Spekulimi qesharak: Kush është “këshilltari” i Trump, që do largonte të korruptuarit nga Shqipëria

9 Nëntor 2016, 17:08Sociale TEMA

Nga Bledi Lumani

Këshilltari i Trump për politikën, Shannon Burns është shprehur mjaft entuziast se Donald Trump do të jetë presidenti i ri amerikan.

Duke folur për “News 24”, ai tha se me fitoren e Trump marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më shumë.

Edhe pse ai tha se nuk mund të fliste në emër të Trump theksoi se në Shqipëri ka shumë të korruptuar që drejtojnë vendin.

“Ne do t’i largojmë të korruptuarit. Me Shqipërinë do të ngushtojmë marrëdhëniet. Ajo që them unë është se do t’i japim fund korrupsionit të Sorosit në Shqipëri”, tha Burns”.

Ky lajm ka qarkulluar që prej mëngjesit të sotëm në disa media pranë PD-së.

Madje, edhe në disa media që konsiderohen serioze në Shqipëri, si p.sh Panorama, e cila më pas është detyruar ta fshijë lajmin.

Arsyeja?

Shannon Burns nuk ka asnjë lidhje me Donald Trump.

Ai mund të jetë simpatizant i tij, por nuk ka asnjë lidhje me stafin dhe këshilltarët e Donald Trump.

Mjafton të hysh në Googel për të kontrolluar listën e këshilltarëve të Trump, dhe e vërteton lehtësisht se Burns nuk rezulton asgjëkundi si këshilltar politik i Trump, siç shkruajnë mediat shqiptare.

Nëse sheh të dhënat e tij, Shannon Burns është CEO i “Victory Solutions LLC”, një firmë e themeluar në Klivlend, Ohajo.

Ajo është një firmë teknologjike e themeluar nga Burns me një ortak tjetër.

Ka qenë e përfshirë në fushatën e George Bush në 2004, por nuk ka asnjë lidhje me fushatën e Donald Trump.

Pra, në 2004 është përfshirë në fushatën e Bush vetëm me disa pajisje teknologjike.

Ka bërë punën që bënte Nishani apo Flamur Noka në fillimet e tyre në PD.

Por, cilat janë lidhjet e tij në Shqipëri dhe si përfundoi duke dhënë një intervistë për News 24 si këshilltar i Trump?

Ai është mik i djalit të një gjykatësi në Shqipëri.

Dhe, duket se është përdorur me këtë rast për t’iu hedhur hi syve njerëzve kundër Ramës.

Por gënjeshtrat sot janë lehtësisht të verifikueshme.

Sidomos kur flitet për këshilltarin politik të presidentit amerikan.

Shënim: Më poshtë është lista e plotë e këshilltarëve të Trump, që gjendet lehtësisht në internet

https://ballotpedia.org/Donald_Trump_presidential_campaign_key_staff_and_advisors,_2016

14 komente në “Spekulimi qesharak: Kush është “këshilltari” i Trump, që do largonte të korruptuarit nga Shqipëria”

  1. ........ says:

    ED RAMA nuk e rruan k.., per kte veshllapush , edhe amerika si ta ket qefin se nuk na rruet fare , se me shum ka mar prej nesh se na ka dhen, kryeministri jon esht zot ne vendin e vet se e kemi zgjedhur ne dhe ne sna rruhet trapi per trapin si taken qefin.

    1. ALBINA says:

      yll e ke thene

  2. kombi says:

    Ai do ta pesoje ,qe ka folur i pa autorizuar nga Trump Keto perbejne nje shkelje te madhe per ate . Per ne eshte vetem qesharake sa dhe vete te korruptuarit e PD .

  3. enzo says:

    Kjo nuk do te thote qe Sorros eshte burr i mire apo jo?! Edhe kanakaret e tij ketu Edi, Likja dhe Lulushi nuk jane burra te mire, perkundrazi bijtra k*rvash jane se na e morren erzin qe ua dhente Zoti atje ku u dhemb me shume!

    1. loli says:

      enzo, eshte i mire, s’eshte i mire Sorra, nuk eshte me i mire Trapi (apo eshte), prandaj mos u ben profet te percaktosh te miren dhe te keqen se te dya s’dihet se nga te vijne.

  4. Jugu says:

    Cfare lajmi eshte ky. Dihet qe Sorros eshte I korruptuar dhe po ashtu qe Rama eshte ne pushtet edhe nga Sorrosi.

    Sorros ka financuar Hillarin dhe per kete dhe per aventurat e tij me vendet post komuniste ai nuk eshte I preferuar I Trump.

    Qe Turmp dhe administrate e tij nuk do e ket me qejf Ramen kjo dihet pasi si budall qe eshte Rama e ofendoj parakohe.

    Po ashtu edhe editoriali I Meros pardje ishte shume ofendues duke e quajtur gomar Trumpin. Po sot cfare mendon Rama dhe Mero, te njejten gje, nese po ta shprehin dhe te mos fshihen si dhelpra.

  5. Aseni says:

    Trump si Rama. Premtimet jane per te kap Shtepine e Bardhe. Pastaj hahaha.

  6. Jo vetem kaq says:

    PO Cfare jam duke lexuar!? Ju na keni care menderen me reformen ne drejtesi, tani qenkeni pro te korruptuarve!?
    Plehra me tru peshku, se po ofendohen peshqit qe po i krahasoj me ju!

  7. Jo vetem kaq says:

    Shihni tema, mesa duket gazetaruci me tru peshku ben artikull qe e ncjerr hapur se reforma ne drejtesi nuk eshte qellimi, por kundershtaret. Shihni artikullin Keshilltari i Trump, qe do te luftonte te korruptuarit, vetem titulli e nxjerr zbuluar.

  8. jani says:

    Nuk eshte ky problemi . Problem eshte se si nje media e themeluar mbi ryshfete leke te pista na e shet si ekskluzivitet kete interviste, te thuash ti qe keshilltari i tramp ngeli te jape interv per median e irfanit ketij biznesmeni te suksesshem te birres. Ky sistemi yne do shembur dhe bashke me kete te ikin ne burg babai i ketij cuni, lylzimi dhe plaku i cmendur dhe gjithe irfanrat keta pjella te urryera te ketij sistemi gjoja demokratik.

  9. beni says:

    ky do jete shoku cimit hahahaah

  10. gramozi says:

    o z Baze nuk do marresh me fonde nga z Veliaj nepermjet sorrosit..ik or pseoanalist ordiner ngele gjith nje zvarranik qeverish..shum shpejt do kthehesh nga berisha. .ishe armik i perbetuar i Rames ja ku je tani qe I ben gojore Rames ashtu si ja beje Berishes

  11. grer says:

    Trump eshte thejshte i pacipe! Endrra ime ta shoh kete trump-in with Z. KM Rama. Rama tall lezetshem!
    Per europen Luli bertiti Fitore me 5 vota kunder! Gallate hesapi-thote turku. Mamin themi ne. E.R. mos kij frike, DT eshte thjeshte i pcipe, bicim shkerdhate! Talle po tu dha rasti! Dhe tregoi hallatet sic ja tregove PD, per te ti rrujte.
    Hajt perpara bosi dhe cuni m i mire i shqipeve.

  12. Beni says:

    Mund te jete cdo gje e vertete per soros.sposorizime. pagesa cash eFatosit per shirjen PS Edit fitimet e medha nga qeveria . por un dua te them qe pas deklaratave te pa matura te politikaneve shoh shqiprin e 97. krizen greke pas vizites se klintonit ate italiane pas batutave te nerluskonit per obamen .Bej pyetje a do e ket radhen ky i joni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje