Një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zënë hapësirën e Universitetit Bujqësor po zhvillohet këtë mëngjes në Kamëz.
Forca të shumta policie kanë bllokuar rrugën nga rrethrrotullimi i Bathores deri në Qendër Institut.
Sipas planit, shembja do të nisë me bizneset e më pas do të nxirren jashtë familjet që kanë zënë hapësirat e universitetit.
Aksioni nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po zhvillohet me mbështetjen e FNSh-së dhe policisë.
Aksioni po inspektohet nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Shqiptaret kane nevoje per shtet e jo per kaos.
BRAVO !! ERDHEN KATUNDARET NGA CDO ANE DHE ZAPTUAN TOKA PA TE ZOT , NJERZIT E NDERSHEM , NUK I KANE KETO PERFITIME TE KETYRE . PERSE DUHET TE LEJOHEN KETA TE BEJNE CFARE TE DUAN. EDHE NE XHUNGEL KA LIGJE .