Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter i shkruan një letër falënderimi ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ai vlerëson lidershipin e ministres Kodheli në përpjekjen e saj për të modernizuar dhe të rritur kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare si dhe siguroi mbështetjen e SHBA-ve në këtë proces.
Ai gjithashtu shprehu falenderimet e tij sa i takon konsultimeve bilaterale në fushën e mbrojtjes të zhvilluara në maj të ketij viti mes dy institucioneve.
“Dua t’ju falënderoj për pritjen e konsultimeve dypalëshe me zv/Ndihmësin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe delegacionin e tij në muajin maj.
Ne e vlerësojmë shumë udhëheqjen tuaj në modernizimin dhe përmirësimin e aftësive të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim juve në këtë përpjekje”, shkruhet në letër.
Ash Carter i thote greqirave qe kurvat ndodhen ne Athine. Vetem USA eshte shpetimtari yne…harrojeni europen kurve….