Rama në Kolonjë: Shqipëria që morëm në 2013,  si një shtëpi pa zot, ku i zoti i shtëpisë e kishte futur gjithë familjen në borxh për bixhoz

18 Nëntor 2016, 16:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot ne Kolonje per te mbeshttur kandidatin e Partise Socialiste per Bashkine e qytetit. Duke folur per gjendjen ne vend, Rama tha se, “jemi perballur me një shtet që ne e morëm copë-copë dhe ku na u desh të lajmë gjithë ato borxhe, me të cilat mund të kishim ndërtuar shumë herë më tepër rrugë, shumë herë më tepër ujësjellësa, shumë herë më tepër zona urbane, jo vetëm në qendra e qytete, por edhe nëpër fshatra. Megjithatë, më e keqja ka kaluar dhe më e mira është ende përpara nesh“.

“Bisedoni me fqinjët tuaj, të cilët mund të kenë 1001 arsye për të qenë të mërzitur, por tregojuni atyre se ndryshimi që ata presin nuk mund të vijë nga qielli dhe nuk mund të vijë sa hap e mbyll sytë, sepse çfarë u rrënua në 20 e kusur vite, nuk mund të rindërtohet e gjitha në vetëm 3 vjet; dhe kërkojuni fqinjëve të mërzitur që të votojnë, sepse sa më shumë të marrin pjesë në procesin demokratik të votimit, aq më e afërt është dita kur edhe mërzia e tyre do mbarojë.

Flisni me demokratët, mirëkuptojini demokratët, janë si ju, bashkëqytetarë tuaj, janë fqinj, janë kushërinj, farefis, janë kolonjarë dhe kolonjare të mbetur rrugëve, të mbetur krejtësisht pa drejtim, të mbetur pa program, të mbetur pa alternativë, të mbetur pa lidership. Thuajuni atyre se vota e tyre për Ilian, është një votë me një vlerë të dyfishtë. E para se do të zgjedhin më të mirin për Kolonjën dhe e dyta do ndihmojnë dhe Partinë Demokratike të zgjohet dhe të kuptojë se ku është roli i saj. Do ndihmojnë atë çetën e vogël të udhëheqësve të PD-së, që është mbyllur te Shqupi dhe që gjënë më të mirë që gjen për të bërë është të bllokojë me dhunë foltoren e Parlamentit, sikur është vend aty për të bërë ndërtimin pa leje të radhës. Thuajuni bashkëqytarëve tuaj: “Është një ditë e bukur 20 nëntori dhe është një mundësi e madhe për t’i dhënë një mesazh të forte, të qartë dhe të prerë atyre që kanë nderin e madh të përfaqësojnë opozitën në parlament dhe që e çnderojnë misionin e opozitës sa herë hapin gojën në parlament!” E në fund të fundit, thuajuni atyre që vota për Ilian, është një votë për qytetin. Kemi kohë të votojmë për qeverinë në Tiranë, kjo është votë për qeverisjen e Kolonjës”, deklaroi Rama.

5 komente në “Rama në Kolonjë: Shqipëria që morëm në 2013,  si një shtëpi pa zot, ku i zoti i shtëpisë e kishte futur gjithë familjen në borxh për bixhoz”

  1. Qifi says:

    Ha ha ha as ri nuk e beson dot o ed legeni. Prandaj ta dhame voten qe ta nderroje jo ta shkerdheje kete vend. Zoti te mdeshkofte ty dhe ripjedhjen.

    1. Kujtim says:

      O QIFI TI PASKE QEN SALI NE BYTH MORE. KU ESHTE VOTA TENDE . E ke per Sali Qenin voten ti . Mallkuar Saliu e ata qe votoin Sali Krimineli

  2. Labi says:

    O i dengjeneruar, mos u merr me 2013, jemi ne 2017. Nuk te beson kush , je mashtures ordiner dhe hajdut klasik.

  3. kombi says:

    Bravoooo Rama ! Eshte bere nje pune e madhe ne cdo qytet dhe do te vazhdoje te behet akoma me shume . Kolonjaret jane popull i zgjuar , do te dine te zgjedhin njeriun e duhur qe i ka munguar ,prej shume vitesh . Rama eshte njeriu i punes qe do ti zbardh faqen Shqiperise dhe Kolonjes si shume qytete te tjera . Votoni per socialistin tuaj ,nxitoni te fitoni kohen e humbur prej Berishes . PD ka vetem dy ide , njera eshte protesta dhe tjetra ,Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje