Një lajm i mirë nga ekonomia shqiptare: Do të ketë rritjen më të lartë në Ballkan

14 Nëntor 2016, 09:48Ekonomia TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se pas disa vitesh me rritje nën mesataren e rajonit, vitin e ardhshëm Shqipëria do të rikthehet të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkan.

Vlerësimi vjen nga raportin e sapo publikuar mbi zhvillimet ekonomike në Europën Qendrore dhe atë Juglindore. Sipas raportit, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7 për qind, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët, raporton TCH.

Madje sipas FMN-së, rritja e parashikuar ekonomike për Shqipërinë do të jetë e dyta më e larta në të gjithë vendet ish-komuniste të Europës Lindore. Vetëm Rumania parashikohet të ketë një rritje ekonomike lehtësisht me të lartë se Shqipëria me 3.8 për qind, ndërsa në të gjitha vendet e tjera prodhimi do të rritet më ngadalë.

Shqipëria e humbi statusin e ekonomisë më dinamike në rajon, pas vitit 2012 kur rritja e prodhimit ra në mënyrë drastike duke cekur shifrën minimale 1 për qind. Por sipas FMN-së, në tre vitet e fundit ekonomia është rimëkëmbur gradualisht, edhe pse me ritme të ngadalta, falë investimeve të huaja në projektet madhore si TAP apo kaskada e Devollit, por edhe rigjallërimit të konsumit privat.

Megjithatë edhe pse rikthehet në krye të rajonit, sërish rritja ekonomike e vendit mbetet më e ulët nga ajo e viteve të para krizës, kur prodhimi kombëtar është rritur mesatarisht me 6 për qind në vit.

Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të përshpejtohet gradualisht deri në 4.2 për qind, ndërsa normat e rritjes përpara krizës nuk mund të arrihen më për shkak se bota ka hyrë në një normalitet të ri ekonomik, ku të gjitha vendet rriten më ngadalë.

12 komente në “Një lajm i mirë nga ekonomia shqiptare: Do të ketë rritjen më të lartë në Ballkan”

  1. kopani says:

    Lajme shume optimist , mirenjohje zotit Kryeminister per perkushtimin , vizjonin dhe vendosmerine e hekurt per te bere shtet , reformat e dhimeshme te realizuara tashme dukshem kane filluar te behen te preksheme ne te gjitha sektoret e jete , gje qe nuk gezon nje pjese te kalbur te politikes te vjetre te dallkaukeve , te pa cipeve te cilet e shkateruan dhe e kethyen ne germadhe ekonomine , boten shpirterore , prezantimin me faktorin nderkombetar , produkt i nje keq qeverisje pa vizjon , pa edukate e qytetari , te nje bande te kryesuar nga i Cmenduri per para e pushtet Monstra Sahli , edhe sot ky i pa skrupullt nuk heq dore nga intrigat , percarjet , dashakeqesin pathollogjike te nje kafshe te eger gjak dashese , te nje gjarperi te zi helmues , vdekje prures te vilit i duheshe dhe i duhet shtypur koka. Po jene shqiptaret te cilet ne keto zgjedhjet e 2017 do ti fshine e shporin nga perfaqesime keta ndyresira te politik berjes anti popullore e kriminale te nje grushti funderina te ngujuar ne Shqup e reshtuar pas Qofte largut e Belul faqe ziut ,Dores se zgjatur e djallezore te Satrapit Sahli

    1. geri says:

      puna e mire flete vete eshte nder te rrallat here qe fondi monetar nderkombetar shprehet kaq pozitivisht e optimist per te ardhem ekonomike vazhdoni punenne keshtu se gojet e liga nuk kane per te pushu ndonjehere

    2. ranald says:

      vleresime per angazhimin maksimal i cili u shperblye duke marr edhe mbeshtejen e institucioneve nderkomebetare parashikimi i fondit nderkombetar eshte lajm inkurajues avash avash po leviz ekonomia

    3. niku says:

      te reja si keto tregojne cdo here e me shume sinjale pozitive, raporti ne fjale eshte nje tjeter tregues i rendesishem qe mbeshtet dhe inkurajon rritjen e qendrueshme ekonomike

  2. enxhi says:

    nje lajm shume pozitive qe na prek te gjitheve te vazhdohet ne kete linje jo vetem per ekonomine dhe per shume ceshtje te tjera qe meritojne pune dh evemednje si ekonomia, bravo

  3. besi says:

    te vazhdohet perpara se me pune dhe vetem me pune arrihet dicka dhe ju mbyll gojen mendjeve te liga

  4. zika says:

    nje bravo e madhe ggjith institucioneve qe kane pergjegjesine per ecurine e ekonomine raporti esht shum optimist per ekonomine qe vjen si rezultat i nje pune shume te mire me financat , vazhdoni keshtu pasi gjerat e mira nuk vijne mennjeher por duan kohen e vet, me mire shifra te besueshme e te kontroluara nga FMN sesa shifra te bera duke humb pike edhe ne syte e botes

  5. Nje shqiptar says:

    Ju lumte. Mbyllet gropat financiare dhe paguat borxhet e lena nga qeverite e mepareshme dhe tani po ecni perpara.

  6. ariu says:

    Po ta lexoni me kujdes thote se rritja parashijkohet nga TAP dhe Devolli !!
    Sa per kujtese,

  7. sea says:

    kjo e thene nga FMN-ja dhe jo media shqiptare sa per dijeni qe tmos kemi aludimet e perhershme qe thojne te gjithe gojet e liga qe po e than ministrite shqiptare jane lajme fallco apo ku di un.bravo qeverise dhe vazhdoni me kete ritem pa e vrare mendjen se ca thojne te tjeret

  8. Populli says:

    Vetem ne Shqiperi besojne se c’fare thote FMN-ja. Popull i manipulueshem ne ekstrem! FMN-ja nuk eshte ketu qe te rrisi ekonomine, por qe tu rrjepi si po ju rrjep me ndihmen e Ben Ahmetajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje