Gentjana Sula votohet ne Kuvend si Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

24 Nëntor 2016, 18:54Sociale TEMA

Parlamenti ka votuar me 69 vota pro dhe 1 abstenim si Kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sulën.

Autoriteti që do hapë dosjet përbëhet nga kryetarja Gentiana Sula, ndërsa anëtarë do të jenë Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Miraka.

Me 71 vota u miratua edhe projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”.

Projektligji për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e të drejtës së kalimit u miratua me 71 vota pro.

Ndërsa projektligji për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë u kalua me 71 vota.

Gjithashtu parlamenti miratoi projekt programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 24 dhjetor 2016.

1 komente në “Gentjana Sula votohet ne Kuvend si Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje