Ndryshimet ligjore që janë bërë në Itali për funksionimin e kompanive të qendrave telefonike, rrezikojnë mbylljen e aktivitetit të tyre në Shqipëri.
Për të shprehur shqetësimin e tyre dhe për të kërkuar zgjidhje një grup përfaqësuesish nga kompanitë call center zhvilluan një takim me ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi.
Ata shprehen argumentet e tyre, të cilat do ti përcillen ambasadës italiane. Nëse nuk gjendet zgjidhje Shqipëria do të kërkojë konsultim me Bashkimin Europian, në bazë të MSA-së.