Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në orët e fundit të tij, ka “hedhur shortin” për të formuar Kolegjin Zgjedhor dhe ka provokuar një “hare” opozitare, për të dekurajuar mbështetësit e reformës në drejtësi me zgjedhjen në përbërje të këtij Kolegji, të disa prej emrave simbol, për të cilët duhet reforma në drejtësi në Shqipëri.
Dy fenomene interesante pasuan këtë manovër të lodhur të Bujar Nishanit. E para, ishte nxitimi për ta interpretuar këtë si një imunitet të ri të këtyre gjyqtarëve, dhe e dyta, që ka lidhje me të parën, shpërthimi i gëzimit në shtypin pro opozitës, që “Gjin Gjonin se prekni dot për katër vjet”.
I gjithë ky reagim tregon më shumë, se sa do të tregojë vetë ligji i Verifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët. Tregon më shumë, pasi pala e angazhuar në mbrojtjen publike të tyre, opozita, po ndjehet e gëzuar që po i shpëtojnë “heronjtë” e saj në gjyqësor, duke i bërë publik ata. Dhe mbi të gjitha, gëzimi bëhet i papërmbajtshëm, kur vjen fjala tek “Xhin Xhoni”, si e shqipton çdo ambasador i huaj emrin e tij.
Mospërmbajtja e gëzimit të opozitës në këtë rast, tregon më së miri se ku është problemi dhe kush po përpiqet ta fshehë apo të mos e zgjidhë atë.
Nga ana tjetër, debati duket i kotë për shumë arsye. Ligji i Verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një ligj që buron nga Kushtetuta e re dhe prevalon mbi çdo ligj apo rregullore të mëparshme, siç është dhe ligji që rregullon Kolegjin Zgjedhor. Çdo gjyqtar dhe prokuror do të verifikohet si i tillë dhe do t’i mbijetojë, ose do të skualifikohet si i tillë. Edhe anëtarët e trupës së Kolegjit Zgjedhor, do të verifikohen si gjyqtarë. Nëse ata rezultojnë në rregull, padyshim që do të jenë gjyqtarë dhe anëtarë të Kolegjit, por nëse ata rrëzohen si gjyqtarë, ata nuk mund të jenë anëtarë të Kolegjit, pasi janë aty për shkak të statusit të tyre, si gjyqtarë. “Vetting”-u prek statusin e tyre si gjyqtarë dhe ata automatikisht nuk mund ta gëzojnë më pozicionin apo çdo privilegj që kanë për shkak të këtij posti.
Nga ana tjetër, ligji i Verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting-u), nuk është një operacion special, i iniciuar në rrethana politike të njëanshme, por një ligj i parashikuar në kohë nga ndryshimet kushtetuese, që u miratuan me frymë konsensuale. Për këtë shkak, bie çdo arsyetim, se anëtarët e Kolegjit mund të rezistojnë katër vjet pa u hetuar. Ata nuk do të hetohen si anëtarë të Kolegjit, por do t’i nënshtrohen procedurës si gjithë gjyqtarët e Shqipërisë.
Me këtë llogjikë, siç thotë dhe Komisioni i Venecias, edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të mos e shqyrtojnë fare ligjin e “Vetting”-ut, pasi janë të gjithë në konflikt interesi, por ata duhet të japin drejtësi dhe janë të dënuar ta bëjnë këtë. E njëjta gjë do të ndodhë dhe me çdo gjyqtar, pavarësisht se disa prej tyre, për shkak të statusit si gjyqtarë, kanë fituar dhe një post të ri në Kolegjin Zgjedhor.
Kjo nuk ka lidhje me emra të veçantë dhe as me historitë e tyre të shëmtuara, sidomos për zgjedhjet e Tiranës më 2011, kur legjitimuan një rezultat të vetëshpallur me vota të mbledhura jashtë kutive, dhe hodhën poshtë rezultatin zyrtar të dalë nga numërimi i kutive, duke shënuar historinë më të turpshme të ndërhyrjes së gjyqësorit në zgjedhjet shqiptare, në të gjitha kohërat.
E vetmja gjë që vlen të shënohet në këtë histori, është fakti që opozita po fluturon nga gëzimi, duke u autosugjestionuar se ka shpëtuar disa kamikazë të saj, duke i futur në Kolegj Zgjedhor dhe duke mos harruar që disa media të saj të theksojnë sidomos që “tani Gjin Gjonin se prek dot njeri”. Ky paska qenë heroi i tyre dhe gjyqtari simbol i tyre. Ky është dhe serioziteti i tyre në lidhje me reformën në drejtësi. Por sot i vetmi lajm serioz, është që “Vetting”-un nuk e prek dot njeri. Të tjerat i prek “Vetting”-u.
Cdo di qe gdhin, i sjell SHQUP-it shuplaka te reja.
Keshtu e me rende i pafsha.
Pak histori:
Fix para 3 vjetesh zoti Mero boton ne dhjetor 2013
pas arrestimit te Doktor Xhelal Mziut nje artikul me titull:
.
“Ndeshkimi I nje modeli”
dhe me te drejte shpreh me nota telarta optimiste si ai si lexuesit/komentuesit
sepse besonin ne fillimin e nje ere te re ndryshimi..se po vinte ndeshkimi I shume pritur
I atyre qe nga breke me bythe u kthyen ne milionera ne 2-3 vite…
.
Komentshkruesi nisur nga nje fakt domethenes se Doktor XH.M po arrestohej
me drita ndezura me akuzen :”mos barazi ne tendera” deklarova se kjo ishte nje loje e ndyre e qeverise
qe iku ne bashkpunim me qeverine Rama.
Ishte loje e ndyre se nese do fillohej ndeshkimi duhej me Doktorrin Tjeter
dmth Sali &lul berishen..sepse nqs I vihen pranga doktorrit vogel per mos barazi ne tendera…
atehere Doktorri I madhe bashke me Lulin duhej ti fusnin plumbin ne Lule.
#############
Nuk vonoi shume dhe Lul bash krimineli e viziton me banden e tij ne burg dhe deklaron rrotkarizimin e tij duke thene:
XHELAL MZIU….MANDELA I SOTEM..
Nuk vonoi shume dhe per ekuliber u ra dakort te arrestohej nga kampi tjeter Shpetim Gjika dhe ne fund me shume e hengri Shpetimi I PS ndersa doktorri I vogel xhelal u shpall Hero i Shqupit
#############
Por shembulli me I pabesueshem ishte me Ardjan Fullanin qe ne barcaleta qe tregohen me pas quhej ‘MIKU I ARVIZUSE” edhe psa ka dokumentet me te vertetura ne bote per krimet e tij ekonomike ai jo vetem qe eshte jashte burgut ,,por po merr dhe leket e denimit si I pafajshem..
Kjo eshte midis reales dhe ireales qe thonte Kadareaj dikur..
Pra hajdute te dokumentuar 100 % si te tille ne vend te jene ne burg te perjetshem po behen heronj dhe po marrin dhe benefite extra.
#############
Edhe ne rastin e reformes se drejtesise-vetingut dhe venecias sic jane shkruar letrat deri tani duket nje loje e ndyre..
Ve bast qe reforma do filloje te egzekutoje qeverine e Rames nga marsi-prilli 2017 dmth 2-3 muaj para votimeve per te shkaterruar PS dhe per te katapultuar Lul Bash-kriminelin.
#############
Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
#############
1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.
2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj
3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin
4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.
5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”
7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.
8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha
9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes
10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.
11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa
12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI
13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje
14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor
15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
#############
NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,
NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.
Me sakte:
Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..
dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..
qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
E thene ndryshe
Zoti Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate)
duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DE-NAZIBERISHIZIMIT…
……………sic bene gjermanet pas 1945
Jeni i qarte dhe krejtesisht i sakte me data dhe prova. Z. Lu te jete i vemendeshem nga perceptimi i popullit. Respekte.
..ndjeva nje urth ne stomak, si rrjedhim,nga zhgenjimi,kur pashe ne TV buzeqeshjet e ndersjellta midis presidentit dhe kukullave ,matrushka,te cilat i shoh ,nje,si fabula qe trasmetojne….pyetja ime eshte..;-a do ta kapercejme dot,kete hendek te qelbur,pa rene brenda edhe ne ?,a do te zvarritemi akoma permes ketyre kufomave,qe na perqeshin dhe tallen ne vazhdimesi..nuk e di.cili eshte qellimi i presidentit,.por pozitiv nuk e kam pare..nje Uriah Hipp real’
Pyetja ime eshte, a do jene keta gjyqtare , Antare te kolegjit zgjedhor ne zgjedhjet e Qershorit?
Veprim skandalos ,vet shemtia e fytyra , deshmia e pa imagjinueshme se deri ku ka shkuar pafytyresia , tallja me Popullin dhe Nderkombetaret nga nje Bande Anti shqiptare e cila vazhdon te zvaritet si qener te plagosur .
Per me shume se nnje vite PD,Sal Berisha, Lulezim Basha u munduane, ta sotonin, miratimine rreformes, kure koken ua vune ne morse ndekombetaet, qe shikonin, ucklate dhe pycklate u detyruan te bejne kompromoise dhe ndryshimet kushtetuse u miratuane. Pore , per turpin e tyre, qe te nesermen filluane te gjejne klecka te tjera, prandaje e ankimuane Vetingune ne Kushtetuse dhe ajo ne dregoi ne komisjonin e venecjas, per rishikimin e vertetesise, apo gabimeve, mbase kesaje gjeten nje klecke tjeter , ishte perkethyer gabim, kjo e ajo fjale, synimi ta zvaritin, dhe mundesishte , te mose zbatohet rreforma, per te cilin jane ne unisone edhe gjukatat, sidomose , ajo kushtetuse, per faktin se ka konflikte interesi me Vetingune. Sote u njohem me gjukimin , qe i beri komisjoni i venecjes dhe per fatin e mire te shqiptareve dhe kushtetutes, e konsideroi plotesishte te drejte, varjantin e paraqiture nga qeveria, projekte ky, qe u pregatite dhe u financua ,nen drejtimin e specjalisteve, te SHBA, BE. cfare dote thote PD, sote gjukata kushtetuse., qe Venecja e gjeti ne perputhje me kushtetuten. Ne si qytetare, presim implementimin e saje, ta shohim sa me pare. Bashkohemi me mendimine Sali Berishes , qe ka deklaruare boterishte, se dota zbatoi ne prefeksjon gjukiimin dhe vendimine Venecjes. Mose e dhente zoti te nderoijne mendje, se jane bere gazi i botes, edhe pse kane deshtuare shume here, me qendrimet e tyre antikushtetuse, dhe kombetare.
Kemi nje vit qe shohim endrra me Vetting…
Mund te na thoni kur do fillojne sekuestrimet e pasurive te paligjshme te hajduteve me imunitet?
Na lajmeroni te pakten, qe te regjistrojme zilen e zgjimit………….nderkohe……..
Gjume te embel…….. & …….. sweet dreams !
Pse nuk flet për Anita Micin o këllirë?!
Te falenderojme Mero per keto shkrime te persosura. Je i vetmi qe ben keto shkrime dinjitoze
Shqiptaret mezi p.o. presin te zbatohet reforma ne drejtesi,,,te futen ne burg kush ka vjedhur djersen e popullit,,,,per keta hajdute e mire do ishte litari……
Në h…do përfundojnë të gjith me sakatin në krye.
sa kohe duhet per “moderimin” e opinionit tim Mero !? nuk kam perdorur fjale te pista,vetem
se kam dhene nje mendrim ndryshe !!.ky .inicim,inicim……..qe nuk i ke shpetuar as ti.
NISJE, eshte fjala shqipe or mero prej golemi.edhe ti nuk i shpetove provincializmit !!
po tani jeni te gjithe ne Tirane ,……..per artikullin kam thene qe :NUK MUND TE BEHET ME MIRE SE KAQ
NE ATE VEND,ME ATA NJEREZ QE POPULLOHET.THJESHT DO TE HABITESHA NESE ARRIHET VETINGU PA
INCIDENTE NGA ANA E TE PA BUKSAVE,KOK PALAREVE DRU ME PRE !!!!
Qeveria e kap lepurin me qerre ,qe do te thote beni pak durim . Te gjitha tentativat e tyre per te shpetuar nga vetingu do te dalin te kota .
Kokat e medha e kane vendin ne burg ,ndryshe Europa nuk j hap dyert pe Shqiperine .Ata i dine te gjitha cfare kane bere , me mire se kush do tjeter .Prandaj rrini te qete se fundi i tyre po afrohet .
Reforma ne drejtesi eshte nje loje per te mashtruar publikun. Kurre dhe ne asnje vend te botes nuk ka patur drejtesi reale. Gjykatesit emerohen nga politika dhe duke qene vartes te saj nuk mund te gjykojne eproret e tyre. Keta eprore jane te lidhur ne menyre funksionale me bisneset sidomos ato me te fuqishmet dhe si rrjedhoje edhe bisnesmenet jane te imunizuar, nuk preken asnje qime nga drejtesia. Une kam parasysh qe kjo ndodh ne kushte normale. Ne kushtet e Shqiperise asaj i shtohet edhe korrupsini i madh, i cili e ben akoma me te pashprese enderren per drejtesi. Nje gje eshte e sigurte qe drejtesia do te godase ne anen tjeter te monedhes, tek shtresat e thjeshta dhe ne menyre te vecante me te varferit e shoqerise per te krijuar balancen , d.m.th. kur nje krah i llozit ulet, duhet te ushtrohet force e madhe ne anen tjeter qe
te ulet tjetra dhe te vendost ekjuilibri ose balanca. Pak nga pak te gjithe po e veme re se e gjithe kjo zhurme e madhe eshte nje flluske sapuni.
Nuk me vjen mire ta them , por mendoj se kjo “reforme” do te veproje vetem per te shkaterruar te majten dhe per te prure perseri ne fuqi ata qe ishin disa vjet me pare ne pushtet. Reformat behen vetem per te mbajtur nen zap sshumicen e popullit dhe jane ne favor te pakices me te cilen manovrohet me lehte, mbasi ajo nuk ka perkrahje masive. Deshiroj te jem i gabuar, por shqiptaret duhet te jene te pergatitur per ardhjen perseri te “Bajlozit te zi”.