF konfirmon: Nuk shtyhet Shqipëri-Izrael

9 Nëntor 2016, 11:36Sociale TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për shtyrjen e ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Përmes një njoftimi për mediat FSHF thekson se nuk do të ketë asnjë shtyrje të ndeshjes Shqipëri-Izrael duke konfirmuar se do të luhet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

FSHF rikonfirmon edhe njëherë tjetër lajmin e djeshëm se ndeshja do të zhvillohet në Elbasan dhe ndërrimi i vendit të zhvillimit të saj është bërë me kërkesë të FIFA-s për arsye sigurie.

Në fund federata iu ka bërë thirrje tifozave se ka nisur proçesi i shitjes së biletave për në “Elbasan Arena”./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje