Grekët i dorëzojnë Shqipërisë një dosje me 10 mijë faqe për Klement Balilin

6 Dhjetor 2016, 20:11Kronika TEMA

Pas çështjes çame, varrezave, Himarës, minoriteteve, ligjit të luftës, duket se përplasja mes Tiranës dhe Athinës po fiton edhe një element të ri, luftën kundër krimit.

Burime diplomatike greke pohuan për Top Channel se që prej datës 12 nëntor, në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë ka mbërritur një nga dosjet më voluminoze kundër një prej emrave më të përfolur të krimit në të dyja anët e kufirit.

Bëhet fjalë për Klement Balilin. I shpallur në kërkim nga autoritetet greke shumë muaj më parë, ai vazhdon të jetë në kërkim, edhe nga ato shqiptare, të cilat shpesh ishin ankuar se ndaj Balilit nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i nisur një proces gjyqësor.

Por tashmë në duart e tyre gjenden 10 mijë faqe, që sipas burimeve të Top Channel, përmbajnë fakte dhe dëshmi për trafik droge, njerëzish, por edhe vrasje, të cilat  i mvishen Klement Balilit dhe grupit të tij të strukturuar kriminal.

Dosja është sjellë prej gati tre javësh e përkthyer në shqip. Arsyeja, sipas burimit të Top Channel, është pikërisht heqja e çdolloj argumenti nga pala shqiptare, veçanërisht Ministria e Drejtësisë për vonesa në dërgimin e dosjes në Prokurorinë shqiptare.

Dërgimi i së njëjtës dosje në greqisht muaj më parë, sipas informacioneve që zotëron Top Channel, ende zvarritet në përkthim nga autoritetet shqiptare.

Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë të kontaktuara nga ne, i pohuan Top Channel se dosja “Balili”, e përkthyer kësaj radhe në shqip nga vetë nga grekët, do t’i dorëzohet prokurorisë shqiptare paraditen e së mërkurës.

Nëse kjo ndodh, atëherë aventura gjyqësore e Klement Balilit, do të futet në një spirale të re, kësaj radhe me drejtësinë shqiptare.

7 komente në “Grekët i dorëzojnë Shqipërisë një dosje me 10 mijë faqe për Klement Balilin”

  1. Nikollaq Neranxi says:

    PO NAUM DISHO PSE NUK DEL PARA DREJTSISE PO E RRUAN SHTETI GREK

  2. bibi says:

    Do thone qe eshte gabim perkthimi…. Balili i LSI-se nuk zihet kollaj ne rrjete. E mbani mend Meten ne inaugurimin e Santa Quaranta?

  3. o greko ne i hapim burgjet per kriminelet i lem te lire se keta jane e ardhjma e shqiperise,keta tipa dhe politikanet qe e kane shkatruar kete vend nuk e kane vendin ne burg

  4. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    keta jane plehrat sunite qe nga njera ane e kufirit[Greqi] akuzohen per kriminele ndersa ne anen tjeter[ate bourdelosunit Alb] luajne VIP-in apo politkanin………………ptuuuuuuuu,rrace e degjeneruar arabe!

  5. says:

    Dhe për pedofilin belg s’ Ka aq shumë shkrim .

  6. veriu eperm says:

    hajt mo nomi u boft! greket me ne fund ne rruge ligjore.

  7. Krio says:

    Kan nje te perbashket edhe Disho edhe Balili. Ndodhen ne Shqipri or mik dhe s kan faj te tjeret per ket pun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje