Përkthimi i veprave filozofike mund të jetë një mënyrë e fuqishme e të bërit filozofi.
Nga Peter Adamson
Në antikitetin europian, filozofët në përgjithësi shkruan në greqisht. Edhe pas pushtimit të Mesdheut nga Roma dhe rënies së paganizmit, filozofia qe e lidhur fort me kulturën helenistike. Mendimtarët e mëdhenj të botës romake, të tillë si Cicero dhe Seneka qenë të përpirë nga letërsia greke; Cicero madje shkoi në Athinë për të nderuar shtëpinë e heronjve të tij filozofë. Në mënyrë domethënëse, Marcus Aurelius shkoi deri aty sa i shkroi Meditimet e tij në Greqisht. Cicero, dhe më pas Boethius, u përpiqën që të nisin një traditë filozofike në latinisht. Por në fillim të Mesjetës, shumica e mendimit grek qe ende e aksesueshme vetëm pjesërisht në gjuhën latine.
Në pjesën tjetër të botës së lashtë situata qe më e mirë. Në pjesën lindore të Perandorisë Osmane, bizantinët që flisnin greqisht vijuan të lexonin Platonin dhe Aristotelin në origjinal. Dhe filozofët në botën islamike kishin një shkallë të jashtëzakonshme aksesi në trashëgiminë intelektuale helenistike. Në Bagdatin e shekullit të dhjetë, lexuesit e arabishtes kishin të njëjtën shkallë njohjeje me Aristotelin sa kanë edhe sot lexuesit e anglishtes.
Kjo qe falë një lëvizjeje të mirëfinancuar të përkthimeve që u shfaq gjatë kalifatit Abasid, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të tetë. Sponsorizuar në nivelet më të larta, madje edhe nga vetë kalifi dhe familja e tij, kjo lëvizje punpoi për të importuar filozofinë dhe shkencën greke në kulturën islamike. Perandoria e tyre i kishte burimet për ta bërë, jo vetëm financiarisht por edhe kulturalisht. Nga fundi i antikitetit deri te ngritja e Islamit, greqishtja pati mbijetuar si gjuhë e aktivitetit intelektual mes të krishterëve, veçanërisht në Siri. Kështu që kur aristokratët myslimanë vendosën të merrnin filozofinë dhe shkencën greke të përkthyer në arabisht, ata iu drejtuan të krishterëve për ndihmë. Në disa raste, një fjalë greke mund të qe përkthyer fillimisht në Siriak dhe pas kësaj në arabisht. Kjo qe një sfidë e stërmadhe. Greqishtja nuk është gjuhë semitike dhe për rrjedhojë ata po lëviznin nga një grup gjuhësh në në tjetër: qe më shumë si të përkthesh finlandishten në anglisht se sa si të përkthesh latinishten në anglisht. Dhe problemi i parë qe që nuk kishte terminologji të njohur për shprehjen e ideve filozofike në arabisht.
Çfarë e shtyu klasën politike të shoqërisë Abaside që të mbështeste këtë sipërmarrje të stërmadhe dhe të vështirë? Një pjesë e shpjegimit qëndron pa dyshim në vlefshmërinë utilitare të shkencës: tekstet kyçe në disiplina të tilla si inxhinjeria dhe mjekësia pa dyshim që kishin aplikime në praktikë. por kjo nuk na tregon ne asgjë për arsyet se pse përkthyesit u paguan me bujari për të bërë të disponueshëm, fjala vjen, Metafizikën e Aristotelit ose Eneadat e Plotinit në arabisht. Kërkimet nga studiuesit më të rëndësishëm të lëvizjes së përkthimeve greqisht-arabisht, veçanërisht studimet e Dimitri Gutas te Mendimi Grek, Kultura Arabe (1998), kanë sugjeruar se arsyet e financimit qenë në fakt thellësisht politike. Kalifët dëshironin të themelonin hegjemoninë e vet kulturore, në konkurrencë me kulturën perse dhe me bizantinët fqinj. Abasidët dëshironin të tregonin se ata mund ta mbanin kulturën Helenike shumë më mirë se sa bizantinët që flisnin greqisht, pasi, sipas tyre, këta të fundit qenë të zhytur në errësirën e iracionalitetit të teologjisë kristiane.
Myslimanët intelektualë panë gjithashtu tekstet greke si burime për mbrojtjen dhe kuptimin më të mirë të vetë religjionit të tyre. Një nga më të hershmit që e përqafoi këtë mundësi qe al-Kindī, tradicionalisht i njohur si filozofi i parë që shkoi në arabisht (ai vdiq rreth vitit 870). Nujë mysliman i pasur që lëvizte në qarqet e oborrit, al-Kindī mbikëqyri aktivitetin e studuesve të krishterë që përkthenin greqishten në arabisht. Rezultatet qenë të përzjera. Versioni i tij i Metafizikës së Aristotelit rezulton me raste pothuajse i pakuptueshëm (që të jemi të drejtë, dikush mund të thotë të njëjtën gjë edhe për vetë Metafizikën e Greqisë), ndërsa ‘përkthimi’ i shkrimeve për Plotinit shpesh merr formën e perifrazimeve të lira me materjal të ri të shtuar.
Ky është një shembull veçanërisht dramatik të diçkaje që është në fakt karakteristikë e përkthimeve greqisht-arabisht në përgjithësi – e ndoshta, e të gjitha përkthimeve filozofike. Ata që kanë përkthyer vetë filozofi nga një gjuhë e huaj e dinë se, për të ndërmarrë një përpjekje të tillë, ke nëvojë të kuptosh thellësisht atë që po lexon. Përgjatë rrugës, të duhet të bësh zgjedhje shumë të vështira mbi mënyrën se si ta bësh të kuptueshëm tekstin origjinal në gjuhën në të cilën po përkthen ndërsa lexuesi (i cili mund të mos dijë ose të mos jetë në gjendje të lexojë versionin origjinal) mbetet në mëshirën e vendimit të përkthyesit.
Ky është shembulli i parapëlqyer prej meje. Aristoteli përdor fjalën greke eidos për të kuptuar njëkohësisht “formë” dhe “substanca të përbëra nga formë dhe materie” – dhe ‘specie” – të tilla si “njeriu është një specie që bie në klasën e kafshës”. Por në arabisht, ashtu si edhe në anglisht, ka dy fjalë të ndryshme (‘formë’ është ṣūra, “specie’ është naëʿ). Për rrjedhim, përkthyesit në arabisht duhej të vendosnin, çdo herë që përballeshin me fjalën eidos, se cilin nga këto koncepte duhej të kishte ndër mend Aristoteli kur e shkroi – në disa raste kjo qe e thjeshtë dhe në disa raste të tjera, jo. Gjithsesi, Plotini Arabik shkon përtej vendimeve të tilla të nevojshme mbi terminologjinë. Ai bën ndërhyrje dramatike në tekst, gjë që ndihmon për të kuptuar rëndësinë e mësimeve të Plotinit për teologjinë monoteiste, duke përdorur për një qëllim të ri idenë neoplatonike të parimit parë parë si Krijuesi i gjithëfuqishëm i feve Abrahamike.
Cili qe roli i al-Kindī të në gjithë këtë? Ne nuk e dimë me siguri. Ajo që duket qartë është se ai nuk bëri vetë përkthime e që ndoshta mund të mos ketë ditur fare greqisht. Por është e ditur se ai “korrigjoi” Plotinin Arab, gjë që mund të ketë përfshirë edhe shtimin e ideve të atij vetë në tekst. Dukshëm al-Kindī dhe bashkëpunëtorët e tij mendonin se një përkthim i “vërtetë” është ai që jep të vërteta, jo ai që thjeshtë ka besnikëri ndaj burimit.
Por al-Kindī nuk qe i kënaqur me kaq. Ai shkroi gjithashtu një seri veprash të pavarura, zakonisht në formën e letrave apo poemave për bamirësit e tij, ku përfshihej edhe vetë kalifi. Këto letra shpjegonin rëndësinë e fuqisë së ideve greke dhe se si këto ide mund të flisnin për shqetësimet e Islamit të shekullit të nëntë. Në praktikë, ai qe si personi i marrëdhënieve me publikun për mendimin helenistik. Kjo do të thotë se ai nuk ndiqte si skllav paraardhësit e lashtë që shkruan në greqisht. Përkundrazi, origjinaliteti i rrethit al-Kindī qëndron në përshtatjen prej tij të ideve helenistike. Kur al-Kindī përpiqet të themelojë identitetin e Parimit të Parë te Aristoteli dhe Plotini me Zotin dhe Kuranin, në mënyrën se si u përgatit nga përkthimi që sakaq e trajton këtë parim si Krijuesi. Ai e dinte atë që ne shpesh e harrojmë sot: përkthimi i veprave filozofike mund të jetë një mënyrë e fuqishme e të bërit filozofi.
Burimi: Aeon
Si keshtu??!! Ne kete gazete lejohen artikuj “anti-shqiptar”, artikuj ku tregojne gjigantizmin e gjuhes dhe civilizimit grek, madheshtine dhe paaritshmerine e heronjve te filozofise greke??!!
Kush ishte ai i “korruptuar” qe i paska dhene edhe tituj shkencor Doktor dhe Profesor ketij Peter Adamson-i? Si ka mundesi te mos permendi me “fakte shkencore” ne shkrimet e tij ky Adamson pellazget, iliret albanet dhe gjuhen e tyre, si ka mundesi as edhe nje fjale sikur te mos ken egzistuar kurre??!!
Mos valle ka “harruar”??!! Mos valle nuk ka degjuar “kokat” e historianeve te Shqiperise, kryeministrin bojaxhi te Shqiperise qe “vertetojne” dhe ulerasin me te madhe (sikur kan majasellin ne bythe) se gjuha e filozofeve eshte “pellazge”, pra “shqipe” dhe jo vetem kaq, por te gjithe ata filozofe, banoret e atyre trojeve, ndertuesit e Akropolit, mbrojtesit e Akropolit dhe civilizimi i “ashtequajtur” grek ishin “shqiptar”??!!
Jo more Doktor Profesor! Greket nuk “egzistonin”! Shqiptaret ishin ata qe i bene ato mrekullira dhe pasi i dhane botes drite e shkelqim, moren rruget drejt Veriut te “qetesojne” trute e kokes duke shijuar jeten nomade ne ajrin e paster ne malet e Bosnjes duke shoqeruar bagetite e tyre te kullosin neper lendina!
C’thua mor PISOGLENDI! Ketu flitet per kulturen e lashte helene qe s’ka asgje te perbashket me NEOGREKET e sotem ?
Po ku i ke greket e mesjetes more idiot!
Per Kar-marrsin dhe gjithe PISOGLENDAT qe rrotullohen kesaj ane ?
GREKOMANET
C’jane GREKOMANET :
GREKOMANET jane grek-dashes te indoktrinuar, pa vision te qarte dhe ne injorance totale fetare. Dihet qe feja dhe besimi nuk kane kombesi.Kjo specie njerezore (qe nuk eshte vetem dukuri ndermjet shqiptaresh,ka edhe sllave,rumune etj qe bejne te njejten gje) ben nje “ngaterrese qesharake”, barazimin e Helenizmit me Grekizmin! Ka nje celes te vogel,te cilin duhet ta zbulojne te gjithe ateiste apo besimtare,kristiane apo myslimane! Celesi eshte NDRYSHIMI THELBESOR midis helenizmit dhe grekizmit! Mund te kete shume simpatizante te helenizmit ne bote,por shume pak ose aspak te grekizmit!Nese shqiptaret do e kuptojne kete,gjerat do jene shume te thjeshta dhe te kuptueshme!Nuk behet fjale per shqiptaret orthodhokse fanoliste,ata kane mbi 100 vjet qe e kane kuptuar.Por per shqiptaret grekomane (qofte edhe te pakte)!Per greket s’na intereson se c’bejne.
Pra c’jane keta grekomanet!?
Greko-mania eshte semundje mendore si psh klepto-mania.Kjo e fundit eshte fiksimi mendor per te vjedhur sende,thjesht si manjak i semure,edhe nese sendet qe vjedh nuk te duhen fare! Greko-mania ka po te njejtat paraqitje dhe simptoma,manjaket e semure menderisht i ngjiten si vemje grekizmit,pa qene fare e nevojshme e aq me teper e vlefshme! FIKSIM,njerez te semure,qesharake e trupeshke!Justifikimi i ketyre gjynafqareve ( si puna e atij budallait qe thote se eshte i zgjuari i mehalles), eshte se grekizmi eshte dicka e kultures siperore,eshte e lashte,e ndritur!Ketu kemi “ngaterrese” te Helenizmit me Grekizmin!Kjo vjen nga INJORANCA (padija) e ketyre gaztoreve,sepse bejne nje ngaterrese fillestare dhe te thjeshte!E kjo eshte se Grekizmi dhe Helenizmi,qe ne thelb te tyre, jane dy gjera krejt te ndryshme! Madje jane ne KUNDERSHTIM ideor te plote! Thelbi i helenizmit eshte politeizmi,universializmi dhe demokracia,ndersa thelbi i grekizmit eshte monoteizmi,nacionalizmi dhe autokracia! Perpjekja e metejshme qe behet nga grekistet,eshte qe keto dy kundershtesa ideore,te paraqiten si vazhdimesi e njera -tjetres dhe te “martohen” midis tyre!Kjo eshte krejt qesharake,sepse edhe nje bebush e kupton qe te kundertat KURRE nuk jane vazhdim i njera tjetres,por vec mund ti zene vendin njera tjetres! Keto jane gjera te ditura dhe te thena (madje edhe ne Greqi),por natyrisht per njerezit mendje-hapur jo per trupeshket! Neogreket e sotem i perkasin grekizmit dhe asnje lidhje nuk kane me helenizmin as nga pikepamja racore,as nga pikepamja gjeografike e aq me pak nga pikepamja kulturore!
Semundja e grekomanizmit do mjek dhe mjekim!Keshillohet autoqefali reale e kishes shqiptare dhe dije!
Monkeys sunitoshqipfoles,ju mos u merrni me filosofia ju vazhdoni ti fryni turres se druve se ndoshta nje dite do te ndizet………..allah uakbar!
Shkrim pa pike kuptimi per te justifikuar genjeshtren artificiale greke, islami ka marre dijen pellazge! Po ju kelyshet e janulles greko-modern c’lidhje keni me lashtesine!?