Artan Fuga: Përse fitoi Trump dhe gafa e madhe e Edi Ramës

11 Nëntor 2016, 09:20Politika TEMA

Akademiku Artan Fuga jep tre arsye përse Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ai tha se “arsyeja e parë është se si gjithmonë në jetën e tij, edhe në këtë garë Trump u tregua pragmatist.

Ai kishte treguar gjatë jetës së vete aftësi si menaxher, nuk ka treguar racizëm në punë. Ky njeri kishte treguar se çfarë është puna.

Madje duke treguar edhe humanizëm.

Së dyti e gjithë kundërvënia ndaj tij e një kaste politike u kthye në të kundërt dhe në favor të Trump sepse populli amerikan nuk e pranoi dhe e treta e gjithë media kundër tij dështoi, duke futur këtu edhe sondazhet”.

Lidhur me kritikat që kryeminstri Edi Rama bëri ndaj Donald Trump gjatë fushatës elektorale, duke përdorur deri shprehjen “Mos e dhëntë Zoti që Trump të zgjidhet president i SHBA”, Fuga nuk beson se Trump do tregojë inate personale ndaj Ramës, por e cilësoi deklaratën e Ramës si një gafë të madhe.

Madje Fuga tha se edhe sqarimi i djeshëm i Ramës për deklaratën e bërë gjatë fushatës ishte një gafë më e rëndë se gafa e parë.

“Tjetër gjë është të gabosh me fjalë dhe tjetër gjë është gabosh me veprime”, tha Fuga.

3 komente në “Artan Fuga: Përse fitoi Trump dhe gafa e madhe e Edi Ramës”

  1. corape kuqi says:

    Na more ti prof doc. Motorist.
    Ne ameriqia nuk ka zgjedhje. Presidentet i zgjedh klasa e bilionereve si rokfeleri, kisingeri, sorosi e me rradhe. Zgjedhjet jane show mediatik. E dyta edi rama nuk e njeh diplomacine dhe oolitiken. As ekonimine.
    Me futjen e fmn dhe bb shqiperia humbi pavaresine qe ne fakt e ka humbur qe me pare.
    Analizat e juaja jane sallata hidh vaj e hidh uthull
    Me ane sorrosit oo pushtohet ekonomikisht evropa lindore.
    Pas hyrjes se ketyre bankave shqipeeia do kete te ashtuquajtura kriza ekonomike
    Pronari i ketyre dy bankave ruthchild ka thene; me jepni kontrillin e parase se nje vendi dhe politiken le ta bejne vere

  2. Shqipe says:

    O akadem-iku qe nuk çalon vetem nga kemba, me nxorre mallin e Myqeremit!
    A i shikon revoltat e Kalifornise(qe kerkon te ndahet nga SHBA), te New Yorkut,etj., mbasi nuk e pranojne Trampin per presidentin e tyre. Rama beri detyren e kryeministrit dhe te shqiptarit, kur u deklarua kunder deklaratave te Trampit per Kosove, etj. Po te kishte bere te kunderten, ti koqe kandari(bashke me gangsteret e saliqënit) do ta kishit akuzuar si frikacak dhe antishqiptar. Ti fytyre e salduar mos harro kurre qe vjen nga organizata e partise Fuga(Myqeremi, Shpresa, Perparimi) dhe nuk mund te jesh kurre i denje dhe i besuar per tu mesuar shqiptareve durim mëdhej demokracine. Populli thote: ç’lind pre qetes gjuan per minj. Dhe ti nuk ben perjashtim sikurse “soji” yt i peshtire si Andi Bushati(i biri Mediut dhe nipi i Hysni Kapos), Agim Nesho(i biri i Gaqos dhe nipi i Vito Kapos), Fatos Lubonja, Tarifa, etj., te gjithe kelyshet e saliqënit te bllokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje