Veliaj: Buxheti 2017, 3 herë më i lartë se në 2014. S’ka rritje taksash, por rritje investimesh

11 Nëntor 2016, 18:48Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka nisur sot nga Njësia Administrative Nr.5 prezantimin dhe konsultimin e projektbuxhetit për vitin 2017, proces që do të vijojë në ditët në vijim në të 23 njësitë administrative të Tiranës. Në fjalën e tij para banorëve të kësaj Njësie, kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantuar projektbuxhetin ka theksuar se ai vjen gati 3 herë më i madh se Buxheti i vitit 2014 ndërsa ka siguruar se paketa fiskale që e shoqëron atë nuk do të sjellë asnjë rritje taksash për banorët e Tiranës.

“Bashkia sot nuk është perfekte por është të paktën 2 herë e gjysmë më e mirë kur vjen puna tek të ardhurat dhe tek buxheti dhe unë besoj se nga tani e tutje nuk krahasohemi më me atë që lamë por tani duhet të krahasohemi me buxhetin e suksesshëm të vitit 2016 për të ecur përpara. Ky buxhet është tre herë më i madh se buxheti i vitit 2014 dhe është 30% më i lartë se buxheti që kishim vjet, pra e thënë troç do të shtojmë 1/3 masën e investimeve në të gjithë Tiranën dhe nëse ky vit ishte vit i mirë, imagjinoni sa i mirë do jetë viti tjetër në terma të investimeve dhe punës konkrete që do të kemi në territori”, tha Veliaj.

Pavarsisht këtij fakti ai ka theksuar se për vitin 2017 do të rriten më tej investime që do të mbështeten nga Buxheti i Bashkisë, duke garantuar se ato do të prekin të gjitha njësitë administrative. “Gjëja e dytë dhe lajmi i dytë më i mirë është se do ta bëjmë këtë pa i rritur fare taksat. Fasha e taksave do të jetë zero, asnjë rritje”, bëri të ditur Veliaj . Nga ana tjetër ai theksoi se për vitin që po mbyllet Buxheti I Bashkisë së Tiranës ishte 2.5 herë më i lartë se Buxheti i vitit 2014, kur bashkinë e drejtonin të djathtët, ndërsa investimet pësuan një rritje me gati dy herë. Ai theksoi se vetëm nga donacionet u siguruan gati 5 milionë dollar investime, ndërsa u mundësua shlyerja e pjesës më të madhe të borxheve të akumuluara dhe të trashëguara nga qeverisja e mëparshme e Bashkisë.

“Ne gjetëm një shtëpi me borxhe 53 miliardë lekë, pra gjetëm më shumë borxhe në bashki sesa vetë buxheti i bashkisë. Më vjen mirë që 60% e borxhit të Bashkisë është i larë dhe jo vetëm kaq por kemi bërë disa ndryshime që ne si të majtë i kemi besuar gjithmonë”, tha Veliaj. Ai theksoi se falë mbledhjes më të mirë të taksave dhe tarifave por edhe administrimit më të mirë të parave publike është bërë e mundur që Bashkia e Tiranës të ndërmarrë një sërë nismash që nxisin si arsimimin ashtu edhe zhvillimin e biznesit dhe punësimit në qytet.

“Për herë të parë, pas 4 vitesh rikthyem bursën për studentët dhe nxënësit ekselentë, sapo n aka ardhur lista nga DAR, të vitit arsimor që u mbyll dhe brenda këtij muaji një pjesë ka filluar pagesa, por brenda muajit, pra para festive të gjithë do të kenë bursën e ekselencës nga Bashkia e Tiranës”, shtoi Veliaj.

7 komente në “Veliaj: Buxheti 2017, 3 herë më i lartë se në 2014. S’ka rritje taksash, por rritje investimesh”

  1. Aqif kopertoni says:

    Shume leke per Tiranen ne Ballesh u dogjen ne fshatrat rreth uzines kanceroze ne Mallakaster rruget jane prinret zotit usht pisa morra te qyteterimit burra qe nuk levizni dot vetem por doni 10 zagare tiu ruabne

  2. Arben says:

    PO PARATE E INVESTIMEVE, NGA VIJNE MORE KARAFIL, APO NGA GJYSHJA JOTE.

    HAAHHAHAH

  3. Tarrasi says:

    Leket qe thith buxheti i Bashkise tende, do te ishte me mire ti kene qytetaret ne xhepat e tyre.
    Ata i administrojne shume me mire parate e tyre, se sa hajdutet qe ke rrotull neper zyrat e tua duke filluar nga Blendi Gonxhe.

  4. Bravo bravo bravo ,ju qofte !
    Veliaj ,eshte kryeministri i radhes , kur……….te lodhet Rama !
    Hallall qumeshti i nenes ,per keta njerez ka vuajtur vendi !
    Votat i keni te sigurta !
    Poshte UDBashet !

    1. Populli says:

      Ky shitesi i fiqeve Sorrosian, me sa duket ju flet militanteve te tij, se per taksa e tarifa e mbyti fare Tiranen. Dhe ata qe mendojne ndryshe, ose nuk dine te mbledhin, ose punojne roje te dera e Bashkise. Imagjino te behet ky kryeminister. Do te taksoje dhe Oksigjenin.

  5. Shqiptaret jan mesuar qe kryebashkiaket nuk bejn asnje investim edhe nqs paguhen taksat; kshtuqe kur behet nji investim, qoft edhe nji rrugic e asfaltuar, shqiptaret jan te kenaqur…..

  6. billi says:

    Shikoni kte me mjeker qe e shoqeron! Ky eshte personazhi qe eshte bashkepuntor i lali erit, ne aferren e zbuluar dhe te bere publike nga rrjeti investigativ birn. Kta vjedhin ne diten me diell, kta duhen neveritur. Ky vjedh miliona, nje qytetar perfundon ne burg se shet duhan ne rruge!!! Rilindje ndyre, e kerme me ere te qelbur korrupsioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje