Duket se kanuni do të prevaloje mbi ligjin përsa i përket vrasjeve që kanë ndodhur në Itali.
Familjet e dy kushërinjve shqiptarë, Agron dhe Alban Lleshaj, 29 dhe 36 vjeç, të vrarë të enjten mbrëma në 22:54 në Canegrate, duan të bëjnë “drejtësi” vetë me duart e tyre.
Ata thonë se e dinë kush e bëri, por betohen se kurrë nuk do të japin emrat e vrasësve tek hetuesit.
Sipas mediave italiane, ata duan gjakmarrje, duan hakmarrje.
Kështu shkruan sot gazeta italiane “Corriere dela Serra”, duke theksuar se ata duan “një hakmarrje që do të vinte në vend “repsektin” e vendit të lindjes, në Veri të vendit, afër Lezhës, një zonë e vështirë, shpesh “nëna” e grupeve të famshme të grabitësve, një zonë e ngurtë e respektimit të Kanunit”.
Familjarët e dy kushërinjve të vrarë, disa prej të cilëve jetojnë në Shqipëri dhe një pjesë tjetër në Lombardi, shprehen të sigurt për dinamikën e ngjarjes dhe emrat e përgjegjësve.
Ashtu bravo!