Dogana thotë se tregtarët e duhanit kontrabandë në Shkodër janë shqetësim dhe për vendet fqinje

11 Nëntor 2016, 16:28Sociale TEMA
Dogana thotë se tregtarët e duhanit kontrabandë në

Drejtoria e Doganave ka reaguar për atë që ndodhi në Shkodër.

Ajo thotë se tregtarët e duhanit kontrabandë në Shkodër janë shqetësim dhe për vendet fqinje.

Deklarata:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer një aksion të përbashkët lidhur me ndalimin e fenomenit të prodhimit dhe tregtimit të paligjshëm të duhanit të grirë, produkt për të cilin paguhet akcizë.

Sipas informacioneve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kjo veprimtari e paligjshme vazhdon dhe me kontrabandën e duhanit përtej kufijve, sikundër rezultoi edhe përgjatë operacionit të përbashkët të zhvilluar me homologët malazez, përgjatë muajit Tetor 2016.

Aksioni u krye ne orët e para të mëngjesit në lagjen Rus në Shkodër dhe gjatë tij u bllokua një sasi duhani e grirë. Kontrolli vijoi për evidentimin e një magazine në të cilën dyshohet se përpunohet duhani, por gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Policisë, u ndeshën me reagimin e dhunshëm të tregtarëve të duhanit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave siguron opinionin publik se veprimet e kryera nga inspktorët tanë në terren, janë tërësisht në përputhje me ligjin, me qëllim zbulimin dhe ndalimin e veprimtarive të kundraligjshme. Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme të Doganave i bën thirrje të gjithë instancave shtetërore, përfshirë dhe pushtetin lokal, për të kryer detyrën e tyre në përputhje me përcaktimet ligjore dhe për të mos lejuar tregtimin e mallrave të akcizës në vende të pamiratuara dhe kontrolluara nga strukturat shtetërore, si dhe ndërgjegjësim të të gjithë qytetarëve dhe subjekteve për të paguar detyrimet përkatëse sikundërse e parasheh ligji.

Ligji 61/2012“Për Akcizat” / Neni 94

Mbajtja, transportimi ose shitja e mallrave të akcizës pa pullë fiskale

 Mbajtja, transportimi ose shitja në çdo lloj mënyre e mallrave, për të cilat kërkohet pajisja me pulla fiskale, pa qenë i pajisur me pullë fiskale, përveç ndjekjes penale, sanksionohet si më poshtë:

 a) Gjobë, për herën e parë të konstatuar, sa 2-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin

paguar, për herën e dytë të konstatuar, sa 3-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar, dhe

për herën e tretë të konstatuar dhe më pas, sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar.

b) Konfiskim të mallrave të gjetura pa pullë akcize/fiskale.

Ligji “Për Procedurat Tatimore”/ Strukturat tatimore të pushtetit lokal/qendror

Neni 41

Identifikimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare pa u regjistruar

Kur administrata tatimore identifikon persona, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, atyre u mbyllet veprimtaria dhe u konfiskohen të gjitha

3 komente në “Dogana thotë se tregtarët e duhanit kontrabandë në Shkodër janë shqetësim dhe për vendet fqinje”

  1. Qifi says:

    Ha ha ha i vetmi shqetesim jane kamionat me cigare kontrabande qe futen perdite nga kakavia, kpshtica morina etj. Besnik qebini dhe sajmir tahiri po bejne namin.

  2. Hakiu says:

    Gajle per fqinjet,po leni more njerzit let “punojne”,se as fqinjet nuk jane me te ndershum,…

  3. lida al says:

    O Qifi, ne dogane punon ti, qe e di kaq mire? Nese po, pse nuk e kryen detyren? Sa per shkodranet duhet te fillojne te paguajne si gjithe te tjeret. Gjithmone keshtu do te vazhdojne ata, te mos zbatojne ligjet e shtetit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje