VIDEO/ Ky Lamborghini u shkatërrua për arsyen më të paimagjinueshme

16 Dhjetor 2016, 15:35Sociale TEMA

Ky është momenti kur një Lamborghini Murcielago, me një vlerë prej 270 000 paundësh, shkatërrohet plotësisht në publik, nga autoritetet e Taiëan-it.

Arsyeja? Pronari i saj i kishte vendosur targa false, të cilat i përkisnin një automjeti Ford, shumë më të lirë, duke shmangur kështu regjistrimin.

Ai u ndalua nga policia në vitin 2013 dhe pasi iu konfiskua automjeti sportiv, iu desh të apelonte gjatë tri vjetëve me radhë, ndonëse në fund, autoritetet vendosën se makina duhej shkatërruar publikisht.

Pronari i Lamborghini-t është një pilot i njohur i garave me makina në Taiëan, por kjo nuk i ka penguar autoritetet që ta ndëshkojnë për veprimin e tij. Madje, duke dhuruar edhe një spektakël për sytë e tmerruar të të pranishmëve.

1 komente në “VIDEO/ Ky Lamborghini u shkatërrua për arsyen më të paimagjinueshme”

  1. enter"" says:

    Kshu duhet edhe te behet ne Shqiperi. Tua rrafshojne bencat e bmw halabakeve qe vertiten si pordha neper breke tek blloku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje