Dosjet, shpëtojnë deputetët: Ja 26 kategoritë që verifikohen

19 Nëntor 2016, 09:36Politika TEMA

Kandidatët për deputetë përjashtohen në mënyrë të dyshimtë nga verifikimi për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.

Komisioni për hapjen e dosjeve është i detyruar me ligj që t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për verifikimin për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, për të gjithë kandidatët për t’u emëruar dhe zgjedhur në 26 detyra të rëndësishme, duke nisur që nga presidenti e deri tek drejtorët, me përjashtim të kandidatëve për deputetë.

Kështu parashikohet në nenin 29 të ligjit për hapjen e dosjeve, ligj i cili pritet të zbatohet me ngritjen e komisionit përgjegjës, dy ditë më parë, nga Parlamenti.

Edhe pse në shumicën e institucioneve të shtetit, duke përjashtuar sistemin e drejtësisë, nuk parashikohet me ligj verifikimi i kandidatëve për lidhje me ish-Sigurimin, si një ndër kushtet për t’u emëruar në funksione të larta, ligji për hapjen e dosjeve e lë të hapur mundësinë për një proces lustracioni.

Por, ligjvënësit shqiptarë, pikërisht ata që kanë miratuar ligjin dhe ngritën dy ditë më parë komisionin për hapjen e dosjeve, e kanë përjashtuar veten nga ky process, raporton Shqiptarja.com. Në këtë kuadër, asnjë autoritet publik apo privat, nuk mund të marrë informacion nga autoriteti për hapjen e dosjeve, nëse për ndonjë nga kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 2017.

Gjithashtu, asnjë autoritet publik apo privat nuk mund t’i drejtohet komisionit për verifikimin e deputetëve aktualë, një pjesë e të cilëve pritet të jenë pjesë e Parlamentin të ardhshëm.

Ligji parashikon që, vetëm vetë kandidatët për deputetë mund t’i drejtohen komisionit për verifikim.

Neni 26, ja kategoritë që do të verifikohen:

1.President i Republikës

2.Anëtarë të Këshillit të Ministrave

3.Zëvendësministra

4.Funksionarë politikë

5.Anëtarë të trupës së nivelit të lartë drejtues në administratën shtetërore

6.Anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

7.Gjyqtarë

8.Prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve

9.Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;

10.Funksionarë në Forcat e Armatosura , Shtabin e Përgjithshëm

11.unksionarë në Gardën e Republikës,

12.Oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”

13.Prefektë

14.Drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror

15.Drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes

16.Drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati

17.Drejtues të përfaqësive diplomatike;

18.Guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të BSH

19.Anëtarë të Akademisë së Shkencave

20.Rektorë,

21.Zëvendësrektorë

22.Dekanë

23.Zëvendësdekanë në universitetet publike

24.Drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar

25.Drejtor dhe Zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare

26.Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi

2 komente në “Dosjet, shpëtojnë deputetët: Ja 26 kategoritë që verifikohen”

  1. Peco says:

    O Zot sa mire kane bere qe kane perjashtuar kontrollin per ata qe do zgjidhen deputete! Me thoni ju lutem, po ka lezet parlamenti pa spiune? Ai eshte ti dhjec mu ne te pa spiune, Sa mallengjehet i shkreti njeri kur shikon veglat me te poshtra te diktatures komuniste te mbaje leksione ne parlament per demokracine dhe te drejtat njerezore. Prandaj punet ecin kaq mire tek ne, sepse te njejtet njerez qe ndertuan diktaturen me cnjerezore ne historine e ketij vendi kane marre persiper te ndertojne demokracine me te kulluar te kohes qe jetojme. He me ju lumte shoke komuniste dhe spiune! Perpara!

  2. Elio Gora says:

    Nese eshte i vertete ky nen qe perjashton kandidatet per deputete,atehere eshte me shume kuptim sentenca:”Ku ishim asgjekundi,cfare beme asnjegje,apo ” Pirdh te c`fryhesh “.Vetem ky nen zhgenjen nje popull te tere qe i ka zene goja lesh qe ne parlament te mos kene mundesi te futen ish bashkpuntore te sigurimit te shtetit.Turp,turp,turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje