Grupi vullnetar i njohur si “Helmetat e Bardha” në Siri, kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një fëmijë, pas bombardimeve nga forcat qeveritare.
Incidenti është regjistruar në lindje të Aleppo-s, në zonën e njohur si Yaqed al Adas.
Gjatë kësaj jave, qyteti është bombarduar vazhdimisht nga vionët qeveritarë dhe ata rusë, duke shkaktuar të paktën 6 të vdekur. Më herët, “Helmetat e Bardha” arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat edhe një vajzë 6-vjeçare.
Ndërkaq, raportohet se nga bombardimet janë goditur edhe disa spitale.