FOTOT/ Putin “dhemb për dhemb” me NATO-n: Rreshton artilerinë e rëndë në zemër të Europës!

21 Nëntor 2016, 17:11Politika TEMA
FOTOT/ Putin “dhemb për dhemb” me NATO-n: Rreshton

Para pak ditësh një media italiane analizonte strategjinë e NATO-s që kishte rrethuar Rusinë nga të gjitha anët.

Por përgjigja e Putin nuk ka vonuar shumë.

Siç raportohet, Putin ka urdhëruar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes S-400 dhe raketave të fuqishme Iskander-M në Kaliningrad, në veri të Polonisë.

Reagimi i tij ka ardhur si një kundërpërgjigje ndaj vendosjes së trupave të Aleancës në vendet Baltike.

Më shumë se 4 mijë trupa do të vendosen në Lituani vitin e ardhshëm, mes tyre 800 britanike dhe pjesa tjetër nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia etj.

Sistemi mbrojtës S-400 (Foto 1-4) është përfaqësuesi më i lartë i mbrotjes tokë-ajër i ushtrisë ruse, ndërsa raketat Iskander (Foto 5-8) mbahen për përpikmërinë e tyre dhe mund ta gabojnë shënjestrën me maksimumi 10 metra.

Nga Kaliningradi ato mund të godasin edhe Gjermaninë, pasi kanë një rreze 500 deri në 550 kilometra.

Lexoni edhe: http://www.gazetatema.net/web/2016/11/17/rrethimi-i-heshtur-si-e-ka-futur-nato-ne-qorrsokak-rusine/

4 komente në “FOTOT/ Putin “dhemb për dhemb” me NATO-n: Rreshton artilerinë e rëndë në zemër të Europës!”

  1. Albani says:

    500-550 KM rreze.ja rruajne Gjermanise nga Kalingradi.
    Keto rraketa kane mision mbrojtes(difensiv)
    Ore sec po me ngjan me Di Biazin ky Putini mua,vetem per mbrojtjen mendon,natyrisht qe ne Fund do ta haje petullen.

    1. babo says:

      Kush nuk eshte kaqol qe lexon pertej propgandes ruso-fobe te rrogetarve te Natos (dmth. pakica e njerzve), kupton 2 gjera.

      Nato ka shtuar vazhdimisht forcat e veta dhe bazat ne Lindje te Europes, ne shtetet anetare te aleances.
      Si kunderpergjigje Rusia ka vendosur SOT , sisteme moderne luftarake ne Kaliningrad, qe eshte pjese e territorit te vet.

      Deri ketu, ligjerisht asnje pale nuk po ben ndonje gje te paligjshme, secili eshte ne te drejten e vet. Vetem se kur ra BS-ja, Nato i deklaroi Rusise se nuk do zgjeroj ne Lindje, sepse nuk kishte arsye – aq me teper qe Rusia ne ato vite nuk ishte kerrkund. Ky premtim eshte shkel ,dhe Putin si lider tamam, po merr masat e veta tani qe e solli Rusine ne terezi.

      Kuptoni se sikur Putin mos kishte vendos S-400 dhe S-300 ne Siri, dhe mos kishte treguar ato videot me raketa kruiz nga anijet dhe avionet qe godasin dhe nga 1000km larg – nuk do kishte trupa Ruse sot ne Siri. Nato (Turqia) dhe Arabine Saudite – do ti kishin perzene me kohe.

      Konfliktin e shmang kur i tregon kundershtarit qe ne fillim se me ca do perballet.

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    sikur e dhate kete lajm perpara 1 muaji apo mbush cte mbushesh

  3. demokrati says:

    Sipas nje media italiane? Perse nuk thoni “mouthpiece” e propogandes se Putinit ne Itali, gazeta te vellait te Berluskonit,nje mjet dizinformacioni ne zemer te NATOS. Nuk ka rrethua NATO Rusine, por Rusia me politiken agresive ndaj te gjithe fqinjeve pa perjashtim, anetare ose jo te NATOS, ben qe NATO te ndjeke nje poltike mbrojtjeje, deterrance ne rastin e Balltikut. A paraqet Estonia, Letonia,Lithiania kercennim per Rusine? Apo Suedia me Finlanden? C’fare kerkon Rusia ne Ballkan me perpjekjet per grusht shteti ne Mal te Zi dhe Serbi?Bullgaria dhe Rumania si objeket e para te sulmit rus ne frontin jugor jane vetem nje dite larg zonave shqiptare ne Serbi dhe Maqedoni, prandaj dhe serbo-ruset kane vendosur te djegin “matoshet” e tyre per carjen e faktorit shqiptar para luftes se madhe. Nuk ka Kaliningrad, ai eshte Koninsbergu toke gjermane nen pushtimin rus;i pastruar etnikisht nga gjermanet aq sa edhe Vasili Grosman, gazetari hebre i Ushtrise se Kuqe qe bente thirrje per vrasjen e hiterianve , mbeti pa goje nga menxyrat e ruseve ne Prusine Lindore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje