Një ditë më parë, gjatë zhvillimeve të Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama ngriti tonet ndaj fqinjëve, duke ju referuar Greqisë dhe çështjeve të mbetura ende pezull mes dy vendeve.
Ai tha se Shqipëria nuk mund të heshtë më para nënshtrimit të tyre.
Por dhe në mbrëmjen gala për mbylljen e Samitit që për herë të parë u mbajt në Tiranë, kreu i qeverisë nuk ka qëndruar pa i ngacmuar sërish fqinjët.
Duke përsëritur projektin e qeverisë për bashkimin në një të vetme të konsullatave dhe ambasadave të Shqipërisë dhe të Kosovës nëpër botë, Rama tha se fqinjët duhet ta harrojnë zakonin e mërzitjes sa herë që shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre.
“Aty ku diaspora historike ka lënë gjurmë të pashlyera duhet të jetë prioritet. Ka një rezistencë të mirëkuptueshme nga struktura jonë shtetërore për këtë ide të cilën unë në fakt jam përpjekur ta nxis vazhdimisht që ditën e parë sepse halli është mos mërziten disa fqinj dhe ca miq, por të shohin ambasada dhe konsullatat shqiptare me dy flamurët e dy republikave tona në të njëjtin ballkon.
Fqinjët dhe miqtë e kanë bërë zakon në kohëra të tjera që të mërziten kur ne shqiptarët kërkojmë as më shumë dhe as më pak po të drejtat tona dhe bëjmë gjënë e duhur në respekt të dinjitetit tonë, kurrë duke fyer apo aq më keq kërkuar të shkelim dinjitetin e të tjerëve.
Prandaj jemi ne që duhet t’i ndihmojmë fqinjët dhe miqtë ta harrojnë atë zakon dhe ta mësojnë njëherë e mirë, se kur Shqipëria mikut i thotë mik kur nuk ja ka me hile dhe as tekanjoze me të nuk është, pro ama hilet dhe tekat nuk i pranon më, sepse përndryshe miqësia nuk është e vërtetë dhe fqinjësia nuk është e mirë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
I heit this guy…but ..mevketecqevpo ben me greket….ja fal te gjitha batutat pa kripe dhe daljet je vend pa vend ne tv…
Hej ta lumsha o kryeministër
Hej ta lumsha o kryeministër
Ik mer palle, mbushju shqiptarve barkun me buke pastaj merru me babenTaip dhe mos u kruj me nje qe s’po ta fishkellen
Obobobobo…..gerrket e shkrete nga e hena deri te merkuren, shohin endrra me Erdogan. Te enjten Edi Ramen, te premten pas meshe endrra me Idrizin dhe fundjaves u del Trojka me Merkelin me carin e madh me shtate nyje.