“The Donald” president: Çfarë ndodh tani?

9 Nëntor 2016, 09:30Bota TEMA

Rënie e Bursave dhe dollarit, panik mes aleatëve të SHBA: ata aziatikë dhe ata europianë të NATO-s. Një Trump i paduruar që bëhet shumë shpejt i zemëruar (ose i depresionuar) kur zbulon që, me një Kongres kundër tij (shumë republikanë që e kundërshtojnë njësoj si demokratët), nuk mund të bëjë pothuaj asgjë. Dhe nëse do të arrijë të vërë në zbatim një prej pak pikave të programit që i ndan me partinë e tij, zhbërjen e reformës shëndetësore të Barak Obamës, më shumë se 10 milionë amerikanë do të humbasin asistencën mjekësore.

Parashikimet e shumicës së qendrave kërkimore mbi atë që do të ndodhë në rast fitoreje të Donald Trumpit anojnë pothuaj gjithmonë nga më e keqja, me një farë tendence drejt katastrofikes. E vërteta është që mund të bëhen vetëm parashikime të përgjithshme, sepse askush nuk e di se çfarë ka në të vërtetë në mendje “The Donald”, një personazh i cili gjatë të gjithë fushatës elektorale ka treguar se e konsideron dukjen dhe aftësinë për të influencuar median dhe opinionin publik, më të rëndësishme se sa realiteti i fakteve. Për pesimistët do të vazhdojë në këtë regjistër edhe si president, sepse kjo është natyra e tij: i rrëmbyer, i paaftë të përqëndrohet në një dosje, të thellohet në një argument, të kërkojë zgjidhje për një problem kompleks.

Por ka edhe nga ata që mendojnë se “The Donald” është një sipërmarrës i shpenguar, por jo budalla: nuk është frenuar në përdorimin e një retorike populiste gjatë fushatës, por si president do të shmangë gabime që do të kishin qenë katastrofikë ekonomikisht, si përshembull dëbimi i miliona imigrantëve të paligjshëm, që punojnë në SHBA, apo fillimin e luftërave tregtare mbi të gjitha me Kinën, gjë që do të bënte të binin shkëmbimet tregtare.

Në çdo rast, rrugëtimi i tij do të ketë të bëjë edhe me ndikimin e faktorëve të jashtëm, të cilët do t’i ndeshte edhe Hillary – Kongresi i pakontrollueshëm dhe ridimensionimi i rolit të SHBA në botë – dhe për mungesën e përvojës së tij politike dhe në qeverisje. Trumpi është mësuar që të konsiderojë të gjithë aspektet e jetës (duke përfshirë martesat) si transaksione, marrëdhënie biznesi. Por kriza si ajo siriane, në të cilën kryqëzohen interesa të fuqive rajonale, fraksioneve lokale, grupeve terroriste, entiteteve fetare, nuk zgjidhen duke firmosur (apo mohuar) një çek.

Corriere della Sera – www.bota.al

9 komente në ““The Donald” president: Çfarë ndodh tani?”

  1. Los Vjerda says:

    Trump a great president. The vote for Mr. Trump a great choice of American People. God Bless USA
    Trump nje president i madh. Vota per Z. Trump nje zgjedhje e madhe e Popullit Amerikan. Zoti e Bekofte Ameriken

  2. paemri says:

    do ikin lafshpreret dhe shqiptaret andej nga kan ardh. ne shpella!
    do rrethohen me tela me gjemba kriminelat latin,terroristet mysliman dhe debilat mashtruesa shqiptare.
    s ka me azil per shqiptaret. kush shko n amerik perfundo n burg.
    le t shkojn t punojn tokat dhe te ndertojn vendin shqiptaret dhe morracaket e gjith botes qe I drejtohen ameriks me bo pare krimi.
    kto jan pikat e programit trump.
    se ne bot ushton Trumpeta
    pellazgve ju hy gerrneta
    mu ne brimen e fundshpines
    me furine e turbines.

  3. Muzapopullore says:

    Fitorja e Trump eshte fitorja ndaj shume kundershtareve por me spikatura eshte ajo ndaj 90% te mediave te koruptuara te cilat parashpallen Klinton president

  4. Altin says:

    LONG LIVE TRUMP !
    ALBANIANS FOR TRUMP ! NO DEMOKRATIK PARTY NO OTHER…. ONLY ALBANIANS FOR TRUMP.

  5. hajn hajni i hajnave hajdutnor says:

    tash shqiptart do hajn hajdar! kjo do ndodh.
    hu n byth si gjithnji ne shekuj.

  6. Jozefina says:

    ore si ka mundesi? ne moske po festojne sheshit ndersa ne tirane nuk gezojne per aleatin, vellane, nje gjakun ?????

  7. Jozefina says:

    ore si ka mundesi? ne moske po festojne sheshit ndersa ne tirane nuk gezojne per aleatin, vellane, nje gjakun ??????

  8. Jozefina says:

    ore si ka mundesi? ne moske po festojne sheshit ndersa ne tirane nuk gezojne per aleatin, vellane, nje gjakun ???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje