Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Babrru.
Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Tragjedia u regjistrua rreth orës 08:35, në lagjen Shpat.
Në banesë gjatë momentit të rënies së zjarrit ndodheshin dy fëmijë të mitur.
Për pasojë njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa ende nuk është identifikuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave se si ka rënë zjarri.
prinder te papergjegjshem, kjo buçja e madhe ishte duke pire kafe tek gjitonja, me dy femije te vegjel, 2 e 4 vjeç, e me e keqja me bombul gazi ne shtepi e cila ishte e hapur dhe po gatuhej gjella, mereni dhe futeni brenda nja 20 vjet se keshtu i vijne mend te tjereve.