OSHEE publikon treguesit e 10-mujorit 2016

26 Nëntor 2016, 17:20Sociale TEMA

Niveli i humbjeve u reduktua në 27.5%. 3.5% më pak humbje se një vit më parë. Arkëtimi i faturave mujore 47,4 mld lek. 1.4 mld lek më shumë se një vit më parë

Treguesit e 10-Mujorit të aktivitetit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike konfirmojnë ecurinë pozitive në drejtim të uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve.

Niveli total i arkëtimeve (nga faturat korente dhe aktmarrëveshjet) për 10 muajt e parë të vitit ka arritur në 50,6 miliard lek, rreth 2 miliard lek më shumë se plani paraprak.

Ecuri pozitive vazhdon të ketë edhe treguesi i nivelit të arkëtimit të faturave korente që për këtë vit ka arritur në 47,4 miliard lek.

Ecuria e arkëtimit të faturave korente:

 

 

 

 

 

 

 

Në përputhje me planin e rimëkëmbjes së sektorit energjitik po vazhdon konsolidimi i uljes së humbjeve teknike dhe jo teknike në rrjet të cilat kanë rënë në 27.52%.

Ecuria e nivelit të humbjeve:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Reduktimi i humbjeve është përkthyer në kursim të miliona eurove nga OSHEE. Kompania ka shpenzuar shumë më pak për importin e energjisë me synim mbulimin e humbjeve. Nëse në vitin 2013, shpenzoheshin për 10 Muaj 116.2 milion Euro, për të njëjtën periudhë të këtij viti janë shpenzuar vetëm 47 milion Euro.

Aktmarrëveshje (AKM) të lidhura deri më tani janë rreth 448 mijë, nga të cilët:

1 komente në “OSHEE publikon treguesit e 10-mujorit 2016”

  1. TAKU says:

    PO PSE ENERGJIA NE SHQIPERI ESHTE ME E SHTREJTA NE EUROPE ? (SPO THEM NE BOTE)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje