Duke filluar nga kjo e hënë, do të nisë punën kompania e pastrimit Eco Tirana, e cila do menaxhojë ndarjen e mbetjeve, në të riciklueshme dhe jo të riciklueshme. Kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje banorëve që të bashkëpunojnë në ndarjen e mbetjeve.