Tirana me rekord të infektuarish nga HIV-AIDS. Vetëm Erseka dhe Bilishti janë imune

1 Dhjetor 2016, 11:14Sociale TEMA

Në Ditën kundër SIDA-s, Erseka dhe Bilishti në qarkun e Korçës raportohet të jenë imune ndaj sëmundjes vdekjeprurëse

1000 persona jetojnë në vendin tonë të infektuar me HIV AIDS.

Nga ky numër, 102 janë diagnostikuar me virusin HIV në periudhën janar-nëntor 2016.

Rrrugët e transmetimit vijojnë të jetë ato seksuale.

Rritje të rasteve kanë shënuar edhe infektimi nga marrëdhëniet homoseksuale.

Institiuti i Shëndetit publik raporton për 1 fëmijë të infektuar me HIV gjatë këij vitit.

Meshkujt zënë numrin më të lartë të të prekurve, 704 persona, ndërsa femra 80 raste, raporton Ora News.

Grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç, që zënë 30% të rasteve.

Përqindjen më të ulët zënë moshat mbi 65 vjeç, me vetëm 2%.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më të lartë të të prekurve nga virusi e mban Tirana me 446 raste ndërsa numrin më të vogël Tepelena dhe Gramshi, me nga 1 rast.

Imunitet nga sëmundja vdekjeprurëse kanë vetëm Erseka dhe Bilishti.

3 komente në “Tirana me rekord të infektuarish nga HIV-AIDS. Vetëm Erseka dhe Bilishti janë imune”

  1. Ilia says:

    Nuk ka shku sida deri ne Erseke, se eshte rruge e keqe ?

  2. JMirela says:

    Po ersekarja / leskovikarja Lorena Hida e mirenjohur si Lolita e Shqupit, nuk eshte perfshire ne keto statistika?
    Apo e ka pashaportizimin ne Tirane tani me siguri

  3. says:

    Prostitutat herën e parë i vën kondom klientit më pas familjarizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje