Nga George Washington te Donald Trump. Asnjë nuk bën përjashtim. Fundja të gjithë ishin njerëz.
Nga Roland Qafoku
Kur George Washington mori detyrën kishte 400 skllevër.
Kishte raste që Thomas Jefferson bënte takime në zyrë i veshur me pizhama. I cilësuar si babai i Kushtetutës,
James Medison ishte i gjatë 1.65 metra.
Teksa zihej me sekretarin e Thesarit, James Monroe e ndoqi atë me vrap nëpër korridoret deri jashtë Shtëpisë së Bardhë për ta qëlluar.
Andrew Jakcson kishte bërë 100 duele me pistoletë përpara se të zgjidhej shef i Shtëpisë së Bardhë.
Johan Tyler kishte 15 fëmijë.
Gruaja e Zachary Taylor lutej në kishë që burri i saj të mos fitonte garën për president.
Abraham Lincoln urdhëroi varjen në mes të qytetit të 307 personave.
Andreë Johnson ishte me profesion rrobaqepës.
Rutherford Hayes ndaloi përdorimin e alkolit në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë presidencës së Frenkil Roosevelt pati ëm shumë tardhëti bashkëshortore se asnjëherë tjetër në historinë e presidencës.
Hurry s.S Truman drejtonte vetë avionin privat dhe ulej në pistën e Shtëpisë së Bardhë duke krijuar shpesh situate alarmuese për siguinë.
Dwight Eisenhour-in nuk guxonte njeri ta ndërpriste teksa luante golf në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë edhe kur kishte një situatë gati për luftë.
John Kennedy Ishte I pari marinar qe u bë president dhe jahti I tij ishte më shumë vajza se sa marinarë.
Lindon Johnson drejtonte makinën me 150 kilometra në orë ndërsa pinte wiski.
Richard Nixson e fali Elvis Priesly-n që u fut më pistoletë në brez në zyrën e tij.
Gerard Ford dilte natën në lëndënën e Shtëpisë së Bardhë për të shëtitur qenin. Jimmy Carter është i vemti president që ka deklaruar se ka parë një UFO.
Ronald Reagan ishte aktor dhe shoëman përpara se të bëhej shef i Shtëpisë së Bardhë.
Jeta private e Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë u bë spektakël publik për amerikanët.
Nga presidenti i parë e deri te 45-si i sapozgejdhur, të gjithë kanë patur anët e tyre të mira, por edhe dritëhijet.
Historia e SHBA-së na ka mësuar se të gjithë ata ishin njerëz si gjithë të tjerët që në kohë të ndryshme, fati, ambicja por edhe rrethanat i bënë të futeshin në histori.
Nuk bën përjashtim nga e gjithë parada e 45 presidentëve as Donald Trump.
Sado për të të kenë bërë etiketime dhe cilësime, shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk bën fare përjashtim nga paraardhësit e tij.