Vodhi 500 mijë euro, bankieri i dënuar: Asnjë pasuri në botë nuk e ble dot lirinë

23 Nëntor 2016, 09:35Kronika TEMA

Gentian Hoxha, i dënuar me gjashtë vite burg pasi vodhi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve rreth 500 mijë euro në bankën ku ishte i punësuar, ka rrëfyer përpara gjimnazistëve durrsakë dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, eksperiencën 5- vjeçare në burg.

Ashtu si Hoxha, edhe 4 të tjerë të dënuar për vepra të ndryshme penale shpalosën eksperiencat e tyre të burgut para gjimnazistëve, ndërsa në mesazhet e tyre i bënë thirrje të gjithë shoqërisë që të mos shkelë rregullat e saj, pasi liria është më e vlefshme se gjithçka.

“Asnjë pasuri në botë nuk e ble dot lirinë. Para disa vitesh, unë bëra një veprim shumë të gabuar, për të cilin jam penduar thellësisht. Unë punoja me detyrë specialist marketingu pranë Bankës Kombëtare Tregtare Vlorë, në një sektor shumë të rëndësishëm. Isha vetëm 30 e ca vjeç dhe kisha karrierën përpara. Por ambicia dhe rrethanat e vështira që po përjetoja asokohe bënë që unë të ndërmerrja veprimet e para të vjedhjes. Aty nisi gjithçka”, rrëfeu Hoxha para adoleshentëve, raporton “Panorama”.

“Me anë të marifeteve të ndryshme arrita të vjedh një shumë të konsiderueshme parash në bankën ku punoja. Pra, mjafton një moment dhe jeta merr tjetër rrjedhë, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm”, iu drejtua Gentian Hoxha gjimnazistëve dhe të pranishmeve në aktivitet, duke shtuar se ky veprim i kishte kushtuar shumë shtrenjtë.

“Ky veprim më kushtoi shumë shtrenjtë. Unë e pranoj se nuk jam dënuar pa arsye. Krahas lirisë, që nuk ka pasuri në botë që ta zëvendësojë, unë ndihem moralisht tradhtar te të njohurit e mi, duke nisur nga kolegët e deri të shokët e të njohurit në qytetin tim”, pohoi ish-bankieri, të cilit ministri Manjani, pjesëmarrës në aktivitet, ia premtoi rikthimin në detyrë pas përfundimit të dënimit, duke dhënë njëkohësisht mesazhin se të gjithë e meritojnë një mundësi të dytë.

Gentian Hoxha u arrestua nga policia menjëherë pasi u zbulua vjedhja, ndërsa u dënua me 10 vite heqje lirie. Ai ka kryer pesë vite deri më tani dhe aktualisht po vuan vitin e gjashtë dhe të fundit, pas uljes së dënimit që i është bërë. Arrestimi i tij u bë në dhjetor të vitit 2010, kur punonte në bankën e nivelit të dytë në qytetin e Vlorës.

Në atë kohë, Policia e Vlorës bëri të ditur se Gentian Hoxha, duke shpërdoruar detyrën si specialist pranë bankës, falsifikoi një sërë dokumentesh dhe arriti të përfitojë 500 mijë euro. Këto para u investuan në një shoqëri në Vlorë, në emër të një shtetasi tjetër. Pikërisht kjo shoqëri e ngritur me paratë e vjedhura në bankë i investoi ato në marrjen me qira dhe ngritjen e disa bizneseve private në qytetin e Vlorës.

6 komente në “Vodhi 500 mijë euro, bankieri i dënuar: Asnjë pasuri në botë nuk e ble dot lirinë”

  1. Shkodrani says:

    Ky Genti, qe nuk e blen lirine me para, ia ka kthyer bankes me interesa ato para qe ka vjedhur apo…? Se po te jete ndryshe, pra qe parate kane shkuar ne drejtim te paditur, i bie qe Genti te jete ne rregull. 500000 euro + (25 euro x 30 dite x 12 muaj x 6 vite) = 500000 euro + 54000 euro = 554000 euro. Pra 554000 euro i bie qe Genti te kete marre gjtihsej nga depozituesit individuale (vjedhja) dhe nga buxheti i shtetit per ta mbajtur ne burg duke dhene dhe nje interviste moraliste madje me premtimin qe do te integrohet ne vendin e tij te punes pas daljes nga burgu. E ku ka me mire se kaq? Hajduti i jep shans te dyte hajdutit. MORALI I “PERRALLES”: I ndershmi eshte pa shanse ne Shqiperi… hajduti ka dy shanse dhe privilegje… me pak fjale MOS HEZITONI TE VIDHNI E TE VIDHNI SA ME SHUME SE SHTETI SHQIPTAR JU MBAN ME BURG PER CA VITE E PASTAJ JU JEP SHANSIN E DYTE PER TE VJEDHUR ATY KU E LATE!

    1. Aleksander says:

      Koha ,apo jeta eshte gjeja me e shtrenjte per njeriun Shkodran.Ajo konsumohet ,iken e s’rekuperohet kurre .Kete leksion ,por edhe te tjere ,mè “moraliste” duket qe ky djale i ri i ka mesuar mbi lekuren e vet dhe po kerkon t’ua jape gratis te tjereve.Kjo eshte ajo qe vlen te kuptohet ketu,dhe jo “hesapet” me leke ,me hajdute e me vite burgu, duke injoruar ate qe kemi me te shtrenjten,kohen ne dispozicion,jeten qe eshte vetem nje e s’dime se sa, rinine qe duhet jetuar e jo shperfillur e shperdoruar me hesape burgjesh e burgaxhinjsh.Kjo u duhet thene te rinjve para se te dalin ne jete e para se ta perçmojne e shperfillin atè .

  2. fillozofi i fillozofis moderrne te lasht sa gjith universet bashk says:

    e “paska kuptu gabimin” ky vlonjati!
    haa!
    kujto ky se te tjeret jan te nershem.
    t gjith kriminela jan or tunxh,por vecse ty t kapen dhe ta futen. kurse ata te tjeret s kapen se kan fat apo se pagujn apo se zbatojn rregullin:”ha si miu e jo si ariu”. esht rregull demokratiko perendimor ky.
    “po t mos ket krim s ka perendim”!-ka pas thon dikur filozofi I koheve moderrne,nobelisti I dyfisht,sepse esht I vetmi person qe ka marr dy her cmimin nobel per paqe dhe fillozofi,i quajturi Qinshumanis Pidhadoshes Mekarmadhijan nga Indija.
    esht studjues dhe njohes shum I mir I qytetnimeve te lashta indiane egjyptjane mesapotame greke dhe njohes I shkelqyer I gjuhve te lashta greke egjiptjane indiane ebraike ,shqipe,greqishte te vjeter,ilirishte,hitite,…kineze.
    sipas studimit te ktij filozofi,ku ai I ben nje analiz te thell krijimit te qytetnimit njerzor qysh prej fillimeve der me sot dhe hedh edhe drejtimet e s ardhmes,ai thekson se ne fillimet e njerzimit njerzit ishin te barabart,ne shpellat e komunitetit primitiv neandertal. dhe ata s ja kishin me t futme njoni tjetrit. kishte paqe qetsi si ne kopshtin e Edenit,sic thot bibla. sepse kopshti i Edenit ka qen shpella neandertalase.keshtuqe s pat zhvillim per mijra vjet por vec ha dhe dhi. as pasuri as rezerva.as prona. ky esht edhe shkaku pse neandertalet u zhduken dhe s paten sukses te vazhdonin rracen e tyre ne vazhdimesi historike.
    . me ardhjen e homosapiensit ne sken vjen edhe nje fenomen I ri historic. vjen e futmja dhe e qitmja karshi njoni tjetrit qe njerzit fillun me e apliku,gje qe solli qe te ket luftra e konflikte ,disa e pesuan dhe deshtuan,por nje pakic ama,nje pakic u pasuru dhe u ngrejt ne kurriz te shumices duke e len trashgimin materjale dhe morale ke pasardhsit qe e vazhduan dhe sot kem disa qe kan dhe shum qe s kan por punojn per ata qe kan.
    pra,po “s ja fute tjetrit”,ta shkelesh rregullin ligjin,po s bone krim pra,s ka zhvillim. kshtu thot profesori indian. dhe mori dy her nobelin. per kte gje.
    edhe Jezu Krishti e ka pas problem kete gje,t footmen pra,,dersa ai u revoltu dhe ja permbysi tezgat kambisteve te parave(fajdexhinjve,bankave primitive t atehershme pra) ne tempull. pra ata ja fusnin te tjerve qe te pasuroheshin. a s behet sot kjo gje gjithandej?
    por nga ana tjeter edhe Jezusi s ishte imunizu nga deshira per te qen me mir se te tjeret,per te qen I privilegju,pra me qen mbi te tjeret ne nje komunitet te barabart,cka esht krim per rregullat e komunitetit. ketu e ka origjinen edhe konflikti I tij me Juden,i cili ishte ne njefar menyre minister I financave te qeveris se presidentit Jesus,nese mund ta quajm keshtu grupin e Jezu Krishtit.
    historija esht e till. Jezusi me mbeshtetesit e tij financohej nga dhuratat e njerzve.,te cilat ndaheshin barabart ne grup dhe keshtu grupi jetonte dhe proklamonte idet e tij neper njeres. kur njiher nje pasanike I dhuroj jezusit nje shishe parfumi ,I cili ishte I shtrenjt,normal edhe sot parfumi esht I shtrenjt,dhe Jezusi e pranoj ate dhurat,Juda u be xheloz dhe tha se ajo vlen sa rroga tremujore e nje punonjesi. dhe duhet te shkoj ne fondin e perbashket te grupit dhe jo te jet pron private e Jezusit. ky ishte konflikti midis judes dhe jezusit te cilit si erdh mir nga kjo qe tha juda. pse ? sepse cdo njeri kerkon qe te jet mir,dhe nuk don ta ndaj kete miresi me te tjeret kur ajo esht ne permasa te vogla dhe s kenaq dot te gjith.(s ka parfum te shtrenjt per t gjith!) po t kishte sasi diamanti sa ka uj planeti,ateher diamanti s do kish vler se te gjith do merrnin sa te donin,por vleren diamantit ja jep sasija e paket e tij dhe veshtirsija me u gjet. dhe kur gjehet,cdokush e don per vete, edhe Jezusi gjithashtu kshtu ishte.
    dhe ndodhi pastaj historija qe dihet qe juda e kallzoj jezusin ne policing e shtetit per ato qe dihen…
    ketu e ka zanafillen edhe nje postulat qe thot “mos I dhuro njeriut te dashur parfum,sepse parfumi esht object grindjeje dhe sherri sidomos ne cift”
    pra nje kshill : mos I blini dashnores parfum! se do keni sherr!
    nesjse.
    ky burgazhiu do dali nga burgi. ne fillim do thot “kurr me mos be krim”
    pak me von do filloj me mendu se si me bo krime,se I duhen pare,dhe me von do filloj te bej krime,por shum I kujdesshem dhe I kamuflum, dhe kur ti vij dita qe te plaket dhe te ket pak koh me rrojt do I thot niperve:”qiji nonen ksaj bote se osht bot kurv! po mundet beni pare me cfardolloj krimi,por vec mos u kapni. se:
    po te kapen ta happen.
    po te zuren ta vuren,
    po I ike I fike”!
    haa haaa…
    shifni se ca po bo Trumpi I “nershem” ne amerik. dhe shifni se ca do bej!!!
    heee ee heeee…………

  3. bobi says:

    O minister ca flete o njeri, si munde ti premtoshe prap vende ne administraten e banges kombetare nje hajduti. Ne bote nje persone qe denohet per korrupsjon ose per vjedhje nuk i lejohet me ligje qe te punoje me ne administrate shteterore.

  4. populli, te cilin e rropet Ju te mallkuar politikane says:

    Hajduti duhet te rikthehet ne detyre ,ata punonjes te administrates qe u hoqen nga qeveria Berisha dhe fituan gjyqin per rikthimin ne detyre nuk jane kthyer edhe sot pas 4 vjetesh .Me siguri edhe ti z. Manjani i mbeshtet fuqishem hajdutet se te duhen ne detyren tende prej superhajduti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje